{"id":6298,"date":"2016-01-09T15:33:00","date_gmt":"2016-01-09T14:33:00","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=6298"},"modified":"2016-01-10T15:35:37","modified_gmt":"2016-01-10T14:35:37","slug":"protesta-e-opozites-ne-prishtine-thirrje-per-doreheqjen-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=6298","title":{"rendered":"Protesta e opozit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fjalimeve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, disa nga protestuesit kan\u00eb filluar t\u00eb hedhin gur\u00eb dhe koktej molotovi n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong> <\/span><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg\" rel=\"attachment wp-att-6299\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6299\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg\" alt=\"protesta-kosove-43800123324585\" width=\"863\" height=\"486\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585.jpg 863w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/protesta-kosove-43800123324585-768x433.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 863px) 100vw, 863px\" \/><\/a>Protesta e sotme e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, Vet\u00ebvendosjes (VV), Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) dhe Nism\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn (NISMA) e cila kishte tubuar disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra protestues, drejt p\u00ebrfundim t\u00eb saj u shnd\u00ebrrua n\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb dhunshme me gjuajte t\u00eb gur\u00ebve dhe koktejeve t\u00eb molotovit n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs edhe iu vu flaka, raporton Anadolu Agency (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fjalimeve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, Ramush Haradinajt t\u00eb AAK-s\u00eb, Fatmir Limajt t\u00eb NISMA-s\u00eb dhe Visar Ymerit t\u00eb VV-s\u00eb, disa nga protestuesit kan\u00eb filluar t\u00eb hedhin gur\u00eb dhe koktej molotovi n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku ishin vendosur nj\u00ebsitet e Policis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Fillimisht policia u t\u00ebrhoq rreth 20 metra larg rrethimit t\u00eb oborrit dhe p\u00ebr 30 minuta nuk reagoi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, kujdestar\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e rendit nga radh\u00ebt e partive opozitare q\u00eb kishin t\u00eb vendosur shirita t\u00eb kuq rreth duarve, s\u00eb bashku me disa figura politike opozitare, nd\u00ebr ta edhe deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes, Rexhep Selimit vazhdimisht kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb protesta t\u00eb mos prishet me veprime t\u00eb dhunshme, por kjo nuk pati sukses dhe situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua me hedhje edhe m\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb koktejve t\u00eb molotovit, duke iu v\u00ebn\u00eb zjarri nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb momentin kur objekti i Qeveris\u00eb filloi t\u00eb digjet, Policia e Kosov\u00ebs reagoi duke hedhur gaz lotsjell\u00ebs dhe duke vendosur kordon\u00ebt e nj\u00ebsiteve t\u00eb veta para p\u00ebrmendores Sk\u00ebnderbeu.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ishte ky fillimi i aksionit gjat\u00eb t\u00eb cilit policia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike ka shtyr\u00eb protestuesit nga Sheshi \u201cSk\u00ebnderbe\u201d n\u00eb drejtim t\u00eb Sheshit \u201cZahir Pajaziti\u201d, duke p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb edhe autoblindat me topa uji.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjat\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb tyre, protestuesit kan\u00eb gjuajtur me gur\u00eb dhe sende t\u00eb forta n\u00eb drejtim t\u00eb policis\u00eb, ku kan\u00eb l\u00ebnduar disa polic\u00eb dhe me koktej molotovi i kan\u00eb v\u00ebr\u00eb flak\u00ebn edhe dy automjeteve t\u00eb blinduara t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Protesta e sotme filloi sakt\u00ebsisht n\u00eb or\u00ebn 14:00, para Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, ku protestuesit e tubuar, s\u00eb bashku me lider\u00ebt e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar kosovare, Vet\u00ebvendosjes, Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn, marshuan n\u00ebp\u00ebr Sheshin \u201cZahir Pajaziti\u201d dhe \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, deri tek Sheshi \u201cSk\u00ebnderbe\u201d, para objektit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku ishte e vendosur tribuna n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn fol\u00ebn lider\u00ebt e opozit\u00ebs, Ramush Haradinaj i AAK-s\u00eb, Fatmri Limaj i NISMA-s\u00eb dhe Visar Ymeri i VV-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjat\u00eb fjalimeve t\u00eb lider\u00ebve para protestuesve t\u00eb tubuar, situata ishte e qet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">I pari i cili foli ishte kryetari i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, i cila ka akuzuar dyshen e cila e udh\u00ebheq Qeverin\u00eb aktuale, Mustafa \u2013 Tha\u00e7i, sipas tij, p\u00ebr mashtrimin e popullit dhe shkeljen e Kushtetut\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i kalojn\u00eb fshehurazi marr\u00ebveshjet t\u00eb cilat sipas Haradinajt e d\u00ebmtojn\u00eb Kosov\u00ebn, por iu ruajn\u00eb \u201ckarriget\u201d dyshes Mustafa-Tha\u00e7i.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Haradinaj shtoi se \u201cpushteti po e tregon eg\u00ebrsin\u00eb e vet, duke e burgosur opozit\u00ebn. Por mos harroni k\u00ebto jan\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb tyre\u201d, tha ai duke p\u00ebrfunduar se \u201cpopulli m\u00eb nuk i duron Isa Mustaf\u00ebn e Hashim Tha\u00e7in\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pas fjal\u00ebs s\u00eb Haradinajt, protestuesve iu drejtua Fatmir Limaj, lideri Nism\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se kjo qeveri ka r\u00ebn\u00eb dhe se vendi duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira pasi q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sipas tij, sot jan\u00eb bashkuar n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu mohuar t\u00eb drejt\u00ebn shkel\u00ebsve t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb t\u00eb qeverisin me Kosov\u00eb\u201d<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Limaj tha se Gjykata Kushtetuese ka treguar se kush e ka mbrojtur Kushtetut\u00ebn e kush e ka shkelur at\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cSot qytetar\u00ebt po i japim p\u00ebrgjigje qeveris\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm sa her\u00eb q\u00eb rrezikohet vendi jon\u00eb. Jepni llogari p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00ebse nuk jepni llogari, mos qeverisni me vendin ton\u00eb\u201d ka th\u00ebn\u00eb Limaj duke p\u00ebrfunduar se askush nuk ka mundur t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ai i ftoi t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb bashkuar deri n\u00eb shkarkimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb fund foli lideri i Vet\u00ebvendosjes, Visar Ymeri, i cili tha q\u00eb protesta e sotme \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Qeveris\u00eb aktuale e cila, sipas tij, ka rrezikuar ekzistenc\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve me Serbin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201c205 mij\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb e n\u00ebnshkruan peticionin, shum\u00eb koh\u00eb para Gjykat\u00ebs Kushtetueses e kan\u00eb shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm Asociacionin\u201d tha Ymeri duke shtuar se dyshja udh\u00ebheq\u00ebse e qeverisjes aktuale e ka lidhur fatin e tyre me \u2018Zajednic\u00ebn\u2019 dhe se nuk zgjedh\u00eb metoda p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb pushtet, madje duke burgosur deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cTha\u00e7i e Mustafa miqve t\u00eb tyre Da\u00e7iqit e Vu\u00e7iqit mund t\u2019ia japin pasurin\u00eb e tyre, por jo Trep\u00e7\u00ebn, e pasurin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00ebse ju mbetet di\u00e7ka nga pasuria e tyre e vjedhur le t\u2019i japin edhe Gjukanoviqit, por jo tok\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d p\u00ebrfundoi Ymeri, pas fjalimit t\u00eb cilit edhe u p\u00ebrshkall\u00ebzua situata n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas deklaratave t\u00eb partive opozitare, numri i protestuesve ishte m\u00eb i madhi n\u00eb periudh\u00ebn e pas luft\u00ebs, duke kaluar shifr\u00ebn prej 70 mij\u00eb njer\u00ebzve sipas AAK-s\u00eb dhe mbi 100 mij\u00eb, sipas Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kriza politike n\u00eb Kosov\u00eb filloi pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb n\u00eb Bruksel, m\u00eb 25 gusht, p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbeve, si dhe asaj p\u00ebr Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Nga seanca e par\u00eb vjeshtore, opozita bllokoi punimet e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs duke mos lejuar miratimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb i vler\u00ebsoi t\u00eb d\u00ebmshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, punimet e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk funksionuan normalisht, pati pengesa dhe bllokime, madje edhe p\u00ebrdorim t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs gjat\u00eb seancave, nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Si rezultat i k\u00ebtyre veprimeve, nj\u00eb e treta e deputet\u00ebve opozitar e gjeti vet\u00ebn n\u00eb paraburgim apo arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi se marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin ka shkelur Kushtetut\u00ebn n\u00eb disa nga pikat e saj, p\u00ebr \u00e7ka opozita k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nga ana tjet\u00ebr Qeveria ka deklaruar se marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin do t\u00eb rishikohet dhe do t\u00eb harmonizohet me Kushtetut\u00ebn, n\u00eb ato nene q\u00eb Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si jo kushtetuese, kurse p\u00ebr verifikimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Demarkacion me Malin e Zi ka angazhuar nj\u00eb komision t\u00eb pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, me ekspert\u00eb nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\/AA\/ Shekulli Agency<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb fjalimeve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, disa nga protestuesit kan\u00eb filluar t\u00eb hedhin gur\u00eb dhe koktej molotovi n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Protesta&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6299,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-6298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6298"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6298"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6300,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6298\/revisions\/6300"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}