{"id":864,"date":"2015-07-17T19:25:37","date_gmt":"2015-07-17T18:25:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=864"},"modified":"2015-07-26T19:30:14","modified_gmt":"2015-07-26T18:30:14","slug":"864","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=864","title":{"rendered":"ORIENTALIZMI DHE ORIENTALIST\u00cbT ND\u00cbRMJET MIRATIMIT DHE REFUZIMIT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-large wp-image-865\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o-1024x625.jpg\" alt=\"nexhat-ibrahimi\" width=\"640\" height=\"391\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o-1024x625.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o-300x183.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o-80x50.jpg 80w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11783833_1462130627442857_1467814622_o.jpg 1193w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/p>\n<p><b>Hyrje<\/b><\/p>\n<p>Fillimet e para t\u00eb orientalizmit dhe t\u00eb orientalist\u00ebve datojn\u00eb q\u00eb nga paraqitja e Islamit dhe Kur\u2019anit n\u00eb sken\u00ebn historike n\u00eb fillim t\u00eb shekullit VII. Mir\u00ebpo, k\u00ebto interesime n\u00eb fillim kan\u00eb qen\u00eb josistematike dhe sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe m\u00eb tep\u00ebr rezultat i nevojave individuale dhe t\u00eb koh\u00ebpaskohshme. Kjo ka ndodhur sidomos n\u00eb Spanj\u00ebn muslimane, kur ajo ishte m\u00eb kulm t\u00eb zhvillimit politik, ekonomik e kulturor[1], e pastaj edhe n\u00eb vendet tjera. K\u00ebto kontakte kan\u00eb vazhduar edhe m\u00eb pastaj, e jan\u00eb t\u00eb njohur: Xherberti, kleriku francez, i cili m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 999, u zgjodh p\u00ebr pap\u00eb, Pierrele Aenere (vd. 1156), Gerard nga Kremona (vd. 1187) [2] etj. Interesimi ka vazhduar edhe n\u00ebp\u00ebr manastiret kristiane, ku k\u00ebta studiues kristian\u00eb kan\u00eb hulumtuar dor\u00ebshkrime muslimane dhe disa prej tyre i kan\u00eb p\u00ebrkthyer.[3]<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb interesimi p\u00ebr k\u00ebto studime \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb sidomos gjat\u00eb shekullit XIX dhe XX. P\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebllimit t\u00eb literatur\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fundit, p\u00ebrkund\u00ebr angazhimit t\u00eb pakontestuesh\u00ebm, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb dhe filologjis\u00eb, k\u00ebto studime shum\u00eb pak kan\u00eb ndikuar n\u00eb mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrreligjioz islamo-kristian, madje jan\u00eb kualifikuar si \u201chomogjenist\u201d.[4] K\u00ebto studime kan\u00eb mbetur brenda qarqeve t\u00eb ngushta akademike e t\u00eb specializuara dhe larg ndikimit pozitiv t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb. [5]<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shqiptar\u00ebt dekadave t\u00eb fundit kemi l\u00ebvizje t\u00eb caktuara n\u00eb drejtim t\u00eb studimit t\u00eb orientalistik\u00ebs, mir\u00ebpo, duhet pranuar, ato jan\u00eb n\u00eb fillimin e vet dhe pa ndikim dhe pa nj\u00eb dep\u00ebrtim m\u00eb kreativ n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb politike, kulturore dhe intelektuale.[6]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Fillet e orientalizmit<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Fillet e orientalizmit sistematik duhet k\u00ebrkuar n\u00eb kontaktet dhe f\u00ebrkimet e para, negative nd\u00ebrmjet Per\u00ebndimit dhe musliman\u00ebve q\u00eb ndodh\u00ebn gjat\u00eb Kryq\u00ebzatave n\u00eb shekujt XII-XIV.[7] Pjetri i madh, opati me ndikim nga Clunya n\u00eb Franc\u00eb k\u00ebrkoi nga Robert Kettoni nga Anglia ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebrkthimin e par\u00eb t\u00eb Kur\u2019anit n\u00eb gjuh\u00ebn latine, me q\u00ebllim q\u00eb ta \u201cp\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb m\u00ebsimin kur\u2019anor\u201d.[8] P\u00ebrkthimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb 1143, por meq\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me synime armiq\u00ebsore, rezultati \u00ebsht\u00eb negativ, sepse p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve t\u00eb r\u00ebnda nuk ka mundur t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si burim informacioni dhe mir\u00ebkuptimi.[9] Ky p\u00ebrkthim \u00ebsht\u00eb burim i shum\u00eb p\u00ebrkthimeve t\u00eb tjera tendencioze n\u00eb Per\u00ebndim q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Shekulli XIII, n\u00eb krye me Raymond Llull, karakterizohej me tendenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej gjuha arabe, t\u00eb m\u00ebsohej islami, dhe duke m\u00ebsuar islamin, t\u00eb mund t\u00eb konvertoheshin musliman\u00ebt. Aktiv\u00eb ishin sidomos dominikan\u00ebt dhe franjevit\u00ebt gjat\u00eb shekullit XIII.[10]<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb shekullit XIV-XVI vazhdoi interesimi i reformacionit p\u00ebr studime biblike dhe islame, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr shkaqe fetare. K\u00ebt\u00eb e lexojm\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Cambridge, e shkruar n\u00eb vitin 1636, i cili tregon motivet p\u00ebrse ta studiojn\u00eb gjuh\u00ebn arabe: \u201cPun\u00ebn q\u00eb synojm\u00eb ta nd\u00ebrmarrim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ta p\u00ebrparojm\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e mir\u00eb duke \u00e7itur n\u00eb drit\u00eb shum\u00eb dituri t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb dituris\u00eb, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj mbretit dhe shtetit n\u00eb tregtin\u00eb ton\u00eb me k\u00ebta popuj t\u00eb lindjes, dhe, me leje t\u00eb Zotit, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjerimit t\u00eb kufijve t\u00eb Kish\u00ebs dhe propagandimit t\u00eb fes\u00eb kristiane nd\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt tash jan\u00eb n\u00eb terr\u00eb\u2026\u201d.[11] Mir\u00ebpo, studimi i gjuh\u00ebs arabe, turke dhe persiane dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht diturive islame nuk e p\u00ebrmir\u00ebsoi q\u00ebndrimin e vrazhd\u00eb t\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve ndaj musliman\u00ebve. P\u00ebrjashtimet e rralla, sikur ajo e Henry Stubbe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, nuk p\u00ebrmbushnin nevojat ekzistuese. Vet\u00ebm pas revolucionit francez n\u00eb shek. XVIII, humbjes s\u00eb ndikimit t\u00eb kish\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, filloi nj\u00eb mir\u00ebkuptim m\u00eb i madh.[12] Th\u00ebn\u00eb ndryshe, apogjen\u00eb e tij orientalizmi e arrin\u00eb n\u00eb shekullin e XIX dhe XX, p\u00ebr t\u00eb vazhduar edhe n\u00eb shekullin XXI.[13]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Perceptimet e orientalizmit nga musliman\u00ebt<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nocioni orientaliz\u00ebm nd\u00ebr musliman\u00ebt kryesisht kuptohet n\u00eb konotacionin pezhorativ. Disa e p\u00ebrkufizojn\u00eb si nj\u00eb aspekt t\u00eb perceptimit negativ dhe t\u00eb gabuesh\u00ebm t\u00eb Islamit n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Disa t\u00eb tjer\u00eb termin orientaliz\u00ebm gjeneralisht e shtrijn\u00eb p\u00ebr \u00e7do hulumtues per\u00ebndimor t\u00eb islamit pa marr\u00eb parasysh p\u00ebr motivet e hulumtuesit.<\/p>\n<p>Edhem Bulbuloviq n\u00eb vitin 1953 orientalizmin e p\u00ebrkufizon k\u00ebshtu: \u201cOrientalizmi \u00ebsht\u00eb grumbull i t\u00eb gjitha shkencave t\u00eb nevojshme p\u00ebr njohjen e Lindjes (\u2026); orientalizmi \u00ebsht\u00eb \u00e7do shkenc\u00eb mbi popujt lindor\u00eb (\u2026), gjuh\u00ebt e tyre, historia, gjeografia, kultura, shkenca, arti dhe filozofia, institucionet shoq\u00ebrore dhe politike, t\u00eb gjitha t\u00eb arriturat e atyre popujve p\u00ebrgjith\u00ebsisht.\u201d[14]<\/p>\n<p>Edward Said, nj\u00ebri prej studiuesve kompetent t\u00eb orientalizmit, pohon se \u201corientalist \u00ebsht\u00eb secili q\u00eb hulumton, shkruan dhe m\u00ebson mbi orientalizmin, qoft\u00eb antropolog, sociolog, historian apo psikolog, kurse ajo q\u00eb b\u00ebn ky person \u00ebsht\u00eb orientaliz\u00ebm.\u201d[15]<\/p>\n<p>N. Smailagiq orientalistik\u00ebn e p\u00ebrkufizon \u201csi tregues p\u00ebr grupin e fushave shkencore gjuh\u00ebsore dhe historike, \u2026por edhe n\u00eb ndikimet orientale n\u00eb fushat tjera\u2026\u201d.[16]<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs, sidomos pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, orientalizmi merr\u00eb edhe konotacione t\u00eb reja, t\u00eb shkencave ekonomike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, duhet pranuar se orientalizmi para s\u00eb gjithash n\u00ebnkupton studimet islame dhe disiplinat p\u00ebrcjell\u00ebse si arabistik\u00ebn, iranistik\u00ebn, turkologjin\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe judaizmin dhe kristianizmin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.[17]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Synimet, fushat e interesimit dhe mjetet p\u00ebr send\u00ebrtimin e synimeve t\u00eb orientalizmit n\u00ebp\u00ebr histori<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Orientalist\u00ebt jan\u00eb grup diversitiv e jo monolit. Disa prej tyre tentuan t\u00eb jen\u00eb objektiv\u00eb, disa ishin futur n\u00eb paragjykime dhe urrejtje t\u00eb thell\u00eb, disa i sh\u00ebrbenin shtetit apo kish\u00ebs s\u00eb tyre. Disa ishin shkenc\u00ebtar\u00eb, kurse disa pseudoshkenc\u00ebtar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luajt\u00ebn rol destruktiv, ngrit\u00ebn barriera dhe pengesa n\u00eb mir\u00ebkuptimin kristiano-islam.<\/p>\n<p>Edhe pse orientalist\u00ebt paralajm\u00ebruan neutralitetin dhe objektivitetin si dy kushte kryesore t\u00eb shkenc\u00ebs per\u00ebndimore, p\u00ebr fat t\u00eb keq, orientalizmi nuk \u00ebsht\u00eb as neutral as objektiv. Orientalizmi klasik, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, i p\u00ebrket kultur\u00ebs kolonialiste t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb kuptim t\u00eb imperializmit, racizmit, nacizmit, fashizmit, ideologjis\u00eb s\u00eb hegjemonis\u00eb dhe ep\u00ebrsis\u00eb evropiane. Ky gjykim pa dallim dhe pa dyshim \u00ebsht\u00eb i rrept\u00eb dhe i dhembsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb planin e njoftueshm\u00ebris\u00eb historike t\u00eb popullit.[18] Orientalizmi \u00ebsht\u00eb lindur brenda kultur\u00ebs racore. Ai ka manifestuar evrocentrizimin e Evrop\u00ebs, t\u00eb bazuar n\u00eb krenarin\u00eb historike dhe raciz\u00ebm: i bardhi kund\u00ebr t\u00eb ziut, i dituri kund\u00ebr t\u00eb paditurit, e logjikshmja kund\u00ebr t\u00eb palogjikshmes, fuqia e teoretizimit kund\u00ebr letargjis\u00eb praktike, dinjiteti dhe t\u00eb drejtat njer\u00ebzore kund\u00ebr jodinjitetit njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejtave hyjnore t\u00eb Zotit dhe m,bretit, demokracia per\u00ebndimore kund\u00ebr despotizmit lindor.[19] K\u00ebt\u00eb e argumenton orientalisti Brauns nga Princetoni, i cili thot\u00eb se: \u201cbrezi i tij ka zgjedhur at\u00eb metod\u00eb shkencore q\u00eb siguron korreksionin e q\u00ebnmdrimeve t\u00eb dala nga perspektiva evropocentriste.\u201d[20]<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ata q\u00eb kishin motive t\u00eb sinqerta, q\u00eb d\u00ebshiruan mir\u00ebkuptim, ndihmuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh. Henry Corbin, Annimarie Schimmel, Thomas Carlyle apo Karen Amstrong jan\u00eb vet\u00ebm disa emra, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk kam t\u00eb dh\u00ebna se kan\u00eb pranuar islamin, por t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh shkencor e intelektual p\u00ebr njohjen e islamit dhe t\u00eb musliman\u00ebve.[21]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>1. Motivi fetar. <\/b>Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konstatohet se motivet e orientalist\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr studimet islame jan\u00eb t\u00eb llojllojshme, por motivi fetar ka dominuar si m\u00eb her\u00ebt ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb. Sikurse fillimi q\u00eb ishte me monak\u00eb e klerik\u00eb kjo gjendje dominon edhe tash. Detyr\u00eb e tyre prioritare ishte mohimi,shtremb\u00ebrimi, zhvler\u00ebsimi dhe d\u00ebmtimi i Islamit n\u00eb sy t\u00eb bashk\u00ebbesimtar\u00ebve por edhe t\u00eb vet\u00eb musliman\u00ebve dhe mohimi i burimit hyjnor t\u00eb Kur\u2019anit dhe t\u00eb vet\u00eb Islamit[22]. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr shum\u00eb arsye, por e para dhe kryesorja \u00ebsht\u00eb rivaliteti i Islamit kundrejt fes\u00eb s\u00eb tyre dhe frika e ngadh\u00ebnjimit t\u00eb Islamit ndaj tyre.[23]<\/p>\n<p><b>2. Motivi kolonizues.<\/b>\u00a0Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Kryq\u00ebzatave, luft\u00ebrave fetare-ekonomike dhe humbjes s\u00eb per\u00ebndimor\u00ebve, ata nuk humb\u00ebn shpres\u00ebn p\u00ebr kthimin e tyre triumfal n\u00eb vendet islame. Iu p\u00ebrkushtuan studimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Pas okupimit fizik t\u00eb vendeve islame, orientalist\u00ebt iu qasen dob\u00ebsimit t\u00eb vlerave islame dhe favorizimit t\u00eb vlerave t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb fusin hamendje nd\u00ebr musliman\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ata gjuh\u00ebs letrare arabe ia kund\u00ebrvun\u00eb dialektet e shumta t\u00eb gjuh\u00ebs arabe. Kur\u2019anit ia kund\u00ebrvun\u00eb poezin\u00eb parakur\u2019anore (shi`r\u2019ul-xhahilijjeh), popujve q\u00eb i kontribuan fes\u00eb islame ia kund\u00ebrvun\u00eb popujt si fenikasit, babilonasit, egjiptian\u00ebt etj.[24]<\/p>\n<p><b>3. Motivi ekonomik.<\/b>\u00a0Krahas motivit fetar dhe kolonizues, me r\u00ebnd\u00ebsi jo m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ishte edhe motivi ekonomik, hapja e tregjeve t\u00eb reja: blerja e mallrave muslimane me \u00e7mime t\u00eb ulta dhe shitja e mallrave t\u00eb tyre me \u00e7mime t\u00eb larta, moszhvillimi i prodhimtaris\u00eb s\u00eb vendit dhe var\u00ebsia ekonomike nga per\u00ebndimor\u00ebt. Kjo u b\u00eb p\u00ebr arsye edhe ekonomike, por edhe politike, sepse fuqia ekonomike \u00ebsht\u00eb faktor\u00eb par\u00ebsor edhe p\u00ebr faktor\u00ebt tjer\u00eb.[25]<\/p>\n<p><b>4. Motivi politik.<\/b>\u00a0Motivi politik n\u00eb shekujt e kaluar ka qen\u00eb m\u00eb pak atraktiv, por n\u00eb shekullin XX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shek. XXI \u00ebsht\u00eb tejet aktiv. Thuajse \u00e7do universitet per\u00ebndimor ka pasur seksionet p\u00ebr islamistik\u00eb dhe \u00e7do ambasad\u00eb apo konsulat\u00eb ka ndonj\u00eb ekspert p\u00ebr islam. Detyr\u00eb par\u00ebsore e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb mesin e dijetar\u00ebve, politikan\u00ebve e gazetar\u00ebve t\u00eb vendit dhe t\u00eb ndikoj\u00eb tek ata. K\u00ebshtu, ata kan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb vendet islame dhe arabe n\u00eb vijat nacionale dhe sektare. Kan\u00eb ulur dinjitetin politik, kulturor dhe ekonomik.[26] Duke formuar organizata miq\u00ebsore muslimano-kristiane me emra humanitar dhe kulturor (\u00e7far\u00eb po veprohet edhe me shqiptar\u00ebt te ne) ata krijonin nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb d\u00ebgjuesh\u00ebm n\u00eb mesin e musliman\u00ebve, q\u00eb kryenin pun\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p><b>5. Motivi shkencor.<\/b>\u00a0Nj\u00eb grup m\u00eb i vog\u00ebl njer\u00ebzish n\u00eb studimet e tyre jan\u00eb p\u00ebrkushtuar me synime t\u00eb pastra shkencore n\u00eb hulumtimet e popujve, qytet\u00ebrimeve, feve, kulturave dhe gjuh\u00ebve. Ata ishim m\u00eb objektiv\u00eb n\u00eb hulumtimet e tyre. Zakonisht, t\u00eb till\u00eb ishin ata q\u00eb posedonin mjetet e veta materiale dhe nuk posedonin ngarkes\u00eb shpirt\u00ebrore. N\u00eb mesin e tyre kemi t\u00eb atill\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut shkencor objektiv por kan\u00eb mbetur n\u00eb pozicionet e tyre t\u00eb m\u00ebhershme ideologjike, sikurse \u00ebsht\u00eb Thomas W. Arnold[27], por edhe t\u00eb atill\u00eb, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut shkencor, por edhe kan\u00eb pranuar islamin si vler\u00eb dhe sistem jet\u00ebsor, sikurse jan\u00eb: David Benjamin Keldani alias Abdulehad Davud (vd. 1940 n\u00eb SHBA), Maurice Bucaille, Rozhe alias Rexha Garodi, Zhak Kusto, Kristian alias Murad Hofmann e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.[28]<\/p>\n<p>Mjetet q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn orientalist\u00ebt gjat\u00eb historis\u00eb n\u00eb send\u00ebrtimin e synimeve t\u00eb tyre religjioze, politike, ekonomike, shkencore e t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga koha n\u00eb koh\u00eb, por m\u00eb standarde jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Shkruarja e librave nga fusha t\u00eb ndryshme p\u00ebr Kur\u2019anin, Muhammedin a.s., p\u00ebr sheriatin, besimin, kultur\u00ebn e t\u00eb tjera, duke injoruar apo duke shtremb\u00ebruar vlerat islame. Botimi i revistave, apo hapja e web faqeve n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave ata plasojn\u00eb idet\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u2013 D\u00ebrgimi i individ\u00ebve apo t\u00eb ekspeditave misionariste n\u00eb bot\u00ebn islame n\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve humanitare, bamir\u00ebse, arsimore, sportive e t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u2013 Mbajtja e seminareve dhe ligjeratave n\u00eb tubimet e ndryshme shkencore, kulturore dhe politike vendore, duke p\u00ebrulur institucionet dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt vendor\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Blerja e disa sht\u00ebpive botuese dhe gazetave e revistave vendore dhe duke plasuar idet\u00eb e veta n\u00ebp\u00ebrmjet tyre.[29]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Kontributi i orientalist\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr aktiviteteve destruktive dhe tendencioze t\u00eb shum\u00eb orientalist\u00ebve, p\u00ebrkund\u00ebr paragjykimeve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe tash, nj\u00eb num\u00ebr orientalist\u00ebsh megjithat\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb rafshin e studimeve islame: teologjike, juridike, kulturore, gjuh\u00ebsore dhe historike. Sidomos jan\u00eb t\u00eb njohura zbulimi, p\u00ebrpunimi dhe publikimi i shum\u00eb dor\u00ebshkrimeve klasike, q\u00eb num\u00ebrohen si vepra bazore. Nj\u00eb nga k\u00ebto projekte serioze \u00ebsht\u00eb botimi i Historis\u00eb s\u00eb Taberiut (Tarih\u2019ut-Taberij), Tabekati i Ibn Sa\u2019dit, El-Kamil fi\u2019t-tarih t\u00eb Ibn Ethirit, pastaj projekti madh\u00ebshtor q\u00eb zgjati rreth 50 vjet n\u00eb tet\u00eb v\u00ebllime i El-Mu\u2019xhem\u2019ul-mufehres li elfadh\u2019il-hadith (Treguesi i haditheve t\u00eb Muhammedit a.s. nga 9 koleksione hadithesh), Mekalat\u2019ul-islamijjin i El-Esh\u2019ariut nga Helmut Riter, etj. etj. Me k\u00ebt\u00eb num\u00ebrim nuk shterren kontributet e tyre. Nj\u00eb prezantim komplet k\u00ebrkon pun\u00eb serioze dhe angazhim shum\u00eb t\u00eb madh. Por, ekziston edhe nj\u00eb kontribut tjet\u00ebr, shum\u00eb i vlefsh\u00ebm, e ai \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr orientalist\u00ebsh, duke studiuar islamin pa paragjykime dhe pa ngarkesa ideologjike e fetare, m\u00eb n\u00eb fund e pranuan islamin[30].<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Orientalizmi nd\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Studimet dhe hulumtimet sistematike dhe t\u00eb organizuara orientale nd\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb ndonj\u00eb dat\u00eb t\u00eb hershme. Ato i gjejm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, n\u00eb vitin 1973 me themelimin e deg\u00ebs s\u00eb Orientalistik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb krye me dr. prof. Hasan Kaleshin.[31] T\u00eb gjitha angazhimet tjera jan\u00eb individuale dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizimeve brenda institucioneve t\u00eb tjera. Ka shum\u00eb emra q\u00eb meritojn\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shkencor\u00eb. Krahas Hasan Kaleshit t\u00eb theksuar, kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Hafiz Ali Kor\u00e7a, Ibrahim Dalliu, Vexhi Buharaja etj. Tashm\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kontribut jan\u00eb duke ofruar edhe disa pun\u00ebtor\u00eb shkencor\u00eb, sikurse Feti Mehdiu, Mehdi Polisi etj. Nismat e tjera n\u00eb fush\u00eb t\u00eb orientalistik\u00ebs si turkologjia n\u00eb Prishtin\u00eb e Shkup e t\u00eb af\u00ebrta n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsh\u00ebndetur por mbesin t\u00eb d\u00ebshmohen me pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse vitet 1970-2005 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira politikisht dhe ekonomikisht, mendoj se vitet vijuese duhet t\u00eb tregojn\u00eb se orientalistika nd\u00ebr shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb luaj\u00eb rol konstruktiv dhe avansues drejt vlerave t\u00eb gjith\u00ebpranuara.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, fillimet e mir\u00ebfillta t\u00eb orientalizmit shqiptar duhet k\u00ebrkuar m\u00eb her\u00ebt. Duhet k\u00ebrkuar pik\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrpjekjet e klerik\u00ebve katolik\u00eb dhe ortodoks\u00eb shqiptar\u00eb dhe joshqiptar\u00eb n\u00eb trojet tona rreth \u00e7\u00ebshtjeve islame. Barleti, Bogdani, Budi, Matranga, pastaj l\u00ebvizja e bejtexhinjve, Qaf\u00ebzezi, Mjedja dhe rilindasit tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me Nolin, Gj. Fisht\u00ebn, E. Koliqin, R. Qosjen[32], p\u00ebr t\u00eb vazhduar me Aurel Plasarin, Gasper Gjinin, Lush Gjergjin e t\u00eb tjer\u00eb sot, u mor\u00ebn dhe merren seriozisht dhe dinak\u00ebrisht me islamin dhe musliman\u00ebt dhe kontribuan me t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb ftohje latente n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet islamo-kristiane nd\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe n\u00eb rajon. [33] Disa intelektual\u00eb hezitojn\u00eb t\u2019i rradhisin n\u00eb orientalist\u00eb disa nga emrat e sip\u00ebrm, sepse nuk i plot\u00ebsojn\u00eb disa kushte formale etj. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, disa prej tyre nuk merren profesionalisht me orientalizimin, mir\u00ebpo, ata nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre ia kushtuan Orientit, respektivisht Islamit. Vepra e P. Bogdanit, njohja e tij e arabishtes dhe preokupimi me Islamin me q\u00ebllime kristo-centriste, jan\u00eb argument vet\u00ebvetiu. Madje, vet\u00ebm respekti i madh q\u00eb musliman\u00ebt e ushqejn\u00eb gjat\u00eb shekujve ndaj Jezusit dhe Ungjillit b\u00ebri q\u00eb gjendja te shqiptar\u00ebt mos t\u00eb eskaloj\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pakic\u00ebs kristiane. Edhe dit\u00ebt e sotme d\u00ebshmojn\u00eb se shumica muslimane, nga zem\u00ebrgjer\u00ebsia por edhe nga inferioriteti intelektual, i anashkalon provokimet e vrazhda katoliko-censtriste dhe ortodokso-centriste n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri[34] dhe sillet sikur nuk ndodh asgj\u00eb q\u00eb vlen kujdesin e intelektual\u00ebve objektiv\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Disa konstatime<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rekapitullim t\u00ebr\u00eb t\u00eb lexuar\u00ebs, mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se:<\/p>\n<p>1. Shumica e orientalist\u00ebve jan\u00eb klerik\u00eb kristian\u00eb, individ\u00eb drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb lidhur me regjimet kolonialiste apo jan\u00eb individ\u00eb me prejardhje judaiste.<\/p>\n<p>2. Studimet orientaliste jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb intensive n\u00eb vendet kolonialiste se sa n\u00eb ato jokolonialiste, sikurse jan\u00eb vendet skandinave.<\/p>\n<p>3. Shum\u00eb orientalist\u00eb, n\u00eb vendet jokolonizatore heqin dor\u00eb nga q\u00ebndrimet e Ignac Goldziherit e t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb, q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb ngarkuar ne armiq\u00ebsi fetare e kulturore. Edhe disa institucione shkencore n\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme, sikur n\u00eb Rusi, p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb termave orientaliz\u00ebm, nd\u00ebrrojn\u00eb emrat e vjet\u00ebr n\u00eb emra m\u00eb t\u00eb pranuehs\u00ebm, sikurse Instituti p\u00ebr popujt e Azis\u00eb[35] .<\/p>\n<p>4. Orientalizmi kryesisht ka prejardhjen nga kisha dhe g\u00ebzon ndihm\u00ebn e tyre t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>5. Vendet kolonizatore, sidomos Franca (psh. Masinjon) dhe Anglia (psh. Margoliouth), por edhe Serbia (psh. D. Tanaskoviq e M. Jeftiq), edhe sot angazhojn\u00eb orientalist\u00eb p\u00ebr nevojat e ministris\u00eb s\u00eb jashtme e ushtarake p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kund\u00ebr musliman\u00ebve dhe arab\u00ebve.[36]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>P\u00ebrfundim<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Orientalist\u00ebt i kan\u00eb kushtuar kujdes t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb burimeve islame, Kur\u2019anit dhe Sunnetit dhe diturive tjera islame. Ata si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ashtu edhe tash Islamit i jan\u00eb qasur me paragjykime t\u00eb shumta, sikur mohimi i burimit hyjnor t\u00eb Kur\u2019anit dhe mohimi i Muhammedit a.s. p\u00ebr pejgamber. Ky paragjykim ndaj islamit dhe injorim i Islamit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shumica e orientalist\u00ebve t\u00eb v\u00ebhen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kolonializmit imperialist, misionarizmit bot\u00ebror kristian dhe l\u00ebvizjes cioniste, dhe t\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb jo vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjet doktrinare por edhe ato historike dhe t\u00eb krijojn\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb keqe e t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr mir\u00ebkuptim dhe nd\u00ebrnjohje nd\u00ebrmjet feve, kulturave dhe qytet\u00ebrimeve fqinje, Islamit dhe Judeo-Kristianizmit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, koh\u00ebve t\u00eb fundit, ka ecje p\u00ebrpara, pozitive, nj\u00eb lloj diferencimi. Nj\u00eb pjes\u00eb e orientalistik\u00ebs bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsuar nga politika dhe nga tradita evro-per\u00ebndimore, udh\u00ebhiqet nga vlerat e mir\u00ebfillta dhe mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull se mund t\u00eb dialogohet me fet\u00eb, kulturat dhe qytet\u00ebrimet tjera. Vlen t\u00eb theksohet emri i Mauricie Bucaille, Rozhe Garodi, Murad Hofman, Annimarie Schimmel, Franc Fanon, Fri\u00e7of Shuon, Rene Genon, Martin Lings etj. Ndoshta kjo ecje p\u00ebrpara n\u00eb orientalistik\u00ebn bot\u00ebrore do t\u00eb gjej\u00eb ekuivalenc\u00eb edhe n\u00eb tokat shqiptare, n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, n\u00eb shkenc\u00ebn shqiptare. Verifikimi i q\u00ebndrimeve t\u00eb deritashme t\u00eb shkenc\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore p\u00ebr hir t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b><i>Botuar n\u00eb revist\u00ebn: Dituria islame <span class=\"skimlinks-unlinked\">nr.197\/2006<\/span> (Prishtin\u00eb).<\/i><\/b><b><\/b><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><b>Literatura:<\/b><\/p>\n<p>1. Ahmed Smajlovic, Felsefet\u2019ul-istishraki we etheruha fi\u2019l-edeb\u2019il-arabijj\u2019il-measir, Kairo, 1980.<\/p>\n<p>2. Edward W. Said, Orijentalizam, Sarajev\u00eb, 1999.<\/p>\n<p>3. Enes Karic, Kur\u2019an u savremenom dobu, II, Sarajev\u00eb, 1997.<\/p>\n<p>4. Enes Karic, Mekalat Busnijjeh, Sarajev\u00eb, 2004.<\/p>\n<p>5. Enes Karic, Tumacenje Kur\u2019ana i ideologije XX Stoljeca, Sarajev\u00eb, 2002.<\/p>\n<p>6. Esad Durakovic, Prolegomena za historiju knjizevnosti orijentalno-islamskoga kruga, Sarajev\u00eb, 2005.<\/p>\n<p>7. Feti Mehdiu, Hyrje n\u00eb filologji orientale, Prishtin\u00eb, 2004.<\/p>\n<p>8. Mustafa Es-Sibai, Orijentalizam i orijentalisti \u2013 za i protiv, Zenica 2003.<\/p>\n<p>9. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajev\u00eb, 1990.<\/p>\n<p>10. Nirman Moranjak Bamburac, Orijentalisticki kanon (recension i vepr\u00ebs s\u00eb E. Said), n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.openbook.ba,izraz\/no0707_nirman,moranjak.htm\" rel=\"nofollow\">http:\/\/www.openbook.ba,izraz\/no0707_nirman,moranjak.htm<\/a><\/p>\n<p>11. Norman Cigar, Roli i orientalist\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr justifikimin e gjenocidit ndaj musliman\u00ebve n\u00eb Ballkan, Shkup, 2003.<\/p>\n<p>12. Nur \u2013 casopis za kulturu i islamske teme, Beograd, nr. 26\/2000.<\/p>\n<p>13. Safet Halilovic, Orijentalizam i oriejentalne studije, Novi Horizonti, casopis za naucnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju, Sarajev\u00eb, nr. 44, apo: <a href=\"http:\/\/www.novihorizonti.com\/test\/tekst.asp?ArtikallD=1005\" rel=\"nofollow\">http:\/\/www.novihorizonti.com\/test\/tekst.asp?ArtikallD=1005<\/a>.<\/p>\n<p>14. Smail Balic, Zaboravljeni islam, Wien, 2000.<\/p>\n<p>15. Seyyed Hossein Nasr and Oliver Leaman, History of Islamic Philosophy, part I-II, Tehran, Iran, pa vit botimi.<\/p>\n<p>16. Univers, revist\u00eb shkencore kulturore, Tiran\u00eb, 3\/2002.<\/p>\n<p>17. Znakovi vremena, revist\u00eb, Sarajev\u00eb, nr. 4\/1998.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n<p>[1] Mustafa Es-Sibai, Orijentalizam i orijentalisti \u2013 za i protiv, Zenica, 2003, fq. 59.<\/p>\n<p>[2] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 59.<\/p>\n<p>[3] Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 38-58.<\/p>\n<p>[4] Nirman Moranjak Bamburac, Orijentalisticki kanon (recension i vepr\u00ebs s\u00eb E. Said), n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.openbook.ba,izraz\/no0707_nirman,moranjak.htm\" rel=\"nofollow\">http:\/\/www.openbook.ba,izraz\/no0707_nirman,moranjak.htm<\/a>.<\/p>\n<p>[5] Shih meditimet dhe analizat interesante t\u00eb njoh\u00ebsit t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm t\u00eb rrethanave orientalo-oksidentale: Smail Balic, Zaboravljeni islam, Wien, 2000.<\/p>\n<p>Krhs.: Oliver Leaman, Orientalism and Islamic philosophy, n\u00eb: Seyyed Hossein Nasr and Oliver Leaman, History of Islamic Philosophy, part II, Teheran, Iran, pa vit botimi, pp. 1143 -1148.<\/p>\n<p>[6] Shih: Feti Mehdiu, Hyrje n\u00eb filologji orientale, Prishtin\u00eb, 2004, fq. 81-82.<\/p>\n<p>[7] Ahmed Smajloviq n\u00eb tez\u00ebn e doktoratur\u00ebs, ndoshta vepra m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr orientalizmin, shtron mendime t\u00eb shumta rreth koh\u00ebs s\u00eb lindjes s\u00eb orientalizmit: Ahmed Smajlovic, Felsefet\u2019ul-istishraki we etheruha fi\u2019l-edeb\u2019il-arabijj\u2019il-measir, Kairo, 1980, fq. 54 e tutje.<\/p>\n<p>[8] Safet Halilovic, Orijentalizam i orijentalne studije, n\u00eb: Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 5 ose: Novi Horizonti, casopis za naucnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju, Sarajev\u00eb, nr. 44, sipas: <a href=\"http:\/\/www.novihorizonti.com\/test\/tekst.asp?ArtikallD=1005\" rel=\"nofollow\">http:\/\/www.novihorizonti.com\/test\/tekst.asp?ArtikallD=1005<\/a>.<\/p>\n<p>[9] Ismail Ibrahim Nawwab, Muslimani i Zapad u povijesti, n\u00eb: Enes Karic, Tumacenje Kur\u2019ana i ideologije XX stoljeca, Sarajev\u00eb, 2002, fq. 419-429.<\/p>\n<p>[10] Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 420.<\/p>\n<p>[11] A. J. Arberry, Oriental Essays: Portraits of seven Scholars, London, 1960, p. 12, n\u00eb: Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 420, fusn. 14.<\/p>\n<p>[12] Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 420-421.<\/p>\n<p>[13] Hasan Hanafi, Od orijentalizma do okcidentalizma, Znakovi vremena, Sarajev\u00eb, nr. 4\/1998.<\/p>\n<p>[14] Sipas: Esad Durakovic, Prolegomena za historiju knjizevnosti orijentalno-islamskoga kruga, Sarajev\u00eb, 2005, fq. 16.<\/p>\n<p>[15] Edward W. Said, Orientalizam, Sarajev\u00eb, 1999, fq. 16. Oliver Leaman, Orientalism and Islamic philosophy, n\u00eb: Seyyed Hossein Nasr and Oliver Leaman, History of Islamic Philosphy, part II, Teheran, iran, pa vit botimi, fq. 1143 e tutje.<\/p>\n<p>[16] Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajev\u00eb, 1990, fq. 464.<\/p>\n<p>[17] Gjer\u00ebsisht: Nerkez Smailagic, op. cit., fq. 464.<\/p>\n<p>[18] Sipas: Hasan Hanafi, op. cit.<\/p>\n<p>[19] Sipas: Hasan Hanafi, op. cit.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa nga mendimet e orientalist\u00ebve evropocentrist\u00eb, si psh. Gib, Grunebaum, B. Luis etj. shih: Esad Durakovic, op. cit., fq. 23-25.<\/p>\n<p>[20] Sipas: Esad Durakovic, op. cit., fq. 29.<\/p>\n<p>[21] Ismail Ibrahim Nawwab, op. cit., fq. 424-425. Shih analiz\u00ebn informative t\u00eb: Haris Silajdzic, Evrocentrizam i orijentalistika, n\u00eb: Enes Karic, Kur\u2019an u savremenom dobu, II, Sarajev\u00eb, 1997, fq. 587-595.<\/p>\n<p>[22] Shembulli i Pjet\u00ebr Bogdanit \u00ebsht\u00eb tipik at\u00ebher\u00eb dhe sot. At\u00ebher\u00eb, sepse k\u00ebshtu donte ai dhe kisha e tij, kurse sot sepse k\u00ebshtu duan trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij brenda klerik\u00ebve, historian\u00ebve dhe letrar\u00ebve shqiptar\u00eb, sikurse Lush Gjergji e Ibrahim Rugova etj..<\/p>\n<p>[23] P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kemi shkruar m\u00eb her\u00ebt dhe k\u00ebtu nuk do t\u00eb ndalemi: N. Ibrahimi, islami n\u00eb trojet iliro-shqiptare gjat\u00eb shekujve, Shkup, 1998 dhe dy botime t\u00eb m\u00ebvonshme m\u00eb 1999 dhe 2000; N. Ibrahimi, Aspekte t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve islamo-kristiane, n\u00eb mesjet\u00eb, Prishtin\u00eb, 2004.<\/p>\n<p>[24] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 65-66.<\/p>\n<p>Historia e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar sikur per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e universumit dhe q\u00ebllimi i histories\u00eb. Historia e popujve t\u00eb lasht\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Historia tremij\u00ebvje\u00e7are e Lindjes \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer Brenda nj\u00eb kaptine, kurse historia 500 vje\u00e7are e per\u00ebndimit shtrihet n\u00eb shum\u00eb kaptina. Sipas: Hasan hanefi, op. cit.<\/p>\n<p>[25] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 66.<\/p>\n<p>[26] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 67.<\/p>\n<p>[27] Ser Thomas W. Arnold, Historia e p\u00ebrhapjes s\u00eb islamit, Prishtin\u00eb, 2004.<\/p>\n<p>[28] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 68.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektet fetare, shkencore, historike, ideore, kuilturore, humane dhe politike shih: Ahmed Smajlovic, op. cit., fq. 229-242.<\/p>\n<p>[29] Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 79-82 dhe N. Smailagic, op. cit., fq. 464-465.<\/p>\n<p>[30] Disa prej tyre jan\u00eb: Rene Genon,Vinsent Monteil, Fri\u00e7of Shoun, Martin Lings, Thomas Irwing, Rozhe Garodi, Titus Burkhardt etj. Mustafa Es-Sibai, op. cit., fq. 23-24.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebr kontributin e orientalist\u00ebve evropian\u00eb shih: Ahmed Smajlovic, op. cit., fq. 314 e tutje.<\/p>\n<p>[31] Shih: Feti Mehdiu, op. cit., fq. 81.<\/p>\n<p>[32] Enis Sulstarova, Orientalizmi bashk\u00ebkohor shqiptar, Univers \u2013 revist\u00eb shkencore kulturore, 3\/2002, Tiran\u00eb, fq. 265 e tutje.<\/p>\n<p>[33] P\u00ebr t\u2019u mos zgjeruar ju rekomandojm\u00eb leximin: Norman Cigar, Roli i orientalist\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr justifikimin e gjenocidit ndaj musliman\u00ebve n\u00eb Ballkan, Shkup, 2003 (versioni shqip-anglisht). Po ashtu: Enes Karic, Mekalat Busnijjeh, sarajev\u00eb, 2004, sidomos pjes\u00ebt p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>[34] P\u00ebr orientalizmin n\u00eb Shqip\u00ebri e m\u00eb gjer\u00eb shih: Enis Sulstarova, Orientalizmi i krist malokit, n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.alb-net.com\/pipermail\/alb-shkenca\" rel=\"nofollow\">http:\/\/www.alb-net.com\/pipermail\/alb-shkenca<\/a> \u2026 .<\/p>\n<p>[35] F. Gabrieli, Apologija orijentalistike, Odjek, revist\u00eb n\u00eb BH, Sarajev\u00eb, nr. 2\/1987, f. 9.<\/p>\n<p>[36] Safet Halilovic, Orijentalizam i orijentalne studije, op. cit., f. 35-36.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hyrje Fillimet e para t\u00eb orientalizmit dhe t\u00eb orientalist\u00ebve datojn\u00eb q\u00eb nga paraqitja e Islamit dhe Kur\u2019anit n\u00eb sken\u00ebn historike n\u00eb fillim t\u00eb shekullit VII. Mir\u00ebpo, k\u00ebto interesime n\u00eb fillim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":865,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-864","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/864"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=864"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/864\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":867,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/864\/revisions\/867"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}