Blendi Fevziu: Institucionet tona e gatuan këtë vrasje

blendi-fevziu

Pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e turistëve çekë ka reaguar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Nën shoqërimin e një fotografie të 20 vjeçarit Sokol Mjacaj, ai ka shkruar se thotë se vrasësi i turistëve u kap.

Fevziu shkruan se vrasës dhe kriminelë ka çdo vend dhe kudo mund të ndodhte një gjë e ngjashme, por se në këtë rast, janë vet institutcionet shqiptare që me papërgjegjshmërinë e tyre e kanë gatuar këtë ngjarje, duke iu referuar gjykatave të cilët e kanë liruar pas 5 vitesh burgim vrasësin e dyshuar, i cili më parë kishte vrarë një fëmijë 13 vjeç.

“Por, kur dëgjova emrin e vrasësit Sokol Mjacaj u kujtova për vrasjen e 13 vjeçarit 5 vjet më parë. I panë një varëse floriri në qafë dhe deshën t’ja marrin. Ai nuk jua dha se e kishte dhuratë nga prindërit. Që ti merrnin varësen e vranë duke e goditur me gur në kokë deri sa dha shpirt. Kemi bërë një emision “Opinion” për atë vrasje. Mjacaj ishte një nga vrasësit dhe u dënua me 5 vjet burg. Dhe u harrua. Një muaj pas daljes nga burgu vrau sërish dy njerëz të pafajshëm për t’ju vjedhur makinën. Në këtë rast nuk është një ngjarje çfarëdo. Eshtë një vrasje e paralajmëruar që institucionet e kanë gatuar me papërgjegjshmërine e tyre…”, shkruan Fevizu.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *