{"id":5413,"date":"2015-12-04T18:25:29","date_gmt":"2015-12-04T17:25:29","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=5413"},"modified":"2015-12-04T18:26:48","modified_gmt":"2015-12-04T17:26:48","slug":"aspekte-te-kufirit-kosove-mali-i-zi-ne-luften-e-dyte-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=5413","title":{"rendered":"ASPEKTE T\u00cb KUFIRIT KOSOV\u00cb \u2013 MALI I ZI N\u00cb LUFT\u00cbN E DYT\u00cb BOT\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_5414\" style=\"width: 707px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/zymer-ujkan-neziri-e1449249868499.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-5414\" class=\"wp-image-5414\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/zymer-ujkan-neziri-e1449249868499.jpg\" alt=\"zymer-ujkan-neziri\" width=\"697\" height=\"513\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/zymer-ujkan-neziri-e1449249868499.jpg 831w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/zymer-ujkan-neziri-e1449249868499-300x221.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 697px) 100vw, 697px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-5414\" class=\"wp-caption-text\">Prof. Dr. Zymer Ujkan NEZIRI<\/p><\/div>\n<p><em>Kumtes\u00eb n\u00eb panelin e diskutimit: Demarkacioni Kosov\u00eb \u2013 Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca<span class=\"text_exposed_show\"><br \/>\nOrganizues: Qendra p\u00ebr Promovimin e Zhvillimit (QPZH), Fridrih Erbert Stiftung (FES), kolegji evropian Juridica<br \/>\nSalla e kolegjit evropian Juridica, Prishtin\u00eb, m\u00eb 24.6.2015<\/span><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Hyrje<\/p>\n<p>Kufiri shtet\u00ebror me Malin e Zi, si pjes\u00eb e indentitetit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sotme p\u00ebr shqyrtim shum\u00eb serioz. Dihet se ka lloje e lloje kufijsh, por tash po ve\u00e7oj kufirin nd\u00ebrshtet\u00ebtor t\u00eb vendosur me dhun\u00eb, kufirin e vendosur me marr\u00ebveshje dhe kufirin e vendosur me nd\u00ebrmjet\u00ebsim. P\u00ebr t\u00eb dy variantet e fundit presim q\u00eb nga Qeveria n\u00eb Podgoric\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb arsyeja p\u00ebr vij\u00ebn e demarkacionit Kosov\u00eb-Mali i Zi, e kontestueshme nga ana e ekspert\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr rreth 12 mij\u00eb ha tok\u00eb t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, t\u00eb krahinave Rugov\u00eb dhe Podgur, por duke pasur parasysh edhe kufirin Kosov\u00eb -Mali i Zi t\u00eb viteve 1912-1944-1999.<\/p>\n<p>Rugova n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<br \/>\nLidhur me k\u00ebt\u00eb kumtes\u00eb timen, Aspekte t\u00eb kufirit Kosov\u00eb-Mali i Zi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, q\u00eb ka theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mbrojtjen e kufirit t\u00eb Rugov\u00ebs me Malin e Zi, paraprakisht b\u00ebn t\u00eb shtrohen tri pyetje:<br \/>\n1.Cili ishte kufiri Kosov\u00eb-Mali i Zi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore?<br \/>\n2. Si \u00ebsht\u00eb mbrojtur ky kufi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore?<br \/>\n3. Kush e ka mbrojur k\u00ebt\u00eb kufi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore? N\u00eb pyetjen e par\u00eb, kemi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: Kufiri Kosov\u00eb-Mali i Zi, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb krahin\u00ebn e Rugov\u00ebs, ishte n\u00eb pikat \u00c7akorr-Mokna-Glloxhi-Murgash-Smilevic\u00eb. (D\u00ebshmi: Arkivi i Kosov\u00ebs, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, komandant ushtarak i Rugov\u00ebs, Pej\u00eb, m\u00eb 14 3.1947). Dy, ky kufi \u00ebsht\u00eb mbrojur ushtarakisht n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. (D\u00ebshmi: Arkivi i Kosov\u00ebs, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, Pej\u00eb, m\u00eb 14.3.1947). Tre, k\u00ebt\u00eb kufi n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb krahin\u00ebn e Rugov\u00ebs, e kan\u00eb mbrojtur gjasht\u00eb grupe t\u00eb armatosura: Grupi i Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, Stakaj, Grupi i Riz\u00eb Zymerit, Koshutan, Grupi i Salih Ram\u00ebs, Bog\u00eb, Grupi i Isuf Mehmetit, Shtupeq i Vog\u00ebl, Grupi i Haxh\u00eb Mustaf\u00ebs, Shtupeq i Math, Grupi i Sak Faslis\u00eb, Koshutan. Grupi i fundit, i dyti nga Koshutani, ishte i formuar pjes\u00ebrisht edhe me luft\u00ebtar\u00eb nga katundi Pepaj, q\u00eb i takonin bajrakut t\u00eb par\u00eb, Bajrakut t\u00eb Shtupeqit t\u00eb Vog\u00ebl, me lej\u00ebn e Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, p\u00ebr shkak se grupi nuk kishte luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<br \/>\nGjasht\u00eb grupet kishin nj\u00eb komand\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, mbi gjasht\u00eb muaj. Zhuk\u00eb Haxhia ishte komandant ushtarak, kurse Riz\u00eb Zymeri ishte komandant politik. (D\u00ebshmi: Arkivi i Kosov\u00ebs, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, Pej\u00eb, m\u00eb 27.2.1947). K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kishte marr\u00eb Rugova nga Komiteti i Pej\u00ebs, n\u00eb krye me atdhetarin e madh t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare, Bedri Pejani. (Shihni: Azem Azemi, Procesverbal i marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Zhuk\u00eb Haxhi \u00c7el\u00ebs, shkruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Qarkut t\u00eb Drejtoratit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror (UDB) n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 5.<span class=\"skimlinks-unlinked\">II.47<\/span>, n\u00eb: Instituti i Historis\u00eb, rev. Kosova, nr. 25, Prishtin\u00eb, 2003, f. 225).<br \/>\nK\u00ebto gjasht\u00eb grupe mbronin gjasht\u00eb sektor\u00eb n\u00eb kufi me Malin e Zi. Forca ushtarake e k\u00ebtyre gjasht\u00eb grupeve t\u00eb armatosura p\u00ebrb\u00ebhej nga 600 vullnetar\u00eb gjithsej. (D\u00ebshmi: Arkivi i Kosov\u00ebs, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb, Pej\u00eb, m\u00eb 14.3.1947). Pjes\u00ebt e tjera t\u00eb kufirit, n\u00eb dy krah\u00eb, i kan\u00eb mbrojtur nj\u00ebsit\u00eb nga Plava e Gucia dhe nga Rrafshi i Dukagjinit. K\u00ebto grupe t\u00eb armatosura t\u00eb Rugov\u00ebs kan\u00eb pasur edhe disa beteja me forcat e armatosura t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Madje, kan\u00eb luftuar edhe p\u00ebr mbrojtjen e Pazarit t\u00eb sulmuar. Ndon\u00ebse pati edhe humbje n\u00eb k\u00ebto beteja, t\u00eb plagosur e t\u00eb vrar\u00eb, e nd\u00ebr ta ra d\u00ebshmor edhe Sak Faslia, Rugova doli fitimtare.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Zhuk\u00eb Haxhia u zgjodh kryetar i Rugov\u00ebs, por shpejt gjendja politike ndryshoi. Pushteti synonte t\u2019i burgoste prij\u00ebsit. N\u00eb Shtupeq t\u00eb Vog\u00ebl, n\u00eb lagjen Nilaj, u pushkatuan shtat\u00eb burra: pes\u00eb t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe Laj\u00e7i dhe dy mysafir\u00eb: Idris Jaha-Nilaj, Ali Mustafa-Nilaj, Halil Shabi-Va\u00e7aj, Met\u00eb Zymeri-Nilaj, Kacup Zeneli-Bro\u00e7aj, si dhe Brahim Haxhia nga Shkreli dhe Ali Rexha-Nreshaj nga Bog\u00ebt (Z. U. Neziri, \u00c7FSH, 9, Tiran\u00eb, 2006, f. 145). Zhuka me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e vet doli n\u00eb mal e jetoi n\u00eb mal deri n\u00eb shkurt 1947, kur pushteti e d\u00ebnoi me vdekje, pasi ra n\u00eb dor\u00eb, kurse Riz\u00eb Zymerin e pushkatoi bashk\u00eb me t\u00eb birin, Hasan Riz\u00ebn. Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u d\u00ebnuan me d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda, e disa kan\u00eb vdekur n\u00eb burgjet jugosllave.<br \/>\nShembuj burr\u00ebrie n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<br \/>\nN\u00eb luft\u00eb me Malin e Zi, p\u00ebrve\u00e7 betejave, q\u00eb fillonin edhe me dyluftime, si ai dyluftimi i trefisht\u00eb i t\u00eb famshmit Adem Isufi t\u00eb Rexhajve t\u00eb Shkrelit n\u00eb Betej\u00ebn e Nokshiqit, n\u00eb dhjetor 1879, kishte edhe burr\u00ebri, krahas trim\u00ebris\u00eb. E burr\u00ebri ishte respektimi i nd\u00ebrsjell\u00eb i kodit moral t\u00eb luft\u00ebs: se malli i kund\u00ebrshtarit b\u00ebn t\u00eb pla\u00e7kitet, se sht\u00ebpia b\u00ebn t\u2019i digjet, por jeta dhe nderi i familjes nuk b\u00ebn t\u2019i preket, andej, si k\u00ebndej kufirit.<br \/>\nK\u00ebshtu ishte para e pas Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, por vet\u00ebm deri m\u00eb 1912, kur Mali i Zi e theu k\u00ebt\u00eb kod burr\u00ebrie n\u00eb Rugov\u00eb. Mali i Zi, bashk\u00eb me Serbin\u00eb, edhe m\u00eb 1919, m\u00eb 16 shkurt, e shkeli k\u00ebt\u00eb kod burr\u00ebrie kur masakroi 432 f\u00ebmij\u00eb, gra e pleq, e shum\u00eb prej tyre i dogji t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Hanin e Isufit n\u00eb Shtupeq t\u00eb Math. (Z. U. Neziri, M\u00ebrgimi politik n\u00eb epik\u00ebn historike t\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00eb: Studime p\u00ebr folkorin, I, IAP, Pr., 2006, f. 261-273).<br \/>\nPor, Rugova nuk e theu kodin e burr\u00ebris\u00eb, se rast t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr hakmarrje kishte kur n\u00eb LDB kaluan duke ikur n\u00ebp\u00ebr Rugov\u00eb rreth 30 mij\u00eb njer\u00ebz, gra e f\u00ebmij\u00eb, kryesisht malazez, q\u00eb i solli pushteti jugosllav dhe i vendosi n\u00eb tokat e n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve. (D\u00ebshmi: Arkivi i Kosov\u00ebs, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 5.<span class=\"skimlinks-unlinked\">II.1947<\/span>). Dhe, Rugova tha: nuk e \u00e7burrnojm\u00eb pushk\u00ebn n\u2019ta! Pra, ajo nuk e theu kodin e burr\u00ebris\u00eb, sepse nuk i ndali dhe nuk u hakmor n\u00eb ata 30 mij\u00eb njer\u00ebz, gra e f\u00ebmij\u00eb, kryesisht malazez. Ajo fisnik\u00ebrisht u hapi rrug\u00eb atyre, madje edhe njer\u00ebzisht u ofroi ndihm\u00eb n\u00ebnave me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, atyre me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb m\u00ebrdhira, po edhe nj\u00eb lehone, q\u00eb lindi f\u00ebmij\u00ebn e saj n\u00eb katundin Drelaj. N\u00eb historin\u00eb e dy popujve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb p\u00ebrmasa evropiane p\u00ebr shpirtin fisnik e bujar t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr burr\u00ebrin\u00eb e madhe t\u00eb tyre.<br \/>\nKy ishte vendim i paris\u00eb s\u00eb Rugov\u00ebs, q\u00eb mos t\u00eb \u00e7burr\u00ebrohet pushka, kur kapitulloi Jugosllavia e Par\u00eb, n\u00eb prill 1941: Osman Rrustemi, Drelaj, kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs, dhe kryepleqt\u00eb: Isuf Mehmeti nga Shupeqi i Vog\u00ebl, Haxhi Zeka nga Shtupeqi i Madh, Din Zeka nga Rieka e Allag\u00ebs, Rrustem Veseli nga Pepajt (Pepiq), Rexhep Mustafa nga Malajt, Hysen Syla nga Bog\u00ebt, Sokol \u00c7ela, nga Stakajt, Agan Seku nga Haxhajt, Fasli Zymeri nga Kuqishta, Tahir Abazi nga Drelajt, si dhe Zhuk\u00eb Haxhia, Stakaj. (Shihni: Azem Azemi, Procesverbal i marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Zhuk\u00eb Haxhi \u00c7el\u00ebs, shkruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Qarkut t\u00eb Drejtoratit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror (UDB) n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 5.<span class=\"skimlinks-unlinked\">II.47<\/span>, n\u00eb: Instituti i Historis\u00eb, rev. Kosova, nr. 25, Prishtin\u00eb, 2003, f. 221-222. P.S. Mungojn\u00eb: Dugaiva, Shkreli, Koshutani? Disa emra i p\u00ebrmir\u00ebsova, se jan\u00eb shkruar me gabime, Z.U.N). Natyrisht, nuk harrohet edhe lejimi i kalimit t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve tan\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb vitet e luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, 1998-99, dhe lejimi i vendosjes s\u00eb tyre atje, n\u00eb familjet shqiptare, nga Rozhaja e deri n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>Rugova pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<br \/>\nVija \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb, pra, ishte vija e kufirit t\u00eb Rugov\u00ebs me Malin e Zi n\u00eb LBD edhe pas saj. (D\u00ebshmi: Fjala hyr\u00ebse e Komisionit t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Rugov\u00ebs: Guri i Vajzit, Qafa e Diellit, Moknat, Livadi i Turkut, m\u00eb 20.11.1970). Duhet pasur parasysh se kur Mali i Zi e sulmoi Vilajetin e Kosov\u00ebs n\u00eb tetor 1912, pikat \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb nuk ishin vija e kufirit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Malin e Zi. Gjenerali Janko Vukotiq i mbretit Nikoll\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi duhej m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Beranin dhe e pushtoi pas luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb gjysm\u00ebn e tetorit 1912, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe rugovasit n\u00eb mbrojtjen e tij. E, para Beranit, Vukotiqi duhej pushtuar Mojkovcin e Bjello Polen, dy qendra kufitare t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs me Malin e Zi, dhe pas pushtimit t\u00eb tyre e sulmoi Beranin.<br \/>\nRugovasit luftuan kund\u00ebr Vukotiqit, pos n\u00eb Beran, edhe n\u00eb \u00c7akorr, n\u00eb Mokna e n\u00eb Shtupeq, deri m\u00eb 30 tetor 1912, kur ai hyri n\u00eb Pej\u00eb dhe e pushtoni pjes\u00ebn veriore t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, duke b\u00ebr\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb popullsin\u00eb shqiptare, nga pla\u00e7kitjet e vrasjet e deri te nd\u00ebrrimi i dhunsh\u00ebm i fes\u00eb n\u00eb Rugov\u00eb e Pej\u00eb dhe deri n\u00eb Gjakov\u00eb. (Shihni librin e Zef Mark Harapit (1891-1946), shkrimtar nga Shkodra, m\u00ebsues n\u00eb Pej\u00eb, Ditt e trishtimit n\u2019Pej\u00eb e nder rrethe: 1912-1913, f. 81, 83, 86, Dukagjini, 2004). Edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur Kosova ripushtohet nga Jugosllavia, rugovasit vepruan politikisht kund\u00ebr rob\u00ebris\u00eb jugosllave, sidomos n\u00eb organizat\u00ebn Nacional Demokratike Shqiptare, me Syl\u00eb Mehmetin dhe brezin e tij, dhe m\u00eb 1968, brezi i Isa Demajt, e m\u00eb 1981, brezi i Ali Laj\u00e7it. Shum\u00eb rugovas, gjat\u00eb gjysm\u00eb shekulli, si n\u00eb krejt viset shqiptare, jan\u00eb ndjekur politikisht, jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga puna dhe jan\u00eb burgosur. Disa kan\u00eb vdekur burgjeve e disa i kan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kufi.<br \/>\nEdhe pes\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb luft\u00ebn me Malin e Zi e me Serbin\u00eb, n\u00eb vitet e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, 1997-1999, brigada 136 \u2018\u2019Rugova\u2019\u2019 e Zon\u00ebs Operative t\u00eb Dukagjinit e ka konsideruar linj\u00ebn \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb-Hajl\u00eb, vij\u00eb e kufirit me Malin e Zi, ku ran\u00eb d\u00ebshmor\u00ebt e liris\u00eb: Selman B. Laj\u00e7i, Besnik M. Laj\u00e7i, Ramush M. Laj\u00e7i, Xhavit S. Laj\u00e7i, Ram\u00eb A. Laj\u00e7i, Tone Laj\u00e7i-Husaj, Sokol Z. Nik\u00e7i. Ashtu konsiderohet edhe sot.<br \/>\nMir\u00ebpo, edhe duhet t\u00eb dihet sakt\u00ebsisht se Mali i Zi ishte n\u00eb bashk\u00ebsi shtet\u00ebrore me Serbin\u00eb dhe kjo bashk\u00ebsi e fundit jugosllave dyshtet\u00ebrore e humbi luft\u00ebn me Kosov\u00ebn n\u00eb qershor 1999. Pra, Mali i Zi e pla\u00e7kiti, e dogj dhe e masakroi Rugov\u00ebn edhe m\u00eb 1999, po edhe Pej\u00ebn e an\u00ebn veriore t\u00eb Rrafshit t\u00eb Dukagjinit, por doli humb\u00ebs bashk\u00eb me Serbin\u00eb, e fitimtarit, Kosov\u00ebs, i takon vija e mbrojtur e kufirit \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb-Hajl\u00eb, po edhe pjesa tjet\u00ebr e bjeshk\u00ebve deri n\u00eb Kull\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundim<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb gjendja e Rugov\u00ebs me Malin e Zi, pra vija \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ndon\u00ebse as historikisht e as etnikisht edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, sepse edhe ky ishte kufi i dhunsh\u00ebm i Mali t\u00eb Zi, s\u00eb paku i treti me radh\u00eb (1912, 1878, 1859 etj.), i vendosur me pushtime n\u00eb territoret shqiptare n\u00eb dy shekujt e fundit, natyrisht, me lejen e Evrop\u00ebs dhe me ndihm\u00ebn e saj, sidomos n\u00eb prag t\u00eb Kongresit t\u00eb Berlinit e pas tij, n\u00eb Tivar e Ulqin, e pastaj n\u00eb Sanxhakun t\u00eb Pazarit, si dhe m\u00eb 1912, n\u00eb Plav\u00eb e Guci, Beran e Rozhaj\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ku nuk kishte fare popullsi malazeze.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto territore shqiptare t\u00eb pushtuara nga Mali i Zi p\u00ebr rreth nj\u00eb shekull u asimilua shumica e popullsis\u00eb shqiptare, pra, ajo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar gjuh\u00ebsisht, sidomos n\u00eb qytete, p\u00ebrve\u00e7 Ulqinit, n\u00eb qytetet e tjera tash flet kryesisht boshnjakisht ose kroatisht. Kjo \u00e7\u00ebshtje mbetet e hapur, kurse problemi i vij\u00ebs \u00c7akorr-Mokna-Smilevic\u00eb-Hajl\u00eb, deri n\u00eb Kull\u00eb, ku Republika e Kosov\u00ebs d\u00ebmtohet p\u00ebr rreth 12 mij\u00eb hektar\u00eb tok\u00eb, duhet t\u00eb mbyllet si pun\u00eb e tashme e ngutshme nd\u00ebrmjet qeverive, ajo e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Podgoric\u00eb dhe kjo e jona n\u00eb Prishtin\u00eb, e n\u00ebse duhet, edhe me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe duke e l\u00ebn\u00eb der\u00ebn t\u00eb hapur p\u00ebr diskutim edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr problemet e viseve tona t\u00eb cop\u00ebtuara e t\u00eb falura n\u00eb Berlin (1878) e n\u00eb Lond\u00ebr (1913), duke pasur parasysh standardet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb parimet universale p\u00ebr lirin\u00eb e popujve.<\/p>\n<p><span style=\"color: #808080;\">Bibliografi<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> ARAPI Mark, Zef, Ditt e trishti\u00acmit n\u2019Pej\u00eb e nder rrethe: 1912-1913, Dukagjini, Pej\u00eb, 2004.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> AZEMI, Hysen, LNDSH-ja dhe Sigurimi Shtet\u00ebror Serb, v\u00ebllimi II, 1945-1957, Agjencia Shtet\u00ebrore e Arkivave t\u00eb Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2014.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> AZEMI, Hysen, Procesverbal i marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Zhuk\u00eb Haxhi \u00c7el\u00ebs, shkruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Qarkut t\u00eb Drejtoratit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror (UDB) n\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 5.<span class=\"skimlinks-unlinked\">II.1947<\/span>, n\u00eb: Instituti i Historis\u00eb, rev. Kosova, nr. 25, Prishtin\u00eb, 2003, f. 221-222.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> ARKIVI i Kosov\u00ebs, Procesverbale t\u00eb hetimeve ndaj Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb Pej\u00eb, m\u00eb 5.<span class=\"skimlinks-unlinked\">II.1947-27.III.1947<\/span>.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> CULAJ, Lush, Keri i Sadri Bardhit -jeta dhe veprimtaria atdhetare, Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00ebs, 2007.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> KOJ\u00c7INI-UKAJ, Sulltane, Roli i Zhuk\u00eb Haxhis\u00eb n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00eb: rev. Kosova, nr. 28, Instituti i Historis\u00eb, Prishtin\u00eb, 2006.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> KOMISIONI i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Rugov\u00ebs, Fjala hyr\u00ebse, Drelaj, Rugov\u00eb, m\u00eb 20.11.1970.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> NEZIRI Ujkan, Zymer, M\u00ebrgimi politik n\u00eb epik\u00ebn historike t\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00eb: Studime p\u00ebr folkorin, I, Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, Prishtin\u00eb, 2006, f. 261-273.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #808080;\"> NEZIRI, Zymer, Ve\u00e7ori etnokulturore dhe epikografike t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs, n\u00eb: \u00c7\u00ebshtje t\u00eb folklorit shqiptar, 9, Akademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, Instituti i Kultur\u00ebs Popullore, Tiran\u00eb, 2006, f. 139-200.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kumtes\u00eb n\u00eb panelin e diskutimit: Demarkacioni Kosov\u00eb \u2013 Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca Organizues: Qendra p\u00ebr Promovimin e Zhvillimit (QPZH), Fridrih Erbert Stiftung (FES), kolegji evropian Juridica Salla&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5414,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-5413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5413"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5413"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5418,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5413\/revisions\/5418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}