{"id":9971,"date":"2016-04-11T19:55:23","date_gmt":"2016-04-11T18:55:23","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=9971"},"modified":"2016-04-11T20:09:35","modified_gmt":"2016-04-11T19:09:35","slug":"luksi-i-bashkejeteses-me-turqine-se-paku-ta-durojme-per-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=9971","title":{"rendered":"LUKSI I BASHK\u00cbJETES\u00cbS ME TURQIN\u00cb?! S\u00cb PAKU TA \u2018\u2019DUROJM\u00cb\u2019\u2019 P\u00cbR EKONOMIN\u00cb."},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/fla-tur-shq-e1460400894390.jpg\" rel=\"attachment wp-att-9972\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9972\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/fla-tur-shq-e1460400894390.jpg\" alt=\"flamuri-46555\" width=\"711\" height=\"467\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/fla-tur-shq-e1460400894390.jpg 399w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/fla-tur-shq-e1460400894390-300x197.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/fla-tur-shq-e1460400894390-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 711px) 100vw, 711px\" \/><\/a>Enklid Pelari, Durr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb merr frika t\u00eb shqiptosh termin turqi n\u00eb trojet tona, pasi reagimi bashk\u00ebbisedusit mund t\u00eb jet\u00eb surprizues. Ato variojn\u00eb nga teori konspirative t\u00eb tipit (Islamizim i Ballkanit, ripushtim Otoman, madje dhe fantazma neo-otomane e barbarosa) e deri tek m\u00eb banalet (500 vjet p\u00ebrdhunim, n\u00eb venat tona qarkullon gjaku i jeni\u00e7erve turq, etj.).<\/p>\n<p>Par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk ka ndonj\u00eb problem q\u00eb nj\u00eb individ t\u00eb abstragoj me t\u00eb tilla pohime, pasi aq mund t\u2019ja lejoj\u00eb \u2018\u2019infrastruktura\u2019\u2019 intelektuale, por kur k\u00ebto pseudo-analiza ngriten dhe artikulohen deri n\u00eb nivele opinionist\u00ebsh e akademik\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja merr me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konotacione t\u00eb frikshme. Themi t\u00eb frikshme p\u00ebr dy arsye: E para p\u00ebr shkak t\u00eb miopis\u00eb s\u00eb t\u00eb parit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Pasi kjo logjik\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt izolimit total diplomatik, sepse k\u00ebshtu i bie q\u00eb t\u00eb prishim marr\u00ebdh\u00ebniet me gjermanin\u00eb ish naziste, me Italin\u00eb ish fashiste dhe me greqin\u00eb ish Megalo-heleniste.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e habitshme se kur flitet p\u00ebr turqin\u00eb, flitet p\u00ebr gjith\u00e7ka \u2018\u2019t\u00eb keqe\u2019\u2019 q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 kontekstit ekonomik, apo interesit material te ceshtjes. Edhe pse dihet parimi diplomatik se shtetet i ngrejn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave, sidomos atyre ekonomik, s\u00ebrish opinionist\u00ebt e vendit ton\u00eb duket sikur e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb luksin p\u00ebr ti refezuar benefitet financiare q\u00eb mund t\u00eb na sjell\u00eb partneriteti dhe bashk\u00ebjetesa me Turqin\u00eb. M\u00eb posht\u00eb po sintetizojm\u00eb pak historikun, ekonomin\u00eb dhe aktualitetin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb shqiptar\u00ebve me Turqin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Historiku marr\u00ebdh\u00ebnieve\u2026<\/strong><br \/>\n\u2022Pas bashk\u00ebjetes\u00ebs nd\u00ebr shekuj me turqit otomoan, duket sikur aksidentalisht k\u00ebrc\u00ebnimet e nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb dy vendet n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, na p\u00ebrafruan me Turqin\u00eb n\u00eb vitet 1920-1930.<\/p>\n<p>\u2022M\u00eb 15 dhjetor t\u00eb 1923 marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis dy shteteve t\u00eb reja vazhduan deri n\u00eb vitin 1928 t\u00eb cilat u konkretizuan me firmosjen e \u201cMarr\u00ebveshjes s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Turqi-Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>\u2022Shpallja e monarkis\u00eb nga mbreti Zog, u cil\u00ebsua nga Ataturku si kthim mbrapa dhe jo n\u00eb interes t\u00eb progresit shqiptar, e cila binte ndesh me atmosfer\u00ebn civilizuese europiane. Kjo kulmoi me mbylljen e ambasad\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>\u2022Me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, m\u00eb 16 korrik 1945, kryekonsulli turk Muzaffer Kamil Bayur e braktisi Shqip\u00ebrin\u00eb. Lufta e ftoht\u00eb, q\u00eb vazhdoi midis dy vendeve deri n\u00eb vitin 1955, p\u00ebrfundoi me k\u00ebrkesat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Turqin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022M\u00eb pas me prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike me shtetet Lindore m\u00eb 1961, Shqip\u00ebria do ta vler\u00ebsonte Turqin\u00eb si mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022Me ndryshimin e sistemit politik pas viteve \u201991, marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve mor\u00ebn p\u00ebrmasa t\u00eb gjithanshme, kjo kulmoi me vizit\u00ebn e kryeministrit Sulejman Demirel n\u00eb qershor t\u00eb \u201992 i cili vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe firmosi \u2018Marr\u00ebveshjen e Miq\u00ebsis\u00eb dhe Bashk\u00ebpunimit midis dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po ekonomia jon\u00eb \u00e7far\u00eb p\u00ebrfiton?\u2026<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 Turqia do t\u00eb ishte pik\u00ebrish huadh\u00ebn\u00ebsja e par\u00eb e shqip\u00ebris\u00eb nga ku presidenti Turgut \u00d6zal i dha Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb sapo demokratizuar, nj\u00eb hua prej rreth 14 milion dollar p\u00ebrmes Exim Bank. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb qeveria turke do t\u00eb ofronte nj\u00eb grant prej 29 milion dollar n\u00eb ushqime dhe teknologji. M\u00eb pas kur kryeministri Erdogani filloi t\u00eb tregoj\u00eb interes ndaj shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 2010 kur ai e vizitoi at\u00eb i premtoi kryeministrit Berisha se Turqia do te rrise investimet ne Shqiperi me rreth 6 milion dollare. Por kryesisht ajo vizite kulmoi me lobimin e Turqis\u00eb q\u00eb projekti TAP t\u00eb kaloj n\u00eb Shqiperi. Projekt ky q\u00eb ka filluar t\u00eb implementohet n\u00eb shqip\u00ebri.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr Turqia e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb prej koh\u00ebsh se k\u00ebrkon t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri. Turqia \u00ebsht\u00eb partneri i dyt\u00eb m\u00eb i madh tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb investimesh mbi 1 miliard euro. Nuk duhet harruar se mes dy vendeve tona jan\u00eb n\u00ebnshkruar mbi 160 marr\u00ebveshje n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme dhe aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhen rreth 300 investitor\u00eb turq, me mbi 1 miliard dollar investime. Nd\u00ebrsa volumi tregtar mes dy vendeve \u00ebsht\u00eb rreth 300 milion dollar\u00eb. N\u00eb prespektiv\u00eb qeveria turke ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb program t\u00eb quajtur Vizion 2023 q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson orientimin politik dhe ekonomik t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr dekad\u00ebn e ardhshme ku mes t\u00eb tjerash p\u00ebrfshin edhe rritjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike me Shqip\u00ebrin\u00eb si objektiv.<\/p>\n<p><strong>Strategjia Turke midis \u2018\u2019otomanizmit\u2019\u2019 dhe NATO-s? <\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht fobive p\u00ebr nj\u00eb neo-otomaniz\u00ebm, megjith\u00ebse ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull q\u00eb kur perandoria Otomane ka r\u00ebn\u00eb, strategjia e Ankaras\u00eb drejt Europ\u00ebs Juglindore ka pasur si q\u00ebllim reduktimin e rolit t\u00eb Greqis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb n\u00eb territoret mes Detit t\u00eb Zi dhe Adritatikut. Po ashtu nuk duhet harruar nd\u00ebrhyrja e turqis\u00eb n\u00eb vitin \u201997 q\u00eb t\u00eb ruhej autonomia e shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket rrolit t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm turk E\u00e7evit e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb qendrimin e tij duke th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb jetonin m\u00eb n\u00ebn administrin e Serbis\u00eb dhe se NATO nuk mund t\u00eb d\u00ebshtonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt. N\u00eb qershor t\u00eb 1999-\u00ebs, pas marr\u00ebveshjes mes Serbis\u00eb dhe NATO-s, Turqia zbarkoi 1 mij\u00eb trupa n\u00ebn mandantin e KS t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb fshatin Sharr\u00eb t\u00eb Prizrenit.<br \/>\nPo sot \u00e7\u2019po ndodh\u2026<\/p>\n<p>Qeveria e majt\u00eb e Edi Ram\u00ebs i ka kushtuar nj\u00eb prioritet dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve duke e cil\u00ebsuar Turqin\u00eb \u201cpartner strategjik\u201d. Ish ministri jasht\u00ebm turk Davutoglu dhe Bushati gjat\u00eb nj\u00eb takimi ran\u00eb dakord p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb K\u00ebshilli Bashk\u00ebpunimi t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb Turqi-Shqip\u00ebri, q\u00eb m\u00eb pas u konfirmua edhe nga kryeministri Rama kur Erdogan vizitoi shqip\u00ebrin\u00eb para nj\u00eb viti. Pra edhe sot kur BE-ja \u00ebsht\u00eb e rraskapitur nga krizat ekonomike dhe problemet administrative e strukturore t\u00eb zgjerimit, \u00e7ka e b\u00ebn eurozon\u00ebn skeptike ndaj integrimit t\u00eb shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ndaj rrezikut t\u00eb kandidatit Amerikan p\u00ebr president Trump, i cili e ka denigruar shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb favor t\u00eb serb\u00ebve, opsioni i nj\u00eb aleati strategjik si Turqia mbetet nj\u00eb \u2018\u2019mrekulli\u2019\u2019 m\u00eb vete q\u00eb nuk e ke luksin ta takosh \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetesa me Turqin\u00eb ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces natyrshm\u00ebrisht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr shqip\u00ebrin\u00eb, pavar\u00ebsisht \u2018\u2019aksidenteve\u2019\u2019 historike q\u00eb kan\u00eb imponuar divorcin e dy vendeve. Koha ka v\u00ebrtetuar se Turqia mbetet nj\u00eb partner multidimensional strategjik i shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb po koha do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se ata qe dalin kundra kesaj vellazerie ne fund do t\u00eb rezultojn\u00eb Donkishot\u00eb q\u00eb luftuan me mullinjt\u00eb ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>(Autori \u00ebsht\u00eb studiues nga Durr\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb shkrim e ka shkruar enkas p\u00ebr Institutin Kosovar p\u00ebr Studime t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme)<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enklid Pelari, Durr\u00ebs T\u00eb merr frika t\u00eb shqiptosh termin turqi n\u00eb trojet tona, pasi reagimi bashk\u00ebbisedusit mund t\u00eb jet\u00eb surprizues. Ato variojn\u00eb nga teori konspirative t\u00eb tipit (Islamizim i Ballkanit,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9972,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-9971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9971"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9971"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9976,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9971\/revisions\/9976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}