{"id":9734,"date":"2016-04-06T11:20:25","date_gmt":"2016-04-06T10:20:25","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9734"},"modified":"2016-04-06T11:22:02","modified_gmt":"2016-04-06T10:22:02","slug":"shqiperia-dhe-shqiptaret-ne-tekstet-e-shkollave-osmane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9734","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb tekstet e shkollave osmane"},"content":{"rendered":"<p><b><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/hasan-bello.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9735\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-9735 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/hasan-bello.jpg\" alt=\"hasan-bello\" width=\"300\" height=\"282\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/hasan-bello.jpg 580w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/hasan-bello-300x282.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Dr. Hasan Bello <\/b><\/p>\n<p><strong>Abstrakt<\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb tekstet shkollore osmane nuk mund t\u00eb thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb trajtimit t\u00eb aspekteve t\u00eb ve\u00e7anta me karakter gjeografik, p\u00ebrshkruheshin edhe detaje me interes p\u00ebr kombin ton\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb tekstin \u201cGjeografia osmane\u201d (\u201cCo\u011frafya-y\u0131 Osmani\u201d) n\u00eb t\u00eb cilin trajtoheshin karakteristikat e disa krahinave dhe popujve t\u00eb Perandoris\u00eb, si shembull i mikpritjes dhe bujaris\u00eb merrej populli shqiptar. Munges\u00ebn e bujtinave (haneve) n\u00eb qytetet shqiptare, autori e shpjegonte me faktin se te ky popull kjo tradit\u00eb zinte nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Sipas tij, \u00e7dokush q\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe ngelte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, qoft\u00eb ky mysliman ose i krishter\u00eb, n\u00ebse trokiste n\u00eb der\u00ebn e shqiptarit b\u00ebhej mysafir n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Bujt\u00ebsi ishte i detyruar q\u00eb mikut t\u2019i siguronte ushqim p\u00ebr aq dit\u00eb sa ai do t\u00eb q\u00ebndronte.<\/em><\/p>\n<p><strong>[Hyrje]<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tekstet shkollore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane vihet re se jan\u00eb pasqyruar t\u00eb gjitha etapat e modernizimit dhe ideologjia zyrtare e koh\u00ebs. K\u00ebshtu, n\u00eb periudh\u00ebn e Tanzimatit (1839-1876), n\u00eb tekstet dhe programet shkollore i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi e madhe identitetit osman t\u00eb n\u00ebnshtetasve t\u00eb Perandoris\u00eb. Kjo politik\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimet e ngjashme t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb identiteteve perandorake q\u00eb kishin filluar t\u00eb ndiqnin n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe shtetet evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb etap\u00ebn e dyt\u00eb, e cila p\u00ebrfshin periudh\u00ebn e Sulltan Abdulhamidit II (1876-1909), n\u00eb tekstet dhe programet shkollore z\u00eb vend ideologjia panislamiste si element p\u00ebrbashkues i t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb Perandoris\u00eb p\u00ebrball\u00eb rrymave nacionaliste (turke, arabe, shqiptare, kurde, etj\u2026), q\u00eb krahas zhvillimit t\u00eb tyre normal, si rezultat i rrethanave historike, nxiteshin edhe nga shtetet evropiane si diversion dhe presion ndaj politik\u00ebs centralizuese t\u00eb Abdulhamidit II.<\/p>\n<p>N\u00eb etap\u00ebn e tret\u00eb, e cila p\u00ebrfshin periudh\u00ebn pas shpalljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb (1908), n\u00eb tekstet dhe literatur\u00ebn shkollore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe politika e nd\u00ebrtimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.[1] Nj\u00eb trajtim pak a shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm lidhur me k\u00ebt\u00eb trajektore kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1904 edhe nj\u00eb nga themeluesit e nacionalizmit turk, Yusuf Ak\u00e7ura (Jusuf Ak\u00e7ura)*. N\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb shkrimesh t\u00eb botuara n\u00eb gazet\u00ebn \u201cT\u00fcrk\u201d (\u201cTurk\u201d) q\u00eb asokohe dilte n\u00eb Kajro, ai shkruante se n\u00eb periudh\u00ebn e Tanzimatit ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar popullin osman, n\u00eb periudh\u00ebn e Abdulhamidit II, popullin islam dhe se pas k\u00ebsaj periudhe kishte filluar krijimi dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb identiteti t\u00eb ri komb\u00ebtar, atij turk.[2]<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e Tanzimatit, p\u00ebrve\u00e7 festave me karakter fetar si dit\u00eb pushimi, ishte edhe data e hipjes n\u00eb fron t\u00eb sulltanit, nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn e Abdulhamidit II u shtua si dit\u00eb pushimi edhe dit\u00eblindja e tij. Ndryshime thelb\u00ebsore ndodh\u00ebn sidomos pas Revolucionit Xhonturk t\u00eb vitit 1908 kur n\u00eb kalendar u shtua si fest\u00eb komb\u00ebtare edhe dita e shpalljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tekstet shkollore u fut\u00ebn koncepte bashk\u00ebkohore t\u00eb sistemit politik dhe shtetit komb\u00ebtar, si: atdheu, populli, shteti, kushtetuta, parlamenti, zgjedhjet, legjislacioni, sistemi gjyq\u00ebsor, etj.<\/p>\n<p>Zyrtarisht tekstet e para shkollore mbi historin\u00eb dhe gjuh\u00ebn osmane filluan t\u00eb shkruheshin n\u00eb vitin 1850. N\u00eb periudh\u00ebn e Tanzimatit, n\u00eb shkollat osmane b\u00ebhej p\u00ebrpjeke q\u00eb brezi i ri t\u00eb edukohej me dashurin\u00eb p\u00ebr \u201catdheun osman\u201d. Koncepti \u201catdhe\u201d (\u201cvatan\u201d) n\u00eb literatur\u00ebn shkollore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane i p\u00ebrket k\u00ebsaj periudhe. Ky koncept shum\u00eb shpejt do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga temat m\u00eb t\u00eb parap\u00eblqyera dhe m\u00eb t\u00eb debatueshme nga Osman\u00ebt e Rinj (\u201cYeni Osmanl\u0131lar\u201d)*. Nj\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb masat e popullsis\u00eb dhe te shtresa intelektuale e Perandoris\u00eb Osmane ai do t\u00eb gjej\u00eb sidomos nga vepra teatrale e Namik Kemal-it* \u201cVatan yahut Silistre\u201d, subjekti i s\u00eb cil\u00ebs fund e krye p\u00ebrshkruhet nga patriotizmi romantik. Sipas shum\u00eb studiuesve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb osmane kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb dy versione. N\u00eb versionin e pacensuruar t\u00eb shtypur ilegalisht, pjesa teatrale mbyllet me fjal\u00ebt \u201cRroft\u00eb Atdheu. Rrofshin Osman\u00ebt\u201d (\u201cYa\u015fas\u0131n Vatan. Ya\u015fas\u0131n Osmal\u0131lar\u201d), nd\u00ebrsa n\u00eb botimin zyrtar ajo mbyllet me urime drejtuar sovranit \u201cRroft\u00eb Sulltani! Rroft\u00eb Sulltani\u201d (\u201cPadi\u015fah\u0131m \u00c7ok Ya\u015fa! Padi\u015fah\u0131m \u00c7ok Ya\u015fa\u201d). Si rezultat i ndikimit q\u00eb kjo pjes\u00eb pati kur u vu n\u00eb sken\u00eb, Namik Kemal-i u internua, nd\u00ebrsa vepra e tij u ndalua, p\u00ebr shkak se ajo tentonte t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte dashurin\u00eb dhe bindjen ndaj sulltanit, me dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun.<\/p>\n<p>Tek Osman\u00ebt e Rinj koncepti \u201catdhe\u201d (\u201cVatan\u201d) sinjifikohej me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr miratimin e Kushtetut\u00ebs dhe hapjen e parlamentit, t\u00eb cilat n\u00eb thelb e kufizonin pushtetin e sulltanit dhe automatikisht e kthenin Perandorin\u00eb Osmane n\u00eb Monarki Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke nisur nga viti 1880 n\u00eb sistemin arsimor osman l\u00ebnd\u00ebt fetare mor\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. N\u00eb programet dhe n\u00eb tekste shkollore tani e tutje filloi t\u00eb propagandohej politika panislamiste. Kjo p\u00ebr shkak se nga shkollat n\u00eb t\u00eb cilat l\u00ebnd\u00ebt shkencore-pozitiviste ishin futur q\u00eb nga koha e Tanzimatit po dilnin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit. Prandaj, Abdulhamidi II u p\u00ebrpoq q\u00eb sistemin arsimor osman ta p\u00ebrdorte n\u00eb funksion t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij panislamiste, p\u00ebr t\u00eb formuar n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lidhur me sulltanin dhe me Islamin zyrtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtresa e dijetar\u00ebve (ulemat\u00eb) u la jasht\u00eb k\u00ebtij sistemi. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb nuk ishte specifike vet\u00ebm p\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane, e nj\u00ebjta gj\u00eb ishte duke ndodhur edhe n\u00eb perandorit\u00eb fqinje dhe shtetet evropiane. K\u00ebshtu, duke nisur q\u00eb nga viti 1884, Car Aleksandri i III e kishte shtuar numrin e or\u00ebve fetare n\u00eb shkollat ruse.[3]<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb v\u00ebshtrim qoft\u00eb dhe i p\u00ebrcipt\u00eb i teksteve osmane vihet re se \u00e7do epok\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e saj. N\u00eb kapakun e botimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb tekstit shkollor \u201cGjeografia osmane\u201d (\u201cCo\u011frafya-y\u0131 Osmani\u201d) theksohej r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb Sulltan Abdulhamidi II i jepte arsimit dhe se \u00e7do \u201cmrekulli industriale\u201d q\u00eb po ndodhte brenda Perandoris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ishte rezultat i sistemit arsimor t\u00eb ngritur prej tij.[4] N\u00eb parath\u00ebnien e tekstit \u201cRuajtja e Sh\u00ebndetit\u201d (\u201cH\u0131fz-\u0131 S\u0131hhat\u201d) autori e quan Sulltan Abdulhamidin II si sundimtarin m\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb koh\u00ebs.[5]<\/p>\n<p>N\u00eb tekstet shkollore p\u00ebrgjith\u00ebsisht ushqehej fryma e toleranc\u00ebs fetare. Kjo p\u00ebr shkak se Perandoria Osmane kishte edhe n\u00ebnshtetas jo-mysliman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb nga koha e Sulltan Mehmet Fatihut II (1432-1481) njiheshin si komunitete m\u00eb vete (milete). F\u00ebmij\u00ebve mysliman\u00eb u ndalohej q\u00eb t\u00eb kritikonin fet\u00eb e tjera dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u m\u00ebsoheshin \u201cgabimet\u201d apo \u201cmang\u00ebsit\u00eb\u201d e tyre, u m\u00ebsoheshin urdh\u00ebresat, ndalesat dhe monoteizmi i past\u00ebr islam.[6]<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e Abdulhamidit II superioriteti i qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor n\u00ebp\u00ebr tekstet shkollore kishte filluar t\u00eb pranohej haptazi. N\u00eb tekstin \u201cGjeografia e re\u201d (\u201cYeni Co\u011frafya\u201d), n\u00eb kapitullin ku trajtohej kontinenti evropian, autori i drejtohet nx\u00ebn\u00ebsve me fjal\u00ebt: \u201cSi\u00e7 e shikoni edhe n\u00eb hart\u00eb, megjith\u00ebse kontinenti evropian krahasuar me kat\u00ebr kontinentet e tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl, p\u00ebrs\u00ebri ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qytet\u00ebruar. Popullsia e tij krahasuar me popullsin\u00eb e kontinenteve t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrparuar n\u00eb shkenc\u00eb, art dhe tregti\u201d.[7] Por n\u00ebse nga nj\u00eb an\u00eb atyre iu sugjerohej q\u00eb Evropa dhe shoq\u00ebria per\u00ebndimore t\u00eb merreshin si shembull p\u00ebr p\u00ebrparimin q\u00eb kishin arritur n\u00eb fush\u00ebn shkencore dhe teknologji, nga ana tjet\u00ebr iu b\u00ebhej thirrje q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin kujdes p\u00ebr t\u00eb ruajtur zakonet dhe traditat osmane, veshjet dhe moralin islam.[8]<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs panislamiste, q\u00eb ishte kthyer n\u00eb doktrin\u00eb zyrtare t\u00eb shtetit osman, n\u00eb tekstet shkollore si sulltani m\u00eb i lavdish\u00ebm nuk cil\u00ebsohej m\u00eb Sulltan Sulejman Kanuni (1520-1566), por Sulltan Javuz Selimi (1512-1520), sepse ky i fundit kishte qen\u00eb i pari q\u00eb kishte transferuar qendr\u00ebn e kalifatit nga Bagdadi n\u00eb Stamboll dhe e kishte pastruar Anadollin nga shizmi duke e sunizuar.[9] Besnik\u00ebria dhe bindja ndaj sulltanit n\u00eb tekstet shkollore konsiderohej jo vet\u00ebm si detyr\u00eb patriotike, por edhe si obligim fetar p\u00ebr \u00e7do shtetas osman. Q\u00ebllimi kryesor i sistemit arsimor mbi t\u00eb gjitha ishte edukimi dhe p\u00ebrgatitja e kuadrove besnik\u00eb ndaj sulltanit e kalifatit.[10] Krahasuar me periudh\u00ebn e Tanzimatit ku vihej re nj\u00eb lloj liberalizmi, n\u00eb epok\u00ebn e Abdulhamidit II, n\u00eb tekstet shkollore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, iu kushtua r\u00ebnd\u00ebsi e madhe p\u00ebrhapjes s\u00eb sunizmit e sidomos shkoll\u00ebs juridike hanefite*. N\u00eb disa tekste shkollore tani bindja dhe besnik\u00ebria ndaj sulltanit konsiderohej si \u201cvacib\u201d (obligim fetar pothuajse kategorik),[11] e n\u00eb disa t\u00eb tjera si \u201cfarz\u201d (obligim fetar kategorik).[12]<\/p>\n<p>Pas Revolucionit Xhonturk t\u00eb vitit 1908, partia \u201cBashkim dhe P\u00ebrparim\u201d u p\u00ebrball me nj\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa regjimi i vjet\u00ebr q\u00eb t\u2019i shpjegonte popullit t\u00eb mirat q\u00eb sillte Kushtetuta dhe sistemi parlamentar. Prandaj, krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme, tekstet shkollore osmane iu n\u00ebnshtruan nj\u00eb kontrolli akoma dhe m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb. Ato fillimisht u spastruan nga t\u00eb gjitha simbolet e ideologjis\u00eb panislamiste t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Abdulhamidit II; fjal\u00ebt lavd\u00ebruese q\u00eb shkruheshin p\u00ebr sulltanin tani u hoq\u00ebn; nd\u00ebrsa nga nj\u00ebra an\u00eb ngrihej n\u00eb qiell regjimi kushtetues, nga ana tjet\u00ebr kritikohej ashp\u00ebr Abdulhamidi II, i cili kishte shfuqizuar kushtetut\u00ebn dhe kishte shp\u00ebrndar\u00eb parlamentin. Nj\u00eb dukuri tjet\u00ebr q\u00eb vihet re n\u00eb tekstet shkollore t\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb edhe fakti se, ngjyrimi fetar tani zuri t\u00eb zbehej dhe t\u00eb zinte nj\u00eb vend gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ndonj\u00eb tekst, indirekt ose duke p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kujdesshme, kishte filluar t\u00eb mbahej q\u00ebndrim kritik ndaj sulltanatit dhe t\u00eb propagandohej se republika ishte nj\u00eb form\u00eb m\u00eb e p\u00ebrparuar se monarkia. Megjithat\u00eb, duke pasur parasysh rrethanat politike, kur pjesa d\u00ebrrmuese e popullsis\u00eb ishte e lidhur prej shekujsh me dinastin\u00eb osmane e sulltanin, b\u00ebhej kujdes q\u00eb kjo t\u00eb mos ngjallte reagimin e mas\u00ebs myslimane. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tekst ku vler\u00ebsohej forma republikane e regjimit ishte vendosur edhe nj\u00eb tregim n\u00eb t\u00eb cilin djali pyeste baban\u00eb n\u00ebse kjo form\u00eb do t\u00eb zbatohej edhe n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. P\u00ebrgjigjja ishte tej mase interesante, sipas \u201cbabait\u201d, ky regjim politik ishte i pamundur t\u00eb zbatohej n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak se kjo perandori p\u00ebrb\u00ebhej nga kombe t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkonin q\u00eb presidenti i republik\u00ebs t\u00eb ishte nga kombi i tyre dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr shkak se ky shtet ishte themeluar nga dinastia osmane, e cila kishte sakrifikuar shum\u00eb dhe i kishte sh\u00ebrbyer prej shekujsh k\u00ebtij populli. Prandaj, autori i k\u00ebtij teksti konkludonte se shteti osman nuk mund t\u00eb b\u00ebhej republik\u00eb.[13]<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimet politike q\u00eb ndodh\u00ebn pas Revolucionit Xhonturk n\u00eb tekste tani theksohej kontributi i ushtris\u00eb n\u00eb realizimin e revolucionit dhe hyjnizohej roli i kushtetut\u00ebs, duke e barazuar at\u00eb me lirin\u00eb. Koncepte t\u00eb tilla si: atdheu, kombi, shteti, kushtetuta, parlamenti, zgjedhjet, ligji, gjykatat, etj., t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb se sa perandorake ishin karakteristike p\u00ebr shtetet kombe ishin t\u00eb pranishme kudo.[14] N\u00eb tekstet shkollore tani filloi t\u00eb propagandohej nj\u00eb ideologji e re, e cila nga studiuesit \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtuar si nj\u00eb \u201csintez\u00eb turko-islame\u201d. Nx\u00ebn\u00ebsit nuk ishin m\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb brohorisnin \u201cRroft\u00eb Sulltani\u201d, por recitonin vjersha fetare e patriotike p\u00ebr atdheun (\u201cvatanin\u201d) dhe kombin osman. Abdulhamidi II konsiderohej si despot dhe periudha e tij si diktatur\u00eb kur populli vuante nga shtypja e mungesa e liris\u00eb. Tani apologjizohej kontributi i ushtris\u00eb dhe i partis\u00eb \u201cBashkim dhe P\u00ebrparim\u201d, e cila pasi kishte rr\u00ebzuar sulltanin, kishte shpallur Kushtetut\u00ebn dhe i kishte rikthyer popullit lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e kultur\u00ebs politike, krahasuar me tekstet shkollore t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Abdulhamidit II, pas vitit 1908 vihen re ndryshime thelb\u00ebsore. N\u00ebse m\u00eb par\u00eb bindja dhe besnik\u00ebria ndaj sulltanit konsiderohej si obligim fetar, tani b\u00ebhej thirrje p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj atdheut, Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve. Shkolla nuk konsiderohej m\u00eb vet\u00ebm si institucion shtet\u00ebror, por edhe si mjet socializues-partiak me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs xhonturqit propagandonin pik\u00ebpamjet e tyre politike. Madje, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e saj, partia \u201cBashkim dhe P\u00ebrparim\u201d n\u00eb disa zona t\u00eb caktuara hapi shkolla private me programe specifike.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstet e historis\u00eb tani shpaloseshin p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra p\u00ebr demokratizimin e Perandoris\u00eb q\u00eb nga koha e Tanzimatit; theksohej kontributi i Osman\u00ebve t\u00eb Rinj dhe i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, si: Faz\u00ebll Mustafa Pasha, Zija Pasha, Shinasiu, Namik Kemal-i, Ali Suavi-u, etj. Shpallja e Kushtetut\u00ebs dhe mbledhja e parlamentit t\u00eb par\u00eb osman n\u00eb vitin 1876-1877, konsideroheshin si data t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike, nd\u00ebrsa shfuqizimi i tyre si fatkeq\u00ebsi. Nj\u00eb vend po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zinin edhe p\u00ebrpjekjet e xhonturqve p\u00ebrball\u00eb regjimit despotik t\u00eb Abdulhamidit II, aktiviteti i tyre politik brenda dhe jasht\u00eb vendit e sidomos Revolucioni i vitit 1908.[15]<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, e cila p\u00ebrkon me lindjen dhe zhvillimin e nacionalizmit turk kemi nj\u00eb shtim t\u00eb temave mbi rr\u00ebnj\u00ebt historike t\u00eb popullit turk. Koncepte t\u00eb tilla nacionaliste si: \u201cekonomia komb\u00ebtare\u201d, \u201clet\u00ebrsia komb\u00ebtare\u201d, \u201cedukata komb\u00ebtare\u201d filluan t\u00eb artikuloheshin haptazi e t\u00eb zinin vend \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha tekstet e shkollave osmane n\u00eb mbar\u00eb Perandorin\u00eb. N\u00eb funksion t\u00eb kultivimit t\u00eb k\u00ebsaj fryme n\u00eb tekste u vendos\u00ebn cop\u00ebza leximi letrar me an\u00ebn e t\u00eb cilave kultivohej ndjenja e sakrific\u00ebs p\u00ebr atdheun, interesin komb\u00ebtar dhe dashuria p\u00ebr kombin.[16] Bindja dhe dashuria p\u00ebr sulltanin, tani kusht\u00ebzohej me faktin se ai duhej t\u00eb ishte simpatizant i Kushtetut\u00ebs dhe respektues i detyrimeve q\u00eb buronin prej saj.[17]<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb osmanizimit q\u00eb xhonturqit filluan t\u00eb ndiqnin, n\u00eb tekstet shkollore propagandohej me t\u00eb madhe se, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jetonin n\u00ebn flamurin e Perandoris\u00eb, konsideroheshin si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb kombit osman. Ky i fundit p\u00ebrb\u00ebhej nga turqit, arab\u00ebt, shqiptar\u00ebt, grek\u00ebt, hebrenjt\u00eb, kurd\u00ebt, bullgar\u00ebt, etj. An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij kombi quheshin osman\u00eb dhe se gjuha e tyre zyrtare ishte osmanishtja. Prandaj, sipas tyre, t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ishin t\u00eb detyruar ta m\u00ebsonin k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb.[18] Nj\u00eb an\u00eb pozitive e k\u00ebsaj politike ishte fakti se partia \u201cBashkim dhe P\u00ebrparim\u201d, e cila synonte konsolidimin e unitetit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe rritjen e kohezionit social, e kund\u00ebrshtonte nj\u00ebsoj si ndarjen e racave ashtu edhe diskriminimin fetar. N\u00eb tekste propagandohej se pas shpalljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs ndarjet ishin zhdukur dhe se t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnshtetasit osman\u00eb, pavar\u00ebsisht prejardhjes s\u00eb tyre etnike dhe fetare, ishin t\u00eb barabart\u00eb. Mysliman\u00ebt, t\u00eb krishter\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb ishin t\u00eb obliguar nj\u00ebsoj q\u00eb t\u00eb sakrifikonin p\u00ebr atdheun e tyre. Kombi osman konsiderohej si nj\u00eb komb me moral t\u00eb lart\u00eb, brenda t\u00eb cilit kishte pasur dhe kishte personalitete q\u00eb duheshin marr\u00eb shembull, jo vet\u00ebm nga mysliman\u00ebt por edhe nga t\u00eb krishter\u00ebt. Osmanizmi nuk i p\u00ebrkiste vet\u00ebm mysliman\u00ebve. \u00c7dokush q\u00eb jetonte n\u00ebn hijen e flamurit perandorak dhe q\u00eb i bindej ligjeve t\u00eb shtetit, quhej ose mund t\u00eb b\u00ebhej osman.[19] N\u00eb tekste, si\u00e7 shihet, propagandohej v\u00ebllaz\u00ebrimi i t\u00eb gjith\u00eb elementeve si nj\u00eb vullnet politik. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb po citojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebz leximi nga teksti i shkollave fillore \u201cDetyrat qytetare\u201d (\u201cVezaif-i Medeniye\u201d), n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrshkruhet nj\u00eb st\u00ebrvitje e improvizuar ushtarake ku merrnin pjes\u00eb f\u00ebmij\u00eb me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb ndryshme fetare, mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve komandanti u drejtohet me fjal\u00ebt:<\/p>\n<p>\u201cTani nuk ka m\u00eb ndarje dhe p\u00ebr\u00e7arje. T\u00eb gjith\u00eb jemi osman\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jemi bijt\u00eb e k\u00ebtij atdheu, t\u00eb gjith\u00eb jemi p\u00ebr p\u00ebrparimin e tij. P\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atdheut q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do b\u00ebhemi ushtar\u00eb. Artin ushtarak duhet ta m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb tani, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb mos hasim v\u00ebshtir\u00ebsi e t\u00eb b\u00ebhemi ushtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ushtris\u00eb osmane duhet t\u2019ia zbardhim faqen edhe nj\u00eb kat m\u00eb tep\u00ebr. Hajdeni shok\u00eb, t\u00eb vazhdojm\u00eb st\u00ebrvitjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb osmanizmit dhe atdheut.\u201d[20]<\/p>\n<p>Si ideologji, osmanizmi vazhdoi t\u00eb propagandohej deri p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike, rezultati tragjik i t\u00eb cilave b\u00ebri q\u00eb vendin e tij ta zinte nacionalizmi turk (turqizmi). Humbja e k\u00ebtyre luft\u00ebrave u shoq\u00ebrua me humbjen e territoreve evropiane t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, duke shkaktuar nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb madh te xhonturqit. Sipas tyre, Evropa nuk e kishte mbajtur fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb se sido q\u00eb t\u00eb ishte p\u00ebrfundimi i tyre nuk do t\u00eb kishte ndryshime t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb. Kjo shkaktoi nj\u00eb skepticiz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm tek elita drejtuese osmane lidhur me perspektiv\u00ebn dhe unitetin q\u00eb mund t\u00eb sillte tani e tutje osmanizmi. Pas humbjes s\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Rumelis\u00eb, e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr ta mbeti turqizmi.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb par\u00eb osmanizmi e refuzonte ndarjen dhe mbivendosjen e racave, ideologjia e re tani filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej mbi virtytet superiore t\u00eb kombit turk. Pabesia e Evrop\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb dhe dimensioni panortodoks i Luft\u00ebrave Ballkanike b\u00ebri q\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit midis elementeve t\u00eb ndrysh\u00ebm fetar\u00eb brenda Perandoris\u00eb t\u2019i jepej fund. N\u00eb tekstet shkollore osmane tani filloi t\u00eb mbizot\u00ebronte ligj\u00ebrimi i luft\u00ebs midis \u201ckryqit\u201d dhe \u201cgjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebs\u201d. Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha librat u vendos\u00ebn shkrime dhe vjersha t\u00eb Ziya G\u00f6kalp-it (Zija Gokalpit)*, i cili i b\u00ebnte thirrje rinis\u00eb osmane t\u00eb kishte kujdes nga \u00e7dokush q\u00eb s\u2019ishte i komb\u00ebsis\u00eb turke.[21] E vetmja gj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe q\u00eb kishte nj\u00ebfar\u00eb ngjashm\u00ebrie me osmanizmin e propaganduar m\u00eb par\u00eb tani ishte fakti se nacionalizmi turk mbarte nj\u00eb lloj identiteti islam.<\/p>\n<p>Krahasuar me tekstet shkollore t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Abdulhamidit II, n\u00eb t\u00eb cilat superioriteti i qytet\u00ebrimit evropian n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs dhe teknologjis\u00eb pranohej hapur, por q\u00eb nga ana tjet\u00ebr b\u00ebhej thirrje p\u00ebr nj\u00eb lloj selektiviteti, q\u00eb nga ky i fundit, zakonet t\u00eb mos kopjoheshin, traditat dhe veshjet, n\u00eb tekstet shkollore t\u00eb pas Revolucionit Xhonturk shoq\u00ebris\u00eb osmane i sugjerohej q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb merrej si model pa rezerva edhe n\u00eb k\u00ebto aspekte.[22]<\/p>\n<p><strong>Si p\u00ebrshkruhej Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb tekstet shkollore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tekstet shkollore osmane nuk mund t\u00eb thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb trajtimit t\u00eb aspekteve t\u00eb ve\u00e7anta me karakter gjeografik, p\u00ebrshkruheshin edhe detaje me interes p\u00ebr kombin ton\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb tekstin \u201cGjeografia osmane\u201d (\u201cCo\u011frafya-y\u0131 Osmani\u201d) n\u00eb t\u00eb cilin trajtoheshin karakteristikat e disa krahinave dhe popujve t\u00eb Perandoris\u00eb, si shembull i mikpritjes dhe bujaris\u00eb merrej populli shqiptar. Munges\u00ebn e bujtinave (haneve) n\u00eb qytetet shqiptare, autori e shpjegonte me faktin se te ky popull kjo tradit\u00eb zinte nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Sipas tij, \u00e7dokush q\u00eb udh\u00ebtonte n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri dhe ngelte n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, qoft\u00eb ky mysliman ose i krishter\u00eb, n\u00ebse trokiste n\u00eb der\u00ebn e shqiptarit b\u00ebhej mysafir n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Bujt\u00ebsi ishte i detyruar q\u00eb mikut t\u2019i siguronte ushqim p\u00ebr aq dit\u00eb sa ai do t\u00eb q\u00ebndronte.[23]<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e par\u00eb shkollor t\u00eb historis\u00eb osmane \u201cFezleke-i Tarih-i Osman\u00ee\u201d (\u201cP\u00ebrmbledhje e Historis\u00eb Osmane\u201d) q\u00eb u shkrua nga Ahmet Vefik Pasha* n\u00eb vitin 1869, n\u00eb kapitullin e n\u00ebnt\u00eb ku autori trajton periudh\u00ebn e Sulltan Mehmed Fatihut II p\u00ebrshkruan shkurtimisht edhe ekspansionin e ushtris\u00eb osmane n\u00eb territoret shqiptare,[24] q\u00ebndres\u00ebn nj\u00ebzetepes\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb[25] dhe rrethimin e Shkodr\u00ebs.[26] Nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb vete n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst ka edhe fakti se n\u00eb kapitullin e gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ku autori trajton ndarjen e vjet\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb ejalete, Shqip\u00ebria (\u201cArnautluk-u\u201d) trajtohet si nj\u00ebsi administrative m\u00eb vete, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs b\u00ebnin pjes\u00eb sanxhaqet e Prizrenit, Shkodr\u00ebs, Dukagjinit, Ohrit, Elbasanit, Vlor\u00ebs, Delvin\u00ebs dhe Janin\u00ebs.[27] Me p\u00ebrjashtim t\u00eb Shkupit dhe Manastirit q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi tjet\u00ebr administrative, k\u00ebto sanxhaqe q\u00eb autori i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebn emrin \u201cArnavutluk\u201d (\u201cShqip\u00ebria\u201d) p\u00ebrputhen pak a shum\u00eb me arealin etno-linguistik shqiptar. Studimi i trajtimit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb tekstet shkollore osmane e sidomos, prania e k\u00ebtyre dy koncepteve, gjeografik-Shqip\u00ebri (\u201cArnavutluk\u201d) dhe etnik-shqiptar (\u201cArnavutlar\u201d), n\u00eb hartat e atlaset historiko-gjeografik, ndon\u00ebse deri tani e pahulumtuar si\u00e7 duhet, na b\u00ebn t\u00eb konkludojm\u00eb se:<\/p>\n<ol>\n<li>a) tek elita drejtuese (politike) dhe intelektuale e Perandoris\u00eb Osmane, Shqip\u00ebria si koncept gjeo-etno-linguistik ka qen\u00eb perceptuar qart\u00eb dhe sakt\u00eb;<\/li>\n<li>b) trajtimi i historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si koncept gjeo-etno-linguistik dhe e shqiptar\u00ebve (si p.sh. Sk\u00ebnderbeu dhe q\u00ebndresa e tij, Ali Pash\u00eb Tepelena, veprimtaria e t\u00eb cilit trajtohet shkurtimisht si nxit\u00ebs i popullsis\u00eb s\u00eb Mores\u00eb n\u00eb kryengritje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur q\u00ebllimet personale[28]) edhe pse si pjes\u00eb integrale t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane nuk mund t\u00eb mos ket\u00eb ndikuar si te nx\u00ebn\u00ebsit osman\u00eb ashtu edhe te nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb q\u00eb studionin n\u00eb shkollat osmane p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb p\u00ebrfytyrim gjeo-etno-linguistik objektiv, q\u00eb m\u00eb von\u00eb, me lindjen e frym\u00ebs komb\u00ebtare, do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb vet\u00ebdije nacionale.<\/li>\n<\/ol>\n<p>[1]. Mehmet \u00d6. Alkan, \u201cOsmanl\u0131 Imparatolu\u011fu`nda Modernle\u015fme ve E\u011fitim\u201d, <em>TALID<\/em>, 6 (12), 2008, s. 13-14.<\/p>\n<p>*Yusuf Ak\u00e7ura (1876-1835) nj\u00eb nga themeluesit dhe teoricien\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb nacionalizmit turk. Autor\u00eb i disa librave dhe artikujve mbi k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb.<\/p>\n<p>[2]. K\u00ebto teza dhe shkrime ai i p\u00ebrmblodhi n\u00eb librin e tij t\u00eb njohur <em>\u00dc\u00e7 tarz\u0131 siayaset<\/em>, Istanbul, 1912.<\/p>\n<p>*Osman\u00ebt e Rinj (\u201cYeni Osmanl\u0131lar\u201d) jan\u00eb pararend\u00ebsit e Turqve t\u00eb Rinj ose xhonturqve. Kjo shoq\u00ebri gjysm\u00eb ilegale u themelua n\u00eb vitin 1865 nga nj\u00eb grup intelektual\u00ebsh osman\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn shembullin e Revolucionit Francez dhe zhvillimeve politike e kulturore n\u00eb vendet evropiane mendonin se, P-Osmane mund t\u00eb shp\u00ebtonte vet\u00ebm duke u demokratizuar. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr e tyre ishte shpallja e kushtetut\u00ebs dhe drejtimi i vendit nga nj\u00eb grup individ\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrzgjedhur si\u00e7 ishte parlamenti.<\/p>\n<p>*Namik Kemal (1840-1888) mendimtar dhe shkrimtar osman me origjin\u00eb shqiptare i gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shek. XIX. Autor i disa veprave letrare dhe teatrale q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb osmane. N\u00eb veprat e tij kultivohet dashuria p\u00ebr atdheun osman. Ai njihet gjithashtu edhe si nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb Osman\u00ebve t\u00eb Rinj.<\/p>\n<p>___________________<\/p>\n<p>[3] Robert Gilda, <em>Barricades and Borders Europe 1800-1914<\/em>, Oxford: Oxford University Press, 1987, p. 352.<\/p>\n<p>[4]. Ahmet Celal, <em>Co\u011frafya-y\u0131 Osmani<\/em>, Istanbul: Mekteb-i Harbiye Mat.,1316 (1900).<\/p>\n<p>[5]. Besim \u00d6mer, <em>H\u0131fz-\u0131 S\u0131hhat<\/em>, Istanbul: Karabet Mat.,1318 (1902), s. 1.<\/p>\n<p>[6]. Ali Tevfik, <em>Yeni Co\u011frafya<\/em>, Istanbul, 1305, s. 18.<\/p>\n<p>[7]. Azmi, <em>Yeni Co\u011frafya<\/em>, Dersaadet: Kasbar Mat, 1314, s. 58.<\/p>\n<p>[8]. Ay\u015fe S\u0131d\u0131ka, <em>Usul-\u00fc Talim ve Terbiye<\/em>, Istanbul: Alem Mat, 1313, s. 46.<\/p>\n<p>[9]. Fran\u00e7ois Georgeon, <em>Sultan Abd\u00fclhamid<\/em>, Istanbul: Homer Kitabevi, 2006, s. 228.<\/p>\n<p>[10]. Namik Sinan Turan , \u201cOsmanl\u0131 Toplumunda Modernle\u015fme ve E\u011fitimin Ideolojik D\u00f6n\u00fc\u015f\u00fcm\u00fcne Dair G\u00f6zlemler\u201d, <em>Folklor Edebiyat<\/em>, Ankara 2008, c. 14, sy. 55, s. 123.<\/p>\n<p>*Shkolla juridike hanefite \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kat\u00ebr shkollat juridike t\u00eb islamit suni. Kjo shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar nga juristi i njohur Ebu Hanife (v. 767) dhe p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rregullash t\u00eb praktikimit t\u00eb fes\u00eb islame m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr zonat urbane. N\u00eb Perandorin\u00eb Osmane kjo shkoll\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar edhe si linj\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>[11]. Ahmed Ziyaeddin, <em>Vesit\u00fc`n-Necat<\/em>, Dersaadet: \u015eirket-i M\u00fcrettibiye Mat, 1317, s. 5-6.<\/p>\n<p>[12]. Ahmed Cevdet, <em>Eser-i Ahd-\u0131 Hamdi<\/em>, Istanbul: Matbaa-i Amire, 1309, s. 26-29.<\/p>\n<p>[13]. Ali Seyyidi, <em>Mus\u00e2hebat-\u0131 Ahl\u00e2kiye<\/em>, Istanbul: \u015eirket-i M\u00fcrettibiye Mat, 1332, s. 24.<\/p>\n<p>[14]. Mustafa G\u00fcnd\u00fcz, \u201cII.Abd\u00fclhamid D\u00f6nemi E\u011fitimi ve Ideolojisi \u00dczerine Tart\u0131\u015fmalar\u201d, <em>TALID<\/em>, 6 (12), 2008, s. 266.<\/p>\n<p>[15]. Ahmed Hilmi, <em>Resimli ve Harital\u0131 Milli K\u00fc\u00e7\u00fck Osmanl\u0131 Tarihi<\/em>, Dersaadet: Kasbar Matbaas\u0131, 1330, s. 134-140.<\/p>\n<p>[16]. Halil Aytekin, <em>Ittihad ve Terakki D\u00f6nemi E\u011fitim Y\u00f6netimi<\/em>, Ankara: Gazi \u00dcniversitesi E\u011fitim Fak\u00fcltesi Yay\u0131n\u0131, 1991.<\/p>\n<p>[17]. Nuri Do\u011fan, <em>Ders kitaplar\u0131 ve sosyalle\u015fme (1876-1918)<\/em>, Istanbul: Ba\u011flam, 1994, s. 79.<\/p>\n<p>[18]. Selim Kohen, <em>Malumat-\u0131 Eftal<\/em>, Istanbul: A.Asadoryan ve Mahdumlar\u0131 Matbaas\u0131, 1328, s. 14.<\/p>\n<p>[19]. S\u00fcleyman \u015eebahettin &amp; Fuat K\u00f6pr\u00fcl\u00fc, <em>Me\u015frutiyette Terbiye-i Etfal<\/em>, Istanbul: Necm-i Istikbal Matbaas-\u0131, 1327, s. 98.<\/p>\n<p>[20]. Ali Seyyidi, <em>Vezaif-i Medeniye<\/em>, Istanbul: Kaanat Matbaas\u0131, 1329, s. 34-35.<\/p>\n<p>*Zija Gokalp (1876-1924) sociolog, teoricien dhe themelues i nacionalizmit bashk\u00ebkohor turk. P\u00ebr disa vite me radh\u00eb ai sh\u00ebrbeu edhe si ideolog zyrtar i partis\u00eb xhonturke \u201cBashkim dhe P\u00ebrparim\u201d.<\/p>\n<p>[21]. Ahmet Cevat, <em>Resimli Osmanl\u0131 Lisan\u0131<\/em>, Istanbul: Matbaa-y\u0131 Hayriye ve \u015e\u00fcrekas\u0131, 1330, s.12.<\/p>\n<p>[22]. Nuri Do\u011fan, <em>Ders kitaplar\u0131 ve\u2026<\/em>, s.101.<\/p>\n<p>[23]. Ahmet Celal, <em>Co\u011frafya-y\u0131 Osmani<\/em>, Istanbul, 1311, s. 86-87.<\/p>\n<p>* Ahmet Vefik Pasha (1813-1891) shkrimtar dhe burr\u00eb shteti osman. N\u00eb karrier\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb politike ai ka mbajtur disa poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si: kryeminist\u00ebr, kryetar parlamenti, minist\u00ebr arsimi, minist\u00ebr drejt\u00ebsie, etj. Ai njihet gjithashtu edhe si p\u00ebrkthyes dhe autor tekstesh. P\u00ebr 36 vjet me radh\u00eb, nga 1869-1905 libri i historis\u00eb \u201cP\u00ebrmbledhje e Historis\u00eb Osmane\u201d q\u00eb ai hartoi p\u00ebr shkollat ryshtije sh\u00ebrbeu si tekst baz\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb model edhe p\u00ebr tekste t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb shkruhen m\u00eb von\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb na ofrojn\u00eb studiuesit e jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Ahmet Vefik Pash\u00ebs thuhet se ky lib\u00ebr historie ka thyer t\u00eb gjitha rekordet e koh\u00ebs s\u00eb tij duke u ribotuar mbi 15 her\u00eb.<\/p>\n<p>[24]. Ahmet Vefik Pa\u015fa, <em>Fezleke-i Tarih-i Osman\u00ee<\/em>, (Yay\u0131na Haz\u0131rlayan: \u015eakir Babacan), Istanbul: Bo\u011fazi\u00e7i Yay\u0131nlar\u0131, 2011, s. 101.<\/p>\n<p>[25]. <em>Po aty<\/em>, s. 102.<\/p>\n<p>[26]. <em>Po aty<\/em>, s. 104-105.<\/p>\n<p>[27]. <em>Po aty<\/em>, s. 150.<\/p>\n<p>[28] <em>Po aty<\/em>, s. 282: 287<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Hasan Bello Abstrakt N\u00eb tekstet shkollore osmane nuk mund t\u00eb thuhet se flitej hapur mbi racat dhe kombet, por kishte raste kur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb trajtimit t\u00eb aspekteve t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9735,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-9734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9734"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9737,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9734\/revisions\/9737"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}