Rrëzohet një avion ushtarak i regjimit të Asadit, 35 të vdekur

-3-

Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha Rami Kurabi ka thënë: “Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak të ushtrisë së regjimit të Asadit në rajonin Eriha në Idlib humbin jetën 35 civilë dhe janë plagosur 120 të tjerë”

 

Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak të ushtrisë së regjimit të Asadit në rajonin Eriha, në Idlib e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, humbin jetën 35 civilë dhe 120 të tjerë plagosen.

Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha Rami Kurabi ka thënë: “Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak të ushtrisë së regjimit të Asadit në rajonin Eriha në Idlib humbin jetën 35 civilë dhe janë plagosur 120 të tjerë”.

Kurabi i cili ka vënë në dukje se në vendin ku është rrëzuar avioni janë shkatërruar 6 ndërtesa ka theksuar se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë një numër të madh të trupave të vrarë dhe të plagosur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Kurabi ka shtuar më tej se ekipet e mbrojtjes civile me anë të makinerive të rënda të punës kanë nisur punimet për heqjen e rrënojave.

Në lidhje me rrëzimin e avionit nga Qeveria e regjimit të Assad-it dhe opozitarët nuk është bërë asnjë deklaratë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *