{"id":7367,"date":"2016-02-09T11:37:01","date_gmt":"2016-02-09T10:37:01","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=7367"},"modified":"2016-02-09T14:39:08","modified_gmt":"2016-02-09T13:39:08","slug":"anija-e-shpetimit-tone-e-ka-emrin-islam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=7367","title":{"rendered":"Anija e shp\u00ebtimit ton\u00eb e ka emrin Islam"},"content":{"rendered":"<p><b><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/mehas-alija-770x470.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7368\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-7368\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/mehas-alija-770x470.jpg\" alt=\"mehas-alija-770x470\" width=\"770\" height=\"470\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/mehas-alija-770x470.jpg 770w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/mehas-alija-770x470-300x183.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/mehas-alija-770x470-768x469.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a>Mehas Alija:<\/b><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra t\u00eb nderuara,<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari fal\u00ebnderojm\u00eb Allahun p\u00ebr t\u00eb gjitha mir\u00ebsit\u00eb q\u00eb na i ka dhuruar, e m\u00eb pastaj, salavat dhe selam i d\u00ebrgojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mirit t\u00eb njer\u00ebzimit, Muhammedit s.v.a.s. Lusim Allahun e plotfuqish\u00ebm q\u00eb familjen dhe shok\u00ebt e tij t\u2019i \u00e7moj\u00eb dhe vler\u00ebsoj\u00eb, me dhuntit\u00eb e Tij m\u00eb t\u00eb begatshme, duke mos l\u00ebn\u00eb an\u00ebsh as edhe ata shpirtra t\u00eb denj\u00eb, e q\u00eb p\u00ebr objektiv pat\u00ebn vet\u00ebm k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Tij dhe rruajtjen e rrug\u00ebs s\u00eb ndershme dhe profetike.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr, sot p\u00ebr para jush do t\u00eb mundohem t\u00eb shtroj nj\u00eb tem\u00eb nga Kur\u2019ani i Madh\u00ebrish\u00ebm, duke u kapur p\u00ebr disa versetesh kuranore, e p\u00ebr t\u00eb thithur nektarin e mesazhit q\u00eb nxirret nga rrug\u00ebtimi i gjat\u00eb profetik e historik i disa figurave ky\u00e7e t\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe t\u00eb fes\u00eb son\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, si\u00e7 i pat\u00ebm pejgamber\u00ebt e Zotit, t\u00eb cil\u00ebt z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb faqet e Kur\u2019anit fisnik.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos e anashkaluar, do t\u00eb doja ta shtoja edhe k\u00ebt\u00eb. Kur\u2019ani nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr historik, ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij p\u00ebrfshin\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh e rr\u00ebfimesh historike. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot histori, por nuk ka karakterin e nj\u00eb libri t\u00eb historis\u00eb. Mesazhi i historive apo rr\u00ebfimeve kuranore nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes nj\u00eb sfide artistike e narrative, si\u00e7 kjo shihet n\u00eb librat e zhanrit t\u00eb historis\u00eb apo let\u00ebrsis\u00eb, dhe as q\u00eb merret me detaje, porse me to ai synon t\u00eb paraqes klim\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh dhe m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr udh\u00ebzimin e njer\u00ebzimit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, historit\u00eb apo rr\u00ebfimet kuranore luajn\u00eb rolin e kandilave apo llambave p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa m\u00eb qart\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00ebsimin prej saj n\u00eb t\u00eb tashmen, si dhe p\u00ebr ta forcuar t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne sot kemi ndezur nj\u00eb kandil dhe, n\u00ebse do Zoti, do t\u00eb futemi drejt\u00eb nj\u00eb periudhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga ne, ndoshta me miliona vite. Kjo periudh\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me koh\u00ebn e profetit t\u00eb njohur n\u00eb Islam, por edhe n\u00eb fet\u00eb e tjera, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb Nuhi a.s.<\/p>\n<p>Ndoshta te nj\u00eb pjes\u00eb e madhe prej nesh do t\u00eb lindte nj\u00eb pyetje shum\u00eb e natyrshme dhe t\u00eb thoshim se \u00e7\u2019lidhje ka Nuhi a.s., me realitetin dhe koh\u00ebn ton\u00eb, e aq m\u00eb pak n\u00eb realitetin shqiptar tonin?! Por, nuk mendoj se nj\u00eb logjik\u00eb e k\u00ebtill\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb e peshuar. Pesha e nj\u00eb mendimi do t\u00eb varej nga shk\u00eblqimi q\u00eb ai rrezaton, qoft\u00eb edhe duke z\u00ebn\u00eb fill n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuhi a.s. ishte nj\u00eb pejgamber i Zotit, i cili popullin e vet e ftoi n\u00eb Islam dhe n\u00eb besim t\u00eb sh\u00ebndosh, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb adhurohet vet\u00ebm Allahu. Ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri, ashtu si\u00e7 na rr\u00ebfen Kur\u2019ani, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn.\u00a0 Kur ai i kaloi 950 vite duke ftuar n\u00eb Islam, mbase edhe i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb dhe shum\u00eb i lodhur, ai, duke dialoguar me Zotin, tha: <strong>\u201cO Zoti im, un\u00eb e ftova popullin tim nat\u00ebn dhe dit\u00ebn.\u201d <\/strong>(Nuh, 5).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe p\u00ebrskaj asaj se ky profet kaloi nj\u00eb koh\u00eb bukur t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb misionin e tij p\u00ebr ta thirr njer\u00ebzimin n\u00eb besim, atij, p\u00ebr fat t\u00eb keq, iu bashk\u00ebngjit\u00ebn, jo m\u00eb shum\u00eb se 80 persona. Vall\u00eb, a mund t\u00eb konsiderohet kjo si nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr nj\u00eb profet t\u00eb Zotit? Jo, assesi. P\u00ebrkundrazi, sepse k\u00ebta persona m\u00eb pas e sheshuan dhe e mboll\u00ebn s\u00ebrish far\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs, pasi q\u00eb ndodhi katastrofa.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr,<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb lexosh rr\u00ebfimin kuranor mbi jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e k\u00ebtij profeti t\u00eb madh dhe at\u00eb ta p\u00ebrmbledh\u00ebsh me pak fjal\u00eb, sidomos n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb k\u00ebsaj hutbeje, do t\u00eb ishte, thuajse, e pamundur. Por ajo q\u00eb ne synojm\u00eb t\u00eb kapim me k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb fakti se si arriti q\u00eb ky pejgamber ta populloj\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb tok\u00ebn? Cila ishte metoda e tij n\u00eb thirrjen islame dhe n\u00eb shp\u00ebtimin e njer\u00ebzimit?<\/p>\n<p>Ai, n\u00eb fakt, shp\u00ebtoi njer\u00ebzimin nga zhdukja. Durimi dhe puna e tij e palodhshme, rezultoi me sukses. Mjeti shp\u00ebtues i Nuhit a.s. ishte <strong>anija<\/strong>. P\u00ebr rrethanat kur jetoi ky pejgamber dhe populli i tij, <strong>anija <\/strong>ishte nj\u00eb shpikje e re. Askush deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk kishte par\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sidomos kur ajo u ideua dhe u projektua n\u00eb nj\u00eb vend shkretinor, ku t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e shihnin duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, habiteshin, madje e tallnin dhe e \u00a0llogaritnin p\u00ebr t\u00eb marr. Ja se \u00e7\u2019thot\u00eb Kur\u2019ani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: <strong>\u201cDhe ai nd\u00ebrtonte anijen, nd\u00ebrsa paria e popullit t\u00eb tij, sa her\u00eb q\u00eb kalonte pran\u00eb tij, p\u00ebrqeshej me t\u00eb. Ai u thoshte: N\u00ebse talleni me ne, edhe ne do t\u00eb tallemi me ju\u2026\u201d<\/strong> (Hud, 39).<\/p>\n<p>Dhe v\u00ebrtet\u00eb, kur m\u00eb u humb\u00ebn shpresat se populli i Nuhit do t\u00eb udh\u00ebzohet, u shfaq shenja q\u00eb Zoti kishte caktuar p\u00ebr besimtar\u00ebt, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs u b\u00eb e qart\u00eb se kishte ardhur koha e lundrimit t\u00eb anijes dhe t\u00eb ardhjes s\u00eb katastrof\u00ebs. Besimtar\u00ebt, s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha gjallesat e tjera t\u00eb \u00ad\u00e7ift\u00ebzuara, filluan lundrimin, kurse pabesimtar\u00ebt p\u00ebrjetuan cunamin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb quajtur Tufan. Gjith\u00e7ka mbuloi uji. Nuk mbeti asnj\u00ebri n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb tok\u00ebs, jasht\u00eb besimtar\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb anije. Triumfuan besimtar\u00ebt. Z\u00ebri i Nuhit dhe i besimtar\u00ebve jehonte n\u00eb fal\u00ebnderim dhe madh\u00ebrim. Ata vazhduan t\u00eb lundrojn\u00eb gjersa Zoti b\u00ebri em\u00ebr q\u00eb t\u00eb ndalet Tufani dhe t\u00eb qet\u00ebsohet toka. Me \u00e7\u2019rast, jeta vazhdoi dhe besimi n\u00eb Zotin Nj\u00eb dhe t\u00eb Vet\u00ebm asnj\u00ebher\u00eb nuk u nd\u00ebrpre. Ja, kjo \u00ebsht\u00eb puna dhe suksesi i Nuhit a.s. Ndon\u00ebse, n\u00eb koh\u00ebn e tij pak njer\u00ebz e ndoq\u00ebn, megjithat\u00eb, \u00a0me durimin dhe vizionin q\u00eb pati, ai shp\u00ebtoi dhe ruajti gjenez\u00ebn njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi t\u00eb dashur, p\u00ebr t\u00eb mos u marr edhe m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb, do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb tham\u00eb deri m\u00eb tani dhe me koh\u00ebn dhe realitetin ton\u00eb shqiptar. Fillimisht t\u2019i parashtrojm\u00eb disa pyete: \u00c7far\u00eb lidhje mund t\u00eb ket\u00eb kjo ngjarje me ne? Cili duhet t\u00eb jet\u00eb mesazhi i k\u00ebsaj ngjarjeje p\u00ebr ne? \u00c7far\u00eb roli kemi ne n\u00eb kontekst t\u00eb thirrjes islame? Cili \u00ebsht\u00eb mjeti yn\u00eb shp\u00ebtues dhe a kemi gjasa t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb? Dhe p\u00ebr koh\u00ebn ton\u00eb, \u00e7\u2019mund t\u00eb quajm\u00eb tufan, apo cila mund t\u00eb jet\u00eb ajo katastrof\u00eb, e q\u00eb do t\u00eb na shkat\u00ebrronte n\u00eb rast se do ta l\u00ebshonim udh\u00ebzimin hyjnor? Etj.<\/p>\n<p>Ne ishim nj\u00eb popull q\u00eb Zotin e besonim me shum\u00eb t\u00eb meta dhe duke i shoq\u00ebruar Atij rival. Mir\u00ebpo, deshi Zoti dhe u udh\u00ebzuam me Islamin dhe mesazhin e profetit Muhamed. Tani, Zoti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Allahu; feja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Islami; libri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Kur\u2019ani, nd\u00ebrsa pejgamberi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Muhammedi a.s. Ne filluam q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb anijen q\u00eb para gjasht\u00eb shekujsh, ndon\u00ebse edhe me ne u tall\u00ebn, mbase dikush edhe sot vazhdon t\u00eb tallet! Mendonin se anija jon\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u2019ju rezistoj\u00eb kushteve dhe rrethanave, por fal\u00eb pun\u00ebs dhe vizionit q\u00eb pat\u00ebm, ia dol\u00ebm. Zoti na ndihmoi dhe ja tani jemi futur n\u00eb procese t\u00eb reja dhe synojm\u00eb t\u00eb integrohemi edhe n\u00eb organizma dhe shoq\u00ebri q\u00eb, n\u00eb gjuh\u00eb dhe fe, nuk ngjasojn\u00eb me ne.<\/p>\n<p>Anija e shp\u00ebtimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb Islami. Sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjemi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe t\u00eb shohim me sy tufanet, duhet t\u00eb afrohemi pran\u00eb tij. Anije tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nuk ka, ndon\u00ebse dikush mundohet t\u00eb na mashtroj\u00eb. Ata q\u00eb mendojn\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb, duke u ngjitur n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu rrug\u00ebn dhe tradit\u00ebn ton\u00eb islame, e kan\u00eb shum\u00eb gabim. K\u00ebshtu mendoi edhe djali i Nuhit a.s. Ai mendoi se do t\u00eb ngjitet n\u00eb maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre, duke shpresuar se do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte e kot\u00eb. Ai vet\u00ebm se e mashtroi veten dhe ata q\u00eb e ndoq\u00ebn pas.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr, ne sot ndjehemi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga idet\u00eb e disa intelektual\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt na ftojn\u00eb q\u00eb p\u00ebr standard jet\u00ebsor t\u00eb mos e kemi fen\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ajo bart. Ne jemi lodhur duke na ftuar q\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pavlera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emrin e Zotit na e kan\u00eb larguar nga zhargoni yn\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm. A thua vall\u00eb do t\u00eb na e largojn\u00eb at\u00eb edhe nga zemrat tona? A thua vall\u00eb do t\u00eb tolerojm\u00eb q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb se kush ishim? Jo, ne nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb fat t\u00eb k\u00ebtill\u00eb zhg\u00ebnjyes. Ne nuk d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb kemi fatin e popujve pa identitet, pa fe dhe pa busull p\u00ebr t\u00eb jetuar. Ne kemi rrug\u00ebn dhe historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb lavdishme. Mjafton q\u00eb t\u00eb mos mashtrohemi. Ardhm\u00ebria u takon popujve q\u00eb njohin vetveten dhe din\u00eb t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb njer\u00ebzit nga devijimi dhe shkat\u00ebrrimi, nd\u00ebrsa, pos Islamit, si sistem dhe standard shp\u00ebtues, nuk mendojm\u00eb se ka.<\/p>\n<p>Si mesazh t\u00eb fundit do ta themi edhe k\u00ebt\u00eb: tregimi i Nuhut a.s. \u00ebsht\u00eb tregim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Nuk u krijuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ham\u00eb dhe t\u00eb pim\u00eb, por jemi krijuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb thirrjen e njer\u00ebzve n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Islami \u00ebsht\u00eb rruga jon\u00eb. Islami \u00ebsht\u00eb feja, jeta dhe shp\u00ebtimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe krejt n\u00eb fund, mjafton t\u2019i bindemi k\u00ebtij vargu kuranor, ku Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm thot\u00eb: <strong>\u201cE kush k\u00ebrkon fe tjet\u00ebr, pos fes\u00eb islame, atij kurrsesi nuk do t\u2019i pranohet dhe ai n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruarit.\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mehas Alija: T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra t\u00eb nderuara, S\u00eb pari fal\u00ebnderojm\u00eb Allahun p\u00ebr t\u00eb gjitha mir\u00ebsit\u00eb q\u00eb na i ka dhuruar, e m\u00eb pastaj, salavat dhe selam i d\u00ebrgojm\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7368,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-7367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7367"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7369,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7367\/revisions\/7369"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}