{"id":7608,"date":"2016-02-15T12:58:48","date_gmt":"2016-02-15T11:58:48","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=7608"},"modified":"2016-02-15T12:59:39","modified_gmt":"2016-02-15T11:59:39","slug":"biznesmeni-50-mije-euro-per-vrasjen-e-nje-pronari-tokash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=7608","title":{"rendered":"Biznesmeni, 50 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb pronari tokash"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/renea-696x542.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7609\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-7609\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/renea-696x542.jpg\" alt=\"renea-696x542\" width=\"696\" height=\"542\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/renea-696x542.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/renea-696x542-300x234.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Kristi Pine, vras\u00ebsi i penduar i grupit t\u00eb Admir Tafilit, ka rr\u00ebfyer t\u00eb pakt\u00ebn dy vrasje dhe tre tentativa vrasjesh, t\u00eb cilat jan\u00eb porositur nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Tafilit, i cili jepte urdhra nga burgu. Nga 15 mij\u00eb euro deri n\u00eb 100 mij\u00eb euro, jan\u00eb pagesat e ofruara p\u00ebr Pinen, i cili konsiderohet dhe si ekzekutori i grupit t\u00eb strukturuar kriminal. Pazari p\u00ebr vrasjen e pronarit t\u00eb tok\u00ebs ku ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb HEC, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga episodet e rr\u00ebfyera nga 24-vje\u00e7ari kor\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kristi Pine, nj\u00eb 24-vje\u00e7ar i konsideruar si vras\u00ebs me pages\u00eb, p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Admir Tafili, ka rr\u00ebfyer disa nga krimet e porositura nga burgu. Ai ka treguar personat me t\u00eb cil\u00ebt ka bashk\u00ebpunuar, porosit\u00ebsit e krimeve dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>I penduar p\u00ebr gjith\u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb, Pine ka pranuar t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, duke rr\u00ebfyer detaje nga planet e vrasjeve, ku shpesh porosit\u00ebs jan\u00eb biznesmen\u00eb, apo persona q\u00eb duan t\u00eb vrasin p\u00ebr hasm\u00ebri. Ai thot\u00eb se ka kryer nj\u00eb vrasje n\u00eb Shkod\u00ebr, ka tentuar t\u00eb vras\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr person n\u00eb Shkoz\u00eb dhe nuk ka realizuar disa vrasje t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb ofruar nga 50 deri n\u00eb 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pine rrefen detajet nga plani p\u00ebr vrasjen e shtetasit Majlind Lila, i cili kishte konflikt me pronarin e nj\u00eb HEC-i, pasi ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb tok\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, vet\u00eb Lila ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb polici, d\u00ebshmi e cila p\u00ebrputhet me rr\u00ebfimin e Krsti Pines.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ka marr\u00eb t\u00eb pandehur pronarin e HEC-it, shtetasin Fatos Koka, si dhe personat e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb planifikuar vrasjen e pronarit t\u00eb tok\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe Admir Tafilin.<\/p>\n<p>Shtetasi Majlind Lila, ka b\u00ebr\u00eb kallzim penal n\u00eb lidhje me nj\u00eb problem q\u00eb ka me shtetasin Mehmet Koka dhe djalin e tij Rakip Koka, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb administrator\u00eb t\u00eb nj\u00eb hidrocentrali q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e tij, n\u00eb vendin e quajtur Gjon-Martanesh, Bulqiz\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor q\u00eb prej 5 vitesh. Me k\u00ebta shtetas, ai ka patur dhe konfrontime fizike e verbale, n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010 n\u00eb n\u00ebntor, posht\u00eb pallatit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, kan\u00eb ardhur shtetasit Elton Koxheri dhe Shk\u00eblqim Koxheri, s\u00eb bashku me tre persona t\u00eb tjer\u00eb, dhe e kan\u00eb rrahur shum\u00eb keq, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore shtetasin Majlind Lila.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebta persona, ai ka patur k\u00ebrc\u00ebnime me jet\u00eb, n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra; po ashtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar edhe bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4.12.2014, rreth or\u00ebs 13:20, Lila ka qen\u00eb s\u00eb bashku me motr\u00ebn Fatmira Gjoni, nusen e v\u00ebllait, si dhe prind\u00ebrit e nuses s\u00eb v\u00ebllait, pasi po p\u00ebrcillnin p\u00ebr n\u00eb Greqi v\u00ebllain Xhaferr Lil\u00ebn.<\/p>\n<p>Autobusi ndodhet te Bulevardi \u201cZogu I\u201d, 50 m nga Universiteti \u201cUFO\u201d, ngjitur me Raiffeisen Bank.<\/p>\n<p>Aty ka v\u00ebn\u00eb re t\u00eb pandehurin Fatos Koka, s\u00eb bashku me nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb ishte i ri afro 24 vje\u00e7, trup i shkurt\u00ebr afro 1.65 cm, flok\u00ebt t\u00eb zeza dhe t\u00eb qethura anash shkurt, mbante t\u00eb veshur nj\u00eb xhup t\u00eb zi dhe mbante nj\u00eb pal\u00eb syze t\u00eb err\u00ebta.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ka rezultuar se ky ishte shtetasi n\u00ebn hetim, Kristi Pine. I<\/p>\n<p>ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje ky person, pasi nuk po i shqiste syt\u00eb duke e par\u00eb, nd\u00ebrsa Fatosi kur ka v\u00ebn\u00eb re q\u00eb ai po e shikonte, \u00ebsht\u00eb kthyer me kurriz p\u00ebr t\u00eb ikur, por ky djal\u00eb i ri e ka kapur p\u00ebr krahu, e ka t\u00ebrhequr dhe e ka kthyer kur kan\u00eb kaluar t\u00eb dy p\u00ebrball\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shtetasi Majlind, i ka treguar v\u00ebllait se ky \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb kishte konflikt dhe q\u00eb e kishin rrahur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale.<\/p>\n<p>Ka kthyer kok\u00ebn dhe ka par\u00eb s\u00ebrish Fatos Kok\u00ebn me k\u00ebt\u00eb person, t\u00eb cil\u00ebt po shikonin n\u00eb drejtimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb s\u00eb bashku me motr\u00ebn, kam ikur me shpejt\u00ebsi, pasi kisha frik\u00eb se mos m\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb gj\u00eb\u201d, ka deklaruar Majlind Lila.<\/p>\n<p>Pasi kan\u00eb kaluar disa koh\u00eb, n\u00eb muajin shkurt, kallzuesi ka par\u00eb n\u00eb media se nj\u00eb person i mosh\u00ebs 24 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb kapur, pasi dyshohej se ishte vras\u00ebs me pages\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen kam par\u00eb n\u00eb gazet\u00eb fytyr\u00ebn e personit q\u00eb policia kishte kapur si vras\u00ebs me pages\u00eb dhe ishte i nj\u00ebjt\u00eb me personin q\u00eb un\u00eb kam par\u00eb te stacioni i autobusit me t\u00eb pandehurin Fatos Koka.<\/p>\n<p>N\u00eb ato momente, ka menduar se Fatos Koka kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i tregonte k\u00ebtij personi q\u00eb ta vriste.<\/p>\n<p>Kallzuesi thekson se e ka t\u00eb fiksuar shum\u00eb mir\u00eb fytyr\u00ebn e k\u00ebtij personi te stacioni i autobusit dhe i ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje pasi e shikonte drejt dhe nuk i shk\u00ebpuste syt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu kallzuesi deklaron se ai ruhet nga shtetasit Mehmet Koka dhe Fatos Koka, pasi dyshon se duan t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb atij dhe familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Pines<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Alban Beqiraj dhe Elson Merdanin, kunati i Admir Tafilit, kemi qen\u00eb me nj\u00eb mjet tip \u201cVolkswagen\u201d dhe Elsoni m\u00eb tha: \u201c\u2026do takojm\u00eb at\u00eb personin p\u00ebr muhabetin q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb\u2026\u201d, pasi kishim folur q\u00eb n\u00eb muajin n\u00ebntor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe se Elsoni m\u00eb kishte premtuar 15 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb pistolet\u00eb 15-she, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vrasje. Shtetasi Kristi Pine, deklaron se Elsoni i ka treguar personin n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qendr\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201dKy \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb do t\u00eb takosh, \u00ebsht\u00eb personi i pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi b\u00ebr\u00eb muhabet. Pas k\u00ebsaj, shtetasi Kristi ka dal\u00eb nga automjeti dhe e ka takuar personin q\u00eb ishte me gjat\u00ebsi afro 175 cm, trup i sh\u00ebndosh\u00eb, kurse Elson Merdani dhe Albano Beqiraj, kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb automjetin tip \u201cVolswagen Passat\u201d me targ\u00eb AA 306 JO. Shtetasi Kristi Pine ka p\u00ebrshkruar p\u00ebrve\u00e7 karakteristikave fizike t\u00eb personit q\u00eb do t\u00eb takonte dhe veshjen e tij si dhe faktin q\u00eb mbante syze dielli. Personi q\u00eb shtetasi Kristi e p\u00ebrshkruan si i sh\u00ebndosh\u00eb, flok\u00eb t\u00eb shkurtra, i gjat\u00eb afro 1.75 m, fillimisht i thot\u00eb: \u201cKe b\u00ebr\u00eb muhabet me at\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar Elsonin\u201d dhe pasi shtetasi Kristi i p\u00ebrgjigjet: \u201cPo, kam fol\u201d, i ka treguar me dor\u00eb n\u00eb drejtim duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb personi\u201d, q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ndodhej n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs. Pasi Kristi e pyet \u201cp\u00ebr sa\u201d, ai i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur:\u201c\u2026p\u00ebr 50 mij\u00eb euro\u201d. Shtetasi Kristi i p\u00ebrgjigjet \u201cOK\u201d. N\u00eb at\u00eb moment ky person q\u00eb do t\u00eb ishte si objektiv p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb, ka shk\u00ebmbyer shikim me shtetasin Kristi Pine. Pas k\u00ebsaj, shtetasi Kristi \u00ebsht\u00eb kthyer dhe \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb automjet ku e priste Elsoni, i cili e pyet: \u201cH\u00eb, mir\u00eb\u201d, dhe ai i p\u00ebrgjigjet: \u201cMir\u00eb, por t\u00eb pres\u00eb ky se kemi halle t\u00eb tjera\u201d. Nisur nga deklarimi i shtetasit n\u00ebn hetim, Kristi Pine dhe p\u00ebrshkrimi i karakteristikave fizike t\u00eb personit q\u00eb ishte porosit\u00ebs i vrasjes, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb paraqitje p\u00ebr njohje me an\u00eb t\u00eb fotografive, ku shtetasi n\u00ebn hetim Kristi Pine, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprimit t\u00eb njohjes n\u00ebp\u00ebrmjet fotove, ka njohur t\u00eb pandehurin Fatos Koka, si personin q\u00eb e ka porositur p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb shtetasin Majlind Lila, kundrejt nj\u00eb shume prej 50 mij\u00eb euro. Shtetasi n\u00ebn hetim Kristi Pine, ka deklaruar gjithashtu se: \u201c\u2026ishte njohur nga Elsoni p\u00ebr faktin se ata (Fatos Koka dhe Majlind Lila), kishin nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie p\u00ebr nj\u00eb toke ku do nd\u00ebrtohej nj\u00eb hidrocentral\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Pines: Plani p\u00ebr vrasjen e Leonard Muratit n\u00eb Durr\u00ebs<\/p>\n<p>Rreth muajit tetor 2014, t\u00eb pandehurit Kristi Pine, Aleksand\u00ebr Gora dhe Admir Tafilaj, n\u00eb bashk\u00ebpunim midis tyre dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb person tjet\u00ebr, ende i paidentifikuar, banues n\u00eb Durr\u00ebs, kan\u00eb p\u00ebrgatitur kushtet p\u00ebr vrasjen e shtetasit Leonard Murati, n\u00eb Durr\u00ebs. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Admir Tafilaj i ka k\u00ebrkuar t\u00eb pandehurit Kristi Pine, q\u00eb t\u00eb takohet me t\u00eb pandehurin Aleksand\u00ebr Gora dhe pasi jan\u00eb takuar, ky i fundit i ka propozuar t\u00eb vras\u00eb nj\u00eb biznesmen nga Durr\u00ebsi, t\u00eb quajtur Leonard Murati. P\u00ebr vrasjen e tij ofrohej shuma prej 50 mij\u00eb euro dhe n\u00ebse vriste edhe nipin, do t\u00eb paguante 100 mij\u00eb euro. K\u00ebt\u00eb porosi e ka marr\u00eb Admir Tafilaj, nga persona t\u00eb paidentifikuar ende. Takimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb muajin tetor n\u00eb Tiran\u00eb dhe s\u00eb bashku me shtetasin n\u00ebn hetim Aleksand\u00ebr Gora, me mjetin e k\u00ebtij t\u00eb fundit, kan\u00eb shkuar n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, ku kan\u00eb takuar nj\u00eb shtetas t\u00eb qujtur Klajdi. Ky person i ka siguruar dhe dh\u00ebn\u00eb shtetasit n\u00ebn hetim Kristi Pine, dy arm\u00eb, nj\u00eb tip \u201cSkorpions\u201d dhe nj\u00eb arm\u00eb tip pistolet\u00eb \u201cZastava\u201d. Gjithashtu ky shtetas i ka gjetur dhe dh\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb motorr, i cili iu seksuetrua k\u00ebtij shtetasi n\u00eb momentin e arrestimit dhe q\u00eb rezultoi t\u00eb ishte i vjedhur n\u00eb Greqi. Pas k\u00ebtij momenti, shtetasi Kristi Pine ka filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr kryerjen e vrasjes, duke studiuar vendet ku banonte dhe q\u00ebndronte, rrug\u00ebt e l\u00ebvizjes, mjetet dhe personat q\u00eb e shoq\u00ebronin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje, shtetasi n\u00ebn hetim Kristi Pine, ka biseduar dhe me shtetasin n\u00ebn hetim Elson Merdani, i cili i ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje kishin marr\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 25 000 euro.<\/p>\n<p>Vrasja e shtetasit Leonard Murataj, \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb ambientet e lokalit t\u00eb tij n\u00eb Durr\u00ebs dhe sipas deklarimeve t\u00eb shtetasit n\u00ebn hetim Kristi Pine, kjo vrasje nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga ai, por nga dy persona q\u00eb ai nuk i ka njohur dhe n\u00eb k\u00ebto kushte veprimet e tij, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasit Admir Tafilaj, Aleksand\u00ebr Gora, Elson Merdani dhe nj\u00eb shtetas nga Durr\u00ebsi, ende i paidentifikuar plot\u00ebsisht, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cSigurimit t\u00eb kushteve dhe mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d. Pavar\u00ebsisht se kjo vrasje nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga shtetasi n\u00ebn hetim Kristi Pine, shtetasi i d\u00ebnuar Admir Tafilaj, ka marr\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 25 000 euro, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka marr\u00eb shtetasi Elson Merdmani, prej t\u00eb cilave i ka dh\u00ebn\u00eb Kristit 3000 euro. P\u00ebrgatitja p\u00ebr kryerjen e k\u00ebsaj vrasjeje, provohet dhe nga biseda telefonike e dat\u00ebs 31.10.2015, personi n\u00ebn hetim, Kristi Pine, komunikon ne telefon me t\u00eb d\u00ebnuarin Admir Tafilaj, n\u00ebp\u00ebrmjet numrit celular n\u00eb p\u00ebrdorim nga Alban Beqiraj, i cili kishte thirrje nga Admiri me emrin Xhike. Biseda b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr sigurimin e arm\u00ebve dhe moto\u00e7iklet\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej nga Kristi Pine p\u00ebr t\u00eb realizuar vrasjen e Leonard Muratit. Konkretisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koduar, i shpjegon se kishte marr\u00eb dy arm\u00eb dhe motorrin dhe detajin tjet\u00ebr se p\u00ebr arm\u00ebn tip \u201cSkorpion\u201d, Klajdi nga Durr\u00ebsi, nuk i kishte siguruar akoma fishek\u00eb, q\u00eb ishin t\u00eb kalibrit 7.65.<\/p>\n<p>T\u00eb pandehur:<\/p>\n<p>Admir Tafilaj<\/p>\n<p>Kristi Pine<\/p>\n<p>Elson Merdani<\/p>\n<p>Dritan Peksani<\/p>\n<p>Alfred Qefalia<\/p>\n<p>Adrian (Isuf) Uzuni<\/p>\n<p>Klajdi Shermadhi<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Gora<\/p>\n<p>Fatos Koka<\/p>\n<p>Albano Beqiraj<\/p>\n<p>Dhimit\u00ebr Zito<\/p>\n<p>Kalem Hyka<\/p>\n<p>Besnik Daci<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kristi Pine, vras\u00ebsi i penduar i grupit t\u00eb Admir Tafilit, ka rr\u00ebfyer t\u00eb pakt\u00ebn dy vrasje dhe tre tentativa vrasjesh, t\u00eb cilat jan\u00eb porositur nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet Tafilit,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7609,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-7608","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7608"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7608"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7611,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7608\/revisions\/7611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}