{"id":5971,"date":"2015-12-29T13:41:08","date_gmt":"2015-12-29T12:41:08","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=5971"},"modified":"2015-12-29T13:41:08","modified_gmt":"2015-12-29T12:41:08","slug":"kosova-mes-absolutizmit-dhe-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=5971","title":{"rendered":"Kosova, mes absolutizmit dhe demokracis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa.jpg\" rel=\"attachment wp-att-2981\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2981\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Arber-zaimi-noa.jpg\" alt=\"Arber-zaimi-111\" width=\"640\" height=\"425\" \/><\/a>Shkruan: Arb\u00ebr Zaimi<\/p>\n<p>\u201cImuniteti i deputetit n\u00eb Kosov\u00eb vlen vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019ia garantuar atij t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb thot\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb n\u00eb Kuvend, pra vet\u00ebm pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs i garanton, e asgj\u00eb tjet\u00ebr\u201d, thoshte nj\u00eb mendjendritur n\u00eb nj\u00eb nga emisionet lapidare q\u00eb mbushin hap\u00ebsir\u00ebn e pambarimt\u00eb televizive. E ky lloj argumenti u propagandua me insistim p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe, sepse medoemos duhej justifikuar p\u00ebrndjekja, rr\u00ebmbimi, arrestimi e paraburgimi i deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrtej procedurave, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb ata g\u00ebzonin imunitet, p\u00ebr shkak t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebtij argumenti q\u00ebndron bindja se Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb sall\u00eb teatri ekskluziv e luksoz. Si n\u00eb\u00e7do sall\u00eb teatri, t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs e kan\u00eb vet\u00ebm aktor\u00ebt. Spektator\u00ebt munden ve\u00e7 t\u00eb duartrokasin apo t\u00eb fishk\u00ebllejn\u00eb. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i publikut teatror kjo bindje nuk \u00ebsht\u00eb krejt e padobishme, meqen\u00ebse teatrot e Kosov\u00ebs prej koh\u00ebsh jan\u00eb rr\u00ebgjuar, e komuniteti i teatrit vuan pasojat e partiak\u00ebzimit dhe klientelizimit intensiv t\u00eb kultur\u00ebs prej oligark\u00ebve brutal\u00eb e injorant\u00eb q\u00eb qeverisin.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse deputeti n\u00eb imunitetin e vet paska po aq t\u00eb drejta sa aktori, dometh\u00ebn\u00eb paska thjesht t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb thot\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale fjal\u00ebn e vet n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb caktuar, i bie q\u00eb vet\u00eb ajo fjal\u00eb t\u00eb jet\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa e aktorit. Rezultati i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e till\u00eb\u00ebsht\u00eb spektakli pra habia, admirimi, qeshja apo qarja \u2013 p\u00ebr aq sa zgjat shfaqja. Ndoshta n\u00eb periudh\u00ebn e rrjeteve sociale e portaleve, me miniklipet q\u00eb g\u00eblojn\u00eb t\u00eb pakontrolluara shfaqja zgjat edhe m\u00eb shum\u00eb, th\u00ebrrmohet, humbet t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj ama b\u00ebhet qelizore e shkon kudo, por kjo nuk e ndihmon shfaqjen t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efektive n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke qen\u00eb se e nj\u00ebjta teknologji q\u00eb ia mund\u00ebson shp\u00ebrndarjen, ia imponon edhe zhvleft\u00ebsimin mes qindra mij\u00ebra shfaqjeve e shprehjeve t\u00eb tjera q\u00eb shp\u00ebrndahen po at\u00eb minut\u00eb e q\u00eb prodhojn\u00eb at\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe an-estetike q\u00eb\u00ebsht\u00eb \u201cbota e informacionit\u201d.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 shfaqje, n\u00ebse jan\u00eb ve\u00e7 fjal\u00eb, jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb harrohen aty p\u00ebr aty. T\u00eb mjer\u00ebt deputet\u00eb, sa shum\u00eb lodhen t\u00eb shkruajn\u00eb fjalime t\u00eb mira, t\u00eb mbushura me heroiz\u00ebm euroatlantik, me bravado orientaliste, me korrektes\u00eb multikulturore e me ndjeshm\u00ebri sociale t\u00eb pa\u00e7muar. Por m\u00eb kot, t\u00eb gjitha k\u00ebto pretendime p\u00ebr fjalime historike vdesin e harrohen n\u00eb form\u00ebn e \u201clajkave\u201d t\u00eb facebook-ut.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb triumfin e kriz\u00ebs ekonomike, t\u00eb b\u00ebsh llogari nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq keq. A ia vlen t\u00eb shpenzoj\u00eb Kosova p\u00ebr zgjedhje, p\u00ebr vota, p\u00ebr fushata elektorale p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb fund thjesht nj\u00eb teat\u00ebr kaq jocil\u00ebsor, joefikas e joefi\u00e7ient (madje dhe n\u00eb terma t\u00eb spektaklit teatror) sa parlamenti i Kosov\u00ebs? Sigurisht q\u00eb jo.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arrit\u00ebm t\u2019ia gjejm\u00eb nj\u00eb\u201cvler\u00eb\u201d sadokudo kulturore estrad\u00ebs parlamentare e cila z\u00ebvend\u00ebson shpeshher\u00eb teatrin, pyetja q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shtrohej nga t\u00eb interesuarit p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb\u00ebsht\u00eb: N\u00ebse parlamenti z\u00ebvend\u00ebsoka teatrin, att\u00ebher\u00eb\u00e7ka apo kush e z\u00ebvend\u00ebson parlamentin?<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb sporti m\u00eb masiv tek ne, meq\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr sporte t\u00eb tjera nuk ka, e interneti t\u00eb mund\u00ebson \u201czbulimin\u201d dokumenteve q\u00eb nj\u00eb mendje kreative me doz\u00ebn e duhur t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb mund t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb edhe t\u00eb lezetshme p\u00ebr t\u00eb kaluar koh\u00ebn, edhe pse ky lezet tretet kur i sheh librarit\u00eb mbushur me v\u00ebllimet e trasha t\u00eb historian\u00ebve t\u00eb till\u00eb. Megjithat\u00eb, duke e njohur pasionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sport, po rrekem t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb lexuesit nj\u00eb shembull nga historia, n\u00eb lidhje me fjalosjen n\u00eb parlament dhe \u00e7\u00ebshtjen e diskutuar m\u00eb sip\u00ebr, pra se a \u00ebsht\u00eb fjala e vetmja e drejt\u00eb q\u00eb imuniteti i garanton deputetit.<\/p>\n<p>Roma e lasht\u00eb, ku u mbrujt\u00ebn themelet e jurisprudenc\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdoret sot n\u00eb variante t\u00eb ndryshme n\u00eb gjith\u00eb Per\u00ebndimin, p\u00ebr af\u00ebr pes\u00ebqind vjet ka qen\u00eb republik\u00eb, organi m\u00eb i lart\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb senati. Por, me shpalljen e Qesarit diktator i pavdeksh\u00ebm, me shtypjen e opozit\u00ebs (Pompeit dhe m\u00eb von\u00eb Mark Antonit), dhe sidomos me dh\u00ebnien e fuqive t\u00eb jasht\u00ebzakonshme birit t\u00eb adoptuar t\u00eb Qesarit, Oktavianit, republika ra dhe nisi periudha e perandoris\u00eb dhe e dinastive. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb interesante p\u00ebr tem\u00ebn ton\u00eb, tranzicioni i Rom\u00ebs prej republik\u00ebs n\u00eb perandori nuk ndodhi me nj\u00eb thyerje t\u00eb menj\u00ebhershme institucionale dhe me shpallje t\u00eb monarkis\u00eb. Jo, Oktaviani August nuk i preku institucionet, ai i la ato t\u00eb funksiononin si m\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl \u2013 efekti i tyre vendimmarr\u00ebs u zvog\u00eblua shum\u00eb, u b\u00eb ceremonial, thuajse zero. Senati, dikur organi m\u00eb i lart\u00eb i republik\u00ebs vazhdoi t\u2019i mbante mbledhjet rregullisht, dhe senator\u00ebt vazhdonin t\u2019i g\u00ebzonin t\u00eb drejtat formale e t\u00eb ardhurat e tyre. Por fjala e tyre politikisht u b\u00eb e barabart\u00eb me zero, e vetmja vler\u00eb e asaj fjale qe ajo e spektaklit. Dhe, p\u00ebr romanolog\u00ebt, ka qen\u00eb mjaft interesante t\u00eb studiohej aty e tutje st\u00ebrvitja e aft\u00ebsive oratorike t\u00eb senator\u00ebve p\u00ebr t\u2019i thurur lavde pushtetit t\u00eb perandorit e t\u00eb gjeneral\u00ebve t\u00eb tij, meq\u00eb s\u2019b\u00ebnin dot gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb, duke patur parasysh shkall\u00ebn dhe t\u00eb gjitha dallimet e tjera, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb pushtetsh\u00ebm e kan\u00eb zhveshur Kuvendin prej aft\u00ebsive vendimmarr\u00ebse, dhe ia kan\u00eb veshur k\u00ebto kapacitete vetes. P\u00ebrve\u00e7 Kuvendit t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt kan\u00eb kapur gjykatat dhe pushtetin gjyq\u00ebsor, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kontrollojn\u00eb ekonomin\u00eb e median e Kosov\u00ebs. Me an\u00eb t\u00eb policis\u00eb shtypin, p\u00ebrndjekin, p\u00ebrgjojn\u00eb, rr\u00ebmbejn\u00eb e rrahin opozit\u00ebn, madje dhe deputet\u00ebt e opozit\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb imunitet. E nuk e vrasin mendjen as q\u00eb ta shkruajn\u00eb nj\u00eb flet\u00eb-arrest, apo nj\u00eb vendim formal q\u00eb do t\u2019i justifikonte sa p\u00ebr sy e faqe k\u00ebto akte. Jo, arbitrariteti i k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb pushtetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb absolut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz me n\u00eb ball\u00eb Isa Mustaf\u00ebn, Hashim Tha\u00e7in e Kadri Veselin qeverisin Kosov\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb despotike, nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb \u201corator\u00ebt\u201d e st\u00ebrvitur p\u00ebr t\u2019u thurur lavde detyra e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb ajo e vjetra, pra t\u00eb trumbetojn\u00eb se \u201ckatrani zbardh\u00ebllon\u201d. Duke th\u00ebn\u00eb se deputeti n\u00eb parlament g\u00ebzon vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur, k\u00ebta \u201canalist\u00eb\u201d thjesht justifikojn\u00eb zhveshjen e Kuvendit prej aft\u00ebsive vendimmarr\u00ebse, dhe veshjen e pushtetit me k\u00ebto aft\u00ebsi. N\u00eb fakt, ata justifikojn\u00eb nj\u00eb grusht-shteti institucional.<\/p>\n<p>Provat p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr grusht-shteti institucional jan\u00eb t\u00eb bollshme, dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term euforik q\u00eb po e p\u00ebrdor p\u00ebr arsye retorike. Psh. kapja e gjyq\u00ebsorit prej pushtetit ekzekutiv d\u00ebshmohet nga rezultatet e gjyq\u00ebsorit, i cili n\u00eb 16 vjet nuk ka mb\u00ebrritur t\u00eb nis\u00eb procedime apo t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb prej pushtetar\u00ebve edhe pse Kosova perceptohet si nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb korruptuara dhe shpeshher\u00eb korrupsioni \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Po ashtu, d\u00ebshmohet edhe n\u00eb vendimet paragjykuese t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese pas zgjedhjeve t\u00eb 2014, ku i mohoi t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb shumice parlamentare q\u00eb t\u00eb formonte qeverin\u00eb. P\u00ebr turp t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, Kushtetuesja deklaroi se kishte humbur \u201cAktet p\u00ebrgatitore\u201d, t\u00eb cilat u gjet\u00ebn befasisht pasi q\u00eb u krijua \u201cqeveria e duhur\u201d. Aq shum\u00eb u kap Kushtetuesja nga pushteti sa q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar \u201cqeverin\u00eb e duhur\u201d u justifikua edhe funksionimi i saj me gjyqtar\u00eb pa mandat, apo gjyqtar\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequr e t\u00eb rikthyer etj. Dmth. edhe pushtetin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese k\u00ebta qeveritar\u00eb ia kan\u00eb veshur vetes. E nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur pastaj q\u00eb po kjo Kushtetuese kur u pyet nga opozita p\u00ebr marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb Bruksel n\u00eb vitin 2013 u deklarua se nuk mund t\u2019i gjykoj\u00eb ato, nd\u00ebrsa kur u pyet nga presidentja n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat, nuk ia kurseu vetes deklarimin. Dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00eb shaka e madhe pavar\u00ebsia e Kushtetueses.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti pushtet ka zhveshur prej \u00e7do fuqie parlamentin. Kur Kuvendi i Kosov\u00ebs votoi n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2015 kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Speciale, pushteti urdh\u00ebroi q\u00eb mbahej edhe nj\u00eb seanc\u00eb tjet\u00ebr ku votimi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej, deri sa t\u00eb dilte rezultati i duhur. Nj\u00eb skandal i till\u00eb e b\u00ebn krahasimin e m\u00ebsip\u00ebrm me Rom\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm. Triumvirati q\u00eb udh\u00ebheq Kosov\u00ebn d\u00ebshiron q\u00eb n\u00eb parlament vet\u00ebm t\u00eb flitet, pse jo t\u00eb flitet edhe pa pushim, por jo t\u00eb merren vendime. Vendimet ka kush i merr. Prandaj deputetit i njihet vet\u00ebm liria e fjal\u00ebs pa vler\u00eb. Sepse fjala me vler\u00eb\u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb rezulton n\u00eb akt, n\u00eb vendim. E fjal\u00ebn me vler\u00eb pushteti i tre burrave, Mustafa-Tha\u00e7i-Veseli e do t\u00eb gjith\u00ebn p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij pushteti q\u00eb kap gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ngritur tash kat\u00ebr muaj opozita e Kosov\u00ebs. Nj\u00eb deputete injorante nga partit\u00eb qeveris\u00ebse, n\u00eb nj\u00eb emision televiziv tha se \u201copozita po d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn monarki\u201d. Sigurisht deputetja ka dashur t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb akuz\u00ebn se opozita po b\u00ebn anarki, por meq\u00eb analfabetizmi shkakton v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb mbajtjen mend t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb huaja, ajo shqiptoi nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dukur e ngjashme. Mir\u00ebpo, monarkin\u00eb e pashpallur n\u00eb Kosov\u00eb po e sjell ky pushtet. Jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb po themelojn\u00eb dinasti, q\u00eb e kan\u00eb zhvleft\u00ebsuar demokracin\u00eb dhe q\u00eb institucionet parlamentare i kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb teat\u00ebr komik. E prej monark\u00ebve e despot\u00ebve gjithmon\u00eb ata q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr republik\u00eb e p\u00ebr demokraci jan\u00eb etiketuar si \u201canarkist\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jo, opozita nuk \u00ebsht\u00eb anarkiste. Opozita e gjendur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij grusht-shteti institucional \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrdorur t\u00eb vetmin mjet q\u00eb i ka mbetur, protest\u00ebn. Me aksionet e saj me gaz n\u00eb Kuvend opozita \u00ebsht\u00eb duke protestuar p\u00ebr faktin se Kuvendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr ku fjala e deputetit nuk ka m\u00eb asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vendimmarr\u00ebse, pasi q\u00eb vendimet po merren vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr kulisa.<\/p>\n<p>Opozita po proteston kund\u00ebr nj\u00eb qeverie e cila ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb vendim kriminal. Edhe Gjykata Kushtetuese, e kapur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nuk mundi t\u00eb mos konstatonte se marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar prej Mustaf\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb 25 gusht bie n\u00eb kontradikt\u00eb me 26 nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Praktikisht Isa Mustafa duke n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosp\u00ebrputhje me 26 nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs ka vepruar si monark jokushtetues, dometh\u00ebn\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb popullit t\u00eb vet edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve \u201cligji jam un\u00eb, kushtetuta jam un\u00eb\u201d. Por opozita nuk mund ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb regres n\u00eb mesjet\u00eb. Opozita e ka \u00e7\u00ebshtjen e saj t\u00eb argumentuar qart\u00eb dhe bindsh\u00ebm, dhe flamur\u00ebt e opozit\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs sot jan\u00eb Demokracia e Republika.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte respektuar demokracia dhe republika asnj\u00eb nga aktet e protest\u00ebs n\u00eb Kuvend nuk do t\u00eb kishte ndodhur. Asnj\u00eb nga deputet\u00ebt nuk do t\u00eb ishte arrestuar. Por prirjet despotike t\u00eb oligark\u00ebve nuk mund t\u00eb respektojn\u00eb frym\u00ebn demokratike e parlamentare t\u00eb republik\u00ebs, si\u00e7 nuk e kan\u00eb respektuar dhe e kan\u00eb uzurpuar at\u00eb p\u00ebr 16 vjet rresht.<\/p>\n<p>Janari i 2016 do t\u00eb jet\u00eb muaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm madje jetik p\u00ebr Kosov\u00ebn. Do t\u00eb jet\u00eb muaji kur do t\u00eb vendoset \u2013 me protesta \u2013 n\u00ebse Kosov\u00ebs do t\u2019i rikthehet demokracia, apo n\u00ebse do t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb n\u00eb qesariz\u00ebm (apo n\u00ebse duam t\u2019i japim nj\u00eb em\u00ebr m\u00eb shqiptar, n\u00eb esadiz\u00ebm \u2013 meq\u00eb aktet e pushtetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ngjajn\u00eb jo pak me prirjet e nj\u00eb tjet\u00ebr pushtetari absolutist, Esad Pash\u00eb Toptanit).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Arb\u00ebr Zaimi \u201cImuniteti i deputetit n\u00eb Kosov\u00eb vlen vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019ia garantuar atij t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb thot\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb n\u00eb Kuvend, pra vet\u00ebm pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs i garanton,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2981,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-5971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5971"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5971"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5972,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5971\/revisions\/5972"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}