{"id":5495,"date":"2015-12-10T12:55:04","date_gmt":"2015-12-10T11:55:04","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=5495"},"modified":"2015-12-10T12:59:51","modified_gmt":"2015-12-10T11:59:51","slug":"kdnj-raport-i-shkurter-mbi-gjendjen-aktuale-te-te-drejtave-te-njeriut-ne-presheve-bujanoc-dhe-medvegje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=5495","title":{"rendered":"KDNJ: Raport i shkurt\u00ebr mbi gjendjen aktuale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Lugina.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5496\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-5496\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Lugina.jpg\" alt=\"Lugina\" width=\"714\" height=\"369\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Lugina.jpg 600w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Lugina-300x155.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 714px) 100vw, 714px\" \/><\/a>Raport i shkurt\u00ebr mbi gjendjen aktuale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; me rastin e 10 Dhjetorit \u2013 Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut<\/p>\n<p>*<br \/>\nMegjith\u00ebse Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb hapjes p\u00ebr bisedime t\u00eb disa kapitujve n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb saj n\u00eb BE; gjendja e tanishme n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut (individuale dhe kolektive) po p\u00ebrkeq\u00ebsohet vazhdimisht. Edhe gjat\u00eb vitit 2015, Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe institucionet e saj p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk kan\u00eb treguar vullnet dhe gatishm\u00ebri as p\u00ebr respektimin e e standardeve q\u00eb i garanton legjislacioni i brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Serbia vazhdon t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i p\u00ebrkufizoj\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb drejta individuale duke i mohuar t\u00eb drejtat e tyre komb\u00ebtare-kolektive. Modeli i tani\u00ebhsm kushtetues i Serbis\u00eb me legjislacionin p\u00ebrcjell\u00ebs mbetet k\u00ebsisoj penges\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe zhvillimin e komuniteteve minoritare shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ato komb\u00ebtare n\u00eb ve\u00e7anti.<br \/>\nNdon\u00ebse ratifikuese e Konventave t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e pakicave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Serbia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike i mohon shtetasve t\u00eb saj me komb\u00ebsi shqiptare realizimin e t\u00eb drejtave q\u00eb burojn\u00eb nga k\u00ebto t\u00eb standarde.<br \/>\nNuk mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb realizuar qoft\u00eb edhe nj\u00eb projekt i vet\u00ebm jetik gjat\u00eb vitit 2015 i cili do t\u00eb kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Duke e vazhduar refuzimin p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebmarrje proporcionale etnike n\u00eb institucionet publike; n\u00eb p\u00ebrdorim zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs dhe shkrimit shqip; n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb lir\u00eb dhe zyrtar t\u00eb simbolit komb\u00ebtar; n\u00eb barazi ekonomike dhe investime t\u00eb barabarta; n\u00eb bashk\u00ebpunim pa pengesa me shtetin am\u00eb; n\u00eb tekste shkollore kualitative; n\u00eb siguri juridike dhe n\u00eb nd\u00ebrprerjen e presioneve dhe shantazheve t\u00eb policis\u00eb politike p\u00ebrmes bisedave informative; e shum\u00eb t\u00eb drejtave tjera; Serbia, n\u00eb vazhdim\u00ebsi po forcon shtypjen ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb komun\u00ebn e Medvegj\u00ebs, nuk pati mbase p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtij viti asnj\u00eb interesim p\u00ebr kthimin e popullat\u00ebs s\u00eb zhvendosur dhe t\u00eb d\u00ebbuar gjat\u00eb fundviteve \u201990 dhe fillimvitet \u20182000, duke d\u00ebshmuar k\u00ebshtu munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb dhe vullnetit politik p\u00ebr ballafaqim me t\u00eb kaluar\u00ebn diskriminuese me karakteristika t\u00eb spastrimeve etnike.<\/p>\n<p>Shteti vazhdoi k\u00ebt\u00eb vit t\u2019i trajtoj zyrtarisht shqiptar\u00ebt me logjik\u00ebn e rezultateve jolegjitime t\u00eb regjistrimit t\u00eb vitit 2011, sipas t\u00eb cilit, n\u00eb Serbi jetojn\u00eb aktualisht rreth 5 mij\u00eb shqiptar\u00eb. Kjo praktik\u00eb u zbatua gjat\u00eb k\u00ebtij viti edhe ndaj K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar, si institucion i krijuar p\u00ebr respektimin dhe avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve; ku numri i kuvendar\u00ebve u zvog\u00eblua prej 29 n\u00eb vet\u00ebm 15 an\u00ebtar\u00eb; por edhe ndaj buxhetit t\u00eb KKSH-s\u00eb. Aplikimi i k\u00ebtyre statistikave jo t\u00eb plota konsiderohet diskriminues edhe nga vet\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, e cila e ka sugjeruar Serbin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb \u201ct\u00eb aplikoj\u00eb me fleksibilitet t\u00eb dh\u00ebnat e regjistrimit n\u00eb mjediset ku ai \u00ebsht\u00eb bojkotuar\u201d.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti; rajoni i Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs vazhdoi t\u00eb mbetet i militarizuar jasht\u00eb \u00e7do norme t\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me nj\u00ebsi t\u00eb forcave speciale t\u00eb policis\u00eb dhe me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb serbe; sidomos pjesa e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, Karadakut t\u00eb Preshev\u00ebs dhe e brezit kufitar n\u00eb Medvegj\u00eb; duke e mbajtur rajonin n\u00eb nje geto t\u00eb pashpallur, q\u00eb e pamund\u00ebson qarkullimin e lir\u00eb dhe zhvillimin ekonomik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb frenon \u00e7do mund\u00ebsi e realizimit t\u00eb synimeve q\u00eb dalin nga Plani dhe Programi i qeveris\u00eb s\u00eb vitit 2001; Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nuk ka shfaqur asnj\u00eb gatishm\u00ebri p\u00ebr ta rifilluar dialogun rreth \u201cPlanit Shtat\u00ebpik\u00ebsh\u201d, si baz\u00eb e dakorduar p\u00ebr dialog me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik shqiptar\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs .<\/p>\n<p>N\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr institucione publike paraqet shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb standardeve t\u00eb Bashkimit Evropian, por edhe t\u00eb vet\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Mosnjohja e diplomave nga Kosova dhe problemet rreth nostrifikimeve t\u00eb atyre nga Shqip\u00ebria dhe Maqedonia; mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria dhe Kosova diskriminon r\u00ebnd\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb. P\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, donacioni i librave nga Kosova po mbahet i bllokuar n\u00eb terminalin doganor n\u00eb Preshev\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb pranuara politike. Ndon\u00ebse hap pozitiv, zhvillimi i m\u00ebtejm\u00eb infrastrukturor i deg\u00ebs s\u00eb fakultetit t\u00eb Subotic\u00ebs n\u00eb Bujanoc, nuk zgjidh \u00e7\u00ebshtjet e problemit t\u00eb arsimit p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi zyrtar i simboleve komb\u00ebtare shqiptare mbetet ende peng i ligjeve diskriminuese serbe, si dhe p\u00ebrdorimi i shkrimit shqip po has ende n\u00eb pengesa t\u00eb shumta praktike, ve\u00e7mas n\u00eb ofiqarin\u00eb e Vranj\u00ebs dhe n\u00eb organet e tjera shtet\u00ebrore n\u00ebn kompetenca t\u00eb nivelit republikan.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin ekonomik, Qeveria n\u00eb Beograd nuk ka treguar ndonj\u00eb ndjeshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar ndonj\u00eb strategji e holl\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019i rishikuar privatizimet e deritanishme t\u00eb dyshimta t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; por edhe nuk jan\u00eb alokuar fonde serioze p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zhvillimin e sektorit privat, q\u00eb l\u00ebngon nga mungesa e nd\u00ebrtimit t\u00eb kushteve t\u00eb barabarta dhe t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr zhvillim t\u00eb sektorit privat, n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat zbatojn\u00eb politika selektive favorizuese p\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb caktuara, lojale ndaj politikave qeveritare.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, organet shtet\u00ebrore nuk kan\u00eb themeluar institucione t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb sekondare n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; e si pasoj\u00eb; qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre komunave t\u00eb cil\u00ebt vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, q\u00eb nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb primare, detyrohen q\u00eb t\u00eb kurohen n\u00ebp\u00ebr institucione sh\u00ebndet\u00ebsore publike dhe private t\u00eb Serbis\u00eb qendrore, t\u00eb cilat administrohen nga personeli pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Gjyq\u00ebsori dhe prokuroria mbeten edhe m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtje diskutabile, si n\u00eb aspektin e paanshm\u00ebris\u00eb politike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb qasjes s\u00eb barabart\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe grupet shoq\u00ebrore . Eliminimi i gjykat\u00ebs themelore n\u00eb Preshev\u00eb dhe mungesa e Prokuroris\u00eb themelore p\u00ebr Bujanoc dhe Preshev\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb reflektuar n\u00eb pjes\u00ebmarrjen joproporcionale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto institucione, por ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb komunikim t\u00eb qytetarit me organet e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>N\u00eb organet e policis\u00eb dhe institucionet e tjera publike, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00ebn ndikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Beograd, numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb pun\u00ebsuar mbetet edhe m\u00eb tej simbolik, meq\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb projekt q\u00eb gjendja t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, si n\u00eb aspekt t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb komuniteteve joserbe, e aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zgjerimin e kompetencave p\u00ebr policin\u00eb lokale. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb vazhduar gjithashtu praktikat dhe presionet e thirrjeve n\u00eb biseda informative nga ana e organeve policore, mbase edhe selektive, ku p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat dyshime ftohen vet\u00ebm se shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ashtu si m\u00eb par\u00eb, as gjat\u00eb k\u00ebtij viti nuk \u00ebsht\u00eb proceduar para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, asnj\u00eb rast i vrasjes ose i zhdukjes s\u00eb civil\u00ebve, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Millosheviqit dhe gjat\u00eb konflikteve t\u00eb armatosura n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb dhe pas tij; duke d\u00ebshmuar k\u00ebsisoj jo vet\u00ebm munges\u00ebn e vullnetit politik t\u00eb Serbi\u00eb p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj t\u00eb err\u00ebt; por edhe munges\u00ebn e shtetit ligjor dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; e cila shp\u00ebrfaqet edhe n\u00eb tolerimin e shkeljeve t\u00eb shumta ligjore, nga ana e institucioneve lokale n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; q\u00eb karakterizohen me metoda klientaliste dhe nepotiste t\u00eb rekrutimit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin e administrat\u00ebs, arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, kultur\u00ebs etj; si dhe me munges\u00eb transparence n\u00eb administrimin e fondeve publike, sidomos t\u00eb prokurorimeve publike .<\/p>\n<p>Preshev\u00eb-Bujanoc, 10 Dhjetor 2015<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi p\u00ebr Informim i K\u00ebshillit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raport i shkurt\u00ebr mbi gjendjen aktuale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb; me rastin e 10 Dhjetorit \u2013 Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut *&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5496,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-5495","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5495"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5495"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5495\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5501,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5495\/revisions\/5501"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}