{"id":8842,"date":"2016-03-18T12:27:20","date_gmt":"2016-03-18T11:27:20","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=8842"},"modified":"2016-03-18T12:32:00","modified_gmt":"2016-03-18T11:32:00","slug":"asnjanes-ndaj-te-gjitheve-apo-ndalues-ndaj-njerit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=8842","title":{"rendered":"Asnjan\u00ebs ndaj t\u00eb gjith\u00ebve apo ndalues ndaj nj\u00ebrit?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/iljasa-saliu-e1449749918567.jpg\" rel=\"attachment wp-att-5508\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-5508 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/iljasa-saliu-e1449749918567.jpg\" alt=\"iljasa-salihu\" width=\"275\" height=\"207\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shkruan:<strong> Iljasa Salihu<\/strong><\/p>\n<p>Ka dallim t\u00eb madh t\u00eb jesh neutral (asnjan\u00ebs) ndaj feve dhe ndalues ndaj nj\u00eb feje t\u00eb caktuar. N\u00eb Shqip\u00ebri ka rrug\u00eb publike q\u00eb mbajn\u00eb emrin Papa Gjon Pali II. Vizita e Pap\u00ebs s\u00eb tanish\u00ebm u mbulua me shpenzime shtet\u00ebrore. Kurse, s\u00eb fundmi u p\u00ebrurua \u00a0p\u00ebrmendorja e Papa Franceskut t\u00eb gjall\u00eb me shpenzime dhe protagonist shtet\u00ebror\u00eb. N\u00eb Maqedoni, kryqet e larta dhe kishat e shumta financohen dhe mir\u00ebmbahen prej buxhetit shtet\u00ebror. Po ashtu, kandidati p\u00ebr president fushat\u00ebn e tij politike e filloi me lutje n\u00eb kish\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, lopat\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e katedrales e hodhi presidenti i vendit dhe fotografit\u00eb e figurave t\u00eb larta fetare katolike mbahen n\u00ebp\u00ebr zyre t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nuk jam kund\u00ebr k\u00ebtyre veprimeve n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrnj\u00ebmend dhe jo p\u00ebr inat t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. M\u00eb mir\u00eb nj\u00eb besimtar i cil\u00ebsdo fe se sa nj\u00eb kund\u00ebrshtar i feve dhe i Zotit. Besimtari e kupton m\u00eb mir\u00eb besimtarin, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsive t\u00eb tyre fetare. Po t\u00eb isha nj\u00eb pronar i ndonj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb madhe, me k\u00ebnaq\u00ebsi do t\u2019i p\u00ebrgjigjesha edhe k\u00ebrkesave fetare t\u00eb krishter\u00ebve, ashtu si\u00e7 do t\u2019i p\u00ebrgjigjesha k\u00ebrkesave tjera t\u00eb drejta q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me sh\u00ebndetin, qet\u00ebsin\u00eb dhe nevojat tjera t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, kuptohet duke mos e cenuar mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs. Fundja, kjo sjellje p\u00ebrpos q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjes. Nuk mund t\u00eb kesh sukses n\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00ebse pun\u00ebtor\u00ebt i trajton si skllev\u00ebr. Duhet ditur se nuk ka pun\u00ebtor\u00eb pa k\u00ebrkesa tjera q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nuk p\u00ebrkojn\u00eb me pun\u00ebn, por si t\u00eb tilla duhet t\u00eb plot\u00ebsohen prej an\u00ebs s\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Pun\u00ebtorin duhet ta trajtosh mir\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb ai t\u00eb ndihet si n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e tij. P\u00ebrndryshe, mend\u00ebsit\u00eb skllavopronare kan\u00eb pasur bumin e tyre ekonomik n\u00eb kurriz t\u00eb qindra dhe mij\u00ebrave viktimave, por edhe bumin e tyre t\u00eb shkat\u00ebrrimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me rr\u00ebnim t\u00eb sistemit dhe lindje t\u00eb kaosit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb an\u00ebsia e shtetit n\u00eb trojet tona, ngaq\u00eb per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb hapa p\u00ebrpara nesh edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Pse e gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e thjesht\u00eb dhe fare pa pasoja p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt e musliman\u00ebve? Pse laicizmi t\u00eb zbatohet pik\u00ebrisht ndaj fes\u00eb q\u00eb nuk ishte shkaku i lindjes s\u00eb konceptit t\u00eb laicizmit? Pse kjo fe t\u2019i vuaj dhe t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb e interpretimeve t\u00eb laicizmit? T\u00eb pakt\u00ebn edhe ndaj musliman\u00ebve le t\u00eb jet\u00eb shteti asnjan\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebrkesave fetare dhe me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb le t\u00eb merren institucionet e Bashk\u00ebsive Islame.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, le t\u00eb mos e mashtrojm\u00eb veten se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shquar p\u00ebr toleranc\u00eb dhe harmoni nd\u00ebrfetare. Ende vajzat me mbules\u00eb p\u00ebrjashtohen prej shkolle. Ende nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr lutje n\u00eb ndonj\u00eb fakultet q\u00eb xhamit\u00eb gjeografikisht i ka shum\u00eb larg, pandehet si gjenocid ndaj laicizmit. Ende ekziston bindja dhe praktika se vet\u00ebm me pantallona t\u00eb tejngushta dhe me minifund mund ta meritosh nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb institucionet private dhe shtet\u00ebrore, pa\u00e7ka se kjo lloj veshje bie ndesh edhe me natyr\u00ebn e gjinive dhe si e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr ndjenjat e tjetrit.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb kemi harmoni t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend, kur shteti ndaj dikujt \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e ndaj dikujt tjet\u00ebr njerk\u00eb, edhe pse si nj\u00ebri ashtu edhe tjetri \u00ebsht\u00eb tatimpagues i shtetit, madje k\u00ebrkesave normale u kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen me cil\u00ebsime dhe akuza tejet t\u00eb r\u00ebnda, si fjala vjen n\u00ebse sot nj\u00eb musliman k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e tij fetare t\u00eb respektohet, at\u00eb menj\u00ebher\u00eb do ta quajn\u00eb ISIS, kur dihet mir\u00ebfilli se pik\u00ebrisht musliman\u00ebt dhe imazhi i Islamit jan\u00eb viktima t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrbind\u00ebshi, q\u00eb vet\u00ebm dashakeq\u00ebt e njer\u00ebzimit me aq qet\u00ebsi dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e krijuan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Iljasa Salihu Ka dallim t\u00eb madh t\u00eb jesh neutral (asnjan\u00ebs) ndaj feve dhe ndalues ndaj nj\u00eb feje t\u00eb caktuar. N\u00eb Shqip\u00ebri ka rrug\u00eb publike q\u00eb mbajn\u00eb emrin Papa Gjon&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5508,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-8842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8842"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8842"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8846,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8842\/revisions\/8846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}