Hetimet për “strukturat paralele”, arrestohen në Turqi 9 persona

Të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të njëkohshëme në provincat Batman, Kars dhe Siirt dhe në mesin e tyre ka edhe policë dhe ushtarakë

arest-turqiNëntë persona, përfshirë policë dhe ushtarë, janë arrestuar të mërkurën në kuadër të hetimeve për “strukturat paralele” në Turqi.

Burime nga forcat e sigurisë kanë deklaruar për AA se të dyshuarit janë arrestuar gjatë bastisjeve të njëkohshme në provincat Batman, Kars dhe Siirt, ndërsa për të arrestuarit thuhet se i takojnë organizatës terroriste Fetullah, e cila drejtohet nga kleriku Fetullah Gulen me vendbanim në SHBA.

Nuk është dhënë informacion për numrin dhe gradën e ushtarakëve dhe policëve të arrestuar.

Që nga fillimi i vitit 2014, hetimet për grupin kanë përfshirë qindra nëpunës civilë, përfshirë policë dhe prokurorë publikë, të arrestuar ose të shkarkuar nga detyra.

Shekulli Agency