{"id":8480,"date":"2016-03-09T13:33:53","date_gmt":"2016-03-09T12:33:53","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=8480"},"modified":"2016-03-31T23:28:05","modified_gmt":"2016-03-31T22:28:05","slug":"kush-po-i-fyen-ndjenjat-fetare-te-shqiptareve-te-besimit-islam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=8480","title":{"rendered":"KUSH PO I FYEN NDJENJAT FETARE T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE T\u00cb BESIMIT ISLAM..?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/ship-baj-e1457526805843.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8481\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-8481\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/ship-baj-e1457526805843.jpg\" alt=\"ship-baj\" width=\"696\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/ship-baj-e1457526805843.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/ship-baj-e1457526805843-300x178.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Shkruan: Rexhep Elezaj<\/p>\n<div class=\"entry\">\n<p>Me luft\u00ebn dhe propagand\u00ebn kund\u00ebr besimit islam tek shqiptar\u00ebt i kan\u00eb mobilizuar t\u00eb gjitha mjetet dhe forcat n\u00eb drejtimin q\u00eb t\u2019i rikrishterizojn\u00eb me zor ose me hat\u00ebr shqiptar\u00ebt me mbi 85% t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare islame. Se nga dreqi u gufon i gjith\u00eb ky shoviniz\u00ebm fetar, se nga buron e gjith\u00eb kjo urrejtje patologjike kund\u00ebr Islamit dhe gjith\u00eb asaj q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb fe t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e p\u00ebrqafuan me vet\u00eb d\u00ebshir\u00eb, etj., \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jepet ndonj\u00eb mendim i prer\u00eb. Sepse nj\u00eb diskurs kaq agresiv q\u00eb po manifestojn\u00eb kund\u00ebr Islamit t\u00eb habit shum\u00eb kur dihet se libri i shenj\u00ebt katolik Bibla-Ungjilli ka p\u00ebrmbajtje t\u00eb natyr\u00ebs paq\u00ebsore, t\u00eb toleranc\u00ebs dhe dashuris\u00eb midis njer\u00ebzve, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb etnike dhe fetare t\u00eb njer\u00ebzimit. Prandaj, kur kihet parasysh misioni fisnik dhe human i Krishterimit, si i religjioneve tjera monoteiste, fushatat dhe urrejtjet kaq t\u00eb pacip\u00eb anti-islame q\u00eb po manifestojn\u00eb sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb antiislamist\u00ebt katoliko-egocentrik\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt i njohin mir\u00eb predikimet e k\u00ebtij religjioni, del i qart\u00eb konstatimi se individ\u00eb dhe grupe t\u00eb caktuara \u201cmisionar\u00ebsh\u201d katolik\u00eb, kuptohet me paga t\u00eb majme mujore, k\u00ebshtu si\u00e7 po veprojn\u00eb viteve t\u00eb fundit, kjo aspak nuk i shkon n\u00eb favor fes\u00eb katolike, p\u00ebrkundrazi del se nuk e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se jan\u00eb futur n\u00eb vallen e djallit p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar toleranc\u00ebn fetare tek shqiptar\u00ebt. Dhe kjo tendenc\u00eb e rrezikshme drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti iu shkon p\u00ebrshtati skenar\u00ebve serbo-greke p\u00ebr dob\u00ebsim e faktorit shqiptar, pik\u00ebrisht p\u00ebrmes pik\u00ebs m\u00eb t\u00eb ndjeshme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb toleranca nd\u00ebr fetare midis shqiptar\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb prishjen e saj si rrjedhoj\u00eb do t\u00eb vinte deri te konflikti fetar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse si\u00e7 ishte rasti n\u00eb Liban, Sudan, etj. Pastaj, se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me disa injorant\u00eb politik\u00eb-fetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt egocentrizmin katolik e mb\u00ebshtesin mbi interesa t\u00eb ngushta politike, duke u thirrur kinse n\u00eb mbrojtje t\u00eb vlerave t\u00eb krishterimit etj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sjelljeve dhe deklaratave q\u00eb japin, merret vesh se s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Krishterimin dhe predikimet e tij humane p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit. Ngase, as krahu katolik i Krishterimit nuk e predikon urrejtjen dhe luft\u00ebn e \u201cshenj\u00ebt\u201d kund\u00ebr feve tjera, pra as kund\u00ebr Islamit si\u00e7 po vepron n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb nj\u00eb grup ekstrem i \u201cintelektual\u00ebve\u201d katolik\u00eb shqiptar\u00eb. Sepse t\u00eb qenit besimtar i fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh apriori kund\u00ebr Fes\u00eb islame, e cila si\u00e7 dihet qysh n\u00eb koh\u00ebn kur ishte profet Isa a.s. (Jezusi) p\u00ebrmes Ungjillit njer\u00ebzimi ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr ardhjen e profetit t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, pra t\u00eb Muhamedit a.s., pra nj\u00eb fe m\u00eb e re se Krishterimi e cila nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar asnj\u00ebher\u00eb nga besimtar\u00ebt e krishter\u00eb ashtu dhe n\u00eb at\u00eb mas\u00eb si\u00e7 po p\u00ebrpiqen t\u2019i paraqesin kvazi-misionar\u00ebt katolik raportet midis k\u00ebtyre dy religjioneve si tep\u00ebr t\u00eb ashp\u00ebrsuara, duke i harruar q\u00ebllimisht faktet historike se kat\u00ebr fet\u00eb monoteiste lindjen dhe \u201cselin\u00eb\u201d e tyre e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pra n\u00eb Lindjen e Mesme, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb territoret e sotme arabe-izraelite n\u00eb Jerusalem, Kud\u00ebs, Betlehem (arabisht: Bejt Lahm), Sina, etj. Nga k\u00ebtu, pra fillon toleranca dhe mir\u00ebkuptimi midis k\u00ebtyre dy religjioneve, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb. Pra, kurrsesi nuk q\u00ebndron pohimi i disa kvazihistorian\u00ebve se Krishterimi dhe Islami kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe armiq\u00ebsi permanente, si\u00e7 po propagandojn\u00eb egocentrist\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb dekad\u00ebn e fundit nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gur\u00eb dhe dru pa l\u00ebvizur nga vendi q\u00eb Islamin n\u00eb Kosov\u00eb ta paraqesin si armikun kryesor t\u00eb shqiptarizmit, gj\u00eb e cila nuk p\u00ebrkon fare me realitetin.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duan ta arrijn\u00eb p\u00ebrmes fushat\u00ebs anti-islame edhe disa politikan\u00eb q\u00eb po e luajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb keqe rolin e \u201cmisionar\u00ebve katolik\u201d, duke i sjell\u00eb d\u00ebme vet\u00eb katolicizmit shqiptar, \u00ebsht\u00eb pa dyshim q\u00ebllimi p\u00ebr t\u2019u radhitur kinse n\u00eb bllokun e koalicionit kund\u00ebr \u201cterrorizmit islam\u201d. Ndaj, marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst fushat\u00ebn dhe propagand\u00ebn e tyre anti-islame t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, rezulton shum\u00eb qart\u00eb se k\u00ebt\u00eb jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike, ngase po t\u00eb kishin v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebllime t\u00eb natyr\u00ebs fetare, qofshin ato t\u00eb shfaqura edhe si egocentrizma fetar ose si misione t\u00eb katolicizmit p\u00ebr ta forcuar dhe p\u00ebrhapur sa m\u00eb shum\u00eb fen\u00eb e tyre n\u00eb rajonin ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ata (anti-islamist\u00ebt) nuk do t\u2019i sulmonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb vrazhd\u00eb vlerat e kultur\u00ebs dhe Fes\u00eb islame, t\u00eb njohura dhe t\u00eb pranuara nga e gjith\u00eb bota e krishter\u00eb. Sepse dihet historikisht se k\u00ebto dy religjione qe 14 shekuj kan\u00eb bashk\u00ebvepruar n\u00eb toleranc\u00eb dhe mir\u00ebkuptim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb kulturor dhe politik. Prandaj, ata t\u00eb cil\u00ebt vite me radh\u00eb po punojn\u00eb p\u00ebr prishjen e toleranc\u00ebs midis katolik\u00ebve dhe mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb pa dyshim armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kombit shqiptar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe dor\u00eb e zgjatur e Beogradit dhe Athin\u00ebs. Mbase kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr fushat\u00ebn anti-islame q\u00eb po b\u00ebh\u00ebt sot n\u00eb Kosov\u00eb, s\u2019ka dyshim se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr skenar me prapavij\u00eb t\u00eb err\u00ebt anti-shqiptare q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim destabilizimin e bot\u00ebs shqiptare, gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes s\u00eb civilizimit t\u00eb krishter\u00eb nga si\u00e7 e quajn\u00eb ata \u201cfundamentalizmi islam\u201d, \u201cterrorizmi islam\u201d, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj fushate ka vite q\u00eb edhe Kosov\u00ebn e ka p\u00ebrfshir\u00eb vala e fushat\u00ebs anti-islame e cila \u00ebsht\u00eb manifestuar dhe vazhdon t\u00eb zbatohet p\u00ebrmes formave dhe mjeteve m\u00eb t\u00eb ndryshme propagandistike, duke filluar nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb thjeshta si\u00e7 \u00ebsht\u00eb bartja e shamis\u00eb tek grat\u00eb myslimane dhe deri tek nd\u00ebrtimi i katedrales politike n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit n\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebsaj propagande, pran\u00eb qindra provokimeve tjera antiislame me t\u00eb cilat jan\u00eb fyer r\u00ebnd\u00eb ndjenjat e besimtar\u00ebve islam\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si\u00e7 ishte shp\u00ebrndarja e nj\u00eb Trakti t\u00eb pist\u00eb para dy viteve p\u00ebrmes t\u00eb cilit u b\u00ebhej thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit islam q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb katoliciz\u00ebm etj, \u00ebsht\u00eb padyshim edhe v\u00ebnia e gur\u00eb themelit t\u00eb nj\u00eb kishe katolike n\u00eb fshatin Kuqisht\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs n\u00eb pranin\u00eb e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs z. Ali Laj\u00e7i dhe z. Isa Nik\u00e7it (simpatizant\u00eb t\u00eb flak\u00ebt t\u00eb krishterimit dhe nuk e kuptoj se \u00e7ka presin q\u00eb nuk e shprehin publikisht konvertimin e tyre nga feja islame n\u00eb fen\u00eb katolike), pa bekimin e t\u00eb cil\u00ebve sigurisht se nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur t\u00eb merrej nj\u00eb iniciativ\u00eb e till\u00eb, kur dihet fakti se n\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb fshatrat e trev\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs nuk ka asnj\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb fes\u00eb katolike. Shih gazet\u00ebn \u201cBota Sot\u201d t\u00eb dat\u00ebs 24.06.2005, f. 9 me titull: \u201cKisha katolike n\u00eb Rugov\u00eb d\u00ebshmi e lasht\u00ebsis\u00eb shqiptare autoktone\u201d. Por para se t\u00eb shkojm\u00eb m\u00eb tutje d\u00ebshiroj t\u00eb n\u00ebnvizoj faktin se n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk jami kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb kishave katolike n\u00eb Kosov\u00eb, kur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb katolik\u00eb, ve\u00e7se th\u00ebn\u00eb pa ekuivoke nd\u00ebrtimi i kishave n\u00eb vendbanimet ku nuk ka asnj\u00eb besimtar\u00eb katolik\u00eb \u00ebsht\u00eb padyshim provokim i llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me t\u00eb cilin nuk do t\u00eb pajtohen, jo vet\u00ebm besimtar\u00ebt islam shqiptar\u00eb, por asnj\u00eb njeri q\u00eb logjikon drejt fetarisht dhe politikisht. Nisma p\u00ebr ngritjen e kish\u00ebs katolike n\u00eb fshatin Kuqisht\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs m\u00eb ngjason pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb me politik\u00ebn e kryepeshkopit ortodoks n\u00eb Shqip\u00ebri Janullatosit me urdhrin e t\u00eb cilit jan\u00eb nd\u00ebrtuar shum\u00eb kisha ortodokse mu n\u00eb mes t\u00eb fshatrave shqiptare n\u00eb Jug t\u00eb vendit ku shumica d\u00ebrmuese i takojn\u00eb besimit dhe Fes\u00eb islame. Dhe dihet mir\u00ebfilli se \u00e7ka fshihet pas k\u00ebtyre akteve dhe cilat jan\u00eb q\u00ebllimet e kish\u00ebs ortodokse greke ndaj tokave t\u00eb Verio-Epirit shqiptar!? Por, pasi q\u00eb artikulli i lart\u00eb p\u00ebrmendur nuk \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e k\u00ebtij shkrimi, por me shum\u00eb teza t\u00eb te cilit nuk mund t\u00eb pajtohemi fare, ngase nuk p\u00ebrkasin me realitetin as fetar e as historik, po sjellim k\u00ebtu dy vler\u00ebsime t\u00eb th\u00ebna me rastin e v\u00ebnies s\u00eb gur\u00eb themelit t\u00eb k\u00ebsaj kishe nga ana e z. dom Lorenc Sopit, famullitar i kish\u00ebs katolike \u201cSh\u00ebn Katerina\u201d n\u00eb Pej\u00eb, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera ka th\u00ebn\u00eb: \u201cKjo kish\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt duan t\u2019i vizitojn\u00eb k\u00ebto treva, por edhe ata do t\u00eb binden p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00eb k\u00ebto treva p\u00ebrmes k\u00ebtij tempulli fetar. Edhe pse q\u00eb t\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb fshatrat e Rugov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb banuara vet\u00ebm me besimtar\u00eb t\u00eb besimit islam, dua t\u00eb them se nuk ka vend p\u00ebr ndonj\u00eb keqinterpretim nga kushdo qoft\u00eb. K\u00ebtu, nuk ka vend dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb imponimit t\u00eb ndonj\u00eb besimi tjet\u00ebr p\u00ebr banor\u00ebt e atyre trevave\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb pyetjen e gazetarit se kush \u00ebsht\u00eb donator p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj kishe Dom L. Sopi ka pohuar: \u201cse nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por tani p\u00ebr tani jam n\u00eb dijeni se banor\u00ebt e k\u00ebtyre trevave kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb me mjete t\u00eb tyre ta nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull fetar, p\u00ebrkat\u00ebsisht se ata jan\u00eb zotuar se do t\u2019i sigurojn\u00eb mjetet financiare, e nga, un\u00eb personalisht nuk jam n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb\u201d, ka pohuar ai(!?).<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inlineleft \">\n<div id=\"halalad_companion_ad_div_--oxxwg-800Z9LlGuUtgVgxwnjQ=dhbdsljhbdDjTchvNDc4\"><iframe loading=\"lazy\" id=\"halalad_ads_frame_--oxxwg-800Z9LlGuUtgVgxwnjQ=dhbdsljhbdDjTchvNDc4\" src=\"https:\/\/www.halal.ad\/adserve?widget=--oxxwg-800Z9LlGuUtgVgxwnjQ=dhbdsljhbdDjTchvNDc4&amp;isNewWidgetCode=true\" name=\"halalad_ads_frame\" width=\"0\" height=\"0\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/div>\n<\/div>\n<p>Pas konstatimeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura t\u00eb z. Dom L. Sopit kuptojm\u00eb qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb prapavija e v\u00ebnies s\u00eb gur\u00eb themelit t\u00eb kish\u00ebs katolike n\u00eb nj\u00eb fshat apo trev\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Rugova ku qind p\u00ebr qind (100%) banor\u00ebt e saj i p\u00ebrkasin besimit fetar islam. Pra, na del i qart\u00eb pretendimi ose d\u00ebshira e kamufluar q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen sa m\u00eb shum\u00eb kisha katolike, edhe aty ku nuk ka asnj\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij religjioni, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i joshur sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt mysliman q\u00eb t\u00eb konvertohen n\u00eb fen\u00eb katolike, dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi i propagand\u00ebs antiislame q\u00eb b\u00ebh\u00ebt sot e gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, duke u thirrur gjoja n\u00eb lasht\u00ebsin\u00eb dhe autoktonin\u00eb e fes\u00eb katolike tek shqiptar\u00ebt para se ata t\u00eb kalonin n\u00eb fen\u00eb islame. Mir\u00ebpo ky argument \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm nga disa aspekte;<\/p>\n<p>1.), sepse lasht\u00ebsia e nj\u00eb feje, cila do qoft\u00eb prej tyre, nuk n\u00ebnkupton n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lasht\u00ebsin\u00eb ose autoktonin\u00eb etnike t\u00eb nj\u00eb populli, si\u00e7 i ngat\u00ebrrojn\u00eb q\u00ebllimisht egocentrik\u00ebt katolik termin fe dhe komb,<\/p>\n<p>2.), sepse p\u00ebr cilin do religjion n\u00eb bot\u00eb t\u00eb jet\u00eb fjala, ai nuk shpreh identitetin komb\u00ebtar t\u00eb asnj\u00eb populli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse fet\u00eb jan\u00eb vlera shpirt\u00ebrore universale t\u00eb njer\u00ebzimit, dhe si t\u00eb tilla ato nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb identitetin komb\u00ebtar t\u00eb asnj\u00eb populli,<\/p>\n<p>3.), sepse shumica e kombeve dhe popujve t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb ekzistuar si shoq\u00ebri dhe shtete t\u00eb organizuara edhe para Krishterimit dhe Islamit, prandaj shprehja e Dom L. Sopit se kishat d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebto treva (fjal\u00ebn e ka p\u00ebr trev\u00ebn e Rugov\u00ebs, v.j.) \u00ebsht\u00eb inkompatibile me faktet etno-gjeografike t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb mbi lasht\u00ebsin\u00eb dhe autoktonin\u00eb e nj\u00eb populli e q\u00eb paraqesin argumentet kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Pra, faktet arkeologjike, antropologjike, historike, gjuh\u00ebsore, kulturore, etj, jan\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e fort q\u00eb flasin p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb dhe autoktonin\u00eb e nj\u00eb populli dhe jo objektet fetare. Objektet e kultit shpirt\u00ebror para s\u00eb gjithash jan\u00eb d\u00ebshmia q\u00eb identifikojn\u00eb faktin se nj\u00eb popull i takon nj\u00eb besimi t\u00eb caktuar n\u00eb Zot dhe profet\u00eb, dhe kurrsesi nuk paraqesin argumentet m\u00eb kryesore q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb lasht\u00ebsin\u00eb dhe autoktonin\u00eb mbi trojet tona shekullore,<\/p>\n<p>4.), sepse shqiptar\u00ebt si popull dhe si komb me lasht\u00ebsin\u00eb dhe autoktonin\u00eb e tyre n\u00eb Ballkan datojn\u00eb me mij\u00ebra vjet para Krishtit dhe Muhamedit a.s., gj\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb e rr\u00ebzon tez\u00ebn s\u00eb kishat ose xhamit\u00eb paraqesin faktin kryesor mbi autoktonin\u00eb ose lasht\u00ebsin\u00eb e popullit shqiptar n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs juglindore, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>5.), pra, identiteti fetar nuk shpreh identitetin komb\u00ebtar, ngase feja dhe besimi n\u00eb Zot jan\u00eb vlera universale t\u00eb cilat u takojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre popujve t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto vlera i kan\u00eb p\u00ebrqafuar me vet\u00eb d\u00ebshir\u00eb, ndaj si t\u00eb tilla fet\u00eb nuk p\u00ebrcaktojn\u00eb identitetin nacional t\u00eb asnj\u00eb populli n\u00eb bot\u00eb. Dhe mu k\u00ebtu q\u00ebndron gabimi m\u00eb i madh tek ata t\u00eb cil\u00ebt e ngat\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen e kombit, kuptohet n\u00eb aspektin e identitetit komb\u00ebtar e jo n\u00eb kuptimin historik t\u00eb feve dhe rolit t\u00eb tyre n\u00eb ruajtjen e kombit nga asimilimet dhe asgj\u00ebsimet fizike.<\/p>\n<p>Pastaj, deklarimi i z. dom L. Sopi se banor\u00ebt e trev\u00ebs s\u00eb Rugov\u00ebs vet\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs katolike n\u00eb fshatin Kuqisht\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i pa sakt\u00eb dhe i pa baz\u00eb, sepse simpatit\u00eb e disa shkollar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ane q\u00eb ushqejn\u00eb ndaj fes\u00eb katolike (e drejt\u00eb e tyre e pa kontestuar) n\u00eb krye me presidentin I. Rugova (edhe ky vije nga kjo trev\u00eb, v.j.), n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohet si d\u00ebshir\u00eb e t\u00ebr\u00eb popullat\u00ebs q\u00eb t\u00eb ngrihet kjo kish\u00eb n\u00eb Rugov\u00eb. Iden\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt fetar n\u00eb Rugov\u00eb z. dom L. Sopi \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb opinionit t\u2019ia shpjegoj\u00eb pak m\u00eb qart\u00eb, ngase ne q\u00eb vijm\u00eb nga kjo trev\u00eb e dim\u00eb se rajoni i Rugov\u00ebs q\u00eb moti gjendet n\u00eb agjend\u00ebn e aktiviteteve t\u00eb misionit fetar katolik n\u00eb Kosov\u00eb, si hap\u00ebsir\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet dep\u00ebrtuar me aktivitete fetare (katolike) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ane sa m\u00eb shum\u00eb t\u2019iu imponohet ideja p\u00ebr rikonvertim n\u00eb katoliciz\u00ebm. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb q\u00ebndron pas ngjarjes s\u00eb fundit n\u00eb Kuqisht\u00eb, e jo ashtu si\u00e7 pohon z. Sopi kur thot\u00eb: \u201cse k\u00ebtu nuk ka vend dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb imponimit t\u00eb ndonj\u00eb besimi tjet\u00ebr p\u00ebr banor\u00ebt e atyre trevave\u201d(?!). P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje pik\u00ebrisht kjo tendenc\u00eb, pra q\u00eb me ideologjin\u00eb fetare katolike t\u00eb b\u00ebhen dep\u00ebrtime sa m\u00eb t\u00eb thella edhe n\u00eb ato pjes\u00eb ku nuk ka asnj\u00eb besimtar\u00eb katolik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb treva e Rugov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb aktivitetesh t\u00eb kish\u00ebs katolike, n\u00ebse nuk gabohem tani m\u00eb dalin revista t\u00eb ndryshme fetare, ose jan\u00eb n\u00eb dalje e sip\u00ebr t\u00eb cilat do shp\u00ebrndahen n\u00eb trevat e mal\u00ebsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rajonin e Rugov\u00ebs, Plav\u00eb e Gucis\u00eb dhe deri n\u00eb Ulqin e Shkod\u00ebr. Q\u00ebllimi dihet; joshja dhe kthimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb besimit islam n\u00eb \u201cFen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, tek Hyji dhe e Verteta, tek Ati i Birit t\u00eb shenj\u00ebt, Jezus-Krishti\u201d, sepse si\u00e7 thon\u00eb ata mbetja e shqiptar\u00ebve n\u00eb fen\u00eb Islame \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i pafalsh\u00ebm, sipas tyre p\u00ebr shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, prap\u00eb sipas tyre, si pjes\u00ebtara\u00eb t\u00eb nj\u00eb religjioni primitiv si\u00e7 \u00ebsht\u00eb feja islame, nuk kan\u00eb se \u00e7ka t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb familjen evropiane..!? Dhe, k\u00ebtu pra z\u00ebn\u00eb fillin edhe mendimi sarkaz se pa u kthyer t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb n\u00eb fen\u00eb katolike Evropa nuk do t\u2019i pranoj\u00eb ata n\u00eb ngjirin e saj, teori kjo fund e krye e veshur me petkun fetar katolik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb kthehen masovikisht n\u00eb fen\u00eb katolike. Pra, si\u00e7 po shihet edhe disa aktivitete fetare t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb klerit katolik shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me sjelljet e egocentrik\u00ebve katolik\u00eb, e ajo \u00ebsht\u00eb propaganda sistematike anti-islame p\u00ebr t\u2019i realizuar detyrat misionare katolike p\u00ebr rritjen sa m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb numrit t\u00eb ithtar\u00ebve dhe besimtar\u00ebve katolik n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. Themi se i gjith\u00eb ky angazhim fetar i egocentrik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebr \u00e7do njeri t\u00eb ndersh\u00ebm do t\u00eb ishte nj\u00eb veprim i r\u00ebndomt\u00eb, posikur aktiviteti i tyre t\u00eb zhvillohej mbi baza thjesht\u00eb fetare, pa cenuar dhe ofenduar ndjenjat e besimtar\u00ebve islam\u00eb shqiptar\u00eb, kur dihet se \u00e7\u00ebshtja e besimit n\u00eb Zot si dhe zgjedhja e fes\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejta ekskluzive t\u00eb njeriut si dhe \u00e7\u00ebshtje personale t\u00eb tij, t\u00eb cilat askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019ia imponoj\u00eb me dhun\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund na duket se propaganda dhe fushata kund\u00ebr besimit dhe ndjenjave fetare t\u00eb mbi 85% t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare islame, tani m\u00eb i ka kaluar kufijt\u00eb normal, prandaj, \u00ebsht\u00eb koha e fundit q\u00eb kreu katolik shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret n\u00eb parandalimin e fushat\u00ebs anti-islame, mbase p\u00ebr prishjen e toleranc\u00ebs fetare brenda shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb do ta mbaj\u00eb, askush tjet\u00ebr ve\u00e7se udh\u00ebheqja m\u00eb e lart\u00eb e kish\u00ebs katolike shqiptare. Sepse nga provokimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb po b\u00ebhen ndaj besimtar\u00ebve islam\u00eb shqiptar\u00eb, durimit t\u00eb tyre nj\u00eb dit\u00eb mund t\u2019i vije fundi..!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Rexhep Elezaj Me luft\u00ebn dhe propagand\u00ebn kund\u00ebr besimit islam tek shqiptar\u00ebt i kan\u00eb mobilizuar t\u00eb gjitha mjetet dhe forcat n\u00eb drejtimin q\u00eb t\u2019i rikrishterizojn\u00eb me zor ose me hat\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8481,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-8480","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8480"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8480"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8480\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8483,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8480\/revisions\/8483"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}