{"id":6617,"date":"2016-01-18T23:20:41","date_gmt":"2016-01-18T22:20:41","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=6617"},"modified":"2016-01-18T23:20:41","modified_gmt":"2016-01-18T22:20:41","slug":"politika-e-dekadave-te-fundit-ne-lindjen-e-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=6617","title":{"rendered":"Politika e dekadave t\u00eb fundit n\u00eb Lindjen e Mesme"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-spot\"><span style=\"color: #808080;\"><strong>Shteti m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb luan rolin dhe funksionin e arbitrit nd\u00ebrmjet dallimeve e diferencimeve n\u00eb shoq\u00ebri.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/lindja-e-mesme-48654776533.gif\" rel=\"attachment wp-att-6618\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6618\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/lindja-e-mesme-48654776533.gif\" alt=\"lindja-e-mesme-48654776533\" width=\"750\" height=\"492\" \/><\/a>Turqia, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet themelore shoq\u00ebrore dhe burokratike q\u00eb ka, fillimisht i duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb studim n\u00eb lidhje me infrastruktur\u00ebn e saj. Dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb progres t\u00eb caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet q\u00eb vet\u00ebdija shoq\u00ebrore t\u00eb transformohet, duhet q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb teknike t\u00eb ngrihen n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe s\u00eb fundmi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pasi nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk ka perspektiv\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, nuk mund t\u00eb zgjidh\u00eb asnj\u00eb problem, nuk mund t\u00eb realizoj\u00eb dot zhvillime t\u00eb reja. <strong>Nj\u00eb nga specifikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb i b\u00ebn dinamike shoq\u00ebrit\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Martin Luther King<\/strong> diskriminimit racor n\u00eb Amerik\u00eb i dha fund me \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb ai kishte q\u00ebndisur n\u00eb zemrat e zezak\u00ebve.<\/p>\n<p>Organizimi, q\u00eb ne i themi <strong>shtet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i krijuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nevojat e individ\u00ebve n\u00eb planin shoq\u00ebror<\/strong>. Kur kjo struktur\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb ideologji specifike, at\u00ebher\u00eb kjo sjell probleme serioze. Pasi edhe shtetet q\u00eb u krijuan pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore mbi ideologjin\u00eb e nacionalizmit, shumica e tyre m\u00eb von\u00eb u detyruan q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga struktura q\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Sepse ideologjia e nacionalizmit n\u00eb fund t\u00eb fundit ishte krijuar duke dal\u00eb kund\u00ebr perandorive dhe mbret\u00ebrive shum\u00ebkomb\u00ebshe. <strong>Nacionalizmi krijoi nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr iden\u00eb e standardizimit si nj\u00eb kund\u00ebrshti dhe alternativ\u00eb e pluralizmit<\/strong>.<\/p>\n<p>Shtet-kombet b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb sheshuar dallimet e natyrshme q\u00eb kishin brenda tyre. N\u00eb fakt shtetet e bot\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ndoshta m\u00eb shum\u00eb politika zhvilluan dhe ndoq\u00ebn n\u00eb fushat e asimilimit dhe integrimit.<\/p>\n<p>Ndryshimet q\u00eb rrodh\u00ebn m\u00eb von\u00eb n\u00eb bot\u00eb soll\u00ebn edhe dallime edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, pra soll\u00ebn diferencime edhe n\u00eb struktur\u00ebn e ideologjive zyrtare t\u00eb shteteve. Madje shum\u00eb shtete refuzuan t\u00eb kishin nj\u00eb ideologji zyrtare origjinale t\u00eb tyren dhe kaluan n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ndrysh\u00ebm politik.<\/p>\n<p><strong>Me r\u00ebnien e bllokut lindor ndryshimi n\u00eb bot\u00eb rr\u00ebshqiti drejt lokalizmit dhe dinamikave lokale<\/strong>. Kulturat, besimet dhe identitetet lokale p\u00ebr njer\u00ebzit nis\u00ebn t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kjo situat\u00eb solli n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs ndoshta nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb kontradiktore dhe t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb koh\u00ebve moderne.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb filluar ti ngjasojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, e cila \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb fshat global me nxitjen e teknik\u00ebs dhe t\u00eb komunikimit ekzistues, por nj\u00ebher\u00ebsh k\u00ebta njer\u00ebz duan t\u00eb dalin n\u00eb pah edhe me ekzistenc\u00ebn e tyre origjinale.<\/p>\n<p><strong>Individ\u00ebt filluan t\u00eb ngjasojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr arsye se p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn teknologji, e cila sot po p\u00ebrhapet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, dhe s\u00ebrish me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ata shikojn\u00eb edhe bot\u00ebn. Kjo gjendje u kthye n\u00eb nj\u00eb vorbull q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon identitetin origjinal dhe ekzistenc\u00ebn e individ\u00ebve.<\/strong> P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij risku, q\u00eb u drejtohet karakterit dhe identitetit t\u00eb tyre, individ\u00ebt ndoshta shum\u00eb her\u00eb edhe duke mos qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb filluan q\u00eb ti kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi identitetit t\u00eb tyre origjinal.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb sotme po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr ti kap\u00ebrcyer me kontrata kolektive themelore, me kushtetuta t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb parimet e t\u00eb drejt\u00ebs universale k\u00ebto dilema nd\u00ebrmjet individ\u00ebve dhe modernizimit, nd\u00ebrmjet individ\u00ebve dhe shtetit. Dhe ja pra <strong>bota moderne k\u00ebto kontradikta i ka kap\u00ebrcyer me frym\u00ebn e ligjeve t\u00eb shkrira (inkorporuara) n\u00eb kushtetuta<\/strong>, t\u00eb cilat jan\u00eb me kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs secila nga nj\u00eb kontrat\u00eb kolektive. Synimet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri dhe transparenc\u00eb, synime q\u00eb i tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb ve teksteve ekzistuese u shnd\u00ebrruan secili n\u00eb nga nj\u00eb parim themelor t\u00eb administrimit publik.<\/p>\n<p>A mund ta quajm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb \u2018nj\u00eb bot\u00eb e re\u2019? Patjet\u00ebr q\u00eb mund ta quajm\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi qasja themelore e \u2018bot\u00ebs s\u00eb re\u2019 \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb me sukses kontradiktat, para se k\u00ebto t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb konflikt.<\/p>\n<p>Nuk duhet harruar q\u00eb historia njer\u00ebzore, nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb histori konfliktesh dhe kontradiktash. Por nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do kontradikt\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb konflikt. Pasi ekzistenca magjike e njer\u00ebzimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb drejtoj\u00eb dhe administroj\u00eb kontradiktat, pa i lejuar k\u00ebto t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb konflikte t\u00eb p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb <strong>shteti m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb luan rolin dhe funksionin e arbitrit nd\u00ebrmjet dallimeve e diferencimeve. Po ashtu, edhe parimet dhe funksionet themelore t\u00eb shtetit duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrballimi me rrug\u00eb demokratike dhe transparente i k\u00ebrkesave dhe nevojave t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb tyre ose t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ti p\u00ebrballoj\u00eb ato.<\/strong><\/p>\n<p>Madje kjo \u00e7\u00ebshtje shpjegohet edhe me konceptin e kontrat\u00ebs kolektive, nj\u00eb tem\u00eb e diskutuar m\u00eb her\u00ebt. Tashm\u00eb kushtetutat e shteteve kan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht cil\u00ebsin\u00eb ligjore t\u00eb nj\u00eb kontrate p\u00ebr arritjen e konsensusit nd\u00ebrmjet shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme p\u00ebr shtetet kan\u00eb filluar t\u00eb marrin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe jo vet\u00ebm kushtetutat, por edhe aktet themeluese. Q\u00ebllimi kryesor i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre memorandumeve t\u00eb mir\u00ebkuptimit, kushtetutave dhe marr\u00ebveshjeve \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia fund zbatimeve dhe praktikave arbitrare. Kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb penguar shtetin t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb ligjit dhe t\u00eb zbatoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb publikut penalizimet p\u00ebr shtetasit q\u00eb nuk e respektojn\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Turqia pothuajse n\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj nuk arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kushtetut\u00eb duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebrkesat dhe preferencat shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Duhet ditur se nj\u00eb vend n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka nj\u00eb kushtetut\u00eb origjinale dhe t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga populli, n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka nj\u00eb akt themelimi, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb problemet shoq\u00ebrore n\u00eb at\u00eb vend mundohen t\u00eb zgjidhen me an\u00eb t\u00eb burokracis\u00eb dhe jo me an\u00eb t\u00eb mekanizmave q\u00eb reflektojn\u00eb vullnetin e popullit. Duhet pranuar q\u00eb edhe n\u00eb Turqi, idet\u00eb dhe aprovimet lidhur me at\u00eb se problemet m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb vendit duhet t\u00eb zgjidhen n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs civile kan\u00eb nisur t\u00eb gjall\u00ebrohen k\u00ebto vitet e fundit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do t\u2019ju kujtohet edhe juve, \u00e7\u00ebshtja kurde, q\u00eb n\u00eb themel \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shoq\u00ebroro-politik, ka qen\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cil\u00ebn aktor\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb guximin as ta shqiptojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ja pra, Turqia e Re, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh \u00ebndrra p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb problemet i zgjidh p\u00ebrmes politik\u00ebs civile, ku diversitetet bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe dhe v\u00ebllaz\u00ebri, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nga k\u00ebto, \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb ka arritur t\u00eb b\u00ebj\u00eb kushtetut\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Prof. Dr. Mazhar Ba\u011fl\u0131, ligj\u00ebrues n\u00eb Deg\u00ebn e Sociologjis\u00eb s\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Njer\u00ebzore dhe Sociale pran\u00eb Universitetit \u201cYildirim Beyazit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shteti m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb luan rolin dhe funksionin e arbitrit nd\u00ebrmjet dallimeve e diferencimeve n\u00eb shoq\u00ebri. Turqia, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet themelore shoq\u00ebrore dhe burokratike q\u00eb ka,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6618,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-6617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6617"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6617"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6617\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6619,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6617\/revisions\/6619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}