{"id":6957,"date":"2016-01-29T11:44:38","date_gmt":"2016-01-29T10:44:38","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=6957"},"modified":"2016-01-29T11:44:39","modified_gmt":"2016-01-29T10:44:39","slug":"analistet-per-aa-kriza-e-thelle-politike-rrezikon-zgjedhjen-e-presidentit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=6957","title":{"rendered":"Analist\u00ebt p\u00ebr AA: Kriza e thell\u00eb politike rrezikon zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #808080;\"><strong>Sipas marr\u00ebveshjes p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs PDK-LDK, Hashim Tha\u00e7i duhet t\u00eb zgjidhet president deri m\u00eb 7 mars, nj\u00eb muaj para se ti skadoj\u00eb mandati Presidentes Jahjaga.<\/strong><\/span><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/6755688-8877.jpg\" rel=\"attachment wp-att-6958\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-6958\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/6755688-8877.jpg\" alt=\"6755688-8877\" width=\"863\" height=\"486\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/6755688-8877.jpg 863w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/6755688-8877-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/6755688-8877-768x433.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 863px) 100vw, 863px\" \/><\/a>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej seancave t\u00eb para plenare t\u00eb sesionit pranveror, Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet ta zgjedh presidentin e vendit pasi presidentes aktuale, Atifete Jahjag\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb prillit i skadon mandati pes\u00eb vje\u00e7ar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs PDK-LDK, parashihet q\u00eb lideri i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs PDK), Hashim Tha\u00e7i t\u00eb zgjidhet president, nd\u00ebrsa Isa Mustafa si kryetar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), i ka takuar posti i kryeministrit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Mir\u00ebpo, tri partit\u00eb opozitare: Vet\u00ebvendosja, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) dhe NISMA p\u00ebr Kosov\u00ebn kan\u00eb paralajm\u00ebruar se me \u00e7do kusht do ta pamund\u00ebsojn\u00eb zgjedhjen e Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr president t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) i cili mbik\u00ebqyr\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit, thekson se presidenti i ri duhet t\u00eb zgjidhet 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, deri m\u00eb 7 mars 2016.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Krasniqi n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr <a href=\"http:\/\/aa.com.tr\/sq\/analiz-haber\/analist%C3%ABt-p%C3%ABr-aa-kriza-e-thell%C3%AB-politike-rrezikon-zgjedhjen-e-presidentit-t%C3%AB-kosov%C3%ABs-\/512182\"><span style=\"color: #808080;\">Anadolu Agency (AA<\/span>)<\/a> vler\u00ebson se zgjedhja e presidentit, n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Kosova, mund t\u00eb sjell\u00eb kund\u00ebrshtime edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sepse pritet q\u00eb opozita ta bllokoj\u00eb at\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cPartit\u00eb opozitare natyrisht nuk do t\u00eb paraqesin kandidatin e tyre p\u00ebr shkak se gjasat q\u00eb t\u2019i arrijn\u00eb t\u00eb zgjidhen jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla apo nuk ekzistojn\u00eb fare dhe n\u00ebse ata do t\u00eb paraqitshin nj\u00eb kund\u00ebr kandidat at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin zgjidhjen e Tha\u00e7it sepse do t\u2019ia siguronin kuorumin e mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e seanc\u00ebs kur do t\u00eb b\u00ebhet zgjedhja e presidentit, pasi q\u00eb n\u00eb sall\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb 80 deputet\u00eb (dy t\u00eb tretat e 120 deputet\u00ebve) t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebr ta filluar procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\u201d, shpjegon Albert Krasniqi nga KDI-ja.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai shton se, n\u00eb rast t\u00eb moszgjidhjes s\u00eb presidentit n\u00eb afat prej 60 dit\u00ebve prej momentit kur fillon procesi i zgjedhjes, at\u00ebher\u00eb Kuvendi shp\u00ebrndahet dhe thirren zgjedhjet e parakohshme, m\u00eb s\u00eb largu p\u00ebr 45 dit\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cNj\u00ebjt\u00eb, n\u00ebse Kuvendi d\u00ebshton n\u00eb zgjedhjen e presidentit n\u00eb tre raunde t\u00eb votimeve, at\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe synimi i opozit\u00ebs, q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsohet zgjedhja e presidentit, t\u00eb shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje\u201d, thot\u00eb Albert Krasniqi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, doktori i shkencave politike Arben Qirezi, duke pasur parasysh kriz\u00ebn e thell\u00eb disamujore t\u00eb karakterizuar me bllokimin e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe antagonizmin e madh n\u00eb mes t\u00eb opozit\u00ebs dhe pozit\u00ebs, jep vler\u00ebsimin se zgjedhja e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs rrezikohet seriozisht, p\u00ebr disa arsye.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cVazhdim\u00ebsia e veprimeve opozitare p\u00ebr ta penguar pun\u00ebn e Kuvendit dhe e dyta q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb zgjidhet nj\u00eb president i cili i ka t\u00eb gjitha ato atributet q\u00eb ia p\u00ebrshkruan Kushtetuta e Kosov\u00ebs, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm prej t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb simbol i unitetit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra, n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb antagonizuar dhe polarizuar politike, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb kishim tani nj\u00eb presidenti i cili do t\u00eb mund ta siguronte nj\u00eb rol t\u00eb till\u00eb, t\u00eb qenit e simbolit t\u00eb unitetit t\u00eb popullit. Prandaj, ka k\u00ebrkesa n\u00eb rritje, jo vet\u00ebm nga ana e opozit\u00ebs, por edhe shoq\u00ebris\u00eb civile se legjitimiteti i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese e cila tha se, n\u00eb aktgjykimin e saj, se Marr\u00ebveshja mbi parimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn\u201d, thot\u00eb Qirezi p\u00ebr AA.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8211; T\u00eb ndryshohet m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb Presidentit<\/p>\n<p>Qirezi konsideron se koalicioni qeveritar pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me mos kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin, nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb shumic\u00ebn parlamentare. Prandaj, sipas tij, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohet p\u00ebr ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mbahen zgjedhjet parlamentare, nd\u00ebrsa presidenti t\u00eb zgjidhet me vota t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb popullit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cSituata ka eskaluar n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, sa q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb proceset politike t\u00eb kthehen n\u00eb binar\u00eb t\u00eb rregullt, n\u00ebse nuk ndodh ndonj\u00eb ndryshim. K\u00ebto ndryshime mund t\u00eb ndodhin qoft\u00eb p\u00ebrmes ri-legjitimimit t\u00eb koalicionit aktual qeveris\u00ebs apo p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb konstalacionit t\u00eb forcave politike n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, duke ua l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb ta thon\u00eb fjal\u00ebn e vet, q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur q\u00ebndrimin e vet mbi gjitha k\u00ebto, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi zgjedhor parlamentare dhe presidencial\u201d, thot\u00eb Qirezi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai shpjegon se nuk ka arsye q\u00eb t\u00eb mos ndryshohet m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb Presidentit sepse pik\u00ebrisht kjo ishte pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet t\u00eb dy partive t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs dhe nj\u00ebher\u00ebsh dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vend, do t\u00eb thot\u00eb, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Amandamenti i cili ka dal nga kjo marr\u00ebveshje e koalicionit e ka marr drit\u00ebn e gjelb\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese e cila ka marr vendim se, zgjedhja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Presidentit nuk i rrezikon komunitetet pakica n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklaratave t\u00eb partive opozitare shihet se edhe ato jan\u00eb t\u00eb mendimit se kjo do t\u00eb ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb e zgjedhjes s\u00eb presidentit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, un\u00eb konsideroj se zgjedhja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e presidentit do t\u00eb siguronte nj\u00eb stabilitet m\u00eb t\u00eb madh institucional dhe do t\u2019ia siguronte Kosov\u00ebs nj\u00eb president i cili v\u00ebrtet do t\u00eb luante rolin e nj\u00eb figure unifikuese n\u00eb sken\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d thekson Qirezi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr dallim nga ai, Krasniqi konsideron se edhe po q\u00eb se Presidenti t\u00eb zgjidhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte p\u00ebrmes votave t\u00eb popullit dhe jo sikurse tash, nga ana e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb gjendej nj\u00eb figur\u00eb e cila do t\u00eb ishte faktor i unitetit i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe nuk do t\u00eb ishte pjes\u00ebtar\u00eb i ndonj\u00eb partie.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">\u201cKandidati i cili i siguron 80 vota nuk mund t\u00eb kontestohet, por \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb procedura ta ket\u00eb konsensusin nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Kemi rastin e presidentes Jahjaga ku, vet m\u00ebnyra e negocimit t\u00eb zgjidhjes e ka v\u00eb n\u00eb pyetje t\u00ebr\u00eb mandatin e saj pes\u00eb vje\u00e7ar. Edhe n\u00ebse nj\u00eb president zgjidhet n\u00eb kushte t\u00eb tilla t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuara, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb kishim pranimin nga ana e qytetar\u00ebve dhe subjekteve politike, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Lidhur me zgjedhjet e parakohshme t\u00eb cila po p\u00ebrfliten shum\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, profesori Qirezi thot\u00eb se, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka shprehur rezerv\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb e cila lidhet me shum\u00eb procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat po kalon Kosova, sikurse jan\u00eb bisedimet me Serbin\u00eb n\u00eb Bruksel, marr\u00ebveshjet e arritura dhe zbatimi i tyre, si dhe Gjykata Speciale p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Megjithat\u00eb, sipas tij, k\u00ebto q\u00ebndrime nuk jan\u00eb statike dhe mund t\u00eb ndryshojn\u00eb var\u00ebsisht nga situata n\u00eb terren.<br \/>\n\u201cE dim\u00eb se opozita ka paralajm\u00ebruar protest\u00ebn mbar\u00ebpopullore dhe duke marr parasysh protest\u00ebn e fundit, mendoj se nj\u00eb num\u00ebr i madh qytetar\u00ebve mund t\u2019i bashkohet opozit\u00ebs dhe kjo mund t\u00eb ndikoj n\u00eb ndryshimin e q\u00ebndrimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, p\u00ebrfundon Qirezi.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>\/AA\/ Shekulli Agency<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas marr\u00ebveshjes p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs PDK-LDK, Hashim Tha\u00e7i duhet t\u00eb zgjidhet president deri m\u00eb 7 mars, nj\u00eb muaj para se ti skadoj\u00eb mandati Presidentes Jahjaga. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej seancave t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6958,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[24],"tags":[],"class_list":["post-6957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballkani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6957"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6957"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6957\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6959,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6957\/revisions\/6959"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}