{"id":8505,"date":"2016-03-02T11:33:07","date_gmt":"2016-03-02T10:33:07","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=8505"},"modified":"2016-03-10T18:45:23","modified_gmt":"2016-03-10T17:45:23","slug":"fatos-lubonja-historia-e-shqiperise-eshte-dramatikisht-e-mbushur-me-gabimet-e-mendjeve-te-ekzaltuara-dhe-te-papjekura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=8505","title":{"rendered":"Fatos Lubonja: Historia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve t\u00eb ekzaltuara dhe t\u00eb papjekura"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/fatos-l.jpg\" rel=\"attachment wp-att-8501\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-8501\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/fatos-l.jpg\" alt=\"fatos-l\" width=\"740\" height=\"459\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/fatos-l.jpg 600w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/fatos-l-300x186.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 740px) 100vw, 740px\" \/><\/a>N\u00eb nj\u00eb nga intervistat\u00a0\u00a0e tij, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb dhe mpreht\u00ebsin\u00eb e argumenteve, gazetari italian\u00a0\u00a0Enzo Biaggi e pyeti politikanin Pietro Nenni se cili \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i madh q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb. Nenni, tashm\u00eb senator n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, iu p\u00ebrgjigj: \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kur kemi qen\u00eb t\u00eb rinj: mendojn\u00eb se historia fillon me ta.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e intervist\u00ebs Nenni jep tre k\u00ebshilla p\u00ebr evitimin e k\u00ebtij gabimi: s\u00eb pari, njohjen e historis\u00eb dhe tradit\u00ebs; s\u00eb dyti, distancimin nga kulti i dhun\u00ebs dhe, s\u00eb treti, pik\u00ebrisht si alternativ\u00eb ndaj dhun\u00ebs si mjet politik, p\u00ebrpjekjen p\u00ebr transformimin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet aksionesh kolektive, q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb s\u00ebbashku me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kuptohet se Nenni ka parasysh kryesisht historin\u00eb e Italis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb fashizmit, por edhe t\u00eb komunizmit, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fillimit nga e para t\u00eb historis\u00eb, legjitimuan edhe p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs si mjeti m\u00eb efikas p\u00ebr ta arritur sa m\u00eb shpejt q\u00ebllimin dhe q\u00eb, n\u00eb vend se t\u2019i b\u00ebnin gj\u00ebrat s\u00ebbashku me njer\u00ebzit, i p\u00ebrdor\u00ebn ata thjesht si objekte jo si subjekte. Por historia tregon se fenomeni shkon shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb n\u00eb koh\u00eb se shekulli XX dhe arrin, i veshur me petka te tjera, deri n\u00eb dit\u00ebt tona .<\/p>\n<p>K\u00ebto mendime t\u00eb Nennit m\u2019u rikujtuan duke par\u00eb nj\u00eb rritje dramatike t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs si mjet politik koh\u00ebt e fundit q\u00eb e d\u00ebshmoi jav\u00ebn q\u00eb shkoi\u00a0\u00a0dhuna e ushtruar n\u00eb Elbasan ndaj Ben Blushit nga militant\u00ebt e PS dhe ajo kund\u00ebr t\u00eb rinjve protestues n\u00eb Parkut tashm\u00eb historik t\u00eb Liqenit. T\u00eb dyja: e para dhun\u00eb brenda strukturave t\u00eb partis\u00eb ndaj nj\u00eb z\u00ebri kritik ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb partis\u00eb dhe tjetra dhun\u00eb policore ndaj protestuesve q\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr veprimeve t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebheq\u00ebsi si qeveritar nuk i shoh pa lidhje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, p\u00ebrkundrazi si pasqyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt historia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb dramatikisht e mbushur me gabimet e mendjeve t\u00eb ekzaltuara dhe t\u00eb papjekura politikisht, q\u00eb, duke menduar se historia fillon me ta, nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb krim e dhun\u00eb pa b\u00ebr\u00eb ndaj atyre q\u00eb i pengonin n\u00eb rrug\u00ebn e tyre. E tregon k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrvoja e komunizmit, por edhe p\u00ebrvoja e k\u00ebtyre 25 vjet\u00ebve.\u00a0\u00a0Gjithsesi m\u00eb duket se me Edi Ram\u00ebn dhe pretendimin e tij p\u00ebr rilindje po p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb kulm t\u00eb ri t\u00eb k\u00ebtij fenomeni. Sepse tek Rama dhe rilind\u00ebsit e tij q\u00eb pretendojn\u00eb nj\u00eb fillim t\u00eb ri (sa p\u00ebr asosacion po i ve n\u00eb dukje lexuesit se emri \u201cBa\u2019ath\u201d i partis\u00eb s\u00eb Sadam Huseinit n\u00eb arabisht ka kuptimin \u201crilindje\u201d) gjen t\u00eb shprehura n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb spikatur injorimin e t\u00eb tre k\u00ebshillave t\u00eb Pietro Nenni-t. Gjen, s\u00eb pari, mosp\u00ebrfilljen e historis\u00eb dhe t\u00eb tradit\u00ebs. Nuk ka kryeqytet n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndryshuar arkitektur\u00ebn dhe urbanistik\u00ebn e qendr\u00ebs ashtu si\u00e7 e ka ndryshuar Tirana, ku kushdo q\u00eb ka ardhur n\u00eb pushtet ka synuar t\u00eb fshij\u00eb simbolet e paraardh\u00ebsve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fillimit t\u00eb historis\u00eb me t\u00eb, por Edi Rama do t\u00eb mbahet mend si kryevandali i k\u00ebsaj masakre mbi Tiran\u00ebn, \u00e7ka po e vazhdon tani edhe si Kryeminist\u00ebr, edhe tek Parku. S\u00eb dyti, gjen kultin e dhun\u00ebs, q\u00eb fillon nga ajo verbale mediatike e vazhdon me at\u00eb policore, q\u00eb synon t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit e q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb shohin sot tek figura e policit, e tatimorit e administratorit, e ministrit deri tek kryeministri nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ngjall frik\u00eb dhe urrejtje. S\u00eb treti, gjen faktin se thuajse t\u00eb gjitha aksionet e qeveris\u00eb Rama, qoft\u00eb shkat\u00ebrruese, qoft\u00eb gjoja shtetnd\u00ebrtuese nd\u00ebrmerren pa bashk\u00ebpunim e konsultim me njer\u00ebzit p\u00ebrkundrazi ose fshehurazi tyre ose duke ua imponuar atyre dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin e projektit t\u00eb Parkut kund\u00ebr t\u00eb cilit po protestojn\u00eb qytetar\u00ebt vihen re t\u00eb tre karakteristikat e pushtetarit q\u00eb kujton se historia fillon me t\u00eb: injorimi i historis\u00eb dhe i kujtimit t\u00eb atij vendi; imponimi i dhunsh\u00ebm i nj\u00eb projekti p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb pem\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkulur bar dhe ushtrimi i dhun\u00ebs policore ndaj protestuesve q\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb; mungesa e\u00a0konsultimit dhe bashk\u00ebpunimit me publikun n\u00ebse e miratonin at\u00eb projekt dhe n\u00ebse kishte di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb dobishme ku mund t\u00eb hidheshin ato 600 000 euro. Si kulm i k\u00ebsaj dhune t\u00eb trefisht\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se, me sigurin\u00eb q\u00eb u jep kapja e shtetit, nuk kan\u00eb p\u00ebrfillur as t\u00eb kryejn\u00eb hapat ligjore q\u00eb parashikohen p\u00ebr realizimin e nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nxjerrja e lejes mjedisore psh.) \u2013 p\u00ebr \u00e7ka do t\u00eb duhej t\u00eb ishin ata t\u00eb proceduarit nga drejt\u00ebsia \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, policia e paguar nga taksapaguesi, ushtron dhun\u00eb kund\u00ebr protestuesve q\u00eb mbrojn\u00eb edhe ligjin edhe Parkun.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb intrigon n\u00eb k\u00ebt\u00eb historin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetja se \u00e7far\u00eb ndikon q\u00eb tek ne politikan\u00ebt n\u00eb vend se t\u00eb fillojn\u00eb e kuptojn\u00eb, me mosh\u00ebn, pesh\u00ebn e historis\u00eb, efektin shkat\u00ebrrues t\u00eb dhun\u00ebs si dhe t\u00eb kuptojn\u00eb se jan\u00eb vdekatar\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebrpara historis\u00eb dhe bot\u00ebs, sa m\u00eb shum\u00eb rriten n\u00eb mosh\u00ebn biologjike aq m\u00eb shum\u00eb e manifestojn\u00eb paditurin\u00eb dhe papjekurin\u00eb e tyre edhe aq m\u00eb shum\u00eb sillen sikur historia jo vet\u00ebm fillon me ta, por edhe se do t\u00eb mbaroj\u00eb me ta. Sepse Edi Rama nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb i ri; i ka kaluar t\u00eb pes\u00ebdhjetat. Dhe problemi \u00ebsht\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm. Po t\u00eb kthejm\u00eb kok\u00ebn prapa do t\u00eb shohim se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na kan\u00eb drejtuar t\u00eb till\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak: njer\u00ebz q\u00eb edhe kur arrijn\u00eb mosh\u00ebn biologjike nuk arrijn\u00eb dot mosh\u00ebn mendore t\u00eb Nennit. Besoj se kjo pik\u00ebpyetje meriton nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb, sepse kemi m\u00ebse nj\u00ebqind vjet, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar shteti shqiptar, q\u00eb kush vjen n\u00eb pushtet pretendon ta filloj\u00eb historin\u00eb nga e para, duke na l\u00ebn\u00eb, k\u00ebsisoj, gjithmon\u00eb n\u00eb vend, t\u00eb pandryshuar n\u00eb papjekurin\u00eb ton\u00eb politike. Si prov\u00ebn m\u00eb dramatike t\u00eb k\u00ebsaj papjekurie kemi rritjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs me rritjen e q\u00ebndrimit n\u00eb pushtet t\u00eb politikan\u00ebve k\u00ebsisoj. Dhe kjo rritje e dhun\u00ebs, tek e fundit, rr\u00ebnon themelet e shtetit, si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb 97-t\u00ebn, duke na v\u00ebn\u00eb damk\u00ebn e nj\u00eb populli q\u00eb nuk di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shtet. Sepse ndryshe nga \u00e7\u2019mendojn\u00eb t\u00eb papjekurit tan\u00eb dhuna nuk e rrit pushtetin, por e minon at\u00eb. Hannah Arendt kur flet p\u00ebr raportin e pushtetit me dhun\u00ebn thot\u00eb se dhuna gjithmon\u00eb e shkat\u00ebrron pushtetin t\u00eb cilin ajo e konsideron jo si pron\u00eb individuale, por si di\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aft\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb bashk\u00ebpunim, pra si di\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb grupi dhe q\u00eb ekziston sa koh\u00eb q\u00eb ekziston ky grup. Duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb teoris\u00eb q\u00eb reklamonin komunist\u00ebt se pushteti ka dal\u00eb nga gryka e pushk\u00ebs ajo thot\u00eb se me gryk\u00ebn e pushk\u00ebs\u00a0\u00a0mund t\u00eb nxjerr\u00ebsh urdhrin m\u00eb efektiv me rezultat bindjen m\u00eb perfekt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme, por n\u00ebp\u00ebrmjet gryk\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs nuk mund ta rrit\u00ebsh\u00a0\u00a0kurrsesi pushtetin.<\/p>\n<p>Nuk pretendoj t\u2019i jap p\u00ebrgjigje me pak radh\u00eb pyetjes q\u00eb meriton volume se pse tek ne politikan\u00ebt nuk e arrijn\u00eb pjekurin\u00eb politike t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb pushtet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebmn \u2013 n\u00eb kuptimin q\u00eb i jep k\u00ebtij Hannah Arendt, si aft\u00ebsi e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb vepruar s\u00eb bashku, \u2013 por mbeten n\u00eb stadin rinor t\u00eb atij q\u00eb mendon se historia fillon me t\u00eb dhe e g\u00ebrryejn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pushtetin, n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs. Por dua t\u00eb paralajm\u00ebroj edhe nj\u00eb her\u00eb se sjelljet e dhun\u00ebshme t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb oligark\u00ebve e kriminelve q\u00eb e mb\u00ebshtesin \u2013 q\u00eb u demostruan edhe jav\u00ebn q\u00eb shkoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb Elbasan dhe tek Parku \u2013\u00a0jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rav\u00eb e se, n\u00eb terma afatgjata, kjo s\u00ebmundje, q\u00eb ka rezultuar aq shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr ne, mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e m\u00ebtejshme t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet. Prandaj njer\u00ebzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, edhe brenda partis\u00eb Socialiste, duhet t\u00eb ngren\u00eb barrikad\u00eb sa s\u2019\u00ebsht\u00eb von\u00eb ndaj kultit t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb po promovojn\u00eb k\u00ebta rilindas duke i kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atij bashk\u00ebpunimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb sinqert\u00eb me njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb vetmen, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti demokratik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb nga intervistat\u00a0\u00a0e tij, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb dhe mpreht\u00ebsin\u00eb e argumenteve, gazetari italian\u00a0\u00a0Enzo Biaggi e pyeti politikanin Pietro Nenni se cili \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i madh&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8501,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-8505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8505"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8505"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8506,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8505\/revisions\/8506"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}