{"id":4543,"date":"2015-10-31T21:35:24","date_gmt":"2015-10-31T20:35:24","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=4543"},"modified":"2015-10-31T21:35:24","modified_gmt":"2015-10-31T20:35:24","slug":"shkolla-duhet-te-prodhoje-njerez-jo-kunguj-halloween-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=4543","title":{"rendered":"Shkolla duhet t\u00eb prodhoj\u00eb njer\u00ebz, jo kunguj Halloween-i"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/11070553_473436859486477_1168923945198317268_n-e1446323658396.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-4544 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/11070553_473436859486477_1168923945198317268_n-e1446323658396.jpg\" alt=\"11070553_473436859486477_1168923945198317268_n\" width=\"293\" height=\"240\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/11070553_473436859486477_1168923945198317268_n-e1446323658396.jpg 632w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/11070553_473436859486477_1168923945198317268_n-e1446323658396-300x246.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 293px) 100vw, 293px\" \/><\/a>Ergys M\u00ebrtiri<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Rama prezantoi dje vendimet e tij p\u00ebr ndryshime radikale n\u00eb arsim, ku pritet t\u00eb hiqen nga puna mbi 40 mij\u00eb m\u00ebsues, q\u00eb nuk kan\u00eb arsim p\u00ebrkat\u00ebs ose nuk japin l\u00ebnd\u00ebt e profilit t\u00eb tyre. Ai tha se do veproj\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ndryshimin e gjendjes s\u00eb arsimit, duke sjell\u00eb nj\u00eb \u201ctransformim rr\u00ebnj\u00ebsor p\u00ebr vendin\u201d. N\u00eb retorik\u00ebn e tij, k\u00ebta m\u00ebsues jan\u00eb \u201cdeg\u00ebt e kalbura\u201d t\u00eb cilat \u201cduhen prer\u00eb\u201d, jan\u00eb \u201cnj\u00eb kancer\u201d q\u00eb \u201cduhet operuar deri n\u00eb metastaz\u00ebn e fundit t\u00eb sistemit ton\u00eb arsimor\u201d. Kryeministri beson se t\u00eb gjitha k\u00ebto, s\u00eb bashku me fillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb licensuar \u00e7do m\u00ebsues, do t\u00eb \u201crilindin autoritetin e m\u00ebsuesit\u201d. Rama foli p\u00ebr nj\u00eb revolucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, i cili do t\u00eb transformoj\u00eb totalisht arsimin brenda 3 muajsh. \u201cNj\u00eb reform\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet n\u00eb tre muaj nuk b\u00ebhet as n\u00eb 30 vjet\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>\u00c7do mendje e sh\u00ebndosh\u00eb, e kupton se ka shum\u00eb \u00e7menduri n\u00eb retorik\u00ebn e Kryeministrit, i cili n\u00eb terma revolucionar\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrmbys gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngritur apo edhe rr\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ky lloj zjarri p\u00ebr ta kthyer mbrapsht rrjedh\u00ebn e historis\u00eb me nj\u00eb sulm t\u00eb vet\u00ebm, ose v\u00ebrtet\u00eb ia arrin asaj q\u00eb thot\u00eb, ose do t\u00eb shkrumboj\u00eb gjith\u00e7ka. Kushdo q\u00eb e njeh sadopak k\u00ebt\u00eb vend (por edhe \u00e7do vend tjet\u00ebr), e ka t\u00eb qart\u00eb q\u00eb fantazira t\u00eb tilla, jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pash\u00ebndetshme p\u00ebr realitetin (e madje edhe p\u00ebr organizmin mendor t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimtarit), por rrezikojn\u00eb t\u2019a \u00e7ojn\u00eb n\u00eb kolaps sistemin, duke sjell\u00eb kaos, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb rib\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka nga fillimi.<\/p>\n<p>\u00c7do kush e ka t\u00eb qart\u00eb se, me provime shtet\u00ebrore, nuk rregullohet nj\u00eb armat\u00eb e t\u00ebr\u00eb m\u00ebsuesish t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Mbi t\u00eb gjitha, bindja se gj\u00ebrat b\u00ebhen vet\u00ebm n\u00eb 3 muaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fantazi q\u00eb tregon se qeveria nuk ka ask\u00ebnd q\u00eb ta zgjoj\u00eb Kryeministrin, apo edhe ta k\u00ebshilloj\u00eb p\u00ebr ila\u00e7et q\u00eb duhet t\u00eb pij\u00eb vet\u00eb, para se t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb farmacist apo mjek i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Sistemi arsimor nuk \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb godine, q\u00eb mund t\u00eb transformohet p\u00ebr tre muaj, as ba\u00e7ja me bar prapa Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga gjith\u00e7ka q\u00eb u tha, kuptohet se qeveria nuk ka identifikuar problemet reale t\u00eb arsimit duke e nisur mbrapsht reform\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Rama e ka nisur kurimin nga m\u00ebsuesit dhe nuk sheh fare nga nj\u00eb premis\u00eb tjet\u00ebr, ajo e nx\u00ebn\u00ebsve. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar ditur se \u00e7far\u00eb m\u00ebsuesish k\u00ebrkohen, duhet t\u00eb dim\u00eb fillimisht se \u00e7far\u00eb nx\u00ebn\u00ebsish kemi. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shum\u00eb m\u00ebsues kan\u00eb probleme me kualifikimin e tyre, dhe k\u00ebtu Rama nuk na tha asgj\u00eb t\u00eb q\u00eb nuk dihej, por sistemi nuk varet vet\u00ebm nga nj\u00eb aspekt dhe nuk \u00ebsht\u00eb kualifikimi i m\u00ebsuesve thelbi i problemeve t\u00eb shkollave shqiptare.<\/p>\n<p>Ti mund t\u00eb kesh m\u00ebsues shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por problemi \u00ebsht\u00eb se nuk b\u00ebn dot m\u00ebsim. Shumica e m\u00ebsuesve ankohen se e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb kushtet ku ndodhen. Kjo vjen p\u00ebr nj\u00eb varg t\u00eb gjat\u00eb arsyesh, duke nisur q\u00eb nga mungesa e edukimit dhe mosinteresimi p\u00ebr m\u00ebsimin q\u00eb ka sot drastikisht brezi i ri e duke vazhduar me nj\u00eb mori problemesh t\u00eb tjera si, numri i madh i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb, zhvillimi i m\u00ebsimit n\u00eb or\u00ebt e pasdites p\u00ebr shkak t\u00eb mbingarkes\u00ebs s\u00eb shkollave apo edhe mungesa e teksteve, mjeteve didaktike e laborator\u00ebve t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ofruar cil\u00ebsin\u00eb e duhur. Pa rregulluar k\u00ebto, edhe sikur t\u00eb pun\u00ebsosh magjistar\u00eb n\u00eb vend t\u00eb m\u00ebsuesve, nuk mund t\u00eb rregullosh asgj\u00eb.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.postbllok.com\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Halloween.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4768\" src=\"http:\/\/www.postbllok.com\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/Halloween.jpg\" alt=\"Halloween\" width=\"275\" height=\"183\" \/><\/a><\/p>\n<p>Problemi kryesor n\u00eb arsimin parauniversitar sot \u00ebsht\u00eb tek fakti q\u00eb shkolla ka humbur funksionin e saj kryesor: edukimin. Roli i saj \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb institucioni informimi dhe shoq\u00ebrizimi. Edukimi \u00ebsht\u00eb reduktuar tek l\u00ebnda e qytetaris\u00eb, q\u00eb mjaftohet t\u2019u m\u00ebsoj\u00eb njer\u00ebzve respektimin e ligjeve, si dhe tek edukata seksuale, e reduktuar edhe kjo, n\u00eb nj\u00eb manual profilaktik q\u00eb u m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebve si t\u00eb vendosin prezervativin, apo \u2013 si\u00e7 ka dal\u00eb edhe n\u00eb shtyp \u2013 u ndihmon adoleshent\u00ebve t\u00eb \u00e7lirohen nga mitet mbi penisin e madh apo gjoksin e vog\u00ebl t\u00eb femrave. Edukimi nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb problemet reale t\u00eb formimit t\u00eb individit, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kryesisht me modernitetin.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb klas\u00eb dhe pengojn\u00eb zhvillimin e m\u00ebsimit, aq sa iu shkaktojn\u00eb tension psikologjik m\u00ebsuesve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues se shkolla e ka humbur k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Por edhe n\u00ebse arrin t\u00eb ofroj\u00eb disa dije t\u00eb p\u00ebrgjithshme, ajo nuk e kryen dot funksionin e saj, n\u00ebse nuk edukon njer\u00ebz. Edhe n\u00ebse shkolla do t\u00eb arrij\u00eb t\u2019u m\u00ebsoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pak m\u00eb shum\u00eb matematik\u00eb e fizik\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb arritje thelb\u00ebsore, p\u00ebr sa koh\u00eb statistikat na japin shifra t\u00eb frikshme t\u00eb dhun\u00ebs, p\u00ebrdorimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, shtat\u00ebzanis\u00eb s\u00eb pad\u00ebshiruar e p\u00ebr pasoj\u00eb edhe abortit e shum\u00eb e shum\u00eb problemeve t\u00eb tjera tek adoleshent\u00ebt. E pra, duket se qeveria nuk ka asnj\u00eb strategji p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebto probleme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye institucionet arsimore nuk mund t\u00eb b\u00ebhen dot fark\u00ebtuese vlerash tek t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebtu, premtimi i Kryeministrit p\u00ebr t\u2019i rikthyer m\u00ebsuesit autoritetin b\u00ebhet nj\u00eb falcitet. Autoriteti i m\u00ebsuesit nuk kthehet me provime shtet\u00ebrore, por ka nevoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb platform\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb mjedis edukues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb n\u00eb hallkat e para t\u00eb sistemit arsimor. Ka nevoj\u00eb q\u00eb arsimi ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb fokusin e vet kryesor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb barazpeshoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burimet e shumta t\u00eb \u00e7edukimit q\u00eb ushtrojn\u00eb presion mbi f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi k\u00ebtu fillon q\u00eb n\u00eb kopshte e \u00e7erdhe. F\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb rriten n\u00eb institucione parashkollore ku gjith\u00eb dit\u00ebn shohin televizor, n\u00eb t\u00eb cilat nuk len\u00eb k\u00ebng\u00eb turbofolk pa m\u00ebsuar, shoq\u00ebruar me imazhet perverse t\u00eb ekranizimeve vulgare t\u00eb porno-klipeve t\u00eb k\u00ebtij zhanri. M\u00eb tej, q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme, f\u00ebmij\u00ebt frekuentojn\u00eb pabet dhe diskot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nga shkolla, p\u00ebrgjat\u00eb ekskursioneve apo edhe festave rinore, pavar\u00ebsisht n\u00ebse k\u00ebto arg\u00ebtime kan\u00eb apo jo lidhje me mosh\u00ebn e tyre dhe me procesin e formimit q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim shkolla. N\u00eb mjaft raste, edhe shkollat 8 vje\u00e7are festojn\u00eb Sh\u00ebn Valentinin, ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrfitojn\u00eb nga rasti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebsim me or\u00eb t\u00eb shkurtuara.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, shkollat e mesme dhe 9 vje\u00e7are festuan masivisht Halloween-in. M\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs Sami Frash\u00ebri, si dhe t\u00eb shum\u00eb shkollave t\u00eb tjera, jan\u00eb detyruar nga drejtoria , jasht\u00eb orarit t\u00eb tyre t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e tyre n\u00eb pub p\u00ebr t\u00eb festuar. A mund t\u00eb na thot\u00eb Kryeministri dhe Ministrja Nikolla se cili \u00ebsht\u00eb misioni edukativ e formues n\u00eb k\u00ebto aktivitete? \u00c7far\u00eb dobie p\u00ebrfiton nx\u00ebn\u00ebsi n\u00eb kremtimin e nj\u00eb feste t\u00eb till\u00eb, simbol i deformimit kulturor t\u00eb prodhuar nga konsumizmi dhe globalizimi? Si mundet t\u00eb p\u00ebrputhet misioni i institucioneve q\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb kultivuar dijen dhe racionalitetin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkolla me modele t\u00eb tilla q\u00eb promovojn\u00eb heqjen dor\u00eb prej t\u00eb menduarit, duke ofruar nj\u00eb hare pa motiv me parada banale kafkash, skeletesh, shtrigash e kungujsh?! Misioni i arsimit \u00ebsht\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb koka plot apo kunguj bosh?!<\/p>\n<p>Thelbi i problemit qendron tek autoriteti i m\u00ebsuesit, i p\u00ebrmendur shkarazi edhe nga Kryeministri. Por si mund t\u00eb forcosh aturitetin e m\u00ebsuesit, kur ti e p\u00ebrdor at\u00eb si dordolec roje, n\u00eb hardallosjet kolektive t\u00eb adoleshent\u00ebve n\u00ebp\u00ebr pub-e?! A mund t\u00eb thuash se i jep m\u00ebsuesit dinjitet, kur e detyron t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb aktivitete pa kuptim, duke e ngujuar at\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qejfeve banale t\u00eb adoleshent\u00ebve?!<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb qeveria shqet\u00ebsohet p\u00ebr sistemin ton\u00eb arsimor edukimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e duhur nga duhet nisur. Problemi themelor i shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb peshe n\u00eb p\u00ebrballimin e problemeve q\u00eb sjell moderniteti. N\u00ebse nuk kemi kuptuar k\u00ebt\u00eb, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb sistem arsimor p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi kunguj Halloween-i, n\u00eb vend t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb denj\u00eb dhe njer\u00ebzve t\u00eb formuar e t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ergys M\u00ebrtiri Kryeministri Rama prezantoi dje vendimet e tij p\u00ebr ndryshime radikale n\u00eb arsim, ku pritet t\u00eb hiqen nga puna mbi 40 mij\u00eb m\u00ebsues, q\u00eb nuk kan\u00eb arsim p\u00ebrkat\u00ebs ose&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4544,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4543"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4545,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4543\/revisions\/4545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}