{"id":9221,"date":"2016-03-26T23:40:42","date_gmt":"2016-03-26T22:40:42","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9221"},"modified":"2016-03-27T00:24:20","modified_gmt":"2016-03-26T23:24:20","slug":"turqia-nje-dimension-tjeter-i-diplomacise-humanitare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9221","title":{"rendered":"Turqia, nj\u00eb dimension tjet\u00ebr i diplomacis\u00eb humanitare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Ekrem-Zajmi-45333.png\" rel=\"attachment wp-att-9222\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-9222\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Ekrem-Zajmi-45333.png\" alt=\"Ekrem-Zajmi-45333\" width=\"874\" height=\"494\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Ekrem-Zajmi-45333.png 874w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Ekrem-Zajmi-45333-300x170.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Ekrem-Zajmi-45333-768x434.png 768w\" sizes=\"(max-width: 874px) 100vw, 874px\" \/><\/a>Shkruan: <strong>Ekrem Zajmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor &#8220;Amnesty International\u201d citon fjal\u00ebt e nj\u00eb shtetase jemenite &#8216;humaniteti ka vdekur\u2019 pasi q\u00eb, tashm\u00eb edhe shkollat po bombardohen. N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb kur humanizmi ka humbur betej\u00ebn p\u00ebrball planeve strategjike gjeoekonomike , \u00ebsht\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb dallimin q\u00eb paraqet diplomacia humanitare nga ajo e zakonshme, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb term i rrall\u00eb n\u00eb libra e media e aq m\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Lufta civile n\u00eb Siri e cila \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po p\u00ebrshkall\u00ebzohet duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb komplekse p\u00ebr tu zgjidhur, paraqet kriz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike dhe humanitare q\u00eb po e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb \u00e7erekshekulli. Kjo luft\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb an\u00ebn humane t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa po shkruaj, n\u00eb mendje po m\u00eb g\u00ebrshetohen fraza nga dy personalitete t\u00eb ndryshme. Presidenti Erdogan pati deklaruar se \u201cNe nuk kemi naft\u00eb, por kemi nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb madhe sa Anadolli\u201d, ai nd\u00ebr t\u00eb tjera pati th\u00ebn\u00eb se ne strehojm\u00eb rreth 3 milion\u00eb mysafir nga Siria p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kemi shpenzuar rreth 9 miliard dollar\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dua ta nd\u00ebrlidh fraz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb profesori n\u00eb Universitet, i cili gjat\u00eb nj\u00eb pauze ligj\u00ebrimi m\u00eb tha, \u201cUn\u00eb nuk jam kund\u00ebr strehimit dhe ndihmes\u00ebs p\u00ebr refugjat\u00ebt sirian, por kur llogaris n\u00ebse k\u00ebto 9 miliard dollar\u00eb do ishin investuar n\u00eb reformim t\u00eb arsimit dhe n\u00eb k\u00ebrkime shkencore, avancimit t\u00eb shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb do i krijohej nj\u00eb horizont i ri n\u00eb zhvillim dhe p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>N\u00eb sfondin e k\u00ebtyre shprehjeve, duket qart\u00eb humanizmi i nj\u00eb Turqie e cila me q\u00ebndrimin e saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen siriane,\u00a0 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00ebri i nd\u00ebrgjegjes globale, ka shp\u00ebtuar dinjitetin njer\u00ebzor. Nga ana tjet\u00ebr paraqiten ndjenjat e turbullta t\u00eb nj\u00eb profesori universitar n\u00eb mes humanizmit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb Turqin\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e nj\u00eb thell\u00ebsie intelektuale, efikasiteti ekonomik dhe dinamizmi social.<\/p>\n<p>Turqia Republikane d\u00ebshtoi p\u00ebrball\u00eb ndryshimeve t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb bot\u00eb. Nuk arriti t\u00eb realizoj\u00eb zhvillimin industrial. Nuk e b\u00ebri dot transformimin politik. Nuk ishte i aft\u00eb t\u00eb siguronte rritjen ekonomike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrher\u00eb mbeti i shtypur p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve.\u00a0V\u00ebrtet\u00eb kishin fituar luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi kund\u00ebr pushtimit t\u00eb vendit nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha, por kishin humbur luft\u00ebn p\u00ebrball\u00eb ndryshimit.<\/p>\n<p>Sot Turqia pas nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb gjat\u00eb, kaloj n\u00eb nj\u00eb proces kritik t\u00eb reformimit dhe zhvillimit t\u00eb hovsh\u00ebm ekonomiko \u2013 politik n\u00ebn drejtimin e Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Zhvillim (AKP \u2013 Akronimi n\u00eb Turqisht), nj\u00eb formacion islamik i moderuar i cili q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk e ka l\u00ebn\u00eb pushtetin. N\u00eb vitin 2011 Turqia p\u00ebrshkruhej si nj\u00eb model p\u00ebr vendet q\u00eb me Pranver\u00ebn Arabe p\u00ebrpiqeshin q\u00eb t\u00eb \u00e7liroheshin nga regjimet diktatoriale, si dhe t\u00eb gjenin nj\u00eb ekuilib\u00ebr n\u00eb mes islamit dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, ky zhvillim ekonomik, politik dhe kulturor reflektoj edhe n\u00eb diplomacin\u00eb humanitare. Sipas studiuesve Diplomacia Humanitare \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb ekuilibrin n\u00eb mes nd\u00ebrgjegjes dhe fuqis\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb shtet ka nd\u00ebrgjegje por nuk ka fuqi, kjo paraqet dob\u00ebsi, n\u00eb rastin e kund\u00ebrt paraqet tirani.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet nga shembulli i ndihm\u00ebs n\u00eb rastin e Somalis\u00eb, p\u00ebrkrahjes s\u00eb vazhdueshme n\u00eb Gaza dhe refugjat\u00ebve t\u00eb Siris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e ndihm\u00ebs, duhet pas n\u00eb dispozicion nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi institucionesh. T\u00eb ket\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb arritur aty ku d\u00ebshiron, e q\u00eb domosdo duhet t\u00eb kesh kompani ajrore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me \u201cTurkish Airlines\u201d q\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb Mogadishua \u2013 kryeqyteti i Somalis\u00eb &#8211; n\u00eb fluturim direkt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duhet pasur nj\u00eb TIKA (Agjencia Turke e Koordinimit dhe bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar) me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs arrihen kontaktet dhe identifikohen problemet. Pastaj Gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebn e Kuqe Turke \u201cKIZILAY\u201d p\u00ebr t\u00eb siguruar ndihmat. Gjithashtu Agjencia Turke e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Sht\u00ebpive \u201cTOK\u0130\u201d dhe sigurisht, aparatura shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb i koordinuar k\u00ebto. Ky kompleks institucionesh paraqet fuqin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn arrihet dora e ndihm\u00ebs n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Prezenca e Turqis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Gaz\u00ebs, Myanmarit, Somalis\u00eb, Jemenit, Siris\u00eb, e jo pak edhe n\u00eb rrug\u00ebt e Ballkanit, nuk paraqet vet\u00ebm fuqin\u00eb e k\u00ebtij shteti, para s\u00eb gjithash paraqet nd\u00ebrgjegjen dhe zem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse sot Turqia renditet vendi i dyt\u00eb n\u00eb bot\u00eb pas SHBA-ve, p\u00ebr nga dh\u00ebnia e ndihmave humanitare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga dimensionet e diplomacis\u00eb humanitare t\u00eb Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pozicionimi n\u00eb an\u00ebn e k\u00ebrkesave te popullit\u00a0 p\u00ebr liri e drejt\u00ebsi. Mbase mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb doza e tepruar e optimizmit q\u00eb e solli \u201cPranvera Arabe\u201d, ajo e cila e ndikoj diplomacin\u00eb turke p\u00ebr ta humbur neutralitetin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme n\u00eb disa nga shtetet e p\u00ebrfshira n\u00eb revolucion. Fillimisht duke b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb hapur p\u00ebr krer\u00ebt e k\u00ebtyre diktateve p\u00ebr t\u00eb reflektuar ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb revolucionar\u00ebve. M\u00eb pas kur revolucioni n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve, ende pa e arritur q\u00ebllimin final d\u00ebshtoj dhe n\u00eb disa shtete u rikthye n\u00eb pik\u00ebn zero si n\u00eb rastin e Egjiptit, diplomacia turke mbeti e vetmuar duke e mbrojtur revolucionin dhe duke kund\u00ebrshtuar riformimin e qeverive n\u00eb rrjedha jo demokratike.<\/p>\n<p>Shtetet per\u00ebndimore t\u00eb cilat n\u00eb parim e proklamojn\u00eb demokracin\u00eb, ata q\u00ebndruan heshturazi mbi parimin e viteve t\u00eb 90-ta, \u201cnj\u00eb sistem demokratik n\u00eb bot\u00ebn myslimane mund t\u00eb krijoj regjime islamike, me ndjenja anti per\u00ebndimore\u201d. Mbyllja e syve p\u00ebrball\u00eb masakr\u00ebs n\u00eb Egjipt ndaj protestuesve q\u00eb e kund\u00ebrshtonin Grushtin Ushtarak dhe e k\u00ebrkonin presidentin e tyre t\u00eb zgjedhur, n\u00eb esenc\u00eb paraqet keq\u00ebsimin e jo stabilitetit politik duke ju siguruar fuqive hegjemoniste nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb p\u00ebr ti manipuluar k\u00ebto konflikte t\u00eb brendshme p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre strategjike. Turqia vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj mbi parimet e saj n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb revolucionit, p\u00ebrkund\u00ebr problemeve ekonomiko \u2013 politike q\u00eb po i paraqiten p\u00ebrball k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>Ky lloj sakrifikimi p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb diplomaci, paraqet edhe hipotez\u00ebn ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim.\u00a0 Diplomacia Turke v\u00ebrtet\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb del nga parimi \u201cDiplomacia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nd\u00ebrtohet mbi baz\u00ebn e interesave\u201d duke promovuar nj\u00eb paradigm\u00eb t\u00eb re, \u201cDiplomacia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet t\u00eb funksionoj mbi parimin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d!<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i pal\u00ebkundur i Turqis\u00eb ndaj Izraelit n\u00eb rastin e anijes humanitare \u201cMarmara\u201d deri n\u00eb k\u00ebrkim falje. Q\u00ebndrimi i pal\u00ebkundur kund\u00ebr Grushtit Ushtarak n\u00eb Egjipt i cili rr\u00ebzoj Presidentin e zgjedhur Muhamed Morsi dhe vazhdimi p\u00ebr t\u00eb mos e njohur El Sisin si president. Q\u00ebndrim i pal\u00ebkundur ndaj regjimit diktatorial t\u00eb Bashar El Asad-it n\u00eb Siri etj. V\u00ebrteton faktin se Diplomacia Humanitare Turke ka marr nj\u00eb dimension t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim \u201cparimin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi pas k\u00ebtij parimi, ndon\u00ebse po krijon nj\u00eb vet\u00ebdije ose n\u00ebse guxojm\u00eb ta quajm\u00eb nj\u00eb doktrin\u00eb humane n\u00eb bot\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Turqis\u00eb i ka shkaktuar d\u00ebme ekonomike dhe probleme diplomatike, s\u00eb paku n\u00eb dy dimensione;<\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari parimi \u201cPaqe n\u00eb vend, paqe n\u00eb rajon\u201d \u00ebsht\u00eb stopuar dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb kahe t\u00eb kund\u00ebrt. Sot Turqia \u00ebsht\u00eb izoluar pothuaj se n\u00eb t\u00eb gjitha kufijt\u00eb e saj. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb nga Jugu ka Irakun dhe Sirin\u00eb, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb gjendje lufte dhe paraqesin rrezik permanent p\u00ebr eksport t\u00eb terrorizmit dhe kjo u d\u00ebshmua deri m\u00eb tani s\u00eb paku n\u00eb kat\u00ebr raste. N\u00eb Lindje ka Armenin\u00eb dhe Iranin me t\u00eb cilat ka marr\u00ebdh\u00ebnie pothuajse t\u00eb ngrira. Armenia pretendon p\u00ebr gjenocid n\u00eb vitin 1915 dhe nuk pranon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb rregullta diplomatike me Turqin\u00eb. N\u00eb veri ka Rusin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ndodhet n\u00eb tension t\u00eb lart\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb avionit ushtarak n\u00eb n\u00ebntor 2015, dhe n\u00eb per\u00ebndim kemi Bashkimin Evropian i cili ushtron politika balancuese dhe nd\u00ebrron pozicion nga vitit n\u00eb vit dhe nga rrethana n\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb dyti, Turqia aspironte t\u00eb b\u00ebhej fuqi kulturore, ekonomike dhe diplomatike n\u00eb nivel rajonal. Sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb ngadal\u00ebsimit t\u00eb zhvillimit ekonomik &#8211; nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr arsye t\u00eb kufizimeve n\u00eb eksport me Rusin\u00eb dhe Egjiptin &#8211; pastaj problemeve me sigurin\u00eb dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e brendshme, pasojat e t\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb rriten n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Koncepti Kemalist \u201cPaqe n\u00eb vend, paqe n\u00eb rajon\u201d i cili sh\u00ebrbeu si bosht i Diplomacis\u00eb Turke, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli, Pranvera Arabe n\u00eb vend q\u00eb ti jepte dinamiz\u00ebm, s\u00eb pari e pasivizoj, e tashm\u00eb si\u00e7 duket e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb paradigm\u00eb tjet\u00ebr \u201cSiguri n\u00eb vend, siguri n\u00eb rajon\u201d!<\/p>\n<p><strong>\/Shenja.tv\/<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Autori i shkrimit vijon studimet e nivelit Master n\u00eb Universitetin \u201cHacettepe\u201d n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ekrem Zajmi N\u00eb raportin vjetor &#8220;Amnesty International\u201d citon fjal\u00ebt e nj\u00eb shtetase jemenite &#8216;humaniteti ka vdekur\u2019 pasi q\u00eb, tashm\u00eb edhe shkollat po bombardohen. N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb kur humanizmi ka&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9222,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-9221","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9221"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9221"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9229,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9221\/revisions\/9229"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}