{"id":9651,"date":"2016-04-04T13:50:05","date_gmt":"2016-04-04T12:50:05","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9651"},"modified":"2016-04-04T13:51:18","modified_gmt":"2016-04-04T12:51:18","slug":"nishani-kthen-per-rishqyrtim-ne-kuvend-ligjin-per-masat-shtese-te-sigurise-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9651","title":{"rendered":"Nishani kthen p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend ligjin \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kamera-420x231.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9652\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9652\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kamera-420x231.jpg\" alt=\"kamera-420x231\" width=\"676\" height=\"372\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kamera-420x231.jpg 420w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/kamera-420x231-300x165.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 676px) 100vw, 676px\" \/><\/a>Presidenti i Republik\u00ebs,\u00a0Bujar Nishani, ka kthyer p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend ligjin \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d.<\/p>\n<p>Bujar Nishani ka renditur tre arsye pse e ka khyer p\u00ebr rishqyrtim ligjin\u00a0\u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d, i cili parashikon vendosjen e kamerave n\u00eb ambinte publike.<\/p>\n<p>1-C\u00ebnohet e drejta p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private dhe familjare e garantuar nga neni 35 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb R.SH-s\u00eb dhe neni 8\/1 i KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>2- Nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare p\u00ebrmes masave t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 8 t\u00eb Ligjit nuk \u00ebsht\u00eb e justifikueshme, e domosdoshme dhe proporcionale.<\/p>\n<p>3-Ligji\u00a0 miratuar bie ndesh me Direktiv\u00ebn 95\/46 EC\u00a0 dhe dispozitat e ligjit nr.9887, dat\u00eb 10.03.2008 \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p><strong>Argumentimi i plot\u00eb i Bujar Nishanit<\/strong><\/p>\n<p><strong>D E K R E T<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p><strong>KTHIMIN E LIGJIT NR. 19\/2016 \u201cP\u00cbR MASAT SHTES\u00cb T\u00cb SIGURIS\u00cb PUBLIKE\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 85, pika 1 dhe 93, t\u00eb Kushtetut\u00ebs,<\/p>\n<p><em><strong>D e k r e t o j<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kthimin p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend t\u00eb ligjit nr. 19\/2016 \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Nr. Dekretit 9501<\/strong><br \/>\n<strong>Tiran\u00eb, m\u00eb 04.04.2016<\/strong><\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><strong>BUJAR NISHANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arsyet e kthimit t\u00eb ligjit nr.19\/2016 \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 10 Mars 2016, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar ligjin nr.19\/2016 \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d. Ky ligj \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr shpallje m\u00eb dat\u00eb 16 Mars 2016.<\/p>\n<p>Ky ligj ka p\u00ebr q\u00ebllim marrjen e masave shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike nga subjektet publike dhe private, veprimtaria e t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn burim rreziku t\u00eb shtuar p\u00ebr sigurin\u00eb, duke siguruar bashk\u00ebpunimin mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe k\u00ebtyre subjekteve, me synim mbrojtjen e jet\u00ebs, pron\u00ebs, dhe garantimin e siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij synon marrjen e t\u00eb dh\u00ebnave private p\u00ebr qytetar\u00ebt, kryesisht p\u00ebr ata q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet privat biznesi, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebr \u00e7do aktivitet t\u00eb tyre, i cili p\u00ebrfshin l\u00ebvizjet, takimet, vendndodhjet, koh\u00ebq\u00ebndrimet, bisedat, veprimet (p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato intime), etj. Ky informacion sipas ligjit t\u00eb miratuar synon t\u00eb arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet regjistrimit me kamera n\u00eb ambientet e banimit dhe qendrat private t\u00eb bizneseve t\u00eb ndryshme. Sipas k\u00ebtij ligji Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebn analiz\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikut dhe njofton subjektet p\u00ebr gjendjen e rrezikut dhe nivelin e masave shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb marrin, duke p\u00ebrfshir\u00eb kryesisht sistemin e kamerave CCTV,\u00a0 informacion i cili do t\u00eb vihet n\u00eb dispozicion t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit sipas k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Rregullimet ligjore n\u00eb lidhje me masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, subjekteve q\u00eb do i zbatojn\u00eb dhe p\u00ebrpunimi i t\u00eb dh\u00ebnave nuk sigurojn\u00eb respektimin dhe mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe jet\u00ebs private t\u00eb qytetar\u00ebve referuar Nenit 35 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Nenit 8\/1 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (KEDNJ), duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim se gjat\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit mund t\u00eb krijohen premisa t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb parimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, domosdoshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit referuar nenit 8\/2 , 17 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i angazhuar n\u00eb zbatimin e Kushtetut\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut si dhe n\u00eb plot\u00ebsimin e detyrimeve referuar nenit 79 t\u00eb MSA-s\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mbrojtjes t\u00eb jet\u00ebs private dhe familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb bindje t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ushtrim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 85 t\u00eb Kushtetut\u00ebs kam vler\u00ebsuar se ky ligj, duhet kthyer p\u00ebr rishqyrtim Kuvendit mb\u00ebshtetur n\u00eb arsyet dhe argumentet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari:<\/strong>\u00a0 P\u00ebrmes k\u00ebtij ligji, duke p\u00ebrcaktuar masa shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb sheshe t\u00eb hapura, parqe, k\u00ebnde loj\u00ebrash, mjedise t\u00eb hapura apo t\u00eb mbyllura publike, mjedise t\u00eb pun\u00ebs ku ushtrohet nj\u00eb biznes privat, mjedise t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb c\u00ebnohet e drejta p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private dhe familjare e garantuar nga neni 35 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb R.SH-s\u00eb dhe neni 8\/1 i KEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 35 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se: <em>\u2018Mbledhja, p\u00ebrdorimi dhe b\u00ebrja publike e t\u00eb dh\u00ebnave rreth personit b\u00ebhet me p\u00eblqimin e tij, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve t\u00eb parashikuara me ligj\u2019. Nd\u00ebrsa neni 8\/1 i KEDNJ-s\u00eb p\u00ebrcakton se: \u2018\u00c7do person ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u2019i respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij\u2019.<\/em> Konventa dhe jurisprudenca e GJEDNJ-s\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar subjektet dhe interesat t\u00eb cilat mbrohen n\u00ebn nenin 8\/1 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb: (i) Jeta Private q\u00eb p\u00ebrfshin identitetin personal, integritetin moral dhe fizik, hap\u00ebsir\u00ebn private, mbledhjen dhe p\u00ebrdorimin e informacionit, aktivitetin seksual, jet\u00ebn sociale dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tjerat; (ii) Jeta Familjare; (iii) Sht\u00ebpia apo Vendbanimi, i cili referuar vendimit Niemietz k. Gjermanis\u00eb i referohet jo vet\u00ebm sht\u00ebpis\u00eb, por edhe zyrave apo ambienteve t\u00eb pun\u00ebs ku personat kalojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tyre[1]; (iv) Korrespondenca.<\/p>\n<p>Sipas nenit 8\/1 t\u00eb Konvent\u00ebs, nga nj\u00ebra an\u00eb Shtetet kan\u00eb detyrimin pozitiv q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb sa m\u00eb realisht t\u00eb drejtat\u00a0 sa m\u00eb sip\u00ebr t\u00eb shtetasve p\u00ebrmes organeve t\u00eb tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor, por nga ana tjet\u00ebr kan\u00eb edhe detyrimin negativ q\u00eb autoritete publike t\u00eb mos\u00a0 nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private dhe familjare .<\/p>\n<p>Edhe Gjykata Kushtetuese n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se:[2]<br \/>\n<em>\u201cE drejta p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private dhe familjare p\u00ebrb\u00ebn edhe sot nj\u00eb nga sfidat e shteteve t\u00eb lira e demokratike, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb demokracive t\u00eb reja. Garantimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte themelore\u00a0 \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb reflektim ndaj p\u00ebrvoj\u00ebs negative t\u00eb regjimeve totalitare e diktatoriale, tendenca e t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb nd\u00ebrhyrja ekstreme edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet apo vendimet intime personale apo familjare.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026\u2026se e drejta p\u00ebr respektimin e jet\u00ebs private n\u00eb thelbin e saj duhet t\u2019i siguroj\u00eb individit nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, brenda s\u00eb cil\u00ebs, ai do t\u00eb mund t\u00eb zhvillonte dhe plot\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur personalitetin e tij. Sigurisht, q\u00eb k\u00ebtu, p\u00ebrfshihet edhe zhvillimi apo ruajtja n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar e marr\u00ebdh\u00ebnieve me njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Pra, respektimi i jet\u00ebs private k\u00ebrkon n\u00eb parim mosnd\u00ebrhyrjen n\u00eb vendimet q\u00eb merr vet\u00eb individi rreth m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret Ligji 19\/2016 p\u00ebrcakton nd\u00ebr kategorit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb marrin masa shtes\u00eb, ku p\u00ebrfshihen: ambientet e biznesit, mjediset e hapura dhe t\u00eb mbyllura p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb referuar nenit 4, apo edhe ambientet e hapura dhe mbyllura q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi\/administrim t\u00eb subjekteve publike referuar nenit 5 t\u00eb ligjit. Masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb vendosura referuar nenit 8 t\u00eb Ligjit i referohen kryesisht vendosjes s\u00eb sistemit t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb CCTV, me rezolucion t\u00eb lart\u00eb, me rreze infra t\u00eb kuqe. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, do t\u00eb nd\u00ebrhyhet n\u00eb jet\u00ebn private dhe familjare t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha mjediset publike apo private, n\u00eb qendr\u00ebn e pun\u00ebs, ambientet e pallatit ku banojn\u00eb, n\u00eb ambiente publike t\u00eb hapura apo t\u00eb mbyllura, n\u00eb shkolla dhe parqe. Pra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebrmes k\u00ebtyre masave, Shteti do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private dhe familjare duke prekur subjektet dhe interesat t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mbrojtur nga neni 8\/1 i KEDNJ-s\u00eb dhe\u00a0 neni 35 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb R.SH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar Komisionit t\u00eb Ligjeve dhe Opinionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale jan\u00eb hedhur dyshime n\u00eb lidhje me respektimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe jet\u00ebs private t\u00eb qytetar\u00ebve nga aplikimi i masave t\u00eb parashikuara.[3]<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti:<\/strong> Nd\u00ebrhyrja n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare p\u00ebrmes masave t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 8 t\u00eb Ligjit nuk \u00ebsht\u00eb e justifikueshme, e domosdoshme dhe proporcionale.<\/p>\n<p>Neni 35 i Kushtetut\u00ebs, krijon mund\u00ebsin\u00eb e b\u00ebrjes\u00a0 publike t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 personale edhe pa p\u00eblqimin e personit, n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e \u201ck\u00ebrkon ligji\u201d (paragrafi 1) ose n\u00eb\u00a0 rastet e \u201cparashikuara me ligj\u201d (paragrafi 2).\u00a0 Nj\u00eb kufizim i till\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb caktuara, gjen mb\u00ebshtetje edhe nga neni 17 i Kushtetut\u00ebs (kufizimi t\u00eb b\u00ebhet \u201c\u2026vet\u00ebm me ligj, p\u00ebr nj\u00eb interes publik ose p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve\u2026\u201d<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh edhe KEDNj si dhe jurisprudenc\u00ebn e GjEDNj, vler\u00ebsohet se rastet q\u00eb do t\u00eb justifikonin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kufizimin me ligj t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb drejte do t\u00eb ishin siguria komb\u00ebtare, mir\u00ebqenia ekonomike e vendit, mbrojtja e rendit kushtetues, parandalimi i veprave penale, mbrojtja e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, etj. N\u00eb \u00e7do rast konkret, <em><strong>legjitimimi ose jo i nd\u00ebrhyrjes do t\u00eb varej kryesisht nga intensiteti i saj, shkalla e c\u00ebnimit t\u00eb jet\u00ebs private, domosdoshm\u00ebria e k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike dhe n\u00eb realitetin konkret q\u00eb e ka diktuar at\u00eb, efektiviteti dhe proporcionaliteti n\u00eb raportin e q\u00ebllimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb synuar t\u00eb arrihet dhe mjeteve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr arritjen e tij.<\/strong><\/em> Mbi t\u00eb gjitha duhet patur parasysh se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtohet n\u00eb sfer\u00ebn e jet\u00ebs intime apo sensitive, aq m\u00eb shum\u00eb rritet edhe detyrimi i pushtetit publik p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs private.[4]<\/p>\n<p>Gjykata Evropiane ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Shtetet kan\u00eb nj\u00eb marzh vler\u00ebsimi n\u00eb lidhje me respektin q\u00eb duhet treguar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale, por gjithmon\u00eb duke patur n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mes interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb komunitetit dhe interesave t\u00eb individ\u00ebve.[5]<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i ligjit 19\/2016 \u00ebsht\u00eb marrja e masave shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike nga subjektet publike dhe private, veprimtaria e t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebn burim rreziku t\u00eb shtuar, duke siguruar bashk\u00ebpunim mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe k\u00ebtyre subjekteve, me synim mbrojtjen e jet\u00ebs, pron\u00ebs, dhe garantimin e siguris\u00eb publike.[6] Referuar Raportit t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, ky ligj mund\u00ebson p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe nd\u00ebrveprimin e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, <em><strong>p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb sigurt, p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb luftuar informalitetin, paligjshm\u00ebrin\u00eb, kriminalitetin si dhe n\u00eb funksion t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit si dhe parandalimit t\u00eb kriminalitetit.<\/strong><\/em>[7]<\/p>\n<p>Sipas jurisprudec\u00ebs s\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb <em>\u2018n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u2019, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se Shteti duhet t\u2019i siguroj\u00eb \u2018shkall\u00ebn minimale t\u00eb mbrojtjes q\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb sipas ligjit n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik\u2019.<\/em>[8] Gjithashtu, nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb e nevojshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Gjithashtu, GJEDNJ ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast nd\u00ebrhyrja duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb proporcion me q\u00ebllimin q\u00eb ndiqte.[9]\u00a0 Pavar\u00ebsisht, se n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, GJEDNJ ka pranuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e mbledhjes s\u00eb informacionit, ajo ka insistuar n\u00eb dispozitat ligjore t\u00eb cilat garantojn\u00eb mbrojtjen nga abuzimi i shtetit ndaj qytetar\u00ebve.[10]<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, referuar dokumenteve parlamentare nuk del e qart\u00eb se p\u00ebrse masat e deritanishme nuk kan\u00eb sjell\u00eb rezultate dhe p\u00ebrse pik\u00ebrisht p\u00ebrdorimi i masave shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e siguris\u00eb publike, zhdukjen e paligjshm\u00ebris\u00eb dhe informalitetit.<\/p>\n<p>Referuar nenit 2 t\u00eb ligjit nr.108\/2014 \u201c P\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, mbrojtja e jet\u00ebs, pron\u00ebs dhe garantimi i siguris\u00eb publike \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Gjithashtu, n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ekzistojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mekanizmash t\u00eb cil\u00ebt garantojn\u00eb luft\u00ebn ndaj paligjshm\u00ebris\u00eb dhe informalitetit. N\u00eb realitet Policia e Shtetit, referuar ligjit t\u00eb saj organik dhe KPRP ka t\u00eb gjitha kompetencat q\u00eb t\u00eb aksesoj\u00eb xhirimet q\u00eb i nevojiten, por brenda q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrpunimit, dhe jo m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrdorimi i kamerave t\u00eb siguris\u00eb CCTV \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e pad\u00ebsh\u00ebruar, por e gjetur si e fundit p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllime t\u00eb caktuara. Udh\u00ebzimi nr.3\/2010 i Komisionerit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale ka parashikuar p\u00ebrdorimin e kamerave t\u00eb siguris\u00eb CCTV si mjet\u00a0 dhe m\u00ebnyr\u00eb e fundit, dhe q\u00eb n\u00eb rast se p\u00ebrdoret k\u00ebrkon marrjen e p\u00eblqimit me shkrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme nga 75 % e banor\u00ebve t\u00eb pallatit. Gjithashtu, Udh\u00ebzimi p\u00ebrcakton detyrimin p\u00ebr informimin e subjekteve me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe n\u00eb rast c\u00ebnimi t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb t\u2019i drejtohen Komisionerit.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb fjal\u00eb mbasi detyron bizneset, administrator\u00ebt e pallateve, shkollat private dhe publike, apo t\u00eb gjitha institucionet publike t\u00eb instalojn\u00eb kamera dhe t\u00eb ruajn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tyre, nuk jep asnj\u00eb garanci se si do t\u00eb ruhen t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb siguruara nga k\u00ebto kamera.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin Kruslin k.Franc\u00ebs, GJEDNJ gjeti shkelje t\u00eb nenit 8 t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebrderisa nuk parashikoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb procedurat dhe garancit\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjimet.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese n\u00eb vendimin e saj 52\/2011 sa i takon komb\u00ebsis\u00eb, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ligji nuk parashikon garanci p\u00ebr sa i p\u00ebrket marrjes, mbledhjes dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale \u201csensitive\u201d. N\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, Gjykata Kushtetuese arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se:<em> \u2018T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb sigurojn\u00eb informacion p\u00ebr analiza demografike, t\u00eb nevojshme p\u00ebr zhvillim ekonomik dhe social apo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb politikave shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nxitur ruajtjen e identitetit kulturor e gjuh\u00ebsor t\u00eb pakicave etnike, mund t\u00eb merren n\u00ebp\u00ebrmjet procedurave <strong>t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me garancit\u00eb ligjore q\u00eb parandalojn\u00eb shp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura, si dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb sakt\u00ebsisht rregullat e ve\u00e7anta t\u00eb p\u00ebrpunimit.\u2019<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, jo vet\u00ebm q\u00eb nd\u00ebrhyrja nuk \u00ebsht\u00eb proporcionale me q\u00ebllimin q\u00eb do t\u00eb arrihet, por nuk ofrohen as garancit\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Policia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse vet\u00ebm p\u00ebr survejimin e ambienteve publike me q\u00ebllim ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb publike. P\u00ebrmes ligjit 19\/2016 b\u00ebhet i detyruesh\u00ebm survejimi edhe i ambienteve private, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjykimin e policis\u00eb se kush duhet t\u00eb survejuar dhe ku duhet t\u00eb instalohen kamerat. Nuk ka p\u00ebrcaktime n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e vendosjes s\u00eb kamerave, t\u00eb cilat n\u00eb rast se jan\u00eb t\u00eb l\u00ebvizshme mund t\u00eb filmojn\u00eb edhe ambiente t\u00eb tjera apo t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me q\u00ebllimin.\u00a0 Kjo krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr abuzime dhe c\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb e drejt\u00eb themelore kushtetuese.\u00a0 Neni 13 i Ligjit i jep t\u00eb drejt\u00eb Policis\u00eb t\u00eb marr\u00eb pamje filmike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPRP penale p\u00ebrcakton qart\u00eb se di\u00e7ka e till\u00eb mund t\u00eb realizohet ve\u00e7 p\u00ebrmes autorizimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrftuara nga vendosja e mjeteve t\u00eb regjistrimit-p\u00ebrgjimit. K\u00ebshtu q\u00eb, mund\u00ebsia e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pamjeve filmike dhe t\u00eb dh\u00ebnave personale, shfryt\u00ebzimit p\u00ebr q\u00ebllime q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me sigurin\u00eb, apo mund\u00ebsia e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb tyre nga ana e strukturave policore si mjet k\u00ebrc\u00ebnimi, diskreditimi publik apo p\u00ebr shantazh \u00ebsht\u00eb evidente. Pra, ligji i miratuar nuk jep asnj\u00eb garanci lidhur me ruajtjen e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb treti:<\/strong> Ligji\u00a0 miratuar bie ndesh me Direktiv\u00ebn 95\/46 EC\u00a0 dhe dispozitat e ligjit nr.9887, dat\u00eb 10.03.2008 \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, i ndryshuar.<br \/>\nLigji krijon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrpunimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale, i cili do t\u00eb kryhet nga nj\u00eb prej sistemeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, at\u00eb t\u00eb video survejimit do t\u00eb monitorohet nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pasi m\u00eb par\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e riskut\u00a0 dhe t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsuar se ku do t\u00eb vendosen kamerat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Autoritetit t\u00eb Pavarur t\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale.<\/p>\n<p>Ligji nuk konsideron se t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit jan\u00eb \u2018Kontrollues\u2019, dhe sit \u00eb till\u00eb ata zgjedhin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur mjetin dhe m\u00ebnyrat me t\u00eb cilat p\u00ebrpunojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebto subjekte jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin nr.9887\/2008 (i ndryshuar). Inspektimi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb detyrim ligjor i takon Komisionerit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nenin 15 t\u00eb ligjit kjo kompetenc\u00eb i njihet ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Neni 6 i Ligjit i jep pushtet t\u00eb pakufizuar Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar instalimin e sistemit t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb\u00a0 kudo n\u00ebse p\u00ebrb\u00ebn <em>\u2018burim rreziku t\u00eb shtuar\u2019<\/em>, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrcaktuar as kriteret mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave kufizohet apo p\u00ebrcaktohet lloji dhe masa e rrezikut. Analiza e vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikut sipas nenit 7 \u00ebsht\u00eb vendimtare n\u00eb vler\u00ebsimin e masave shtes\u00eb t\u00eb detyruara nga Policia e Shtetit, e cila si rrjedhoj\u00eb ndiqet edhe nga p\u00ebrpunimi i m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe pa dyshim c\u00ebnimi i privat\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb evident.<\/p>\n<p>Neni 4\/a i ligjit, q\u00eb parashikon vendosjen e kamerave n\u00eb ambientet e pun\u00ebs bie n\u00eb kund\u00ebrshtim\u00a0 me pik\u00ebn 10\/2 t\u00eb Udh\u00ebzimit nr.11\/2011 \u201cP\u00ebr p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb sektorin privat\u201d, t\u00eb Komisionerit, i cili ndalon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike survejimin e punonj\u00ebsve, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb q\u00ebllimit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa p\u00ebrcakton neni 6 i Ligjit, Udh\u00ebzimi i Komisionerit nr.12\/2011 \u201cP\u00ebr kontrollin dhe identitetin n\u00eb hyrje t\u00eb nd\u00ebrtesave\u201d, ndalon p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave\u00a0 t\u00eb vizitor\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet n\u00ebse nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb ose nj\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Gjithashtu, referuar k\u00ebtij Udh\u00ebzimi, pronari ose administratori\u00a0 duhet t\u00eb mbaj\u00eb lidhje dhe t\u00eb njoftoj\u00eb Komisionerin p\u00ebr cdo p\u00ebrpunim p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb mbrojtjes s\u00eb pron\u00ebs ose t\u00eb administrimit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa p\u00ebrcakton neni 7 i ligjit, Udh\u00ebzimi i Komisionerit nr.21\/2012 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e rregullave p\u00ebr ruajtjen\u00a0 e siguris\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb p\u00ebrpunuara nga subjektet p\u00ebrpunuese t\u00eb m\u00ebdha\u201d, p\u00ebrcakton se analiza e vler\u00ebsimit t\u00eb riskut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej detyrimeve q\u00eb mbart cdo kontrollues.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa p\u00ebrcakton ky Ligj, k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb nga \u00e7do kontrollues si dhe kompetenca p\u00ebr t\u00eb mbikqyrur, kontrolluar, ushtruar hetime dhe vendosur sanksione n\u00eb rast t\u00eb konstatimit t\u00eb shkeljeve i takon Komisionerit referuar ligjit\u00a0 nr.9887\/2008 n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb transpozuar Direktiva 95\/46\/EC.<\/p>\n<p>Neni 11 sa i takon l\u00ebshimit t\u00eb \u2018V\u00ebrtetimit t\u00eb Siguris\u00eb\u2019, organi dhe kriteret mbi t\u00eb cilat jepet p\u00ebrcakton si autoritet kompetent Policin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo i \u00ebsht\u00eb njohur Komisionerit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb nenet 15 dhe 16 p\u00ebrcaktohen kompetenca t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb inspektimit p\u00ebr monitorimin e masave shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb\u00a0 dhe t\u00eb vendosjes s\u00eb gjobave n\u00eb rast t\u00eb mosmarrjes s\u00eb k\u00ebtyre masave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Komisionerit referuar ligjit 9887\/2008.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e kthimit t\u00eb k\u00ebtij ligji jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjithashtu komentet dhe mendimet e misioneve PAMECA IV dhe ICITAP, t\u00eb cilat kan\u00eb identifikuar c\u00ebnimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash themelore, p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrfundim, referuar sa m\u00eb sip\u00ebr k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin Tuaj n\u00eb rishqyrtimin e ligjit nr. 19\/2016 \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d, pasi bie ndesh me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Konvent\u00ebn Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe jurisprudenc\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb detyrueshme n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Me respekt,<\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><strong>BUJAR NISHANI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs,\u00a0Bujar Nishani, ka kthyer p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend ligjin \u201cP\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb publike\u201d. Bujar Nishani ka renditur tre arsye pse e ka khyer p\u00ebr rishqyrtim ligjin\u00a0\u201cP\u00ebr&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9652,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-9651","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9651"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9651"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9651\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9655,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9651\/revisions\/9655"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}