{"id":8634,"date":"2016-03-13T03:03:24","date_gmt":"2016-03-13T02:03:24","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=8634"},"modified":"2016-03-13T03:04:08","modified_gmt":"2016-03-13T02:04:08","slug":"diplomaci-me-anomali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=8634","title":{"rendered":"Diplomaci me anomali"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\" rel=\"attachment wp-att-272\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-272 size-full\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\" alt=\"Abdi BALETA\" width=\"960\" height=\"666\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Abdi Baleta<\/strong><\/p>\n<p>Xhon Kerri \u00ebsht\u00eb i pesti Sekretar i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb nderoi Shqip\u00ebrin\u00eb, me nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare 5-or\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb \u201cDit\u00ebn e t\u00eb dashuruarve\u201d (Sh\u00ebn Valentini), m\u00eb 14 shkurt 2016. Para tij Tiran\u00ebn e kan\u00eb vizituar Sekretar\u00ebt e Shtetit, Xhejms Bejker III, Medlin Ollbrajt, Kolin Pauell, Hillari Klinton. Shqip\u00ebrin\u00eb e kan\u00eb nderuar me vizit\u00ebn e tyre edhe dy president\u00eb amerikan\u00eb. Secila nga k\u00ebto vizita ka qen\u00eb e mbetet historike p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb sot nuk mund t\u00eb krijohet m\u00eb ajo atmosfer\u00eb e ndezur si n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991 kur n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs Xhejms Bejkerit i b\u00ebhej nj\u00eb pritje popullore madh\u00ebshtore, spontane e delirante ose atmosfera q\u00eb u krijua n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2007, kur Presidenti Xhorxh W. Bush, n\u00eb shkelje t\u00eb rregullave p\u00ebr sigurin\u00eb e tij, hyri n\u00eb turm\u00ebn euforike q\u00eb e brohoriste.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb mbar\u00ebsi q\u00eb shefat dhe diplomacia amerikane e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb t\u00eb pandryshueshme n\u00eb pun\u00ebn e tyre ta ken\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes e t\u00eb p\u00ebrkujdesjeve. N\u00eb artikujt \u201cN\u00eb pritje t\u00eb \u2018Zonj\u00ebs Drejt\u00ebsi\u2019\u201d dhe \u201cN\u00eb vend t\u00eb bashk\u00ebbisedimit me ambasadorin Hill\u201d (\u201cRim\u00ebk\u00ebmbja\u201d 22 dhe 29 shkurt 2000) kam shkruar (pa eufori) p\u00ebr vizit\u00ebn e Zonj\u00ebs Medlin Ollbrajt. N\u00eb kumtes\u00ebn \u201cP\u00ebrkujdesjet diplomatike amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, mbajtur n\u00eb seminarin me tem\u00eb \u201cRoli i SHBA-ve n\u00eb shtetformimin e shqiptar\u00ebve\u201d, organizuar nga \u201cUniversiteti p\u00ebr Biznes e Teknologji\u201d dhe \u201cMiqt\u00eb e Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 20 n\u00ebntor 2012, kam shkruar me entuziaz\u00ebm p\u00ebr vizit\u00ebn e Sekretares s\u00eb Shtetit, Zonj\u00ebs Hillari Klinton. Me pak\u00ebz p\u00ebrtaci u ula t\u00eb shkruaj k\u00ebsaj radhe p\u00ebr vizit\u00ebn e Xhon Kerrit, e cila ka tipare m\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me vizit\u00ebn e Medlin Ollbrajtit sesa me at\u00eb frym\u00ebzuese t\u00eb Hillari Klintonit. Rrethanat politike i japin ngjyrimet p\u00ebrkat\u00ebse \u00e7do vizite. Kjo p\u00ebrshtypje m\u2019u p\u00ebrforcua pasi n\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme gazetar\u00ebt raportues, formuluesit e kronikave, analist\u00ebt e opinionist\u00ebt e trajtonin vizit\u00ebn e Kerrit me ndjesi t\u00eb trazuara dhe nga disa k\u00ebndv\u00ebshtrime \u00e7orientuese.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi m\u00eb i sakt\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur titulli \u201cSekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, mb\u00ebrriti t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb vizit\u00eb historike p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia e nivelit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, por edhe p\u00ebr nga vendi nga vjen\u201d (Telegraf\u201d, 15 shkurt 2014). Gazetat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Xhon Kerri \u00ebsht\u00eb njeriu i dyt\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn amerikane. Dihet q\u00eb SHBA-t\u00eb sot jan\u00eb shteti m\u00eb i fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, drejt t\u00eb cilit jan\u00eb drejtuar m\u00eb s\u00eb shumti syt\u00eb, mendja e shpresat e shqiptar\u00ebve, q\u00eb vet\u00ebquhen, pa modesti, \u201cpopulli m\u00eb proamerikan n\u00eb bot\u00eb\u201d. Xhon Kerri na siguroi se SHBA-t\u00eb i njohin dhe i vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb ndryshimet e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore dhe n\u00eb ndjesit\u00eb e n\u00eb mend\u00ebsit\u00eb e shqiptar\u00ebve. Vizita e tij dha mesazhin se SHBA-t\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqen vazhdimisht e me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb e t\u00eb garantojn\u00eb p\u00ebrparimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn demokracis\u00eb dhe t\u00eb zhvillimit ekonomik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Duhet vler\u00ebsuar si nj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe interesim i ve\u00e7ant\u00eb i SHBA-ve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt fakti q\u00eb Xhon Kerri erdhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai dhe diplomacia amerikane jan\u00eb tejet t\u00eb ngarkuar me pun\u00eb e me telashe p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve t\u00eb koklavitura e tensioneve t\u00eb ngritura n\u00eb bot\u00eb, sidomos n\u00eb Lindjen e Mesme e n\u00eb Ukrain\u00eb. Tashm\u00eb jo vet\u00ebm v\u00ebzhgues serioz\u00eb t\u00eb zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe drejtues politik\u00eb shtetesh t\u00eb fuqishme, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb, po flasin haptazi p\u00ebr rifillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb; po hamend\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm se puna mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb kap\u00ebrcimin nga Lufta e re e Ftoht\u00eb n\u00eb ballafaqime t\u00eb armatosura n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, madje edhe me arm\u00eb b\u00ebrthamore. Nuk besoj se ka qen\u00eb thjesht detyrimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vizit\u00ebn e planifikuar n\u00eb muajin dhjetor 2015, q\u00eb e ka shtyr\u00eb Xhon Kerrin t\u00eb gjente pes\u00eb or\u00eb koh\u00eb e t\u00eb hidhej n\u00eb Tiran\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga konferenca e tensionuar mbi politikat e sigurimit, q\u00eb sapo kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb Munih t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe nga takimet e lodhshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Siris\u00eb, t\u00eb Ukrain\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb p\u00ebrplasjeve ruso-turke dhe t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb BE nga v\u00ebrshimet e refugjat\u00ebve.<\/p>\n<p>Vizita e Xhon Kerrit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e fresk\u00ebt se SHBA-t\u00eb, pas nj\u00eb t\u00ebrheqjeje disavje\u00e7are, po i japin vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pozicionit gjeostrategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb gjeopolitik\u00ebn e tyre n\u00eb Ballkan. SHBA-t\u00eb nuk mund t\u00eb mos ven\u00eb re dhe t\u00eb shqet\u00ebsohen nga gjall\u00ebrimi i ambicieve t\u00eb vjetra cariste ruse dhe nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i veprimtarive t\u00eb reja perandorake putiniste t\u00eb Kremlinit p\u00ebr dep\u00ebrtime t\u00eb reja dhe ndikim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Ballkan. Pra, Xhon Kerri e b\u00ebri vizit\u00ebn e shtyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i nxitur jo vet\u00ebm nga mir\u00ebsjellja diplomatike ndaj pushtetar\u00ebve e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb pritje; jo vet\u00ebm nga vler\u00ebsimi e nderimi p\u00ebr ndjenjat miq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj Amerik\u00ebs; por pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebr t\u00eb afirmuar para bot\u00ebs se SHBA-t\u00eb kan\u00eb interesa t\u00eb m\u00ebdha strategjike (n\u00eb mos jetike) n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe, pik\u00ebrisht kjo arsye e fundit duhet t\u00eb na g\u00ebzoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb neve shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur uj\u00ebrat n\u00eb Ballkan e rreth tij po turbullohen shum\u00eb. Vizit\u00ebn e Xhon Kerrit duhet ta analizojm\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb jo thjesht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i k\u00ebndsh\u00ebm propagandistik e ledhatues p\u00ebr krenarin\u00eb ton\u00eb; jo vet\u00ebm si nj\u00eb rikonfirmim i interesit amerikan q\u00eb Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebt t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga trash\u00ebgimit\u00eb e k\u00ebqija t\u00eb regjimit komunist dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb u vijn\u00eb nga zhvillimet demokratike. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb vizit\u00ebn e Xhon Kerrit ta v\u00ebshtrojm\u00eb si kujtes\u00eb e rast p\u00ebr t\u00eb kuptuar se diplomacia amerikane pret nga shqiptar\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga pushtetar\u00ebt e drejtuesit e tyre politik\u00eb, t\u2019i kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb detyrimet e veta p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb vepruese miq\u00ebsin\u00eb dhe aleanc\u00ebn amerikano-shqiptare.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen q\u00eb vizita e Xhon Kerrit u shoq\u00ebrua me anomali diplomatike. Nuk mund t\u00eb thuhet se kjo vizit\u00eb solli arritje t\u00eb reja, konkrete e t\u00eb kapshme politike, diplomatike e n\u00eb ve\u00e7anti ekonomike, ku marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Nga nj\u00eb reportazh n\u00eb televizionin publik m\u00ebsuam se n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1920-t\u00eb Shqip\u00ebria paska pasur si partnerin e saj t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbimet tregtare pik\u00ebrisht SHBA-t\u00eb, ku eksportonte ca djath\u00eb, ka\u00e7kavall e ca punime rrobash me dor\u00eb. Nga gazeta \u201cStandard\u201d m\u00eb 13 shkurt m\u00ebsuam se n\u00eb vitin 1819 Ali Pash\u00eb Tepelena paska pritur dy gazetar\u00eb amerikan\u00eb dhe u ishte lutur atyre t\u00eb ndihmonin p\u00ebr shk\u00ebmbimet tregtare. Nd\u00ebrkaq sot asnj\u00eb mekaniz\u00ebm shtet\u00ebror ose ekonomik shqiptar nuk jep t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb g\u00ebzueshme p\u00ebr lidhjet ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me SHBA-t\u00eb. Duket se ende kemi mbetur te shpresat e koh\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs. Investimet e fuqishme amerikane mungojn\u00eb. N\u00eb fakt jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb largohen drejt Amerik\u00ebs e q\u00eb \u00e7ojn\u00eb atje vlera t\u00eb konsiderueshme monetare p\u00ebr t\u00eb rregulluar m\u00eb shpejt e m\u00eb leht\u00eb jet\u00ebn e tyre. Nd\u00ebrsa kryeministrat e ministrat shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar investime q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb me gajret popullin turren drejt Kin\u00ebs, Japonis\u00eb e Lindjes, jo drejt SHBA-ve e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot puna m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do shqiptar, sidomos politikan\u00ebt, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mburret se \u201c\u00ebsht\u00eb proamerikan\u201d. Edhe sot, kur nj\u00ebsoj si para 16 vjet\u00ebsh, n\u00eb pushtet jan\u00eb socialist\u00ebt e n\u00eb opozit\u00eb jan\u00eb demokrat\u00ebt, m\u00eb duken plot\u00ebsisht t\u00eb vlefshme fjal\u00ebt q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb: \u201cPushtetar\u00ebve shqiptar\u00eb vizita e Ollbrajtit u duhej p\u00ebr t\u00eb zgjatur jet\u00ebn n\u00eb pushtet. Opozitar\u00ebve, q\u00eb mezi presin t\u00eb marrin pushtetin, u duhej t\u00eb thon\u00eb se ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zellshmit t\u00eb shkojn\u00eb pas SHBA-ve. Prandaj, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebvdata; t\u00eb shohin vet\u00ebm an\u00ebn roz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vizite; t\u00eb hiqen si m\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajturit n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr SHBA-t\u00eb dhe nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb re ose i mbyllin syt\u00eb dhe vesh\u00ebt ndaj momenteve t\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb mund t\u2019u kushtojn\u00eb shqiptar\u00ebve shum\u00eb\u201d (\u201cRim\u00ebk\u00ebmbja, 22 shkurt 2000). Kjo u vu re edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Xhon Kerrit. Politikan\u00ebt n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebrpiqeshin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb krijonin p\u00ebr vete imazhin e proamerikanit, duke keqp\u00ebrdorur fjal\u00ebt e Xhon Kerrit si mb\u00ebshtetje p\u00ebr politik\u00ebn e tyre egoiste personale e partiake. Qeveritar\u00ebt dhe opozitar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk vepruan bashk\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzonin vizit\u00ebn n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e shtetit e t\u00eb kombit dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar besim m\u00eb t\u00eb madh te diplomacia amerikane se k\u00ebshillat e saj do t\u00eb d\u00ebgjohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebrkushtim t\u00eb sinqert\u00eb e vullnet t\u00eb mir\u00eb politik, q\u00eb t\u00eb fashiten sa m\u00eb shpejt shqet\u00ebsimet q\u00eb ndjen diplomacia e SHBA-ve lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb (korrupsioni galopant, sistemi i kalbur i drejt\u00ebsis\u00eb, lufta e dob\u00ebt kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, mungesa e sistemit zgjedhor p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira, t\u00eb drejta e t\u00eb ndershme, dekriminalizimi i politik\u00ebs, ekonomia e dob\u00ebt, demokracia e rrezikuar etj). Sh\u00ebrimin e plag\u00ebve t\u00eb tilla e pat k\u00ebrkuar me forc\u00eb Medlin Ollbrajt n\u00eb fjalimin e saj para Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2000. E pat k\u00ebrkuar edhe Hillari Klintoni n\u00eb fjalimin frym\u00ebzues, po n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 2012. K\u00ebto gj\u00ebra i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb Uashington, Tiran\u00eb e n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sh\u00ebrimin e k\u00ebtyre plag\u00ebve e theksoi si detyr\u00eb par\u00ebsore edhe Xhon Kerri, q\u00eb tregon se diplomacia amerikane \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar q\u00eb gjendja n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka shkuar drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit, por drejt p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Anomalia diplomatike m\u00eb e madhe dhe e paprecedent (deri n\u00eb p\u00ebrmasa absurdi) ishte me \u201cnatyr\u00eb protokollare\u201d. N\u00eb aeroportin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Rinas, p\u00ebr t\u00eb pritur Xhon Kerrin nuk kishte dal\u00eb homologu i tij, ministri i Jasht\u00ebm, Bushati, ose nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs i tij, si\u00e7 e k\u00ebrkon dhe e lejon protokolli klasik normal. Nuk ishte madje as kryeministri, si\u00e7 mund t\u00eb ndodh\u00eb kur nj\u00eb miku t\u00eb ngusht\u00eb dhe aleati t\u00eb shtrenjt\u00eb do t\u2019i b\u00ebsh nj\u00eb nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Por, ishte vet\u00eb kryetari i shtetit, Presidenti Bujar, q\u00eb i dha dor\u00ebn mikut, sapo zbriti nga shkall\u00ebt e avionit. Ata shk\u00ebmbyen p\u00ebr 3-4 minuta fjal\u00eb q\u00eb askush nuk i d\u00ebgjoi, p\u00ebrve\u00e7 ambasadorit amerikan Lu, i cili q\u00ebndronte ngjitur me ta. Askush nuk ka m\u00ebsuar deri m\u00eb tani se \u00e7far\u00eb i than\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Kerri u largua me shum\u00eb ngut drejt Tiran\u00ebs me automobilin e tij. Gjith\u00e7ka t\u00eb linte p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb \u201cskene konspirative\u201d, q\u00eb dha shkas p\u00ebr dyshime e hamend\u00ebsime. Nuk kan\u00eb munguar as p\u00ebrqeshjet e batutat zem\u00ebrake, sidomos midis kryeministrit Rama e presidentit Nishani. Presidenti \u00ebsht\u00eb mburrur se kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjest madh\u00ebshtor p\u00ebr t\u00eb nderuar Amerik\u00ebn dhe se dalja e tij n\u00eb aeroport ishte k\u00ebrkuar nga vet\u00eb Kerri. Mbetet enigm\u00eb n\u00ebse kishte v\u00ebrtet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb amerikane apo Kerri ishte z\u00ebn\u00eb ngusht\u00eb nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje e Nishanit q\u00eb donte ta sfidonte Ram\u00ebn! Por, edhe hipoteza e dyt\u00eb nuk e zhduk enigm\u00ebn pse t\u00eb binte n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb diplomacia amerikane. Mos vall\u00eb Kerri donte t\u00eb p\u00ebrcillte nj\u00eb mesazh q\u00eb nuk mund t\u2019ia jepte askujt tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Nishanit?! Mos vall\u00eb Nishani kishte k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebt\u00eb takim paradoksal p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb ndonj\u00eb mesazh t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb ishte p\u00ebrjashtuar nga protokolli i takimeve me Kerrin dhe Berisha nuk e p\u00ebrcillte dot mesazhin as n\u00ebp\u00ebrmjet kryetarit t\u00eb tij partiak, Basha?!. Mund t\u00eb b\u00ebhen dhe hipoteza t\u00eb tjera, por anomalia madhe nuk zhduket dot m\u00eb.<\/p>\n<p>Anomali q\u00eb ra n\u00eb sy ishte dhe p\u00ebrjashtimi nga programi i takimeve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Kerrit me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta. Ky nuk u duk gj\u00ebkundi gjat\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb Kerrit, \u00e7ka t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh se shefi i diplomacis\u00eb amerikane ka pasur arsyet e veta t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb mos u takuar me Met\u00ebn. Arsyetimet q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb munguar, si nga pala shqiptare dhe ajo amerikane, nuk jan\u00eb fare bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Anomalia m\u00eb sherrnxit\u00ebse u b\u00eb mohimi nga Xhon Kerri dhe nga Edi Rama i z\u00ebrave se nj\u00eb pik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb bisedimet midis tyre kishte qen\u00eb vendosja n\u00eb Shqip\u00ebri e 2000 muxhahedin\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb iranian,\u00eb t\u00eb grumbulluar n\u00ebn kujdesin amerikan n\u00eb Irak. Para se t\u00eb mb\u00ebrrinte Kerri n\u00eb Tiran\u00eb shtypi kishte shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, madje kishte p\u00ebrmendur se Rama e kishte v\u00ebshtir\u00eb ta refuzonte, ngaq\u00eb Amerik\u00ebs ende nuk i kishte ikur inati q\u00eb Rama nuk pranoi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shkat\u00ebrroheshin arm\u00ebt kimike nga Siria. Sapo u largua Kerri, qarkulluan lajmet se nj\u00eb funksionar i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit kishte deklaruar se Kerri e kishte biseduar e zgjidhur me Ram\u00ebn pun\u00ebn e muxhahedin\u00ebve, por kjo nuk ishte b\u00ebr\u00eb e ditur nga dy bashk\u00ebbiseduesit n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cndjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb paraqet kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d. Pik\u00ebrisht kjo \u201cndjeshm\u00ebri\u201d u b\u00eb strumbullar propagandistik i interpretimeve nga m\u00eb t\u00eb ndryshme, duke shqet\u00ebsuar opinionin publik dhe duke zbehur disi vlerat kryesore t\u00eb vizit\u00ebs. Mendimet e v\u00ebzhguesve e t\u00eb njer\u00ebzve u ndan\u00eb. U l\u00ebshuan alarme se nga prania e muxhahedin\u00ebve \u201cxhihadist\u00eb e terrorist\u00eb\u201d iranian\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb rrezik siguria e Shqip\u00ebris\u00eb; se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i mbaj\u00eb n\u00ebn kontroll ata dhe as t\u2019i mbroj\u00eb nga sulmet e jashtme q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin kund\u00ebr tyre sh\u00ebrbimet sekrete iraniane e t\u00eb tjera. Shqiptar\u00ebt, q\u00eb iu kund\u00ebrvun\u00eb k\u00ebsaj zgjidhjeje t\u00eb k\u00ebrkuar nga amerikan\u00ebt, mund t\u00eb jen\u00eb nisur nga shqet\u00ebsime t\u00eb sinqerta e t\u00eb kuptueshme, por kan\u00eb shp\u00ebrfillur dy rrethana: 1. Shqip\u00ebria i pranon muxhahedin\u00ebt, sepse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia k\u00ebrkon aleati m\u00eb i mir\u00eb i saj; 2. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb emigracion dhe moralisht nuk e ka t\u00eb leht\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb hermetikisht kufijt\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrezik n\u00eb vendin e tyre ose q\u00eb nuk i pranojn\u00eb gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Anomalia m\u00eb e madhe, jo m\u00eb diplomatike, por politike shqiptare, \u00ebsht\u00eb ajo se sapo iku Xhon Kerri, n\u00eb Shqip\u00ebri u rindez edhe m\u00eb i ashp\u00ebr sherri. Pas bisedimeve zyrtare n\u00eb selin\u00eb Kryeministris\u00eb, Rama dhe Xhon Kerri dol\u00ebn para gazetar\u00ebve, jo p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konferenc\u00eb shtypi, por p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb deklarat\u00eb. Ishte nj\u00eb shk\u00ebmbim fjalimesh n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb komunikate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Gazetar\u00ebt nuk u trajtuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel protokollar n\u00eb krahasim me pushtetar\u00ebt e opozitar\u00ebt, madje as \u201coj\u00ebqar\u00ebt\u201d (p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile), me t\u00eb cil\u00ebt Xhon Kerri pati takimin p\u00ebrmbyll\u00ebs n\u00eb Muzeun e Historis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e tij kryeministri Rama n\u00eb fakt mbajti nj\u00eb fjalim-parad\u00eb t\u00eb sukseseve t\u00eb qeverisjes s\u00eb vet dhe parashtroi perspektivat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ecurin\u00eb e m\u00ebtejshme t\u00eb pun\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri. Rama i p\u00ebrcolli opozit\u00ebs mesazhin se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebhet patjet\u00ebr dhe se ndryshimet kushtetuese do t\u00eb miratohen brenda muajit mars 2016. Pas largimit t\u00eb Kerrit, n\u00eb fushat\u00ebn e tij propagandistike Rama po e p\u00ebrdor si d\u00ebrras\u00eb shp\u00ebtimi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb deritanishme dhe po i mban si hajmali mbrojt\u00ebse p\u00ebr veprimet e ardhshme t\u00eb qeveris\u00eb fjal\u00ebt e mikut \u201cJu po shkoni n\u00eb drejtimin e duhur\u201d. Po Rama i quan ecje n\u00eb drejtim t\u00eb duhur edhe l\u00ebvizjet n\u00eb kah kund\u00ebrt q\u00eb ai i b\u00ebn her\u00eb pas here me voluntarizmin e tij qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq opozitar\u00ebt, pas takimit me Kerrin, d\u00ebshmuan se asgj\u00eb nuk kishin kuptuar e m\u00ebsuar, pasi nuk paraqit\u00ebn ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb mend\u00ebsit\u00eb dhe n\u00eb formulat e tyre bajate politike t\u00eb m\u00ebparshme. Kryetari i opozit\u00ebs, Basha, pasi doli nga takimi me Kerrin dhe as m\u00eb von\u00eb, nuk ka sqaruar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb bisedoi dhe u mor vesh me t\u00eb, \u00e7far\u00eb hapash politik\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb hedh\u00eb dhe \u00e7far\u00eb sigurish\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebgjuar mir\u00eb mesazhet q\u00eb mori. Basha, thjesht, ka p\u00ebrs\u00ebritur deklaratat q\u00eb i b\u00ebn n\u00eb \u00e7do shfaqje televizive. E vetmja deklarat\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u mbajtur sh\u00ebnim, pasi iku Kerri, ishte ajo se opozita nuk do t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, pa u larguar m\u00eb par\u00eb qeveria e Ram\u00ebs dhe pa u krijuar nj\u00eb qeveri teknike. Nuk dihet n\u00ebse Basha k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia ka th\u00ebn\u00eb Kerrit gjat\u00eb takimit. Kjo deklarat\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj vizit\u00ebs s\u00eb Kerrit, n\u00eb rast se atij nuk i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe sh\u00ebnon nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00ebse ai kishte marr\u00eb dijeni dhe nuk e ka penguar dot.<\/p>\n<p>Anomali n\u00eb diplomaci duhet quajtur edhe anashkalimi, t\u00eb pakt\u00ebn publikisht, i aspekteve t\u00eb mprehta t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, duke u mjaftuar me ritheksimet nga ana e Kerrit t\u00eb formulave standarde p\u00ebr rolin dhe kontributin e shqiptar\u00ebve n\u00eb paqen e stabilitetin rajonal dhe p\u00ebr ndihmes\u00ebn e madhe p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. Sa m\u00eb shum\u00eb l\u00ebvdata t\u00eb tilla marrin shqiptar\u00ebt, aq m\u00eb g\u00ebrryese b\u00ebhen zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb. Mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse SHBA-t\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje apo nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar ende q\u00eb t\u2019i jepet fund k\u00ebsaj ANOMALIE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Abdi Baleta Xhon Kerri \u00ebsht\u00eb i pesti Sekretar i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb nderoi Shqip\u00ebrin\u00eb, me nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare 5-or\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb \u201cDit\u00ebn e t\u00eb dashuruarve\u201d (Sh\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":272,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-8634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8634"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8634"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8635,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8634\/revisions\/8635"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}