{"id":4537,"date":"2015-10-31T15:10:09","date_gmt":"2015-10-31T14:10:09","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=4537"},"modified":"2015-10-31T15:10:09","modified_gmt":"2015-10-31T14:10:09","slug":"nje-shtet-nje-lider-rexhep-tajip-erdogan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=4537","title":{"rendered":"Nj\u00eb shtet nj\u00eb lider \u2013 Rexhep Tajip Erdogan"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/latif-696x392.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-4538\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/latif-696x392.jpg\" alt=\"latif\" width=\"696\" height=\"392\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/latif-696x392.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/latif-696x392-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Shkruan: Latif Mustafa<\/strong><\/p>\n<p>Rexhep Tajip Erdogan shpesh \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cpasardh\u00ebs\u201d i mend\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb Abdylhamidit II. Nd\u00ebrkaq Abdylhamidi II njihet p\u00ebr politikat e tij shum\u00eb elastike ndaj Per\u00ebndimit, p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen infrastrukturore dhe ekonomike, njihet si udh\u00ebheq\u00ebsi osman, i cili m\u00eb s\u00eb shumti ka nd\u00ebrtuar shkolla, spitale dhe hekurudha gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb sundimit, si dhe politikat e tij t\u00eb \u201chinterlandit\u201d ose politikat zhvillimore n\u00eb rajonet me t\u00eb cilat ishte i rrethuar Anadolli: Ballkani, Shami, Hixhazi dhe Kaukazi. Ngjash\u00ebm si Sulltan Abdylhamidi II, Rexhep Tajip Erdogan ushtroi politika duke e shnd\u00ebrruar Turqin\u00eb nga nj\u00eb shtet komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb shtet qytet\u00ebrimor, duke e shtrir\u00eb ndikimin e tij p\u00ebrmes investimeve t\u00eb shumta n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe burime njer\u00ebzore n\u00eb rajonet q\u00eb ndodhen p\u00ebrreth Turqis\u00eb: Ballkanit, Lindjes s\u00eb Mesme, Kaukazit dhe Afrik\u00ebs Veriore ose \u201chinterlandit\u201d t\u00eb Sultan Abdulhamidit II.<\/p>\n<p>Pa u futur n\u00eb detajet e sukseseve ekonomike dhe politike t\u00eb Turqis\u00eb dhe AK Partis\u00eb n\u00eb raport me Presidentin e Turqis\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb edhe cil\u00ebsia e tij prej lideri q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb filozofi politike. Me t\u2019u ngjitur n\u00eb sken\u00ebn politike gjat\u00eb fjalimit n\u00eb Parlamentin Evropian, ai theksoi se ka ardhur n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qytet\u00ebrim t\u00eb ri, teori kjo q\u00eb dukej e larg\u00ebt p\u00ebr t\u2019u realizuar, por teorikisht ishte goxha e shqyrtuar nga akademik\u00ebt e spikatur turq. Kjo nd\u00ebrmarrje e re politike, u quajt neo-ottomaniz\u00ebm, neo-turqiz\u00ebm, pan-islamiz\u00ebm si dhe erdoganiz\u00ebm, koncepte k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmbanin n\u00eb shum\u00eb raste tone posht\u00ebruese sesa teorike, madje n\u00eb shumt\u00ebn e rasteve u profetizua dhe u akuzua p\u00ebr shembje dhe rr\u00ebnim t\u00eb laicitetit.<\/p>\n<p>Por, Rexhep Tajip Erdogan e shtyu Turqin\u00eb edhe p\u00ebrtej k\u00ebtyre koncepteve koniunkturale. Turqia akoma vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet laik me nj\u00eb kushtetut\u00eb t\u00eb modelit francez, por p\u00ebrtej k\u00ebsaj, ai e b\u00ebri Turqin\u00eb nj\u00eb shtet qytet\u00ebrimor s\u00eb bashku me nj\u00eb ekip akademik\u00ebsh t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme n\u00eb kok\u00eb me kryeakademikun, prof. dr. Ahmet Davutolgu, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet edhe kryearkitekti i politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe tashm\u00eb kryeminist\u00ebr i Turqis\u00eb. Ideja e shtetit qytet\u00ebrimor, q\u00eb bazohej n\u00eb paradigm\u00ebn e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shteteve nacionale dhe nevoj\u00ebn e tyre p\u00ebr bashk\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike, por edhe n\u00eb filozofin\u00eb protagoriane, \u201cnjeriu \u00ebsht\u00eb masa e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave\u201d ose, th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb, humaniteti ose njer\u00ebzorja ishte fuqia shtyt\u00ebse q\u00eb e mbante gjall\u00eb diplomacin\u00eb dhe politik\u00ebb\u00ebrjen e brendshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi i Siris\u00eb, themelimi i qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve, luftimi i strukturave paralele akomodimi i partis\u00eb kurde brenda sistemit, do t\u00eb jen\u00eb disa nga sfidat kryesore nd\u00ebr shum\u00eb sukseset q\u00eb ka realizuar kjo qeveri n\u00ebn udh\u00ebheqjen e liderit karizmatik Rexhep Tajip Erdogan. Mes tjerash jan\u00eb pes\u00eb momente kryesore q\u00eb e ilustrojn\u00eb paradigm\u00ebn protagoriane qytet\u00ebrimore ose humanocentrizmin e politikave t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Momenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb debati mes ish-presidentit t\u00eb Izraelit, Shimon Perez, dhe Rexhep Tajip Erdoganit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb (2009) kryeminist\u00ebr i Turqis\u00eb, ku ai b\u00ebn denoncimin karshi kriminalitetit dhe gjenocidit t\u00eb shtetit izraelit ndaj palestinez\u00ebve n\u00eb Bregun Oer\u00ebndimor dhe n\u00eb Gaza. Ngjarja e Davosit \u00ebsht\u00eb moment q\u00eb shpesh interpretohet si humbje e kontrollit dhe l\u00ebshim n\u00eb emocione nga ana e Erdoganit, por prapaskena e k\u00ebtij \u201cshp\u00ebrthimi\u201d q\u00ebndronte n\u00eb p\u00ebrpjekjet maratonike t\u00eb Erdoganit p\u00ebr ta ulur Sirin\u00eb dhe Izraelin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjate mes k\u00ebtyre dy shteteve, m\u00eb vitin 2009, p\u00ebrpjekje kjo q\u00eb kishte shkuar huq kur krejt papritmas Izraeli e godet Gaz\u00ebn, duke vrar\u00eb me mij\u00ebra civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. Gjithkush ishte gjunj\u00ebzuar para Izraelit, f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb llastuar t\u00eb SHBA-ve n\u00eb Lindjen e Mesme, shtetit t\u00eb vet\u00ebm kolonialist q\u00eb kishte mbetur akoma \u201cgjall\u00eb\u201d q\u00eb nga periudha e kolonizimit anglez. Ngritja e z\u00ebrit ndaj njeriut t\u00eb par\u00eb t\u00eb Izraelit u b\u00eb nj\u00eb fije shprese p\u00ebr popullin m\u00eb t\u00eb shkelur n\u00eb bot\u00eb, pra popullin palestinez.<\/p>\n<p>Normalisht kostoja e Davosit ose, si\u00e7 njihet, \u201cone minute\u201d, do t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb, si me rastin e anijes Mavi Marmara dhe krejt kjo odisead\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me fitoren n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb gjyqin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe me k\u00ebrkim-faljen e Izraelit ndaj Turqis\u00eb me pranim p\u00ebr t\u00eb paguar d\u00ebmshp\u00ebrblimin, k\u00ebrkim-falje kjo e dyta e Izraelit, pas asaj q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb SHBA-ve m\u00eb 1968.<\/p>\n<p>Momenti i dyt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb aktivizimi i nj\u00eb agjencie si \u201cAgjencia Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Koordinim \u2013 TIKA\u201d. Hapja e Turqis\u00eb ndaj bot\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Lozan\u00ebs, si ide hidhet nga Presidenti Turgut Ozal, nj\u00eb burr\u00ebshtetas i cili njihet edhe p\u00ebr politik\u00ebn e neo-ottomanizmit. Por, i pari q\u00eb praktikisht aktivizoi \u201cAgjencia Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Koordinim \u2013 TIKA\u201d \u00ebsht\u00eb presidenti i Turqis\u00eb, at\u00ebher\u00eb kryeminist\u00ebr i vendit, Rexhep Tajip Erdogan gjegj\u00ebsisht m\u00eb vitin 2002. Investimet e TIKA-s ka qen\u00eb kryesisht infrastrukturore, shkolla, spitale, uj\u00ebsjell\u00ebs, rrug\u00eb, restaurim dhe nd\u00ebrtim t\u00eb objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, pa dallim feje dhe kombi, si dhe ka siguruar ndihmesa bizneseve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. P\u00ebrmes k\u00ebsaj agjencie, Republika e Turqis\u00eb ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shtetet e dala nga lufta ose shtetet me t\u00eb ardhura t\u00eb dob\u00ebta nacionale.<\/p>\n<p>Momenti i tret\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb organizimi i studimeve n\u00eb Turqi p\u00ebrmes drejtoris\u00eb s\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kryeministris\u00eb, projekt ky q\u00eb mbledh af\u00ebrsisht \u00e7do vit af\u00ebrsisht pes\u00eb mij\u00eb student\u00eb nga 180 shtete t\u00eb bot\u00ebs, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Afrika, Lindja e Mesme, Ballkani dhe shtetet e Kaukazit. Ky program \u00ebsht\u00eb program shtes\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit p\u00ebr bursa q\u00eb jepeshin nga Ministria e Arsimit. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij programi \u00e7do vit vet\u00ebm nga Ballkani, posa\u00e7\u00ebrisht nga trojet shqiptare: Shqip\u00ebri, Maqedoni dhe Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr mesatare prej 300 student\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet: studime elementare, master dhe doktoratur\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb specializimet mjek\u00ebsore dhe student\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb me bursa private dhe p\u00ebrmes programeve nd\u00ebrshtet\u00ebrore. Deri m\u00eb vitin 2023, kur edhe Turqia feston 100-vjetorin e themelimit t\u00eb saj, p\u00ebrmes projektit \u201cProjekti i madh studentor\u201d, ajo synon t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb vendet e tyre mbi 100 mij\u00eb student\u00eb nga e t\u00ebr\u00eb bota, kurse n\u00eb trojet shqiptare diku 5 mij\u00eb akademik\u00eb t\u00eb niveleve dhe me specializime t\u00eb ndryshme profesionale, bazuar n\u00eb trend\u00ebt dhe kuotat aktuale. Ky program, p\u00ebrpos ofrimit t\u00eb nj\u00eb edukimi kualitativ, synon t\u00eb mbjell\u00eb nj\u00eb bot\u00ebv\u00ebshtrim t\u00eb zgjeruar qytet\u00ebrimor mbi ecurin\u00eb lineare t\u00eb historis\u00eb, duke filluar nga qytet\u00ebrimi kinez, indian, grek, islamik dhe per\u00ebndimor. Indi konceptor i k\u00ebtij bot\u00ebv\u00ebshtrimi q\u00ebndron n\u00eb iden\u00eb e shtrirjes s\u00eb identiteteve nacionale dhe shtet\u00ebrore p\u00ebrtej, drejt identiteve qytet\u00ebrimore, me \u00e7\u2019rast fton popujt e korpusit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ontologjik t\u00eb bashkohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi q\u00eb ofron nj\u00eb model alternativ politik p\u00ebr organizimin global t\u00eb bot\u00ebs. Ky projekt ka z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb vitin 2009-2010, kur kryeminist\u00ebr ishte Rexhep Tajip Erdogan.<\/p>\n<p>Momenti i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb menaxhimi i kriz\u00ebs siriane dhe vendosja e ekuilibrave sektar\u00eb nd\u00ebrmjet synit\u00ebve dhe shpit\u00ebve, si dhe faktori m\u00eb i besuesh\u00ebm i NATO-s dhe ky\u00e7 p\u00ebr zgjidhjen e problemit sirian. Me gjith\u00eb kritikat p\u00ebr neglizhenc\u00eb, emocion dhe papjekuri diplomatike, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha iniciativave dhe p\u00ebrpjekjeve nga sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta bartur konfliktin brenda Turqis\u00eb, Turqia n\u00ebn udh\u00ebheqjen e AK Partis\u00eb me sukses e ka menaxhuar \u00e7\u00ebshtjen e Siris\u00eb, kur kemi parasysh edhe pranimin e m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb refugjat\u00ebve sirian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00ebn kushtet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme, me t\u00eb drejt\u00eb pune, sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor dhe student\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranuar me burs\u00eb n\u00eb universitetet e ndryshme t\u00eb shtetit. Krahasuar me disa shtete t\u00eb Evrop\u00ebs, ku refugjat\u00ebt sirian\u00eb priten para telave me gjemba dhe kushte t\u00eb mjerueshme jetese, krahasuar me shum\u00eb shtete t\u00eb gjirit arabik, q\u00eb nuk kan\u00eb pranuar po thuajse fare refugjat\u00eb, Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leksion shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr njeriun modern, humanitetin dhe njer\u00ebzoren. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk duhet harruar edhe ndihmat n\u00eb Arakan, Somali, te indian\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe shteteve t\u00eb tjera t\u00eb prekura nga katastrofat natyrore.<\/p>\n<p>Momenti i pest\u00eb, i cili ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmes iniciativave t\u00eb ndryshme kulturore dhe edukative, t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr Islamin, i cili \u00ebsht\u00eb antipod i interpretimeve radikale dhe monocentriste. Ky interpretim ng\u00ebrthen n\u00eb vete bot\u00ebv\u00ebshtrimin shpirt\u00ebror t\u00eb asket\u00ebve t\u00eb Stambollit e t\u00eb Konj\u00ebs, estetik\u00ebn poetike t\u00eb Rumiut, muzikalitetin e Burhanizade efendiut, skeps\u00ebn metodike t\u00eb Gazaliut, filozofin\u00eb e qenies t\u00eb Molla Sadras dhe organizimin social bazuar n\u00eb organizimin e rendeve sufite t\u00eb qyt\u00ebrimit, Emevit, Abasid dhe Osman.<\/p>\n<p>Normalisht, ky shkrim nuk \u00ebsht\u00eb shkrim p\u00ebr ta ekzaltuar dhe lavd\u00ebruar figur\u00ebn e presidentit t\u00eb Turqis\u00eb, Rexhep Tajip Erdogan, sepse mjafton t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb krahasim i Turqis\u00eb para vitit 2002 me at\u00eb t\u00eb vitit 2015, fjal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta, pra edhe p\u00ebrkund\u00ebr kritikave nga qarqe t\u00eb ndryshme p\u00ebr autoritariz\u00ebm dhe gj\u00ebra t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Erdogan ishte arkitekti q\u00eb e strukturoi dhe avancoi partin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nga nj\u00eb model nacionalist\/popullor t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes e shnd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb parti me model politik qytet\u00ebrimor, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb paradigm\u00ebs s\u00eb saj z\u00eb vend njeriu dhe dinjiteti i tij, po ashtu duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb Republika e Turqis\u00eb t\u00eb jet\u00eb fuqi m\u00eb vete, e pavarur t\u00ebr\u00ebsisht nga sh\u00ebrbimet dhe ndikimet e shteteve imperialiste. Nd\u00ebrkoh\u00eb Turqia po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00ebra nd\u00ebr 5 shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs ekonomike dhe ushtarake. Qeverisja n\u00ebn binomin Erdogan \u2013 AK Parti do t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr vazhdimin e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre projekteve t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u2019i kontribuojn\u00eb Turqis\u00eb dhe rajonit, por edhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e paqes afatgjate n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb polarizuar.<\/p>\n<p>Andaj, sikur t\u00eb kisha t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb Turqi ose, m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb thosha, sikur t\u00eb kisha nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb votoja p\u00ebr nj\u00eb parti e karakterit t\u00eb till\u00eb me nj\u00eb lidership t\u00eb till\u00eb, parti q\u00eb do m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb krenohesha me vendin tim, thjesht do ta votoja pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Latif Mustafa Rexhep Tajip Erdogan shpesh \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201cpasardh\u00ebs\u201d i mend\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb Abdylhamidit II. Nd\u00ebrkaq Abdylhamidi II njihet p\u00ebr politikat e tij shum\u00eb elastike ndaj Per\u00ebndimit, p\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4538,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4537"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4539,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4537\/revisions\/4539"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}