{"id":5481,"date":"2015-12-09T16:41:34","date_gmt":"2015-12-09T15:41:34","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=5481"},"modified":"2015-12-09T16:41:43","modified_gmt":"2015-12-09T15:41:43","slug":"pse-nuk-mundem-ta-kem-idol-ibrahim-rugoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=5481","title":{"rendered":"Pse nuk mund\u00ebm ta kem idol Ibrahim Rugov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<div class=\"entry-content-text\">\n<p dir=\"ltr\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Smakaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-5482\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Smakaj.jpg\" alt=\"Smakaj\" width=\"725\" height=\"408\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Smakaj.jpg 640w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Smakaj-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 725px) 100vw, 725px\" \/><\/a>P\u00ebr ta kuptuar politik\u00ebn paq\u00ebsore q\u00eb ia kan\u00eb zgjedhur liderit Rugova, duhet q\u00eb pik\u00eb s\u00ebpari ta kuptojm\u00eb se \u00e7ka donte n\u00eb fakt Millosevi\u00e7i.<br \/>\nA ishte i interesuar Millosevi\u00e7i t\u00eb kishte luft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\nP\u00ebrgjigj\u00ebja \u00ebsht\u00eb JO. Jo aspak. P\u00ebrkundrazi, Millosevi\u00e7i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha planet p\u00ebr t\u00eb mos pasur luft\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. E pse?<br \/>\nSepse kishte plane edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, eksploatimin, shfryt\u00ebzimin dhe marrjen e \u00e7do elementi t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, ai i urrente shqiptar\u00ebt, por jo p\u00ebr ti vrar\u00eb, i urrente p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb mos duken njer\u00ebz.<br \/>\nN\u00eb takimin e tij me Tuxhmanin, i kishte th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n-Shqiptar\u00ebt marrin vesh vet\u00ebm kur t\u00eb ua thyejsh turinjt\u00eb-<br \/>\nLindin pyetjet: A ishte Ibrahim Rugova shqiptar sipas Millosevi\u00e7it? A ia ka thye turinjt\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Millosevi\u00e7i Rugov\u00ebs?<br \/>\nNuk e di, ndoshta edhe ia ka thyer turinjt\u00eb. Ndonj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb nuk kam d\u00ebgjuar.<br \/>\nNd\u00ebrsa kemi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr intelektualin e madh Ukshin Hotin t\u00eb cilin e kan\u00eb mbajtur n\u00ebn tortura.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">T\u00eb kthehemi pak tek koha kur Kosova ishte ende me disa t\u00eb drejta t\u00eb caktuara brenda Jugosllavis\u00eb, pra para vitit 1989.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, prej Dr. Rugov\u00ebs, e te Rrahman Morina e deri te Isa Mustafa, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb besua n\u00eb forc\u00ebn e shtetit Jugosllav, ata asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb vet\u00eb nuk kan\u00eb pasur besim q\u00eb shqiptar\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebhen as Republik\u00eb brenda Jugoslavis\u00eb, e l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsin\u00eb as \u00ebnd\u00ebrr nuk kan\u00eb guxua me pa.<br \/>\nNj\u00eb fakt q\u00eb e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb pohim \u00ebsht\u00eb edhe v\u00ebrejtja q\u00eb Dr. Rugova ia kishte dh\u00ebn\u00eb Rexhep Qosjes p\u00ebr shkak se ky i fundit kishte ngritur z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e Jugosllavis\u00eb. (Kjo v\u00ebrejtje ka qen\u00eb e publikuar n\u00eb gazet\u00ebn RILINDJA t\u00eb koh\u00ebs).<br \/>\nKur Millosevi\u00e7i mori frenat e Jugosllavis\u00eb n\u00eb dor\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai n\u00eb plan kishte Serbin\u00eb e madhe, ndarjen e Bosnj\u00ebs mes Serbis\u00eb dhe Kroacis\u00eb si pjes\u00eb e cila duhej t\u00eb b\u00ebhej me luft\u00eb sepse Bosnja ishte Republik\u00eb e Jugosllavis\u00eb dhe ndryshe nuk b\u00ebhej.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr Vojvodin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn q\u00eb ishin Krahina as q\u00eb e mendonte luft\u00ebn. Do mjaftonte ndryshimi, p\u00ebrkat\u00ebsisht he\u00e7ja e Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1974 dhe Kosova s\u00ebbashku me Vojvodin\u00ebn b\u00ebheshin pjes\u00eb e Serbis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Vojvodin\u00eb, struktura e popullsis\u00eb ishte n\u00eb favor t\u00eb Serb\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb as nuk priste Millosevi\u00e7i ndonj\u00eb reaksion t\u00eb madh nga hungarez\u00ebt.<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb e dinte mir\u00eb q\u00eb do kishte kund\u00ebrshtime, por UDB-ja i kishte premtuar Millosevi\u00e7it q\u00eb do e evitonin luft\u00ebn.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Arsyeja e evetimit t\u00eb luf\u00ebs ishte e thjesht\u00eb:<br \/>\n-eksploatim dhe shfryt\u00ebzim maksimal t\u00eb resurseve natyrore dhe njer\u00ebzore shqiptare-<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Para se t\u00eb flasim p\u00ebr eksploatimin n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, p\u00ebrmes aparatit t\u00eb dhun\u00ebs, t\u00eb shohim aspektin politik t\u00eb he\u00e7jes s\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe kanalizimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb l\u00ebvizje paq\u00ebsore.<br \/>\nMillosevi\u00e7i e kishte dosjen e s\u00ebcilit intelektual shqiptar t\u00eb koh\u00ebs, ua dinte mir\u00eb si\u00e7 i thon\u00eb fjal\u00ebs edhe \u2018zorrt\u00eb n\u00eb stomak\u2019.<br \/>\nI duhej s\u00ebpari nj\u00ebri prej tyre q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet tradhtari n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb q\u00eb pranon ndryshimin e Kushtetut\u00ebs dhe rreshtohet krahas politik\u00ebs s\u00eb Millosevi\u00e7it. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme pak sesi e fut\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb marrjes s\u00eb k\u00ebtij roli Rrahman Morin\u00ebn. Sa i p\u00ebrket burrnis\u00eb, Rrahman Morina ka qen\u00eb shum\u00eb ma burr\u00eb n\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs sesa Isa Mustafa e t\u00eb tjer\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon fakti q\u00eb kur Rrahman Morina e kuptoi loj\u00ebn \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb Millosevi\u00e7it, kur e kuptoi q\u00eb ishte ve\u00e7 nj\u00eb instrument n\u00eb dor\u00ebn e Millosevi\u00e7it, at\u00ebher\u00eb Rrahman Morina u rebelua dhe e vran\u00eb n\u00eb Parlament. Ai vdi\u00e7 si tradhtar p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe nuk do mirret askush me t\u00eb, por megjithat\u00eb ai u rebelua n\u00eb fund dhe nuk vazhdoi t\u00eb ishte masha e Millosevi\u00e7it. Kaq ishte me Rrahman Morin\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Millosevi\u00e7i kishte v\u00ebndosur q\u00eb ata q\u00eb nuk pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e kushtetut\u00ebs s\u00eb re, do largohen nga puna, nga shkollat, nga \u00e7do institucion. Pra me nj\u00eb fjal\u00eb nuk je m\u00eb qytetar\u00eb, por thjesht\u00eb nj\u00eb q\u00ebnie pa t\u00eb drejta apo nj\u00eb veg\u00ebl pune q\u00eb flet\u00eb dhe q\u00eb duhesh t\u00eb sillesh sipas urdh\u00ebrave t\u00eb serb\u00ebve, jo sipas rregullave. Rregullat dhe ligjet ishin vet\u00ebm p\u00ebr serb\u00ebt.<br \/>\nMir\u00ebpo Millosevi\u00e7i e dinte q\u00eb shqiptar\u00ebt mund t\u00eb rebelohen. P\u00ebr t\u00eb pasur n\u00ebn kontroll k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i duhej nj\u00eb l\u00ebvizje paq\u00ebsore, e ngjashme me l\u00ebvizjen paq\u00ebsore t\u00eb Gandit n\u00eb Indi, t\u00eb cil\u00ebn l\u00ebvizje e kishte planifikuar sh\u00ebrbimi i inteligjenc\u00ebs britanike, ku p\u00ebrmes nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb anglez\u00ebt eksploatuan me dekada nj\u00eb popull q\u00eb kishte gati nj\u00eb miliard\u00eb banor\u00eb. Me rr\u00ebmojza dh\u00ebmb\u00ebsh do e kishin fituar luft\u00ebn kund\u00ebr anglez\u00ebve. P\u00ebr fund Gandi vritet nga nj\u00eb idealist i liris\u00eb, pra nj\u00eb qytetar indian.<br \/>\nMillosevi\u00e7i p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje paq\u00ebsore, kishte angazhuar \u2018intelektual\u00ebt\u2019 m\u00eb lojal\u00eb q\u00eb Lidhjen e Komunist\u00ebve ta sh\u00ebndrroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr q\u00eb shqiptar\u00ebt do i shkonin pas. Dhe pa u \u00e7uditur fare k\u00ebshtu ndodhi. Lidhja e Komunist\u00ebve sh\u00ebndrrohet brenda nat\u00ebs n\u00eb LDK. T\u00eb gjith\u00eb e dijm\u00eb q\u00eb n\u00eb fillet e para t\u00eb LDK-s\u00eb, personi q\u00eb ka vrapuar p\u00ebr t\u00eb biseduar me intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb se kush t\u00eb b\u00ebhet kryetar i LDK-s\u00eb, ka qen\u00eb pjes\u00ebtar i UDB-s\u00eb.<br \/>\nPra UDB-sh\u00ebt i fusnin n\u00ebn kontroll t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb shtresen intelektuale p\u00ebrmes nj\u00eb partie q\u00eb do t\u00eb quhet komb\u00ebtare. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr LDK n\u00eb programin e saj kishte disa paragrafe q\u00eb shkruante q\u00eb nuk e cenon territorin e Jugoslavis\u00eb e rrjedhimisht t\u00eb Serbis\u00eb.<br \/>\nPersoni q\u00eb pranoi t\u00eb b\u00ebhej kryetar i LDK-s\u00eb ishte Ibrahim Rugova. Dihet mir\u00ebfilli q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr doktor tjer\u00eb shkencash e kan\u00eb refuzuar k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<br \/>\nMe krijimin e LDK-s\u00eb trasohet rruga paq\u00ebsore e Millosevi\u00e7it p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<br \/>\nVe\u00e7 t\u00eb sqarohemi se politik\u00eb paq\u00ebsore n\u00ebnkupton kur dy pal\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe p\u00ebraf\u00ebrsisht me forca t\u00eb barabarta, mund t\u00eb dakordohen q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr ndonj\u00eb mosmarr\u00ebveshje. Psh. Korea e Veriut dhe Korea e Jugut zbatojn\u00eb politik\u00eb paq\u00ebsore mes vete, mir\u00ebpo s\u00ebcili n\u00eb shtetin e vet \u00ebsht\u00eb Zot vet\u00eb.<br \/>\nPolitika paq\u00ebsore e nj\u00ebanshme, kur nj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb i pushtuar, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb politik\u00eb paq\u00ebsore, por n\u00ebnshtruese. Edhe q\u00ebllimi i Millosevi\u00e7it ishte ky, nj\u00eb politik\u00eb ku shqiptar\u00ebt n\u00ebnshtrohen deri n\u00eb gjunj\u00ebzim para tij.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Pas kanalizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebn paq\u00ebsore, fillon eksploatimi. Planet e inteligjenc\u00ebs serbe i ngjajn\u00eb plan\u00ebve t\u00eb sektorit t\u00eb ekonomis\u00eb t\u00eb SS-ve t\u00eb Hitlerit.<br \/>\nShqiptar\u00ebt s\u00eb pari t\u00eb shfryt\u00ebzohen ekonomikisht deri n\u00eb metelik\u00ebt e fundit, pastaj t\u00eb rrahen, t\u00eb torturohen, t\u00eb \u00e7\u2019njer\u00ebzohen e n\u00eb fund o t\u00eb vdesin, o t\u00eb ikin vet\u00eb ku t\u00eb dojn\u00eb. K\u00ebshtu policia serbe fillon shfryt\u00ebzimin direkt t\u00eb shqiptar\u00ebve duke u shqiptuar d\u00ebnime pa fund n\u00eb trafik. Duke ua mbledhur faturat si obligim ndaj administrat\u00ebs me dhun\u00eb. Duke i maltretuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme. Duke u k\u00ebrkuar arm\u00eb q\u00eb nuk i kishin dhe duke i detyruar ata q\u00eb ti blejn\u00eb ato arm\u00eb dhe ti dor\u00ebzojn\u00eb.<br \/>\nListat e shqiptar\u00ebve t\u00eb maltretuar jan\u00eb pafund. Nuk ka shqiptar q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb stacion t\u00eb policis\u00eb q\u00eb pasi e kan\u00eb rrahur mir\u00eb, nuk ia kan\u00eb k\u00ebrkuar 500 marka gjermane n\u00ebse don t\u00eb iu shp\u00ebtoj\u00eb rrahjeve tjera. T\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb paguar. Ku ka ma fyerje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor sesa kjo metod\u00eb, t\u00eb rrah\u00eb derisa shkon n\u00eb Spital dhe pastaj edhe t\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb paguash p\u00ebr lodhjen e polic\u00ebve q\u00eb t\u00eb kan\u00eb rrahur.<br \/>\nNga kjo metod\u00eb, qindra miliona marka jan\u00eb inkasuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e administrat\u00ebs policore t\u00eb Millosevi\u00e7it.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shqiptar\u00ebt ishin obliguar nga LDK-ja (nj\u00eb parti e organizuar nga UDB-ja), q\u00eb t\u00eb paguanin 3% p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e administrat\u00ebs paralele t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm e kishte me rujt\u00eb frym\u00ebmarrjen. Nuk kishte asnj\u00eb plan real p\u00ebr t\u00eb dalur nga kthetrat e Millosevi\u00e7it. N\u00eb fakt si do mund t\u00eb dilte nga nj\u00eb rrug\u00eb e trasuar nga vet ai!?<br \/>\nPra shqiptar\u00ebt e shkret\u00eb, t\u00eb mbajtur vazhdimisht n\u00ebn frik\u00eb, paguanin p\u00ebr shtetin serb obligimet, n\u00ebse i vononin ato, i paguanin me dajak.<br \/>\nNd\u00ebrsa, n\u00ebse dikush nuk e paguante tre p\u00ebrqindshin, e quanin shqiptar\u00ebt tradhtar.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Eksploatimi i Millosevi\u00e7it nuk ndalon vet\u00ebm me mbledhje t\u00eb markave nga rrahjet e shqiptar\u00ebve. Ai organizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer sh\u00ebndrrimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb makin\u00eb konsumuese t\u00eb produkteve serbe. S\u00ebpari me largimin e shqiptar\u00ebve nga puna, hapi rrug\u00ebt q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbijetes\u00ebn. Serb\u00ebt e dinin mir\u00eb q\u00eb ata do i d\u00ebrgojn\u00eb parat\u00eb e tyre familjar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, para q\u00eb derdheshin m\u00eb pastaj komplet n\u00eb ekonomin\u00eb e Serbis\u00eb. \u00c7do vit mbi 800 milion marka gjermane, shqiptar\u00ebt i d\u00ebrgonin n\u00eb ekonomin\u00eb serbe, duke ia siguruar Millosevi\u00e7it likuiditetin n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj.<br \/>\nInflacioni i dinarit n\u00eb Serbi ishte p\u00ebrtej limiteve. Me nj\u00eb inflacion t\u00eb till\u00eb nuk do kishte politikan q\u00eb do mund t\u00eb mbante pushtetin, mir\u00ebpo Millosevi\u00e7i e amortizonte k\u00ebt\u00eb inflacion fal\u00eb eksploatimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nQindra miliona nga shfryt\u00ebzimi i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb fizik i shqiptar\u00ebve, disa miliarda nga shfryt\u00ebzimi i nd\u00ebrmarrjeve publike (Trep\u00e7a, Ferronikeli, KEK-u e kompani tjera), fondin pensional e gjith\u00e7ka q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar me vite nga shoq\u00ebria kosovare.<br \/>\nQ\u00ebllimi i fundit i Millosevi\u00e7it ishte vrasja e shqiptar\u00ebve. \u00c7ka do mblidhte Millosevi\u00e7i nga nj\u00eb shqiptar i vrar\u00eb? Asgj\u00eb.<br \/>\nSikur Millosevi\u00e7i t\u00eb donte v\u00ebrtet\u00eb luft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb do kishte organizuar vrasjen e disa serb\u00ebve dhe lufta kishte filluar. D\u00ebshmi e k\u00ebsaj jan\u00eb vrasja e t\u00eb rinj\u00ebve serb\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Pej\u00eb nga beretat e Kuqe n\u00eb fund vitin e 98-t\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr m\u00eb pas nj\u00eb aksion t\u00eb masakrave kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Qyshk e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb plot frik\u00eb dhe dhun\u00eb, andaj intelektual\u00ebt n\u00eb Prishtin\u00eb duke qen\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm kan\u00eb menduar q\u00eb nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr, andaj kan\u00eb pranuar zgjidhjen e imponuar dhe me ose pa vet\u00ebdije i kan\u00eb kontribuar planeve t\u00eb Millosevi\u00e7it. Natyrisht q\u00eb brenda LDK-s\u00eb ka pasur edhe njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm komb\u00ebtarisht, por ata kurr\u00eb nuk e kan\u00eb ditur sakt\u00eb \u00e7ka si dhe qysh mendon LDK-ja me ardhur deri tek LIRIA. \u00c7do p\u00ebrpjekje e tyre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka ndryshe, \u00ebsht\u00eb neutralizuar nga Kryesia e ngusht\u00eb e LDK-s\u00eb, sepse ata nuk kan\u00eb guxuar me shkel\u00eb vij\u00ebn e kuqe t\u00eb padronit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Alternativa tjera natyrisht ka pasur, nuk jan\u00eb eksploruar sa duhet.<br \/>\nSa i p\u00ebrket meritave t\u00eb Rugov\u00ebs p\u00ebr sensibilizimin e opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nuk jan\u00eb ve\u00e7 merit\u00eb e tij. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb jetuar jasht\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mos q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs t\u00eb dali n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Po t\u00eb mos ishte Dioguardi e shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Rugov\u00ebn nuk do e priste askush p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nShumica e takimeve me lider t\u00eb ndrysh\u00ebm bot\u00ebror, \u00ebsht\u00eb organizuar nga burra shqiptar atdhetar\u00eb e q\u00eb Rugova nuk ka mundur me i refuzua. Megjithat\u00eb asnj\u00eb takim Rugova nuk e ka pasur me ndok\u00ebnd, pa dijenin\u00eb e UDB-s\u00eb, sepse UDB-n\u00eb i ka pas\u00eb brenda kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb.<br \/>\nKur doli U\u00c7K-ja, Rugova nuk besonte q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb do kishin b\u00ebr\u00eb mendjen top p\u00ebr t\u00eb iu kund\u00ebrvu Serbis\u00eb me luft\u00eb. Ai nuk hezitoi ta quante U\u00c7K-n\u00eb dor\u00eb e zgjatur e Serbis\u00eb, sepse duke qen\u00eb vet i kontrolluar nga Serbia, kishte arsye t\u00eb besonte q\u00eb \u00e7dokush tjet\u00ebr do e kishte t\u00eb nj\u00ebjtin fat.<br \/>\nDor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr, UDB-ja ka mundur t\u00eb ket\u00eb t\u00eb infiltruar ndok\u00ebnd brenda U\u00c7K-s\u00eb e q\u00eb Rugova ta ket\u00eb njohur, por infiltrimi nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me kontrollin.<br \/>\nEdhe kur vriteshin djemat e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb fushat e betejave, prap\u00eb Rugova nuk besonte dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk shprehi gadishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb mbeshteste k\u00ebt\u00eb forc\u00eb t\u00eb armatosur si nj\u00eb alternativ\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur LIRIN\u00cb.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Nga aspekti i jet\u00ebs s\u00eb tij private, m\u00eb dhimbset shum\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e them me plot sinqeritet. Kjo p\u00ebr faktin q\u00eb ka jetuar n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb konfuzionit personal brenda nj\u00eb strukture t\u00eb kontrollit me frik\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnime. Nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb jet\u00ebsore ai mundi ta p\u00ebrballoj\u00eb vet\u00ebm duke pir\u00eb raki.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Nd\u00ebrsa nga aspekti i politik\u00ebs n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira, ka qen\u00eb nj\u00eb njeri pa aksion p\u00ebr popullin e vet. E t\u00eb b\u00ebsh politik\u00eb q\u00eb ia plot\u00ebson planet pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb armikut, dhe ta vazhdosh at\u00eb politik\u00eb pafund, \u00ebsht\u00eb e dhimbshme deri n\u00eb palc\u00eb.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Tash pas ca dekadash Kryeministrin e kemi nga pasardh\u00ebsi i partis\u00eb s\u00eb Rugov\u00ebs. Kur zyrtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb dhan\u00eb disa deklarata q\u00ebllim mira p\u00ebr Prishtin\u00ebn, ai gati sa nuk i shpalli luft\u00eb Tiran\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrsa kur gjenerali serb i akuzuar p\u00ebr krime n\u00eb Kosov\u00eb, kishte hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pa e pyetur fare Prishtin\u00ebn, Kryeminstri tha q\u00eb nuk ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Natyrisht q\u00eb padron\u00ebt nuk mund ti kontrollosh.<br \/>\nN\u00ebse dikush n\u00eb Kosov\u00eb mendon q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb t\u00eb dashur qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb vjen jasht\u00ebzakonisht keq p\u00ebr ju, dhe se kot e keni t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, kur ju mungon aft\u00ebsia e gjykimit.<\/p>\n<p dir=\"ltr\">Pasi e kam v\u00ebshtruar k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore ngadal\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb cop\u00ebzat e ngjarjeve nj\u00ebr\u00ebn pas tjetr\u00ebs, nuk m\u00eb doli asnj\u00eb arsye p\u00ebr ta pasur idol Ibrahim Rugov\u00ebn. P\u00ebrndryshe nuk kam asgj\u00eb personale dhe nuk ndjej\u00eb aspak urrejtje ndaj tij. Vet\u00ebm se si qytetar i Kosov\u00ebs kam drejt\u00eb t\u00eb kem v\u00ebshtrime kritike ndaj s\u00ebcilit q\u00eb mirret me planifikimin e jet\u00ebs shoq\u00ebrore n\u00eb vendin tim. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ma jep Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p dir=\"ltr\"><span class=\"authorPlace\">Autor: Driton Smakaj<\/span><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr ta kuptuar politik\u00ebn paq\u00ebsore q\u00eb ia kan\u00eb zgjedhur liderit Rugova, duhet q\u00eb pik\u00eb s\u00ebpari ta kuptojm\u00eb se \u00e7ka donte n\u00eb fakt Millosevi\u00e7i. A ishte i interesuar Millosevi\u00e7i t\u00eb kishte&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5482,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-5481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5481"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5481"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5484,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5481\/revisions\/5484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}