{"id":736,"date":"2015-07-24T11:19:59","date_gmt":"2015-07-24T10:19:59","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=736"},"modified":"2015-07-24T11:20:37","modified_gmt":"2015-07-24T10:20:37","slug":"kriza-e-emigranteve-ne-maqedoni-nuk-ndalen-ne-udhetimin-e-shpreses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=736","title":{"rendered":"Kriza e emigrant\u00ebve n\u00eb Maqedoni, nuk ndalen n\u00eb \u201cudh\u00ebtimin e shpres\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11787201_1460837070905546_685011559_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-738\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11787201_1460837070905546_685011559_n.jpg\" alt=\"11787201_1460837070905546_685011559_n\" width=\"803\" height=\"550\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11787201_1460837070905546_685011559_n.jpg 861w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11787201_1460837070905546_685011559_n-300x206.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 803px) 100vw, 803px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Republika e Maqedonis\u00eb n\u00eb muajt e fundit ka qen\u00eb nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb frekuentuara t\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga Lindja e Mesme dhe nga vendet e Afrik\u00ebs Veriore, q\u00eb\u00a0 largohen nga vendet e tyre p\u00ebr arsye t\u00eb siguris\u00eb dhe rreziqeve q\u00eb iu kanose nga konfliktet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb konsideruar p\u00ebr ta si \u201cudh\u00ebtimi i shpres\u00ebs\u201d, ata p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre, n\u00ebp\u00ebr shtetet n\u00eb t\u00eb cilat kalojn\u00eb p\u00ebrballen me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Nd\u00ebrkoh\u00eb pamjet e turmave t\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin transportin hekurudhor n\u00eb Maqedoni, tregojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri insistimin e tyre p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb \u201cudh\u00ebtim t\u00eb shpres\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Tre dit\u00ebt e fundit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Azil, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb njofton se ka l\u00ebshuar 2.208 certifikata shtetasve t\u00eb huaj q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e Maqedonis\u00eb dhe q\u00eb kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr njohje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb azilit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn nj\u00eb mujore duke filluar prej 19.06.2015 deri 20.07.2015, n\u00eb or\u00ebn 08:00 jan\u00eb l\u00ebshuar gjithsej 16.519 certifikata shtetasve t\u00eb huaj, prej t\u00eb cil\u00ebve 12.230 meshkuj, 2.146 femra, 1.998 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me mbajt\u00ebs t\u00eb certifikat\u00ebs, si dhe 145 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb pa prind\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar certifikat\u00eb p\u00ebr shprehje t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr njohje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb azilit n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Sipas shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar certifikata, m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt nga Siria, me nj\u00eb num\u00ebr prej 12.134 persona, pastaj 1.360 nga Afganistani, 892 Iraku, 557 nga Pakistani, 391 t\u00eb Somalis\u00eb, 349 t\u00eb Palestin\u00ebs, 254 t\u00eb Kongos, 100 t\u00eb Kamerunit, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb nj\u00eb muaj ka kaluar q\u00eb kur kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi ndryshimet e Ligjit p\u00ebr Azil, sipas t\u00eb cilit emigrant\u00ebt lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr 72 or\u00eb, t\u00eb ndjehen t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr tranzit dhe t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb transportin publik, p\u00ebrfshir\u00eb autobus\u00ebt dhe trenat. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb hyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 14 mij\u00eb emigrant\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb shqyrtohen ndryshimet e reja t\u00eb Ligjit p\u00ebr Azil q\u00eb emigrant\u00ebve u leht\u00ebson rrethanat, disa organizata joqeveritare lajm\u00ebruan se emigrant\u00ebve duhet tu sigurojn\u00eb kushtet e nevojshme njer\u00ebzore n\u00eb qendrat ku ata jan\u00eb t\u00eb vendosur, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Qendr\u00ebn n\u00eb Gazi Bab\u00eb t\u00eb Shkupit, ku p\u00ebr arsye t\u00eb kushteve t\u00eb pa p\u00ebrshtatshme higjenike dhe kushteve jonjer\u00ebzore emigrant\u00ebt m\u00eb her\u00ebt ngrit\u00ebn z\u00ebrin n\u00eb shenj\u00eb revolte.<\/p>\n<p>Gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i emigrant\u00ebve humb\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb hekurudhat e Maqedonis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb transportit publik. Deri m\u00eb tani, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare 28 emigrant\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb hekurudhat e Maqedonis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre ishin edhe sh\u00ebnjest\u00ebr e grupeve kriminale, duke u pla\u00e7kitur, duke u abuzuar fizikisht, si dhe duke u shitur bi\u00e7ikleta me nj\u00eb vler\u00eb jo reale dhe shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me t\u00eb cilat emigrant\u00ebt e kalonin m\u00eb shpejt\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, organizatat joqeveritare dhe humanitare paralajm\u00ebruan opinionin publik p\u00ebr problemet n\u00eb fjal\u00eb me t\u00eb cilat po ballafaqohen emigrant\u00ebt, duke k\u00ebrkuar trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte kushtet themelore p\u00ebr q\u00ebndrim, si dhe kan\u00eb organizuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb aksioneve humanitare t\u00eb cilat jan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ne kemi zbuluar se ka m\u00eb shum\u00eb se 40 raste ku refugjat\u00ebt q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb u sulmuan. Pra, ata jan\u00eb pla\u00e7kitur, jan\u00eb sulmuar me arm\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb apo arm\u00eb t\u00eb zjarrit. Ne i\u00a0 trajtojm\u00eb ata si viktima t\u00eb krimeve nga urrejtja, p\u00ebr shkak se ata jan\u00eb nj\u00eb grup i preksh\u00ebm i njer\u00ebzve, gjendja e t\u00eb cil\u00ebve abuzohet nga autor\u00ebt e krimit, p\u00ebr shkak se ata nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e tyre, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje as p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbrojtje nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse&#8221;, thekson Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit t\u00eb Helsinkit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve jo njer\u00ebzore, Qendra p\u00ebr pritje n\u00eb Gazi Bab\u00eb t\u00eb Shkupit \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe tani punohet vet\u00ebm n\u00eb qendr\u00ebn n\u00eb Vizbeg t\u00eb Shkupit, ku sipas aktivist\u00ebve, ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb familje, e cila poashtu planifikon t\u00eb largohet nga Maqedonia drejt\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara evropiane.<\/p>\n<p>Policia maqedonase m\u00eb 11.06.2015 n\u00eb fshatin Vaksinc\u00eb t\u00eb Kumanov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb aksion policor zbuloi rreth 120 emigrant\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 30 ishin t\u00eb vendosur n\u00eb disa sht\u00ebpi t\u00eb fshatit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion policia arrestoi kat\u00ebr shtetas t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb dyshuar me vepr\u00ebn penale kontrabandim t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt e organizatave humanitare q\u00eb punojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin e Maqedonis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetin e Gjevgjelis\u00eb kan\u00eb filluar aksionin q\u00eb nga muaji qershor dhe iu ofrojn\u00eb ndihm\u00eb emigrant\u00ebve duke u treguar atyre rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar territorin e Maqedonis\u00eb, u sigurojn\u00eb ushqim, si dhe ila\u00e7e dhe ndihma t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq dhe spitaleve t\u00eb Gjevgjelis\u00eb, tregon aktivisti Sedat Shabani nga organizata humanitare \u201cNUN\u201d nga Shkupi, i cili tashm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb punon n\u00eb terren n\u00eb jug t\u00eb Maqedonis\u00eb, n\u00eb qytetin e Gjevgjelis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, numri i emigrant\u00ebve sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme, ku sipas aktivistit Sedat Shabani, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb vendkalimin kufitar greko-maqedonas v\u00ebreheshin duke hyr\u00eb n\u00eb Maqedoni prej 1.200 deri n\u00eb 1.500 emigrant\u00eb n\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa tani ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb mesatarisht t\u00eb hyn\u00eb rreth 500 emigrant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00eb Gjevgjeli, udh\u00ebtojn\u00eb me tren deri n\u00eb Tabanovc\u00eb dhe m\u00eb pas vazhdojn\u00eb drejt Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre shkojn\u00eb drejt Beogradit, ku m\u00eb pas p\u00ebrmes kryeqytetit t\u00eb Serbis\u00eb vazhdojn\u00eb drejt\u00eb Hungaris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb zhvilluara t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d, thot\u00eb Shabani.<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebr ardhjen masive t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb periudh\u00ebn e fundit ishte informacioni q\u00eb Hungaria ka filluar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb muri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kufi me Serbin\u00eb, me t\u00eb cilin ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb pengoj\u00eb hyrjen e emigrant\u00ebve n\u00eb territorin e Hungaris\u00eb. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr ardhjen masive t\u00eb emigrant\u00ebve \u00ebsht\u00eb edhe sepse n\u00eb Maqedoni mund t\u00eb p\u00ebrdoret transporti publik, i cili leht\u00ebson udh\u00ebtimin e tyre dhe q\u00eb ka rritur ndjesh\u00ebm numrin e hyrjes s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr vullnetare nga shoqata majtiste \u201cSolidariteti\u201d n\u00eb Shkup, Gabriela Andeevska e cila ndihmon emigrant\u00ebt n\u00eb nevoj\u00eb thot\u00eb se n\u00eb pun\u00ebn vullnetare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb prej dy muajsh.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu jam p\u00ebr ti ndihmuar sa mundem q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb. Nuk mund t\u00eb jeni njeri, dhe t\u00eb jeni indiferent ndaj k\u00ebsaj, t\u00eb pranoni k\u00ebt\u00eb, t\u00eb shikoni se si flen\u00eb n\u00eb beton, sa t\u00eb pafuqish\u00ebm jan\u00eb, se si rrjedhin gjak, Mund t\u00eb japim pak nga vetja dhe kjo p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb. Pra pik\u00ebrisht at\u00eb e b\u00ebj k\u00ebtu\u201d, tregon Andeevska.<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt nga Lindja e Mesme dhe nga vendet e Afrik\u00ebs Veriore p\u00ebr arsye t\u00eb siguris\u00eb dhe rreziqeve nga konfliktet largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vendeve t\u00eb Ballkanit shpresojn\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb vendet e zhvilluara t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, kryesisht n\u00eb Gjermani, ku si\u00e7 thon\u00eb ata vet\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u ofrohen kushte m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr q\u00ebndrim dhe shum\u00eb prej tyre kan\u00eb familje q\u00eb mund t\u2019i ndihmoj\u00eb ata.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb dakorduar q\u00eb deri n\u00eb vitin 2017 t\u00eb pranojn\u00eb 20 mij\u00eb emigrant\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb Evrop\u00ebn. P\u00ebr secilin emigrant\u00eb vendi do t\u00eb marr\u00eb 6.000 euro, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr kujdesin, strehimin dhe ushqimin. K\u00ebshtu q\u00eb, Kroacia ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb 500 emigrant\u00eb, Republika \u00c7eke 1.900 emigrant\u00eb, Franca 9.100 emigrant\u00eb dhe Gjermania 12.100 emigrant\u00eb. Spanja dhe Austria fare nuk jan\u00eb prononcuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ekziston frika se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ky vendim nuk imponon nj\u00eb problem tek vendet q\u00eb nuk jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, t\u00eb tilla si Turqia, Maqedonia dhe Serbia<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr ilustrim, numri i emigrant\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i strehojn\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb (20.000), p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00ebzet dit\u00eb kishte kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb dhe Serbis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Republika e Maqedonis\u00eb n\u00eb muajt e fundit ka qen\u00eb nj\u00eb prej vendeve m\u00eb t\u00eb frekuentuara t\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga Lindja e Mesme dhe nga vendet e Afrik\u00ebs Veriore, q\u00eb\u00a0&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":738,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-736","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/736"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=736"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/736\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":739,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/736\/revisions\/739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=736"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=736"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=736"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}