Ndihma fillestare prej 30.000 denarëve do tu ndahet familjeve të prekura nga përmbytjet në Tetovë

-fershim-tetove

Përmbytjet që morën jetën e katër personave, ndërkohë që një është shpallur i humbur dhe është në kërkim, sipas vlerësime fillestare kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rreth 200 ndërtesa.

 

Ndihmat e para financiare në vlerë prej 30.000 denarë (reth 500 euro) do t’i shpërndahen nga shteti për çdo familje të prekur nga përmbytjet e shiut që ndodhën gjatë ditës së djeshme në Tetovë, ndërkohë një komision i veçantë do të vlerësojë situatën mbi dëmtimet e pronave në terren. Ky vendim për të ndihmuar familjet u miratua sot në seancën qeveritare të dedikuar për situatën në Tetovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmbytjet që morën jetën e katër personave, ndërkohë që një është shpallur i humbur dhe është në kërkim, sipas vlerësime fillestare kanë dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme rreth 200 ndërtesa.

Komisioni brenda një ose dy ditëve do të përcaktojë listën e familjeve që do tu ndahet ndihma fillestare financiare, ndërsa më pas do të vazhdojë të vlerësojë të gjitha dëmtimet e pronës nga përmbytjet, shuma e së cilës do të përcaktohet dhe do tu ndahet familljeve nga qeveria.

Zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, Vladimir Peshevski, informoi se Agjencia për Menaxhimin e Pronës do të ndihmojë familjet me pajisje të ndryshme, përfshirë këpucë, rroba dhe gjithçka që kanë në dispozicion, që do të jetë e dobishme për këto familje.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, njoftoi se Qendra e Shëndetit Publik do të monitorojë situatën me korrektësinë e ujit të pijshëm dhe rrugët e përmbytura, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Tetovës, Teuta Arifi, tha se nesër dhe pasnesër do të shpallet ditë zie. “Përmbytjet e ditës së djeshme ishin një nga fatkeqësitë më të mëdha në Tetovë gjatë 30 viteve të fundit”, u shpreh ajo.

Ndihmë për Komunën e Tetovës tashmë është dërguar edhe nga qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit, Strumicës dhe Velesit.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *