{"id":9535,"date":"2016-04-02T17:14:48","date_gmt":"2016-04-02T16:14:48","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9535"},"modified":"2016-04-02T17:39:53","modified_gmt":"2016-04-02T16:39:53","slug":"baca-isuf-nje-drenicak-nga-izmiri-turku-na-ka-njohur-per-njerez-me-vlera-sot-po-i-humbim-ato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9535","title":{"rendered":"Baca Isuf, nj\u00eb drenicak nga Izmiri: turku na ka njohur p\u00ebr njer\u00ebz me vlera, sot po i humbim ato"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/isufi-sahiti-i-gjere-e1459614704379.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9536\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9536 size-full\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/isufi-sahiti-i-gjere-e1459614704379.jpg\" alt=\"\" width=\"765\" height=\"437\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/isufi-sahiti-i-gjere-e1459614704379.jpg 765w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/isufi-sahiti-i-gjere-e1459614704379-300x171.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 765px) 100vw, 765px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Isuf Sahiti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr miliona shqiptar\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb. Drenicak q\u00eb n\u00eb pamje, e padyshim n\u00eb virtyte, ai ka mbetur po aq shqiptar n\u00eb merakun dhe p\u00ebrkushtimin ndaj vendit t\u00eb tij, edhe pse pjesa m\u00eb e madhe e jet\u00ebs i ka kaluar pra n\u00eb tjet\u00ebr vend, n\u00eb Izmir.<\/em><\/p>\n<p><em>Interesant \u00ebsht\u00eb fakti ai ai, tek turku dhe mes turkut, nuk ka qen\u00eb tek armiku, pot tek miku, duke mbetur gjithnj\u00eb shqiptar, \u201cme rranj\u00eb e me deg\u00eb\u201d. I dhemb fakti se prej turkut, shqiptar\u00ebt jan\u00eb njohur si njer\u00ebz t\u00eb bes\u00ebs, por q\u00eb sot, k\u00ebt\u00eb virtyt duket se e kan\u00eb humbur.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ai flet p\u00ebr gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e tij atdhetare dhe shpirtin q\u00eb ende nuk i gjen rehat derisa t\u2019i shoh bashkatdhetar\u00ebt e tij, Kosov\u00ebn e tij, si ma e mira\u2026. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Intervistoi: Bukurie Rrustemi*<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Isuf Beqir Sahiti, jeni nj\u00ebri nga shqiptaret e Kosov\u00ebs q\u00eb prej 60 vitesh jetoni n\u00eb Izmir t\u00eb Turqis\u00eb. Megjith\u00ebse 85-vje\u00e7ar mbani lidhje t\u00eb vazhdueshme me t\u00eb gjith\u00eb shqiptaret n\u00eb Izmir duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe student\u00ebt nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare. A mund t\u00eb thoni di\u00e7ka p\u00ebr biografin\u00eb tuaj?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb vitin 1933 n\u00eb Fshatin Pjetershtic\u00eb t\u00eb Drenic\u00ebs.\u00a0 N\u00eb 1956 jemi shp\u00ebrngulur nga Kosova p\u00ebr arsye q\u00eb babai im Beqiri ndiqej nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm i Jugosllavis\u00eb. \u00a0Kur e kemi l\u00ebn\u00eb vendin jemi m\u00ebrzitur shume si ne, ashtu edhe krejt fshati, sepse me vullnet nuk e kemi l\u00ebn\u00eb fshatin. Babai im ka dal nga Kosova n\u00eb vitin 1944, ilegal i ndjekur nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm, dhe me disa shok\u00eb ka kaluar n\u00ebp\u00ebr Maqedoni, m\u00eb pas n\u00eb Greqi ku ka q\u00ebndruar n\u00ebp\u00ebr kampe deri n\u00eb vitin 1948. M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb Izmir ku ka punuar dhe jetuar. Pas ardhjes sime dhe vendosjes k\u00ebtu n\u00eb Izmir, vazhdimisht kam jetuar dhe akoma jetoj me kujtime dhe me mendime p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptaret n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kjo ndjenj\u00eb atdhedashurie ndaj vendit m\u00eb ka shtyr\u00eb q\u00eb n\u00eb shum\u00eb organizime dhe aktivitete, aty ku m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb rasti t\u2019i reprezentoj vlerat e kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Dhe tash s\u00eb fundi edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb kam botuar dy libra, nj\u00ebra rreth trungut familjar, nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb rreth kujtimeve nga p\u00ebrjetimet e bab\u00ebs dhe shok\u00ebve t\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb ndikoj sadopak tek brezat e rinj q\u00eb t\u2019i ruajn\u00eb dhe t\u2019i bartin gjenerat\u00eb pas gjenerate vlerat kulturore dhe tradit\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong><em>K\u00ebtu n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb autoktone shqiptare, emblemat shqiptare jan\u00eb t\u00eb vendosura anek\u00ebnd sht\u00ebpis\u00eb, flamuri shqiptar po q\u00ebndron p\u00ebrkrah ati t\u00eb Kosov\u00ebs af\u00ebr bustit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut e Adem Jasharit\u2026Cila ishte veprimtaria kryesore e juaja dhe e familjar\u00ebve tuaj pas vendosjes k\u00ebtu n\u00eb Izmir?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Qysh nga ardhja n\u00eb Izmir, krahas p\u00ebrkujdesjes ndaj familjes, veprimtaria ime kryesore ishte dhe mbetet kontributi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet komb\u00ebtare. N\u00eb Izmir zhvillon aktivitetet e saj edhe shoqata <em>Kosova \u2013 Rumeli<\/em> e themeluar me 1979 me aktivitet kulturor-artistik, pjese e s\u00eb cil\u00ebs jam qysh nga themelimi. Po ashtu, kjo shoqat\u00eb ka qen\u00eb der\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptaret k\u00ebtu n\u00eb Izmir dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse mes shqiptareve kudo n\u00eb diaspor\u00eb. Vlen t\u00eb theksohet se p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb aktiviteteve, shoqata <em>Kosova \u2013 Rumeli<\/em> n\u00eb bashk\u00ebpunim me 25 shoqata tjera, me dat\u00eb: 24 Pill 1999, k\u00ebtu n\u00eb Izmir ka organizuar protesta kund\u00ebr regjimit serb q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore po b\u00ebnte asimilimin dhe shfarosjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktiviteti im kushtuar \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare ka qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1989-90, at\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Kosov\u00eb u themelua Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb l\u00ebvizje e cila kund\u00ebrshtonte regjimin e at\u00ebhersh\u00ebm jugosllav, ne k\u00ebtu n\u00eb Izmir jemi mobilizuar p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje qytetare dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ne kemi mbledhur vazhdimisht ndihma materiale dhe i kemi d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb; kemi organizuar manifestime dhe koncerte t\u00eb ndryshme me nga 12 mij\u00eb njer\u00ebz dhe parat\u00eb e mbledhura i kemi d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb. Organizime t\u00eb ndryshme dhe protesta kund\u00ebr regjimit serb ka pasur edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Turqis\u00eb, protesta k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcjell nga mediat t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar n\u00eb kthimin e v\u00ebmendjes s\u00eb per\u00ebndimit p\u00ebr t\u2019i ndihmuar popullit shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi im dhe i shoqat\u00ebs <em>Kosova \u2013 Rumeli<\/em> nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb Turqi. Un\u00eb kam pasur bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjitha shoqata n\u00eb m\u00ebrgim, po ashtu t\u00eb gjitha gazetat q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb botoheshin n\u00eb m\u00ebrgim si: <em>Atdheu <\/em>n\u00eb Ne\u00eb York, organ i Organizat\u00ebs Komb\u00ebtare \u201fL\u00ebvizja\u00a0 e Legalitetit\u201d, <em>Shqiptari i Lir\u00eb<\/em> n\u00eb Ne\u00eb York, komiteti \u201fShqip\u00ebria e Lir\u00eb\u201d, <em>Flamuri n\u00eb Rom\u00eb<\/em>, organ i \u201fBallit <a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/flamuri.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9538\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9538 alignright\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/flamuri.jpg\" alt=\"flamuri\" width=\"346\" height=\"398\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/flamuri.jpg 346w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/flamuri-261x300.jpg 261w\" sizes=\"(max-width: 346px) 100vw, 346px\" \/><\/a>Komb\u00ebtar\u201d, <em>Besa<\/em> n\u00eb Stamboll, organ i grupit Shqiptar Demokrat-Independent n\u00eb Turqi, <em>Biblioteka e M\u00ebrgimit<\/em> n\u00eb Izmir etj, numrat e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb ardhur n\u00eb adres\u00ebn time dhe un\u00eb pastaj e kam b\u00ebr\u00eb shp\u00ebrndarjen e tyre tek shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Turqi. Po ashtu duhet theksuar se kjo veprimtari ishte sa e v\u00ebshtir\u00eb aq edhe e rrezikshme, sepse \u00e7do aktivitet i yni p\u00ebrndiqej nga pushteti jugosllav. Megjithat\u00eb, ne nuk jemi ndalur asnj\u00ebher\u00eb dhe vazhdimisht kam shk\u00ebmbyer\u00a0 gazeta dhe letra me t\u00eb gjith\u00eb shqiptart\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb q\u00eb u merreshin me \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Po ashtu, un\u00eb kam qen\u00eb drejtues i Lidhjes se Prizrenit n\u00eb m\u00ebrgim dega n\u00eb Izmir, dhe isha p\u00ebrfaq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Turqin\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me Lidhjen e Prizrenit n\u00eb t\u00eb gjitha vendet n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. N\u00eb arkiv\u00ebn time p\u00ebrfshihen let\u00ebrk\u00ebmbime t\u00eb personaliteteve t\u00eb shquara t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA dhe shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebto letra, foto, dor\u00ebshkrime, etj, jan\u00eb ruajtur dhe ruhen prej shum\u00eb dekadash n\u00eb bibliotek\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb sime. N\u00eb fondet e arkives sime b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimet e kryetarit t\u00eb par\u00eb Ing. Xhafer Dev\u00ebs, me kyetarin e m\u00ebvonsh\u00ebm Ismet Berisha dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb dhe shtete t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit tim dhe familjes sime p\u00ebr gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb asaj kohe, deri pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs ne si familje e kemi pasur t\u00eb ndaluar q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb veprimtaris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong><em>A mund t\u00eb na tregoni a kishte shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kur erdh\u00ebt n\u00eb Izmir dhe n\u00eb cil\u00ebn situat\u00eb ndodhej komuniteti shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po kishte edhe shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, punonin dhe jetonin t\u00eb lir\u00eb, por nuk kishin t\u00eb drejta p\u00ebr shfaqjen e nacionalitetit me simbole ose praktika tjera. Ne si familje dhe un\u00eb personalisht kam pasur kontakte m\u00eb shum\u00eb me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, shok\u00ebt e bab\u00ebs. Shqiptar\u00ebt k\u00ebtu n\u00eb Izmir dhe n\u00eb Turqi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb pune, por jo edhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, qysh nuk e kemi edhe sot e k\u00ebsaj dite. P\u00ebr shkak ndoshta edhe t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me turqit dhe disa praktikave tjera t\u00eb nj\u00ebjta, ne nuk kemi qen\u00eb t\u00eb penguar q\u00eb t\u2019i festojm\u00eb dhe praktikojm\u00eb traditat dhe festat tona. Madje edhe festat komb\u00ebtare si: Fest\u00ebn e 28 N\u00ebntorit ne e kemi festuar qysh nga viti i ardhjes n\u00eb Turqi me leje nga komunat, nd\u00ebrsa sot pa asnj\u00eb problem e festojm\u00eb edhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe festat tjera shqiptare.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb shqet\u00ebsim dhe breng\u00eb p\u00ebr komunitetin shqiptar k\u00ebtu n\u00eb Turqi mbetet pamund\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn dhe tradit\u00ebn ton\u00eb shqiptare. N\u00eb secil\u00ebn dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb gjuha dhe tradita jon\u00eb po venitet fatkeq\u00ebsisht. Edhe pse ne t\u00eb moshuarit vazhdimisht jemi munduar dhe e kemi ruajtur gjuhen dhe tradit\u00ebn, sepse edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona brezi im e flasim gjuh\u00ebn shqipe, por pasardh\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb asimilohen dhe desh\u00ebm ne, apo jo, megjithat\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces normal p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Cilat kan\u00eb qen\u00eb raportet, marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve dhe turqve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe si q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto raporte tani?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/besa-gazet.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9541\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-9541 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/besa-gazet.jpg\" alt=\"besa-gazet\" width=\"351\" height=\"219\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/besa-gazet.jpg 623w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/besa-gazet-300x187.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 351px) 100vw, 351px\" \/><\/a>T\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn se me turqit nuk kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb probleme, sa her\u00eb q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb jemi shqiptar\u00eb, menj\u00ebher\u00eb na kan\u00eb identifikuar me \u201fbes\u00ebn\u201d pra besnik\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, atdhetar\u00eb dhe t\u00eb moralsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa sot, fatkeq\u00ebsisht k\u00ebto dhe shum\u00eb vlera t\u00eb tjera populli shqiptar ka filluar t\u2019i braktis\u00eb dhe t\u2019i harroj\u00eb. Duhet th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebve asnj\u00ebher\u00eb Turqia nuk ua ka pa sherrin, sepse ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi nd\u00ebrhy n\u00eb politikat e shtetit t\u00eb Turqis\u00eb. P\u00ebrkundrazi, komuniteti shqiptar ka qen\u00eb vazhdimisht faktor ky\u00e7 dhe mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e Turqis\u00eb, duke u sjell\u00eb k\u00ebshtu vazhdimisht drejt dhe korrekt me politikat zhvillimore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo besoj \u00ebsht\u00eb ndoshta edhe faktori kryesor q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt vazhdimisht i kan\u00eb ruajtur marr\u00ebdh\u00ebnie e mira me Turqin\u00eb, kurse sot bashk\u00ebpunimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy shteteve jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb mira se sa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Po ashtu tash s\u00eb fundi, sidomos pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb edhe Kosova si shtet ka filluar nj\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb shum\u00eb sfera, e sidomos n\u00eb sfer\u00ebn e kultur\u00ebs, t\u00eb arsimit, t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sfer\u00ebn e ekonomis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtoj marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me shtetin e Turqis\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Turqia ka shprehur vazhdimisht gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr ta ndihmuar Kosov\u00ebn dhe popullin e saj.<\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Izmirit por edhe t\u00eb Turqis\u00eb hamend\u00ebsoj, takon shqiptar\u00eb. A keni informata, t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta sa shqiptar kan\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe sa jetojn\u00eb aktualisht tani n\u00eb Izmir?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/shqiptari-lirie.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9540\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9540 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/shqiptari-lirie.jpg\" alt=\"shqiptari-lirie\" width=\"332\" height=\"425\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/shqiptari-lirie.jpg 332w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/shqiptari-lirie-234x300.jpg 234w\" sizes=\"(max-width: 332px) 100vw, 332px\" \/><\/a>Edhe pse \u00ebsht\u00eb ndoshta Turqia vendi ku m\u00eb s\u00eb shumti ndodhen emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, duke mos harruar k\u00ebtu format dhe historikun e d\u00ebbimit me forc\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga viset etnike p\u00ebr n\u00eb Turqi. Megjithat\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb p\u00ebrpjekjet nuk kan\u00eb munguar p\u00ebr ta ditur numrin e sakt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb emigruar dhe sot akoma jetojn\u00eb Turqi, prap\u00eb s\u00eb prap\u00eb ende nuk ka asnj\u00eb statistike zyrtare se sa shqiptar\u00eb jetojn\u00eb apo kan\u00eb jetuar n\u00eb Turqi. Por, nga t\u00eb dh\u00ebnat jozyrtare dhe nga ajo \u00e7ka kam d\u00ebgjuar, n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Turqis\u00eb jemi diku rreth 6 milion shqiptar\u00eb, e theksoj nj\u00eb shif\u00ebr kjo jozyrtare. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket jet\u00ebs, veprimtaris\u00eb dhe aktualitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Turqi, them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka pas, por edhe sot ka, madje n\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe politike n\u00eb Turqi. Fjala vjen Ahmet Prishtina me t\u00eb cilin kemi pasur lidhje familiare. Ahmet Prishtina ka qen\u00eb kryetar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb dy mandate n\u00eb Izmir. Tash djali tij \u00ebsht\u00eb kryetar i nj\u00eb komune t\u00eb Izmirit.<\/p>\n<p><strong><em>Cili \u00ebsht\u00eb roli i shqiptar\u00ebve sot n\u00eb shoq\u00ebri dhe sa \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb sot komuniteti shqiptar n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe institucionale t\u00eb Turqis\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>E theksoj me bindje t\u00eb plot\u00eb se fakti q\u00eb vjen nga komuniteti shqiptar nuk t\u00eb pengon dhe nuk ta ndalon q\u00eb t\u00eb kesh pun\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrfshihesh n\u00eb jet\u00ebn sociale, politike dhe n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e Turqis\u00eb. Sot aktualisht jan\u00eb b\u00ebr\u00eb binjak\u00ebzime t\u00eb komunave turke me ato shqiptare dhe ka vizita t\u00eb shpeshta nd\u00ebretnike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe politike. Po ashtu gjeneratat e reja t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb studiuar brenda dhe jasht\u00eb Turqis\u00eb, me p\u00ebrgatitjen e tyre jan\u00eb konkurrent t\u00eb barabart\u00eb me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, madje shum\u00eb djem dhe vajza shqiptare sot jan\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror dhe mbajn\u00eb pun\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore k\u00ebtu n\u00eb shtetin e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Sot Turqia \u00ebsht\u00eb shteti q\u00eb ka investuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb ngritjen e zhvillimit ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb. Cili ka qen\u00eb roli i juaj si komunitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebr t\u2019i orientuar investimet e Turqis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ishte Turqia nj\u00ebra nga vendet e para q\u00eb e njohu Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe sot \u00ebsht\u00eb prap\u00eb Turqia shteti q\u00eb po investon m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Kosov\u00eb dhe duhet t\u00eb investoj edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngitet zhvillimi i Kosov\u00ebs, sepse Kosova po p\u00ebrballet me probleme ekonomike e politike. Institucionet e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Turqi nuk po punojn\u00eb sa duhet. Ambasador\u00ebt mblidhen p\u00ebr festat komb\u00ebtare por ka shum\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb. Nd\u00ebrsa ne si komunitet shqiptar edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb ndryshme kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje, qoft\u00eb individualisht, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shoqatave dhe organizimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqim investitor\u00ebt dhe kompanit\u00eb e ndryshme q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Madje ka t\u00eb atill\u00eb nga komuniteti shqiptar q\u00eb udh\u00ebheqin kompani t\u00eb m\u00ebdha dhe vazhdimisht jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb investojn\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me shqiptaret atje n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Si e vler\u00ebsoni gjendjen aktuale t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi? Cilat jan\u00eb t\u00eb arriturat dhe cilat jan\u00eb ngecjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb shtet nd\u00ebrtimit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Si t\u00eb them, si komb shqiptar q\u00eb e kemi dasht\u00eb mbi t\u00eb gjitha atdheun dhe q\u00eb kemi sakrifikuar shum\u00eb si komb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb, e me g\u00ebzim e kemi pritur lirin.\u00eb Megjithat\u00eb fatkeq\u00ebsisht pun\u00ebt nuk po shkojn\u00eb si duhet. Sot shqiptaret si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, e mos t\u00eb flasim p\u00ebr shqiptaret jasht\u00eb viseve etnike, po kalojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb mjaft\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike, papun\u00ebsia dhe shum\u00eb faktor tjer\u00eb si korrupsioni dhe krimi i organizuar, po e pengojn\u00eb forcimin e Kosov\u00ebs si shtet dhe si shoq\u00ebri. Mendoj \u00ebsht\u00eb koha dhe momenti i fundit q\u00eb lider\u00ebt dhe partit\u00eb politike t\u2019i lajn\u00eb anash probleme dhe konfliktet mes veti. Dhe p\u00ebrfundimisht t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr shtetin, sepse Kosova duhet sa m\u00eb shpejt t\u00eb orientohet drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, e jo t\u00eb udh\u00ebhiqet nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p><strong><em>A mendoni se e vetmja alternativ\u00eb p\u00ebr forcimin e shqiptar\u00ebve si shtet dhe si shoq\u00ebri n\u00eb Ballkan, \u00ebsht\u00eb alternativa e Bashkimit Komb\u00ebtar?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Komb\u00ebtar\u00eb \u00ebsht\u00eb realitet i hersh\u00ebm, projekt i hersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb sakrifikuar breza t\u00ebr\u00eb, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht akoma ka mbetur nj\u00eb projekt i pa realizuar. N\u00eb fakt ne nuk kemi punuar p\u00ebr Kosov\u00ebn Republik\u00eb, po p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike. Mir\u00ebpo ndodhi si ndodhi Kosova u shpall shtet i pavarur, por Bashkimi Komb\u00ebtar\u00eb duhet me ndodh dhe \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ndjenj\u00eb emocionale e secilit nga ne, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kjo, dhe mendoj q\u00eb vet\u00ebm me realizimin e Bashkimit Komb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbushet projekti p\u00ebr fuqizimin e shqiptar\u00ebve si popull, si shtet, si komb n\u00eb rajonin e gadishullit ballkanik.<\/p>\n<p><strong>\/tesheshi.com\/<\/strong><\/p>\n<p><em>*Bukurije Rrustemi, absolvente n\u00eb studimet master p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun dhe Publicitet n\u00eb Universitetin Ege te Turqis ne Izmir, ka p\u00ebrfunduar masterin p\u00ebr Sociologji dhe ka bachelor p\u00ebr Gazetari dhe Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb aktiviste e shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isuf Sahiti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr miliona shqiptar\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb. Drenicak q\u00eb n\u00eb pamje, e padyshim n\u00eb virtyte, ai ka mbetur po aq shqiptar n\u00eb merakun dhe p\u00ebrkushtimin ndaj vendit t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9536,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9535","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9535"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9535"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9548,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9535\/revisions\/9548"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}