{"id":552,"date":"2015-07-20T22:49:08","date_gmt":"2015-07-20T21:49:08","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=552"},"modified":"2015-07-20T22:55:44","modified_gmt":"2015-07-20T21:55:44","slug":"veprimtaria-e-komunitetit-mysliman-shqiptar-ne-vitet-20-te-shek-xx-ne-plan-kombetar-e-shoqeror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=552","title":{"rendered":"Veprimtaria e Komunitetit Mysliman Shqiptar n\u00eb vitet \u201820 t\u00eb shek. XX, n\u00eb plan komb\u00ebtar e shoq\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11778087_1458754877780432_88380582_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-553\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11778087_1458754877780432_88380582_n.jpg\" alt=\"hoxhallaret-shqiperi\" width=\"800\" height=\"501\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11778087_1458754877780432_88380582_n.jpg 800w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11778087_1458754877780432_88380582_n-300x188.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11778087_1458754877780432_88380582_n-80x50.jpg 80w\" sizes=\"(max-width: 800px) 100vw, 800px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong><em>nga: Siri Hoxha<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb shoq\u00ebri e cila nuk mb\u00ebshtetet mbi iden\u00eb e religjiozitetit, s\u2019e ka baz\u00ebn e unitetin shpirt\u00ebror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirt\u00ebror, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb organizuar, p\u00ebr nacionalizm\u00eb\u201d <\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr merit\u00eb t\u00eb Komunitetit Mysliman Shqiptar i cili, krahas m\u00ebvet\u00ebsimit, kuptoi drejt rolin dhe pozicionin e vet n\u00eb nj\u00eb shtet multifetar, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb fizionomi t\u00eb vet\u00ebn, ngritur mbi definicionin \u201cDashuria p\u00ebr atdheun rrjedh nga besimi\u201d. Po ashtu, p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb asaj kohe, i cili n\u00eb kushte kur i duhej t\u00eb vet\u00ebkonstruktohej, diti t\u2019i hapte rrug\u00eb konstruktimit t\u00eb komuniteteve fetare, t\u00eb afta p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe nd\u00ebrshtimit me to t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb drejta e ligjore, n\u00eb pozitat e nj\u00eb shteti laik, i cili \u00ebsht\u00eb koshient p\u00ebr vendin dhe rolin e religjionit n\u00eb ngjizjen e nj\u00eb kombi vital dhe p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjitha fet\u00eb jan\u00eb nj\u00eblloj t\u00eb respektueshme.<\/em><\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb shoq\u00ebri e cila nuk mb\u00ebshtetet mbi iden\u00eb e religjiozitetit, s\u2019e ka baz\u00ebn e unitetin shpirt\u00ebror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirt\u00ebror, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb organizuar, p\u00ebr nacionalizm\u00eb\u201d. K\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Dr. Paul Natorp p\u00ebrdor Branko Merxhani, pen\u00eb e shquar publicistike e viteve \u201930, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb prej shkrimeve t\u00eb tij t\u00eb shumta. P\u00ebr fat, konciziteti i shprehjes s\u00eb ides\u00eb s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr qart\u00ebsia nuk l\u00ebn\u00eb shteg p\u00ebr komente. Se sa bukur q\u00ebllojn\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb truallin ton\u00eb, se sa mir\u00eb gjejn\u00eb shtrat ato n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e ndryshimit p\u00ebr nga progresi (kuptohet, aty ku ekziston) edhe kjo s\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr komente. I citova sepse mendova se i shkonin p\u00ebr shtat tem\u00ebs n\u00eb diskutim dhe ngjan sikur p\u00ebrmbledhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike gjith\u00eb kuptimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb Komunitetit Mysliman n\u00eb vitet \u201920 t\u00eb shekullit XX. Dhe vitet \u201920 ve\u00e7ohen p\u00ebr nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb dyanshme. P\u00ebr merit\u00eb t\u00eb Komunitetit Mysliman Shqiptar i cili, krahas m\u00ebvet\u00ebsimit, kuptoi drejt rolin dhe pozicionin e vet n\u00eb nj\u00eb shtet multifetar, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb fizionomi t\u00eb vet\u00ebn, ngritur mbi definicionin \u201cDashuria p\u00ebr atdheun rrjedh nga besimi\u201d. Po ashtu, p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar t\u00eb asaj kohe, i cili n\u00eb kushte kur i duhej t\u00eb vet\u00ebkonstruktohej, diti t\u2019i hapte rrug\u00eb konstruktimit t\u00eb komuniteteve fetare, t\u00eb afta p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe nd\u00ebrshtimit me to t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb drejta e ligjore, n\u00eb pozitat e nj\u00eb shteti laik, i cili \u00ebsht\u00eb koshient p\u00ebr vendin dhe rolin e religjionit n\u00eb ngjizjen e nj\u00eb kombi vital dhe p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjitha fet\u00eb jan\u00eb nj\u00eblloj t\u00eb respektueshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse parimisht themi se, p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb caktuar duhet gjykuar, nisur nga kushtet dhe rrethanat e koh\u00ebs, p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, gjykuar edhe me parametrat e sot\u00ebm, veprimtaria e Komunitetit Mysliman n\u00eb vitet \u201920 na shp\u00ebrfaqet gati e shk\u00eblqyer. Ai arriti t\u00eb vetorganizohet mjaft mir\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re, pothuaj t\u00eb panjohur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb plan komb\u00ebtar rrezaton nj\u00eb patriotiz\u00ebm t\u00eb flakt\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb ndaj problemeve sociale q\u00eb kalonte vendi. Prov\u00eb e gjall\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb kongreset e atyre viteve, kulminacione t\u00eb nj\u00eb linje pa ekuivoke. N\u00eb mes tyre, Kongresi i vitit 1923, ka, pa diskutim, nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb pa\u00e7muar. Nuk ishte aspak e leht\u00eb t\u00eb realizoje pavar\u00ebsin\u00eb, t\u00eb formoje nj\u00eb komunitet, ta vije mbi baza ligjore, t\u2019i jepje vler\u00eb kontemporane p\u00ebr koh\u00ebn. Madje p\u00ebr Kongresin e vitit 1923 do t\u00eb flisnin si p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb sanksionuese t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb nisur q\u00eb me pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit shqiptar. Por p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se shteti shqiptar udh\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e merr pik\u00ebrisht n\u00eb vitet \u201920 edhe veprimtaria e Komunitetit n\u00eb k\u00ebto vite b\u00ebhet v\u00ebrtet intensive. Duke u p\u00ebrqendruar k\u00ebtu, nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes fakti se q\u00eb n\u00eb agim t\u00eb k\u00ebsaj dekade (pra m\u00eb 1920), struktura organizative e Komunitetit n\u00eb form\u00ebn e Gjyqit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Sheriatit, i k\u00ebrkon gjyqit Sheri t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb pas hyrjes s\u00eb k\u00ebtij qyteti n\u00eb kontrollin e Qeveris\u00eb Komb\u00ebtare edhe kjo struktur\u00eb duhet t\u00eb lidhet me qendr\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, duke treguar k\u00ebshtu nj\u00eb forc\u00eb veprimi impresionuese. Nj\u00eb drejtim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe organizimi i vakfit, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb logjike, kur mendon se pa t\u00eb ardhura financiare shum\u00eb projekte ngjajn\u00eb gati-romantike. N\u00eb vitin 1921, krijohet nj\u00eb Komision i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Vakfit q\u00eb do t\u00eb kujdeset p\u00ebr mir\u00eb organizimin e tij, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb Mehdi Frash\u00ebri, Fejzi Alizoti, Kadri Hoxha, Rauf Fico, Sheh Ahmed Pazari e Ismail Efendi Ndroqi. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, m\u00eb 1922, administrativisht organizimi i Komunitetit paraqitet pothuaj i plot\u00eb duke u shtrir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Tiran\u00ebs e Shkodr\u00ebs edhe n\u00eb Berat, Kor\u00e7\u00eb, Kavaj\u00eb, Durr\u00ebs, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr e Elbasan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shtrohet plani i nj\u00eb organizimi t\u00eb ri duke hartuar mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb edhe nj\u00eb statut (n\u00eb dhjetor 1922), i cili, edhe pse i thjesht\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, nuk harron t\u00eb theksoj\u00eb:<\/p>\n<p>Neni 11 \u2013 \u201cK\u00ebshilli Q\u00ebndruer p\u00ebr hatib\u00ebt e vaizat ka me trajtue n\u00eb gjuh\u00ebn zyrtare Hytbe, predikime si mbas shekullit t\u00eb sotsh\u00ebm e simbas nejavet komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Neni 12 \u2013 \u201cP\u00ebr ve\u00e7 masavet qi do t\u00eb mirren p\u00ebr mir\u00ebsimin e Medresevet t\u00eb para (Medrese \u2013 Talije) qi gjinden, do t\u00eb themelohet dhe nj\u00eb universitet (Medrese Alije), ku do t\u00eb m\u00ebsohen gjuhra t\u00eb ndryshme tue dhan\u00eb rand\u00ebsi letratyr\u00ebs e Historis\u00eb Komb\u00ebtare \u2026\u201d.<\/p>\n<p>Neni 15 \u2013 \u201cN\u00eb dy vjet nji her\u00eb n\u00eb Kryeqytet do t\u00eb bahet nj\u00eb mbledhje e p\u00ebrgjithshme prej xhematevet Mysliman t\u00eb qarqevet, ku do t\u00eb bisedohet themelimi e forcimi vllaznuer e njisit komtar \u2026\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto hapa nd\u00ebrmerreshin n\u00eb akord me projektet e shtetit mbi organizimin e komuniteteve fetare dhe kishin inkurajimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Komuniteti Mysliman jo vet\u00ebm nuk ndien nevoj\u00ebn qoft\u00eb edhe shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb lidhjeje me Stambollin si qend\u00ebr e deriat\u00ebhershme e Khalifatit, por p\u00ebrkundrazi k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb planet e tij organizative n\u00eb shtrirje gjeografike e administrative t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe shqiptar\u00ebt e Stambollit, duke propozuar ngritjen e nj\u00eb zyre sheri atje, t\u00eb varur nga Tirana dhe zgjedhjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb Hafiz Ismet Dibr\u00ebs. Kjo ndodh n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1922. Edhe pse n\u00eb fillim ky projekt u pranua e m\u00eb pas u anulua, si duket p\u00ebr arsye politike shtet\u00ebrore, gjithsesi pavar\u00ebsia e ilustruar nga rasti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se evidente. Duke kap\u00ebrcyer momentin e Kongresit p\u00ebr t\u00eb mos krijuar p\u00ebrs\u00ebritje, me q\u00eb \u00ebsht\u00eb ezauruar nga profesor\u00ebt, duhet n\u00ebnvizuar se jo gjithmon\u00eb problemet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shtetin u zgjidh\u00ebn pa debat. Nj\u00eb i till\u00eb i gjat\u00eb pasoi diskutimet n\u00eb Parlament n\u00eb lidhje me ligjin p\u00ebr komunitetet fetare. N\u00eb korrespondenc\u00eb me Kryeministrin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1923, Haxhi Vehbi Dibra, shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cStatuti Musliman caktimin e lidhjes s\u2019autoritetit shpirtnuer jasht Shqip\u00ebris\u00eb, e shef kundra idealit komb\u00ebtar \u2026\u201d. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkosh shprehje m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb vizionit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe faktit se n\u00eb \u00e7\u2019suaz\u00eb patriotizmi inkurajohej ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komuniteti k\u00ebrkonte me forc\u00eb nga shteti kthimin e vakfeve myslimane dhe m\u00eb s\u00eb paku subvencionimin e veprimtaris\u00eb nga ana e shteti. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vendosur ata shpreheshin: \u201cNa musliman\u00ebt me qen\u00eb se, nuk jem t\u00eb lidhun asgj\u00ebkund dhe shpresa e jetimit varet n\u00eb shtetin ton\u00eb dhe me qen\u00eb se s\u2019kena pas\u00eb ndonji organizim fare dhe po ndodhna n\u00eb fillim t\u2019organizimit duam t\u00eb na caktohet nj\u00eb subvencion i mjaftuesh\u00ebm si ka qen\u00eb p\u00ebrpara gjer sa t\u2019organizohemi \u2026\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e cila, kuptuesh\u00ebm, krijoi shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha, ishte edhe ajo e organizimit t\u00eb zyrave sheri n\u00eb kushtet e riorganizimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe daljes s\u00eb Kodit t\u00eb ri Civil. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb pretendosh se \u00e7do gj\u00eb do t\u00eb shkonte normalisht kur, gjer s\u00eb voni, zyrat sheri kishin pasur ekskluzivitetin pothuaj mbi t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet civile. N\u00eb shum\u00eb raste, vet\u00eb Kryesia e Komunitetit u vu n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr sqarimin e baz\u00ebs n\u00eb kompetencat q\u00eb mbeteshin n\u00eb kushtet e reja. M\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka kjo ishte \u00e7\u00ebshtje e kuptimit t\u00eb rolit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet laik dhe s\u2019mund t\u00eb g\u00ebzonte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb. Riorganizimi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kish filluar q\u00eb n\u00eb vitin 1920 dhe t\u00eb drejtat e gjyqeve sheri kishin ardhur vazhdimisht duke u kufizuar. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1925, Kongresi Mysliman merr vendim q\u00eb: \u201c\u2026Nd\u00ebr ato vise, d.m.th. N\/prefekturat ku titulli i Myftillikut hiqet e mbetet me titull naipa (z\u00ebvend\u00ebs) pa zyra, detyra e tyre asht: vet\u00ebm kunor\u00ebzim dhe rregjistim shkunor\u00ebzimi\u201d. Megjithat\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb se problemi i kompetencave t\u00eb zyrave sheri pothuaj gjat\u00eb gjith\u00eb viteve \u201920 mbeti i pasqaruar deri n\u00eb fund. Andralla t\u00eb m\u00ebdha krijonin edhe ngjarjet shoq\u00ebrore q\u00eb n\u00eb thelb i takonin tradit\u00ebs, por q\u00eb n\u00eb rrjedh\u00ebn e koh\u00ebs ishin veshur me petk fetar ose pretendohej se kishin nj\u00eb thelb t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb nderin e qarqeve drejtuese t\u00eb Komunitetit reagimi pozitiv n\u00eb lidhje me k\u00ebto probleme, n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn civile q\u00eb k\u00ebrkohej t\u2019i jepej shtetit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb merret leht\u00eb me mend gjendja e klerit t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb kushte e asaj kohe n\u00eb drejtim t\u00eb arsimit. N\u00eb baz\u00eb, panorama ishte shqet\u00ebsuese. Rip\u00ebrt\u00ebritja e klerit nuk ishte gjithashtu nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb. N\u00eb popullsin\u00eb fshatare, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte popullsin\u00eb d\u00ebrrmuese, vepronte nj\u00eb kler i cili mjaftohej me disa klas\u00eb shkoll\u00eb dhe, n\u00eb kushtet e njohura t\u00eb arsimit shqip, me pak njohuri t\u00eb turqishtes, e quante t\u00eb p\u00ebrfunduar formimin e vet p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur detyr\u00ebs mes nj\u00eb popullsie thell\u00ebsisht analfabete. Po ashtu, kjo gjendje ushqehej edhe nga fakti se gjuha zyrtare, gjer s\u00eb voni, kishte qen\u00eb turqishtja dhe indiferenca e autoriteteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kishte qen\u00eb e plot\u00eb. Prandaj arsimi fetar, p\u00ebrgatitja e kuadrove t\u00eb reja fetare me kultur\u00eb bashk\u00ebkohore dhe p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme n\u00eb aktet zyrtare dhe n\u00eb predikime, ishte nj\u00eb nd\u00ebr fushat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Komunitetit. Dokumentacioni ekzistues e ezauron mjaft mir\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe p\u00ebrplasje, sepse vet\u00eb sistemi arsimor shtet\u00ebror vuan gjetjen e vetvetes. Komuniteti k\u00ebrkon zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb m\u00ebsim-besimit, kur shteti k\u00ebrkon t\u00eb konstruktoj\u00eb nj\u00eb arsim t\u00eb detyruesh\u00ebm, laik dhe t\u00eb centralizuar nga programi. Mund t\u00eb thuhet se ky problem qe edhe m\u00eb delikati n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e komunitetit me shtetin, moment i cili duket se u zgjidh me rrug\u00eb kompromisi. Shteti e justifikoi arsyetuesh\u00ebm nevoj\u00ebn p\u00ebr mbylljen e shkollave private, duke pranuar zhvillimin e m\u00ebsim-besimit n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb gjeti ideja e unifikimit t\u00eb medreseve dhe hapjes s\u00eb nj\u00eb t\u00eb tille t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u hartuan programe t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshinin, ve\u00e7 l\u00ebnd\u00ebve specifike teologjike, edhe nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj per\u00ebndimore (n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb fr\u00ebngjisht), matematik\u00eb, histori, gjeografi, shkenc\u00eb, moral, vizatim, gjimnastik\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb gjith\u00eb veprimtarit\u00eb civile dhe pjes\u00ebrisht fetare t\u00eb Komunitetit Mysliman, mund t\u00eb thuhet se kjo qe nj\u00eb arritje e sh\u00ebnuar. Q\u00eb n\u00eb vitin 1920 gjejm\u00eb porosi t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Haxhi Vehbiut p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb padiskutuesh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb aktet zyrtare. Nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shqipes n\u00eb predikimet, nuk qe aspak e leht\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb konfondohej me ceremonialin fetar, i cili konsiderohej i papreksh\u00ebm. Vet\u00eb gjendja e klerit e detyronte Haxhi Vehbiun q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte detyrimisht nga titullar\u00ebt dhe sekretar\u00ebt e tyre njohjen e gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr mbajtjen e detyr\u00ebs s\u00eb tyre. Nj\u00eb moment m\u00eb vete do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte viti 1929, n\u00eb t\u00eb cilin marrin form\u00eb dhe sanksionohen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjitha proceset, por n\u00eb t\u00eb cilin nuk do t\u00eb ndalemi, sepse do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb kumtes\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb zgjatesh me dhjet\u00ebra probleme t\u00eb tjera t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por besoj se k\u00ebto q\u00eb u parashtruan, vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkluduar:<\/p>\n<ul>\n<li>Komuniteti Mysliman e zhvilloi veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb vitet \u201920 n\u00eb kushtet e ngritjes s\u00eb vet\u00eb shtetit shqiptar dhe eci krah tij n\u00eb rrug\u00ebn e vet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb drejt emancipimit dhe progresit.<\/li>\n<li>Veprimtaria e tij n\u00eb k\u00ebto vite e m\u00eb pas ka qen\u00eb thell\u00ebsisht komb\u00ebtare dhe e p\u00ebrputhshme ndaj sfondit shoq\u00ebror ekzistues, duke na p\u00ebrvijuar nj\u00eb komunitet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb shqiptar.<\/li>\n<li>Kulmet e k\u00ebsaj veprimtarie kan\u00eb qen\u00eb kongreset e mbajtura n\u00eb k\u00ebto vite. Prov\u00eb juridike-statutet, hartuar me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr veprimtari t\u00eb gjall\u00eb e krijuese atdhetare.<\/li>\n<li>V\u00ebnia e veprimtaris\u00eb s\u00eb Komunitetit Mysliman n\u00eb baza ligjore, ngritja e nj\u00eb arsimi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm fetar me programe t\u00eb koh\u00ebs, dh\u00ebnia e nj\u00eb fryme komb\u00ebtare ceremonive fetare n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb predikime, mir\u00ebkuptimi n\u00eb organizimin e drejt\u00ebsis\u00eb mbi baza civile, nd\u00ebrtimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me shtetin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kuptimi modern t\u00eb nj\u00eb shteti laik dhe mbi t\u00eb gjitha, pavar\u00ebsia (institucionale e Komunitetit Mysliman), si nj\u00eb vep\u00ebr origjinale, jan\u00eb gur\u00eb t\u00eb nj\u00eb kurore plot\u00ebsisht t\u00eb merituar.<\/li>\n<li>N\u00eb kushtet kur arritjet e parashtruara (edhe pse n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb dikujt mund t\u2019i ngjajn\u00eb modeste), i p\u00ebrkasin komunitetit fetar m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit, ato dalin nga ky kuad\u00ebr dhe pa droje quhen arritje t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/li>\n<li>Dhe si\u00e7 thot\u00eb G\u00ebte: \u201cAtdheut nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, por secili b\u00ebn at\u00eb q\u00eb di e \u00e7\u2019i ka dh\u00ebn\u00eb natyra\u201d.\/<em>zaninalte.al<\/em><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2015\/03\/veprimtaria-e-komunitetit-mysliman-shqiptar-ne-vitet-20-te-shek-xx-ne-plan-kombetar-e-shoqeror\/#_ftn1\" name=\"_ftnref1\"><\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><a href=\"http:\/\/zaninalte.al\/2015\/03\/veprimtaria-e-komunitetit-mysliman-shqiptar-ne-vitet-20-te-shek-xx-ne-plan-kombetar-e-shoqeror\/#_ftnref1\" name=\"_ftn1\"><\/a>Artikull i botuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita Islame\u201d, nr. 4 (135), shkurt-mars 1998, f. 2 dhe 4 dhe ribotuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cZani i Nalt\u00eb\u201d, nr. 9 (tetor, n\u00ebntor, dhjetor 2014).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga: Siri Hoxha Abstrakt \u201cNj\u00eb shoq\u00ebri e cila nuk mb\u00ebshtetet mbi iden\u00eb e religjiozitetit, s\u2019e ka baz\u00ebn e unitetin shpirt\u00ebror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirt\u00ebror, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":553,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=552"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":556,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/552\/revisions\/556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}