{"id":8549,"date":"2016-03-10T18:43:07","date_gmt":"2016-03-10T17:43:07","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=8549"},"modified":"2016-03-10T18:43:07","modified_gmt":"2016-03-10T17:43:07","slug":"perpjekje-te-medha-per-demokratizimin-e-nje-vendi-te-vogel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=8549","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr demokratizimin e nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg\" rel=\"attachment wp-att-3399\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-3399\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg\" alt=\"Xhelal-Neziri-111\" width=\"1249\" height=\"642\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215.jpg 1249w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215-300x154.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/xhelalneziri-418x215-1024x526.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1249px) 100vw, 1249px\" \/><\/a>Shkruan: Xhelal Neziri<\/p>\n<p>Tentimi p\u00ebr ta rivendosur regjimin demokratik n\u00eb Maqedoni duket se po p\u00ebrballet me absurde politike t\u00eb paregjistruara deri m\u00eb tani. M\u00ebtohet q\u00eb nj\u00eb regjim autoritar t\u00eb ndryshohet n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve demokratike, t\u00eb cilat duhet t\u00eb organizohen nga nj\u00eb qeveri teknike hibride.<\/p>\n<p>Operacioni i filluar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga lideri i LSDM-s\u00eb opozitare maqedonase, Zoran Zaev, me publikimin e materialeve komprometuese p\u00ebr qeverin\u00eb, pritej q\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet t\u00eb fuqish\u00ebm politik. Kjo n\u00ebnkuptonte dor\u00ebheqjen e kryeministrit, qeveri kalimtare dhe organizim t\u00eb zgjedhjeve kredibile dhe demokratike. P\u00ebrmbajtja e materialeve q\u00eb buruan nga nj\u00eb p\u00ebrgjim i paligjsh\u00ebm, me indicie t\u00eb qarta p\u00ebr korrupsion masiv, paralajm\u00ebronin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nisur nga shembulli i Kroacis\u00eb dhe ai i Bullgaris\u00eb, Maqedonia dukej se ishte nj\u00eb rast ku ndryshimi dhe tranzicioni do t\u00eb shkonte m\u00eb kollaj.<\/p>\n<p>Kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm kroat, Ivo Sanader, u detyrua t\u00eb dor\u00ebhiqet pasi q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009 n\u00eb zyr\u00ebn e tij papritmas u fut Jadranka Kosor, z\u00ebvend\u00ebsja e tij n\u00eb qeveri. Ajo mbante n\u00eb dor\u00eb dosjen q\u00eb argumentonte lidhjet e Sanaderit me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sanaderi ishte i bindur se publikimi i mundsh\u00ebm i tyre do t\u00eb shkaktonte nj\u00eb llav\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie, q\u00eb do ta shkrumbonte at\u00eb dhe partin\u00eb e tij. Nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 dor\u00ebheqjes dhe ballafaqimit me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Borisovi u detyrua t\u00eb dor\u00ebhiqet n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2013, pas eruptimit t\u00eb protestave kund\u00ebr \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Nj\u00eb qeveri teknike e \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, ku partia e Borisovit doli fituese. Ai u rikthye n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministris\u00eb, por tani me nj\u00eb miq\u00ebsor ndaj Brukselit. Ai dha shenja se kishte kuptuar leksionin dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste gabimin q\u00eb prodhoi protestat masive.<\/p>\n<p>Rasti i Maqedonis\u00eb<\/p>\n<p>Por, vler\u00ebsimet p\u00ebr Maqedonin\u00eb dol\u00ebn t\u00eb gabuara. Pritjet se dor\u00ebheqja e Gruevskit do t\u00eb rezultoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas takimit t\u00eb par\u00eb me Zaevin n\u00eb kabinetin qeveritar, i mbajtur kah fundi i vitit 2014, dol\u00ebn t\u00eb pabazuara. Gruevski vazhdoi t\u00eb ngelet kryeminist\u00ebr dhe e pranoi sfid\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ballafaqim publik me sekretet e pista t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve partiak\u00eb ose n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs. P\u00ebr dallim nga ish-koleg\u00ebt e tij n\u00eb Kroaci ose Bullgari, n\u00eb 10 vitet qeverisje Gruevski kishte arritur ta fus\u00eb n\u00ebn kontroll sistemin gjyq\u00ebsor, prokurorin\u00eb, institucionet e siguris\u00eb, trupat e pavarur, parlamentin, komunat dhe sfer\u00ebn mediale. Kjo i jepte nj\u00eb garanci se do t\u00eb mund t\u2019i neutralizoj\u00eb goditjet nga aferat e m\u00ebdha korruptive, q\u00eb pritej t\u00eb shpaloseshin nga opozita dhe ai t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u rikuperuar politikisht.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Zaev filloi t\u00eb shpalos\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb politikanit, i cili kishte krijuar imazhin e nj\u00eb patrioti dhe politikani t\u00eb sinqert\u00eb e pun\u00ebtor, i nevojsh\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Bombat filluan ta zhveshin Gruevskin dhe partin\u00eb e tij nga petku i nacionalistit dhe t\u00eb shp\u00ebrfaqin nj\u00eb lukuni t\u00eb uritur q\u00eb prioritet kan\u00eb gjahun. Megjithat\u00eb, reagimet ishin t\u00eb vak\u00ebta. Konferencat e shtypit q\u00eb organizonte Zaevi, ku l\u00ebshoheshin audio-incizimet e p\u00ebrgjuara t\u00eb qeveritar\u00ebve teksa p\u00ebrdhunojn\u00eb ligjet e vendit, filluan t\u00eb krahasohen me telenovelat q\u00eb ndiqeshin nga shumica e qytetar\u00ebve. Gruevski vazhdonte t\u00eb ngelet i parrezikuar, duke p\u00ebsuar vet\u00ebm nj\u00eb r\u00ebnie jo t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rejtingut. Prokuroria Publike planifikonte t\u2019i v\u00eb n\u00eb dry k\u00ebto raste dhe t\u2019i procesuoj\u00eb vet\u00ebm ato kund\u00ebr opozit\u00ebs, policia t\u2019i neutralizoj\u00eb protestat, gjykatat t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb gatuara n\u00eb zyrat partiake, kurse mediat proqeveritare t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb opinion iluzor mbi faktet e gjalla p\u00ebr korrupsionin masiv. T\u00eb gjith\u00eb motor\u00ebt e mekanizmit t\u00eb pushtetit autoritar u ndez\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qeveritar\u00ebt nga e v\u00ebrteta e shpalosur nga ana e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mbase nuk ishte vler\u00ebsuar mir\u00eb \u00ebsht\u00eb pranimi i korrupsionit n\u00eb opinionin publik si nj\u00eb aktivitet normal i pushtetit, me \u00e7\u2018rast lufta b\u00ebhej jo p\u00ebr ta \u00e7rr\u00ebnjosur k\u00ebt\u00eb dukuri, por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pla\u00e7k\u00ebs. Partner\u00ebt e koalicionit ndanin parat\u00eb dhe pron\u00ebn publike, sekser\u00ebt p\u00ebrqindjet, mediat reklamat, biznesmen\u00ebt privilegjet joligjore, kurse votuesit kalkulonin p\u00ebrfitimin konkret nga vota.<\/p>\n<p>Fundi i ng\u00ebr\u00e7it politik<\/p>\n<p>Protesta e organizuar m\u00eb 17 maj 2015 pritej t\u00eb ishte fillimi i fundit t\u00eb Gruevskit, me \u00e7\u2019rast grushti vendimtar do t\u2019i jepej nga qytetar\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsive t\u00eb ndryshme etnike dhe religjioze. Do t\u00eb ishte ky nj\u00eb revolucion atipik p\u00ebr Maqedonin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb realitetin etnik maqedonas dhe shqiptar ose at\u00eb religjioz ortodoks e mysliman. Ngjarjet e Kumanov\u00ebs vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb para protest\u00ebs, kur nj\u00eb grup i armatosur zhvilloi nj\u00eb luft\u00eb dyditore n\u00eb brendi t\u00eb qytetit q\u00eb solli 18 t\u00eb vrar\u00eb, duket se e minuan k\u00ebt\u00eb tentim. Protesta kaloi n\u00eb hije t\u00eb luftimeve q\u00eb e rikthyen luft\u00ebn e vitit 2001, kur u zhvilluan p\u00ebrplasje t\u00eb armatosura midis maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve etnik\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-zyrtari amerikan dhe shkrimtari Samuel Huntington n\u00eb librin e tij \u201cVala e tret\u00eb\u201d thot\u00eb se nj\u00eb regjim autoritar mund t\u00eb rr\u00ebzohet vet\u00ebm n\u00ebse i shkaktohet nj\u00eb pad\u00ebgjueshm\u00ebri forcave t\u00eb siguris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ushtrimin e pushtetit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb bindur t\u00eb t\u00ebrhiqet dhe t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb tranzicionin n\u00eb sistemin demokratik, bart\u00ebsit t\u00eb regjimit duhet garantuar t\u00eb drejt\u00ebn e garimit politik ose falje p\u00ebr veprat e b\u00ebra.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni opozita nuk arriti ta bind\u00eb Gruevskin t\u00eb dor\u00ebhiqet para publikimit t\u00eb aferave (nj\u00ebjt\u00eb si Sanaderi) e as t\u00eb organizoj\u00eb protesta masive, q\u00eb do ta detyronin Gruevskin t\u00eb largohet (nj\u00ebjt\u00eb si Borisovi), por kjo erdhi pasi ai u ul n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) dhe SHBA-ve.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja q\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb Shkup ende mbetet e paimplementuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr shkak t\u00eb obstruksioneve q\u00eb b\u00ebhen nga institucionet e kontrolluara nga, tani, ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Reforma e sfer\u00ebs mediale dhe pastrimi i list\u00ebs zgjedhore ishin dy parakushtet e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb caktuara p\u00ebr 24 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, t\u00eb cilat i k\u00ebrkoi opozita e udh\u00ebhequr nga LSDM-ja. Shkaku i vonesave t\u00eb implementimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, zgjedhjet u prolonguan p\u00ebr n\u00eb 5 qershor, edhe pse VMRO-DPMNE-ja dhe partit\u00eb e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb \u2013 Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb data t\u00eb mos ndryshoj\u00eb edhe p\u00ebrskaj mosp\u00ebrmbushjes se kushteve t\u00eb kontraktuara paraprakisht.<\/p>\n<p>Opozita nuk e p\u00ebrkrahi as 5 qershorin si dat\u00eb fikse e votimit, edhe pse ishte m\u00eb e z\u00ebshme q\u00eb zgjedhjet t\u00eb prolongohen dhe t\u00eb mos mbahen m\u00eb 24 prill. Ajo ka p\u00ebr alibi p\u00ebrmbushjen e dy kushteve themelore \u2013 pastrimi i listave dhe reformimi i mediave, gj\u00eb q\u00eb r\u00ebnd\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrmbushen edhe brenda afatit t\u00eb ri deri n\u00eb dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve. Kjo i jep mund\u00ebsi q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me bojkot t\u00eb zgjedhjeve n\u00ebse do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet.<\/p>\n<p>Dhe, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kriza mund t\u00eb eskaloj\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn kur regjimi autoritar ose do t\u00eb rr\u00ebnohet me trazira ose do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb tentimi i forcave demokratike. Prokuroria Speciale, e formuar t\u2019i hetoj\u00eb aferat korruptive t\u00eb publikuara nga opozita, duket se nuk do t\u00eb mund t\u2019i bind\u00eb gjykatat e varura e t\u00eb politizuara, q\u00eb t\u00eb gjykojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb grumbulluara.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjykatat d\u00ebnimet i shqiptojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit, nuk do t\u00eb mund t\u2019i burgos\u00eb peshqit e m\u00ebdhenj t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb korruptuar n\u00eb Maqedoni p\u00ebrderisa e nj\u00ebjta konjuktur\u00eb do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrkrahjen e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb po atij populli.<\/p>\n<p>N\u00ebse Gruevski do ta ket\u00eb fatin e Sanaderit, q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb burg, ose t\u00eb Borisovit, q\u00eb u rikthye n\u00eb pozit\u00ebn e kryeministrit, megjithat\u00eb do t\u00eb varet nga p\u00ebrkrahja dhe organizimi i opozit\u00ebs. Ajo nuk do t\u00eb mund ta marr\u00eb, ushtroj\u00eb dhe mbaj\u00eb pushtetin pa e fituar legjitimitetin nga qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Xhelal Neziri Tentimi p\u00ebr ta rivendosur regjimin demokratik n\u00eb Maqedoni duket se po p\u00ebrballet me absurde politike t\u00eb paregjistruara deri m\u00eb tani. M\u00ebtohet q\u00eb nj\u00eb regjim autoritar t\u00eb ndryshohet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3399,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-8549","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8549"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8549"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8549\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8550,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8549\/revisions\/8550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}