{"id":4617,"date":"2015-11-05T18:09:10","date_gmt":"2015-11-05T17:09:10","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=4617"},"modified":"2015-11-05T18:09:10","modified_gmt":"2015-11-05T17:09:10","slug":"rikthimi-i-apisit-lindja-e-terrorizmit-te-ri-sheteror-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=4617","title":{"rendered":"Rikthimi i Apisit &#8211; lindja e terrorizmit t\u00eb ri shet\u00ebror serb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2796\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823.jpg\" alt=\"Milazim-Krasniqi-812-551\" width=\"812\" height=\"551\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823.jpg 812w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823-300x204.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823-280x190.jpg 280w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_20150911090823-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 812px) 100vw, 812px\" \/><\/a>Milazim KRASNIQI<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr p\u00ebrgatitjet tin\u00ebzare q\u00eb po b\u00ebn Serbia p\u00ebr t\u2019iu kthyer terrorizmit si mjet p\u00ebr destabilizmin dhe m\u00eb von\u00eb riokupimin eventual t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Bosnjes, duket se \u00ebsht\u00eb edhe procesi m\u00eb i ri i rehabilimimit t\u00eb terroristit fam\u00ebkeq, Dragutin Dimitrijeviq Apisit. Edhe pse Apisin e pati rehabilituar nj\u00eb her\u00eb Rankoviqi q\u00eb n\u00eb vitin 1953, kryeministrit aktual serb, Aleksander Vuqiqit, po i duhet edhe nj\u00eb rirehabilitim i kryeterroristit serb p\u00ebrkat\u00ebsisht rikthimi i tij n\u00eb loj\u00ebrat e p\u00ebrgjakshme q\u00eb po planifikon t\u2019i zhvilloj\u00eb me ndihm\u00ebn e Putinit.<\/p>\n<p>Madje, iniciativa k\u00ebsaj here \u00ebsht\u00eb q\u00eb edhe eshtrat e kolonel Apisit t\u00eb kthehen n\u00eb Serbi nga Selaniku, ku n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1917 mbreti serb, Aleksander, pati dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb Apisin ta pushkatonin p\u00ebr tradhti. Por, eshtrat e Apisit n\u00eb Serbi Vuqiqit tash po i duhen q\u00eb t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb terrorist\u00ebt e rinj serb, p\u00ebr pretendimet e reja ogurzeza t\u00eb nj\u00eb Serbie gjenocidale t\u00eb rilindur nga v\u00ebllaz\u00ebria e re pansllaviste me Rusin\u00eb putiniane. Shefi fam\u00ebkeq i organizat\u00ebs terroriste \u201cCrna ruka\u201d (Dora e zez\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb as i ri n\u00eb duart e tyre. Deri tash mbahej i fshehur n\u00ebn m\u00ebng\u00eb, ngase car Putini nuk po ia k\u00ebrkonte n\u00eb loj\u00eb. Tash si duket ia ka k\u00ebrkuar dhe Vuqiqi po e nxjerr\u00eb nga m\u00ebnga asin e terrorizmit serb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikohet nga perspektiva e interesave t\u00eb brenshme shtet\u00ebrore serbe, nj\u00eb iniciativ\u00eb e k\u00ebtill\u00eb p\u00ebr rireabilitimin e Apisit dhe kthimit t\u00eb eshtrave t\u00eb tij n\u00eb Serbi, duket absurde. Pse? Minimalisht, \u00ebsht\u00eb e verifikuar q\u00eb Apisi ka pasur rolin vendimtar n\u00eb vrasjen mbretit serb Aleksader Obrenoviqit dhe gruas s\u00eb tij, Draga Mashinit n\u00eb vitin 1903. Grushtshteti i p\u00ebrgjaksh\u00ebm, me an\u00ebn e t\u00eb cilit u vra mbreti me familjen e tij dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb shlyhet asnj\u00ebher\u00eb nga historia e asnj\u00eb kombi, pra as nga historia e serb\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb vras\u00ebsh mbretin e mbret\u00ebresh\u00ebn, pastaj t\u2019i zdesh\u00ebsh lakuriq e t\u2019i hedh\u00ebsh nga ballkoni para rebel\u00ebv\u00eb t\u00eb ekzaltuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb amnestohet realisht. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Edit Durhamit, barbaria e rebel\u00ebve t\u00eb Apisit ka shkuar edhe m\u00eb larg: ata e kan\u00eb rjepur trupin e mbet\u00ebresh\u00ebs Draga Mashinit, ashtu q\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e saj e kan\u00eb ruajtur n\u00eb kuleta, si relikt fatsjell\u00ebs! S\u00eb paku nj\u00ebri prej tyre ia ka treguar Edit Durhamit l\u00ebkur\u00ebn e rjepur t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs serbe, duke e nxjerr\u00eb at\u00eb cop\u00eb l\u00ebkur\u00eb me mburrje e k\u00ebnaq\u00ebsi perverse nga kuleta e tij! Prandaj, rehabilitimi i nj\u00eb figure t\u00eb till\u00eb, gjithmon\u00eb mund t\u00eb risjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e n\u00eb nj\u00eb komb, qoft\u00eb dhe nj\u00eb komb me deficite t\u00eb tmerrshme t\u00eb traditave civilizuese e demokratike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kombi serb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb rikthimi i Apisit sjell\u00eb d\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e brendshme serbe, rezulton se rikthimi u tij u dedikohet objektivave t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme p\u00ebrkat\u00ebsisht parnteritetit t\u00eb ri me car Putinin, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera synon ta armiq\u00ebsoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb Serbin\u00eb me Evrop\u00ebn. Rehabilitimi i Apisit mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebto synime, sepse do t\u00eb ishte provokim direkt p\u00ebr Evrop\u00ebn, s\u00eb paku p\u00ebr Austrin\u00eb e Gjermanin\u00eb. Literatura serioze historiografike ka koh\u00eb q\u00eb nuk ka dilema as lidhur me rolin e Apisit n\u00eb provokimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Apisi personalisht dhe me organizat\u00ebn e vet, ka armatosur dhe financuar organizat\u00ebn terroriste \u201c Mlada Bosna\u201d ( Bosna e Re) e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasjen e princit Franc Ferdinandit n\u00eb atentatin e Sarajeves m\u00eb 28 qershor 1914. Historiani i njohur jugosllav, Vladimir Dedijeri, n\u00eb studimin e tij, \u201cSarajeva 1914\u201d e ka zb\u00ebrthyer me shum\u00eb dokumente rolin e Apisit po edhe t\u00eb segmenteve t\u00eb qeveris\u00eb serbe p\u00ebr at\u00eb atentat, i cili provokoi nj\u00ebr\u00ebn nga tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, historiani amerikan Dejvid Mc Kenzi, n\u00eb studimin monografik \u201cApisi &#8211; njeriu q\u00eb shkaktoi Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, ka vler\u00ebsuar se ky person \u00ebsht\u00eb shkaktari i v\u00ebrtet\u00eb i asaj lufte. Prandaj, kur kihet para sysh ky rol destruktiv i terroristit serb edhe n\u00eb p\u00ebrmasa evropiane, b\u00ebhet edhe m\u00eb e qart\u00eb se rehabilitimi i tij m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb atyre q\u00eb u konveon acarimi i raporteve t\u00eb serb\u00ebve e Evrop\u00ebn, pra rus\u00ebve. Duke i p\u00ebrcjell\u00eb me v\u00ebmendje zhvillimet dhe ndryshimet e fundit n\u00eb kursin politik t\u00eb Vuqiqit e qeveris\u00eb s\u00eb tij, pas vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Mosk\u00eb, mund t\u00eb nxirret p\u00ebrfundimi se fantazma e Apisit i duhet Serbis\u00eb p\u00ebr tre objektiva e para, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, e dyta, p\u00ebr ta provokuar Bashkimin Evropian dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar keqkuptime e vonesa n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e re e Rusis\u00eb dhe e treat, p\u00ebr t\u2019i destabilizuar shqiptar\u00ebt dhe boshnjak\u00ebt me organizimet e reja terroriste, q\u00eb poashtu tashm\u00eb qart\u00ebsisht shihet se b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb strategjin\u00eb e re t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Realisht, rirehabilitimi dhe rikthimi i Apisit n\u00eb Serbi, simbolikisht do t\u00eb thoshte rikthim n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs imperiale, t\u00eb kombinuar me metodat terroriste q\u00eb ka p\u00ebrdorur ai. Organizata e tij terroriste \u201cCrna ruka\u201d, pati organizuar edhe n\u00eb Kosov\u00eb atentate, djegie dhe terror edhe para fillimit t\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, p\u00ebr \u00e7\u2019arsye nj\u00eb diplomat britanik pati deklaruar se Kosova e vitit 1912 ishte e pushtuar nga terrorist\u00ebt serb\u00eb, edhe para se t\u00eb shp\u00ebrthente lufta ballkanike. P\u00ebr aq sa mund t\u00eb deshifrohen mesazhet e reja q\u00eb po vijn\u00eb nga Kremlini, Serbis\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkohet n\u00eb vitet e ardhshme q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb me aksione terroriste n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia faturuar ato aksione xhihadizmit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqitet Serbia si garant i luft\u00ebs kund\u00ebr ekstremizmit fetar musliman.<\/p>\n<p>Rusia llogarit\u00eb se Bashkimi Evropian n\u00eb vitet e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebrrmuar dhe i irituar nga refugjat\u00ebt musliman\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye llogarit\u00eb se do t\u00eb rritet islamofobia n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve evropiane. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb till\u00eb islamofobike, Rusia llogarit\u00eb se ndikimi politik e ekonomik i Serbis\u00eb mbi Kosov\u00ebn e Bosnjen mund t\u00eb rritet, n\u00ebse kombinohet edhe me akte destabilizuese terroriste t\u00eb modelit t\u00eb Apisit. Prandaj e duan figur\u00ebn e tij t\u00eb rehabilituar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet frym\u00ebzuese n\u00eb Serbi. Projektet terroriste serbo-ruse mbase llogaritet se mund t\u00eb p\u00ebrshtaten ose kombinohen edhe me aksionet eventuale t\u00eb ekstremist\u00ebve t\u00eb dhunsh\u00ebm me prejardhje shqiptare, ose organizatave terroriste me radius global veprimi, si Al Kaida, ISIS ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Edhe pse duken parashikime disi apokaliptike, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb brenda nj\u00eb skeme t\u00eb ftoht\u00eb gjeopolitike, p\u00ebr rikthimin e influenc\u00ebs ruse n\u00eb Ballkan dhe t\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzimi ideologjik, me ngjyrime tipike pansllaviste. Apisi \u00ebsht\u00eb figura ideale e k\u00ebtyre kalkulimeve. Prandaj e duan n\u00eb Beograd. E duan q\u00eb nga kryeqyteti serb t\u00eb prodhoj\u00eb s\u00ebrish ankth e tmerr p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb fashist\u00ebve serb\u00eb e rus\u00eb. E duan gjithashtu q\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e re t\u00eb ekspansionit rusomadh n\u00eb drejtim t\u00eb Ballkanit, figura e tij e frikshme prej kryeterroristi t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb urrejtjen dhe dhun\u00ebn e fashist\u00ebve serb\u00eb ndaj fqinjve t\u00eb tyre. Dhe q\u00eb lapidari i tij t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb pyk\u00eb q\u00eb e ndan Serbin\u00eb nga Evropa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Milazim KRASNIQI Nd\u00ebr p\u00ebrgatitjet tin\u00ebzare q\u00eb po b\u00ebn Serbia p\u00ebr t\u2019iu kthyer terrorizmit si mjet p\u00ebr destabilizmin dhe m\u00eb von\u00eb riokupimin eventual t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Bosnjes, duket se \u00ebsht\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2796,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-4617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4617"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4617"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4618,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4617\/revisions\/4618"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}