{"id":7191,"date":"2016-02-05T11:38:58","date_gmt":"2016-02-05T10:38:58","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=7191"},"modified":"2016-02-05T11:38:58","modified_gmt":"2016-02-05T10:38:58","slug":"historia-si-strehe-dhe-shperdorimi-i-heronjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=7191","title":{"rendered":"Historia si streh\u00eb dhe shp\u00ebrdorimi i heronjve"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7192\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-7192\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg\" alt=\"ali-p\" width=\"674\" height=\"388\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg 651w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323-300x173.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 674px) 100vw, 674px\" \/><\/a>Shkruan: Ali Pajaziti<\/p>\n<p>B. A. Ellis n\u00eb vepr\u00ebn e saj Prejardhjet hije, mes tjerash, thot\u00eb: \u201cKujtesa \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se gjysma e identitetit; pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebhet nga praktika.\u201d Thua vall\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kujtojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn sesa q\u00eb e nd\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb tashmen? A po b\u00ebjm\u00eb identitet me \u00e7ifteli dhe kaci (lopat\u00eb), facebookcracy apo me dije t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e kultur\u00eb, politik\u00eb etike e identitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb fuqi? K\u00ebto jan\u00eb pyetjet esenciale sociologjike. \u201cIsa Boletini n\u00eb Saraj\u201d. G\u00ebr\u00e7ecasi i 20 dhe 21 janarit, her\u00eb kund\u00ebr e her\u00eb pro. As makineria e Kondov\u00ebs 2006-2008 s\u2019ka ditur t\u00eb prodhoj\u00eb skenar\u00eb filmash t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, si i t\u00eb riut me dy fjalor\u00eb brenda 24 or\u00ebve, her\u00eb si \u201casllan\u201d antikorruptiv e her\u00eb si i trishtuar para kamerave, duke u penduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u201csi burrat\u201d e tha me goj\u00ebn e vet. Nj\u00eb her\u00eb akuzon pushtetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00ebn rrethana t\u00eb \u00e7uditshme, nj\u00eb kthes\u00eb U shpreh \u201cashkun\u201d eternal p\u00ebr liderin dhe partin\u00eb (BDI-n\u00eb). E mbaj mend mir\u00eb edhe komunizmin: as at\u00ebher\u00eb k\u00ebso skenar\u00ebsh e shantazhesh nuk ka pasur. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb latente e m\u00eb t\u00eb latuar. K\u00ebshtu e merr vesh edhe m\u00eb i thjeshti \u201cpikanterin\u00eb jasht\u00eb(politike)\u201d p\u00ebr ta kaluar n\u00eb statusin \u201cmute\u201d (paz\u00ebsh\u00ebm) popullin.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, shprehur me fjalorin e basketbollit, p\u00ebrballen me gabime n\u00eb hapa, me provokime \u201ct\u00eb k\u00ebndshme\u201c patriotike dhe invencione t\u00eb p\u00ebrcipta, q\u00eb vijn\u00eb nga politika, ose, th\u00ebn\u00eb m\u00eb drejt, nga politikan\u00ebt dhe establishmenti politik, q\u00eb synon ta nd\u00ebrtoj\u00eb imazhin e vet t\u00eb rr\u00ebnuar, duke u kthyer n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, duke historicizuar t\u00eb tashmen edhe at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, pa pyetur demosin (hallkun), pa sondazhe, pa matur pulsin e qytetar\u00ebve, duke kontrabanduar heronj n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsira t\u00eb ndryshme, ku ajo i gjen t\u00eb zbrazura ose t\u00eb paokupuara nga partitokracia e partis\u00eb-shtet, VMRO-DPMNE. Rasti i fundit n\u00eb Saraj t\u00eb Shkupit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull eklatant se si ndodh shp\u00ebrdorimi i nj\u00eb figure komb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Isa Boletini, i cili me vlerat e tij t\u00eb larta duhet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb anijen q\u00eb po fundoset t\u00eb BDI-s\u00eb. N\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e kthjell\u00ebt e psikologjis\u00eb s\u00eb qytetarit t\u00eb k\u00ebsaj komune me mbi tridhjet\u00eb mij\u00eb banor\u00eb, do t\u00eb konstatojm\u00eb nj\u00eb frustrim t\u00eb madh lidhur me ofert\u00ebn e pushtetit aktual, nj\u00eb desatisfaksion total lidhur me \u201carritjet\u201d brenda periudh\u00ebs s\u00eb menaxhimit integrist, q\u00eb jo t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb evoluim, por, p\u00ebrkundrazi, i ka detyruar qytetar\u00ebt ta p\u00ebrkujtojn\u00eb th\u00ebnien \u201cai q\u00eb vjen, t\u00eb shtyn ta k\u00ebrkosh paraprakun\u201d. Rrug\u00eb n\u00eb gjendje katastrofike, infrastruktur\u00eb e d\u00ebrrmuar, shkolla pa kushte higjienike, shesh qendror i grabitur (nga bankinat deri te llambadar\u00ebt), pa ndri\u00e7im, me fontan\u00eb pa uj\u00eb, me barishte verore q\u00eb t\u00eb asocojn\u00eb ar\u00ebn pa \u201csajbi\u201d (pronar), me objekt komune t\u00eb ruinuar, q\u00eb tani po rib\u00ebhet \u201cme shije\u201d\u2026 Nj\u00eb komun\u00eb q\u00eb sfidohet nga iniciativa qytetare dhe aksione rinore. Shembujt e Bojan\u00ebs (ku jeton prefekti) dhe Sullares jan\u00eb porosidh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb sy e vesh\u00eb. Nj\u00eb katund eksterritorial p\u00ebr kushtet tona, me \u00e7ezm\u00eb publike, me drur\u00eb t\u00eb mbjelle, me shporta hedhurinash, me kanal p\u00ebr uj\u00ebra atmosferik\u00eb, me rrug\u00eb t\u00eb pastra, me tabela trafiku. T\u00eb gjitha si sinjalistik\u00eb p\u00ebr pushtetin vendor, i cili po b\u00ebhet \u201cfr\u00ebng\u201d karshi veprimeve t\u00eb k\u00ebtilla dhe paraqitet kur \u00ebsht\u00eb puna e \u201cFestivalit t\u00eb rrushit\u201d. Imagjinoni nj\u00eb fshat si Sullareja, q\u00eb arrin t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb\/zgjeroj\u00eb madje edhe ur\u00ebn q\u00eb lidh disa vendbanime, prap\u00eb me vet\u00ebkontribut dhe solidarizim, me nj\u00eb grusht t\u00eb rinjsh t\u00eb motivuar p\u00ebr mjedis dhe komunikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fshatra brenda komun\u00ebs, m\u00eb funksionale sesa vet\u00eb komuna.<\/p>\n<p>Gur\u00ebt e mozaikut t\u00eb Sarajit, t\u00eb pav\u00ebn\u00eb n\u00eb vendin e vet, shumica t\u00eb humbur, me disa p\u00ebrjashtime q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm. Popullata \u2013 ballon i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb plasur (intervistat n\u00eb TV). Dhe, n\u00eb t\u00ebr\u00eb kontekst sterr\u00eb t\u00eb zi, vjen shp\u00ebtimtari Isa (Boletini) n\u00eb Saraj, m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb kilometra larg sheshit dhe agor\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb qytetit, n\u00eb fakt statuja e tij. N\u00ebse pushteti sllavocentrist e ka historizuar Shkupin dhe ia ka ndryshuar pamjen kulturologjike t\u00eb tij p\u00ebrmes m\u00eb shum\u00eb 500 milion\u00eb eurosh, n\u00eb Sarajin ton\u00eb me shum\u00eb resurse natyrore e humane, shtatoret ose sillen n\u00ebp\u00ebr mal t\u00eb bastarduara dhe ultra-antiestetike, nj\u00eb shund artistik, i kontrabanduar n\u00ebp\u00ebr male dhe vendosur mbi tank ose b\u00ebhen duke i detyruar but\u00eb afarist\u00ebt q\u00eb t\u00eb solidarizohen me komb\u00ebtarizm\u00ebn, me shqiptarin\u00eb, p\u00ebr benefite afatshkurtra e afatgjata. Pra, edhe ekonomikisht edhe profesionalist, t\u00eb pakonkurruesh\u00ebm me demokratur\u00ebn partiake, zgjedhin q\u00eb ta bindin popullat\u00ebn para zgjedhjeve, n\u00eb nj\u00eb shesh t\u00eb premtuar, me nj\u00eb \u201cikon\u00eb t\u00eb atdhetaris\u00eb\u201d, me histori. Referimi te kujtesa dhe te ndjesia e ngjeshur komb\u00ebtare kan\u00eb mbetur kashta e shp\u00ebtimit p\u00ebr politik\u00ebn impotente, jovizionare dhe bajate t\u00eb partis\u00eb pushtetare p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i k\u00ebsaj komune me gjas\u00eb ka pak njohuri edhe nga sfera e gjeografis\u00eb. Komuna e Sarajit nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm Dervenin, por edhe pjes\u00eb t\u00eb Karshiak\u00ebs, si Krushopeku dhe G\u00ebr\u00e7eci (Shih: Xhemaludin Idrizi, Mikrotoponimia e Karshiak\u00ebs s\u00eb Shkupit, Interdiskont, 2003, fq. 59-60) Andaj fjalia si \u201cD\u00ebrveni mir\u00ebpret figura historike\u201d \u00ebsht\u00eb e mang\u00ebt, e pakuptimt\u00eb, sepse shtrohen pyetja \u201cku mbeten karshiakasit\u201d. Sa p\u00ebr dijeni, n\u00eb vitin 2014 organizuam nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr Rek\u00ebn e Ep\u00ebrme dhe nj\u00ebri nga referuesit (i pun\u00ebsuar n\u00eb Komun\u00ebn e Sarajit) kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb shkrim shkencor me titullin \u201cHafiz Rufat Vejsel Saliu \u2013 kolos i q\u00ebndres\u00ebs fetaro-komb\u00ebtare n\u00eb trojet e Dervenit t\u00eb Shkupit\u201d dhe, n\u00eb bised\u00eb me vajz\u00ebn e k\u00ebtij sarajliu t\u00eb mir\u00ebnjohur, n\u00ebnkryetare e Parlamentit t\u00eb Maqedonis\u00eb, konstatuam se kishte gabim n\u00eb titull. S. Saliu na tha se i ati i saj, rahmet past\u00eb, kurr\u00eb nuk e ka pranuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dervenas, sepse \u00ebsht\u00eb identifikuar si karshiakas, andaj edhe titulli i artikullit p\u00ebsoi ndryshim (\u201cFeptariotizmi i rekaliut g\u00ebr\u00e7ecas\u2026\u201d).<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr: Cilat figura historike i mir\u00ebpret? Me gjas\u00eb shqiptare! N\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit referendum u konstatua q\u00eb pik\u00ebrisht I.B. t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e sheshit t\u00eb Sarajit? A pati ndonj\u00eb debat publik apo me imponim nga lart t\u00eb \u201ct\u00eb gjith\u00ebdijshm\u00ebve\u201d, q\u00eb arbitrarisht na historizojn\u00eb? Isa Boletini ka qen\u00eb i mir\u00ebpritur dhe ka jetuar n\u00eb kujtes\u00ebn dhe n\u00eb zemr\u00ebn e sarajasve edhe para se BDI-ja ta sjell\u00eb para sall\u00ebs \u201cMaqedonia\u201d dhe para shkoll\u00ebs \u201cDituria\u201d. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sken\u00eb deus ex machina? Mediat sh\u00ebnuan se iniciator i k\u00ebsaj veprimtarie \u00ebsht\u00eb drejtori i Institutit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore Shqiptare n\u00eb Shkup. Ky drejtor nuk p\u00ebrkujdeset p\u00ebr qytetin ku jeton, p\u00ebr kat\u00ebr shtatoret q\u00eb duheshin t\u00eb vendosen n\u00eb sheshin \u201cMaqedonia\u201d, por na del me zbulime fascinante p\u00ebr Sarajin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe, disa sh\u00ebnime t\u00eb sarajasve vet\u00eb p\u00ebr realitetin social n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb: \u201cIsa i mbulum prej b\u00ebrllogut e gropave n\u00eb rrug\u00ebt e mjerimit\u201d; \u201cShkollat fillore n\u00eb gjitha vendbanimet i kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb hangar p\u00ebr kafsh\u00ebt duke pun\u00ebsuar djemt\u00eb e rejat dhe farefisin e vet!\u201d; Bac! K\u00ebta \u2026 nuk nd\u00ebrtuan asnj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend aq t\u00eb bukur dhe me shum\u00eb talent\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb ka fal\u00eb Zoti k\u00ebtu!\u201d; \u201cBaca Is\u00eb! Prej k\u00ebsaj toke pin\u00eb uj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e kryeqytetit me rreth nj\u00eb milion banor\u00eb, k\u00ebta \u2026 i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb fshatrat e komun\u00ebs pa uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm\u2026 nga k\u00ebtu buron dhe kalon ky uj\u00eb!\u201d; \u201cT\u00eb gjitha rrug\u00ebt n\u00eb nivel komunal i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb me gropa m\u00eb zi se n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb!\u201d; \u201cNx\u00ebn\u00ebsit dhe banor\u00ebt e fshatit Pani\u00e7ar udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga 5 km!\u201d; \u201cO Zot! Kah po na \u00e7ojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz? P\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Ra\u00e7e duhet me u drejtu kah Gjor\u00e7eja, duhet me e marr\u00eb udh\u00ebn e Shkupit, e pastaj duhet me u kthy p\u00ebrpjet\u00eb? Pse nuk na siguruan nj\u00eb rreth (rotondo i thon\u00eb n\u00eb Itali), si\u00e7 jan\u00eb dy dy kilometra m\u00eb posht\u00eb ku jetojn\u00eb maqedonasit, ku nuk ka trafik as sa 1\/20 e Sarajit dhe rrug\u00ebs Shkup-Tetov\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb antropologji ka nj\u00eb shprehje \u201ckargo kulti\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe \u00ebndrr\u00ebn-mit (myth-dream), pritjen e ndihm\u00ebs nga paraardh\u00ebsit, nga lider\u00ebt karizmatik\u00eb. Si\u00e7 duket, ky \u00ebsht\u00eb realiteti yn\u00eb, i tribalizuar socio-antropologjikisht: \u00ebndrra e shp\u00ebrdoruar (BE-NATO), paraardh\u00ebsi (Boletini) dhe lideri (Ahmeti). Mos ta harrojm\u00eb edhe tribalizmin ton\u00eb, ndon\u00ebse jetojm\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e kombeve, jo n\u00eb at\u00eb t\u00eb fiseve legjendareske. E pranojm\u00eb ose jo, na kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kope. T\u00eb gjith\u00eb heshtin. \u00c7asti i ekstaz\u00ebs dhe nacional-romantizmit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vak\u00ebt imiton gruevizmin populist erdhi: Shtatorja n\u00eb shesh, puna jon\u00eb p\u00ebrshesh!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ali Pajaziti B. A. Ellis n\u00eb vepr\u00ebn e saj Prejardhjet hije, mes tjerash, thot\u00eb: \u201cKujtesa \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se gjysma e identitetit; pjesa tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebhet nga praktika.\u201d Thua vall\u00eb m\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7192,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-7191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7191"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7193,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7191\/revisions\/7193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}