{"id":9940,"date":"2016-04-11T11:32:58","date_gmt":"2016-04-11T10:32:58","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9940"},"modified":"2016-04-11T11:33:28","modified_gmt":"2016-04-11T10:33:28","slug":"terrorizmi-nje-religjion-i-ri-global","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9940","title":{"rendered":"Terrorizmi: Nj\u00eb religjion i ri global"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg\" rel=\"attachment wp-att-7192\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-7192\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg\" alt=\"ali-p\" width=\"691\" height=\"398\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323.jpg 651w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/ali-p-e1454668713323-300x173.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 691px) 100vw, 691px\" \/><\/a>Shkruan: <strong>Ali Pajaziti<\/strong><\/p>\n<p>pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, bota priste dit\u00eb m\u00eb t\u00eb bardha, nj\u00eb faqe t\u00eb re t\u00eb historis\u00eb, shum\u00eb m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re zhvillimi t\u00eb njer\u00ebzimit pas mbylljes s\u00eb \u201clibrit t\u00eb zi t\u00eb komunizmit\u201d. Por, Ballkani i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb hobbesiane, n\u00eb nj\u00eb kasaphane, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjenocidit, qindra mij\u00ebrat e vrar\u00eb n\u00eb Ruanda, Kongo, 11 Shtatori 2001, Afganistani, Iraku, pranvera arabe, Siria, ISIS-i, Parisi, Ankaraja, Stambolli, Brukseli 2016, paraqesin s\u00ebr\u00ebn e t\u00eb zezave t\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb fundit, q\u00eb shkojn\u00eb si n\u00eb film dhe q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb teorit\u00eb fundiste dhe ato t\u00eb p\u00ebrplasjeve. Fundi i historis\u00eb, than\u00eb, dhe shtuan njeriun e fundit, konflikti i civilizimeve, q\u00eb sipas Steve Graham n\u00ebnkupton doktrin\u00ebn kund\u00ebrshtimit t\u00eb Per\u00ebndimit me bot\u00ebn islame, makrofobit\u00eb nd\u00ebrnjer\u00ebzore me ngjyrime racore, religjioze. Interpretimet e reja t\u00eb nj\u00eb islami purist e puritan, provokimet si Wilders, Breivik, Charlie Hebdot, djathtizmi i zgjedhjeve p\u00ebr Parlamentin Europian, Donald Trumpi me muret e tij fatale dhe terrorizmi q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb po kaplon thuajse \u00e7do an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Lirisht mund t\u00eb thuhet se jemi n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb nj\u00eb krize globale, t\u00eb nj\u00eb krize planetare, t\u00eb kriz\u00ebs ekzistenciale, t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb qen\u00ebsimit dhe t\u00eb mbijetes\u00ebs si njeri. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk na b\u00ebn t\u00eb ndjehemi pak m\u00eb t\u00eb sigurt fakti q\u00eb te ne nuk ndodhin gj\u00ebra si n\u00eb Rakka, Taksim ose n\u00eb aeroportin e Brukselit\u2026 Jemi n\u00eb epok\u00ebn e mondializimit dhe t\u00eb gjitha pasojat e ndodhive anek\u00ebnd bot\u00ebs i ndjejm\u00eb edhe ne, s\u00eb paku n\u00eb aspektin psikologjik e shpirt\u00ebror. \u00cbsht\u00eb koha e videokracis\u00eb, kur pamjet-videot m\u00eb trishtuese na dalin p\u00ebrpara me t\u00eb hapur t\u00eb telefonit ose t\u00eb ekranit televiziv. S\u2019ka m\u00eb siguri, as sht\u00ebpiake, nga hajdut\u00ebt, as globale nga terrori q\u00eb nuk njeh rac\u00eb, fe, komb, p\u00ebrkat\u00ebsi, q\u00eb zhvat gjith\u00e7ka para vetes. T\u00eb gjith\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb objekt t\u00eb sekuritizimit, t\u00eb survejimit p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga organet dhe institucionet e siguris\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb jemi target potencial i qeskave, \u00e7antave, veturave shp\u00ebrthyese, i vet\u00ebvras\u00ebsve q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb madje edhe n\u00eb zonat q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mbrojtura, si\u00e7 duhej t\u00eb ishte kryeqyteti i Europ\u00ebs dhe aeroporti i tij \u201cZaventem\u201d.<\/p>\n<p>Terrorizmi, si simbol frik\u00ebs, i kobit dhe dhun\u00ebs irracionale tanim\u00eb, po v\u00ebrehet se nuk mund t\u00eb ndalet as nga mekanizmat m\u00eb t\u00eb sofistikuara t\u00eb survejimit e as nga industria e siguris\u00eb. Puna ka ecur shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, n\u00eb aspektin negativ. Tanim\u00eb kur thika ka arritur n\u00eb asht, e gjith\u00eb bota, n\u00eb ve\u00e7anti inteligjencia dhe lidershipi bot\u00ebror, duhet t\u00eb ulen dhe t\u00eb mendojn\u00eb kthjell\u00ebt se ku jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabimet dhe pse vrulli i terrorit shkon gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr duke u masovizuar. Pse nj\u00eb i ri n\u00eb pranver\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb vet, me gjakftoht\u00ebsi t\u00eb \u00e7uditshme e t\u00eb pashpjegueshme, p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund jet\u00ebs? Nga buron ky pez\u00ebm, kjo urrejtje, kjo psikologji, ky absurd? Nuk mjaftojn\u00eb as qindra miliona polic\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur nj\u00eb pandemi t\u00eb gjendjes shpirt\u00ebrore q\u00eb rekruton individ\u00eb gjithandej, q\u00eb i v\u00ebllaz\u00ebron n\u00eb kauz\u00eb, q\u00eb i b\u00ebn kooperues p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb \u201ckauze t\u00eb lart\u00eb\u201d q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb caktuar se duhet mbrojtur madje edhe duke sakrifikuar veten, madje edhe duke vrar\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, civil\u00eb, gra, pleq, duke l\u00ebn\u00eb sakat\u00eb foshnja, \u201cduke shkuar n\u00eb parajs\u00eb duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve ferr jet\u00ebn sa t\u00eb jen\u00eb gjall\u00eb\u201d. Jo vet\u00ebm atyre q\u00eb e p\u00ebsojn\u00eb nga aktet dhe rastet e ndryshme t\u00eb terrorizimit, por duke ua nxir\u00eb dit\u00ebt edhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve ngadoqofshin ata. Sot disa mendjengusht\u00eb e barazojn\u00eb religjiozitetin me urrejtjen, me faj\u00ebsimin e tjetrit. Imagjinoni hoxha i madh qysh para 1000 njer\u00ebzve, q\u00ebmoti n\u00eb Shkupin tim e quante Europ\u00ebn \u201cEGrop\u00eb\u201d dhe ata t\u00eb rinj t\u00eb edukuar me at\u00eb frym\u00eb natyrisht se \u201carmikun\u201d e kan\u00eb t\u00eb paketuar, t\u00eb sh\u00ebnjestruar. Fajin e k\u00ebrkojm\u00eb te tjetri gjithher\u00eb, jo te vetja. Sa m\u00eb urrejt\u00ebs, aq m\u00eb fetar! Sa bukur kishte sh\u00ebnuar dikush: \u201cN\u00ebse fetarizmi juaj ju b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, m\u00eb shpif\u00ebs, m\u00eb denigrues, dijeni se duhet t\u00eb matni mir\u00eb n\u00ebse jeni duke e adhuruar Zotin ose egon tuaj.\u201d<\/p>\n<p>Tani shtrohet pyetja se a mund t\u00eb eliminohet ky kancer q\u00eb po na gllab\u00ebron me sekuritizim, me propagandim p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr masa survejimi, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr militantiz\u00ebm, vigjilenc\u00eb policore dhe panoptikizim (sa m\u00eb shum\u00eb kamera, n\u00eb \u00e7do cep) n\u00eb kuptimin e Benthamit. Me gjas\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e skenar\u00ebve defetist\u00eb lidhur me moralin dhe etik\u00ebn q\u00eb thon\u00eb: (a) Morali do t\u00eb dob\u00ebsohet vazhdimisht dhe n\u00eb fund do t\u00eb zhduket t\u00ebr\u00ebsisht; bashk\u00ebkoh\u00ebsia do ta shnd\u00ebrroj\u00eb njeriun n\u00eb kafsh\u00eb, n\u00eb qenie agresive dhe egoiste; s\u2019do t\u00eb ket\u00eb brejtje t\u00eb nd\u00ebrgjegjes; (b) Zhvillimi i teknik\u00ebs, funksionalizimi dhe racionalizimi i plot\u00eb i njeriut, \u201cnjeriu i programuar\u201d s\u2019do t\u00eb ndjej\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr\u00a0 moral, por do t\u2019u n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm normave teknike-instrumentale.<\/p>\n<p>T\u00eb ndalemi pak t\u00eb mendojm\u00eb: agresivitet sa t\u00eb duash, njeriu i programuar n\u00eb sken\u00eb, njeri i cili e respekton urdhrin e prij\u00ebsit shpirt\u00ebror, i cili ia jep garancin\u00eb se arrin \u201clumturin\u00eb e p\u00ebrjetshme\u201d. Pra, jemi p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb fundiz\u00ebm ultra-krizologjik, jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e njer\u00ebzimit t\u00eb vrar\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e standardeve t\u00eb dyfishta. N\u00eb Myanmar digjen t\u00eb gjall\u00eb me mij\u00ebra njer\u00ebz (para s\u00eb gjithash njer\u00ebz, e m\u00eb pas mysliman\u00eb) dhe ekspozohen kufomat e t\u00eb ekzekutuarve si t\u00eb ishin drur\u00eb q\u00eb m\u00eb pas digjen. Dhe, e gjith\u00eb kjo b\u00ebhet nga budist\u00ebt q\u00eb per definitionem duhet t\u00eb jen\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. Dhe, askush nuk reagon. OKB? Guantanamo. Nj\u00eb njoll\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e nd\u00ebrgjegjes amerikane q\u00eb ka t\u00ebrhequr pezmin e shum\u00eb besimtar\u00ebve mysliman\u00eb. Terrorizmi dal\u00ebngadal\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb fe t\u00eb re, n\u00eb nj\u00eb fe globale q\u00eb fiton ithtar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt. U lodh\u00ebm duke ndryshuar profilet: \u201cJam Paris\u201d, \u201cJam Stamboll\u201d, \u201cJam Ankara\u201d, \u201cJam Bruksel!\u201d A ka dikush q\u00eb p\u00ebrmend \u201cJam Kandahar\u201d, \u201cJam Halep\u201d, \u201cJam Gaza\u201d\u2026 Pse nuk u reagua p\u00ebr mbi 2.400 vetat e vrar\u00eb brenda disa dit\u00ebve n\u00eb sheshin \u201cTahrir\u201d t\u00eb Kajros? Diktatura vrau demokracin\u00eb dhe \u201cSuuus\u201d, heshtje mortore. Apo ka demokraci dhe \u201cdemokraci\u201d? A e ka kapluar bot\u00ebn nj\u00eb hipokrizi para s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb turp\u00ebrohemi t\u00eb gjith\u00eb, si lloj njer\u00ebzor?<\/p>\n<p>Fundizmi krizilogjik dhe njer\u00ebzimi i vrar\u00eb, ky ishte versioni i par\u00eb i k\u00ebtij shkrimi. \u201cFundi i historis\u00eb?\u201d (n\u00eb The National Interest, 1989) \u2013 term ky i p\u00ebrdorur m\u00eb par\u00eb nga Hegeli dhe Marksi, i p\u00ebrdit\u00ebsuar nga japonezo-amerikani Fukuyama. Ai n\u00eb librin me titull Fundi i historis\u00eb dhe njeriu i fundit (The End of History and the Last Man, 1992) pohonte se historia e ideve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur me pranimin e demokracis\u00eb liberale si \u201cpika e fundit e evoluimit ideologjik t\u00eb njer\u00ebzimit\u201d dhe \u201cforma e fundme e qeverisjes s\u00eb njeriut\u201d. Komente serioze jan\u00eb shfaqur p\u00ebr fundizmin (endism) e shpallur nga Fukujama si nga e djathta, ashtu edhe nga e majta. Revista \u201cTime\u201d e cil\u00ebsoi iden\u00eb dhe fenomenin fukujamian si \u201cfillim t\u00eb pakuptim\u00ebsis\u00eb\u201d. M\u00eb duket se \u201cTime\u201d i ka r\u00ebn\u00eb mu n\u00eb pik\u00eb gjendjes, jemi n\u00eb faz\u00ebn e pakuptim\u00ebsis\u00eb: kur shikon p\u00ebrpjet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb lart, shikon teposht\u00eb, shum\u00eb thell\u00eb. Nj\u00eb njeri i arrir\u00eb, pas asaj q\u00eb ndodhi t\u00eb mart\u00ebn (22 mars) n\u00eb profilin e vet n\u00eb facebook kishte postuar fjal\u00ebt \u201cHolokausti i ardhsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. K\u00ebt\u00eb her\u00eb viktim\u00eb nuk do t\u00eb jen\u00eb hebrenjt\u00eb!\u201d, duke sh\u00ebnjuar se viktim\u00eb do t\u00eb jen\u00eb\u00a0 nj\u00ebzet e sa milion\u00eb mysliman\u00ebt e Evrop\u00ebs. Kush e di? Ruanazot!<\/p>\n<p>Terrori, nj\u00eb dukuri e lindur n\u00eb vitet \u201866-\u201872 pas er\u00ebs son\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, i zbatuar nga asasin\u00ebt e H. Sabbahut (1090), i forcuar me qeverin\u00eb e terrorit t\u00eb Revolucionit Francez (1793-1794) kur u ekzekutuan mbi 17.000 kund\u00ebrrevolucionar\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kopil q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb preh\u00ebr mysliman\u00ebve, gjegj\u00ebsisht pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Islamit. Terrorizmi, q\u00eb njihet p\u00ebr nga format e veta djathtiste, majtiste, fashiste, ultranacionaliste, anarkiste, sot nd\u00ebrlidhet me elementet islam(ist)e. Terrorizmi, q\u00eb ka shkaqet e veta si uria, prapambeturia, eksploatimi, shtypja dhe posht\u00ebrimi, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb pseudoreligjion, q\u00eb ia z\u00eb vendin religjionit autentik, fes\u00eb hyjnore. Nj\u00eb sife globale, q\u00eb na t\u00ebrbon t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb anijen e quajtur bot\u00eb-njer\u00ebzim.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtari i madh spanjoll, drejtori i UNESCO-s Federico Mayor, ka pohuar se \u201ckompasi i vet\u00ebm q\u00eb me siguri mund t\u00eb na shpie nga ardhm\u00ebria \u00ebsht\u00eb etika. Etik\u00eb kjo q\u00eb do t\u00eb jet\u00ebsohet n\u00eb mjedisin familjar, n\u00eb organizatat ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente do t\u00eb ushtrohej auditimi etik, e deri te marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u201d Duam nj\u00eb bot\u00eb me t\u00eb moralshme, m\u00eb etike, m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, m\u00eb t\u00eb ngritur edhe kulturalisht jo vet\u00ebm qytet\u00ebrimisht! T\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ali Pajaziti pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, bota priste dit\u00eb m\u00eb t\u00eb bardha, nj\u00eb faqe t\u00eb re t\u00eb historis\u00eb, shum\u00eb m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re zhvillimi t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7192,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-9940","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9940"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9942,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940\/revisions\/9942"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}