Rusia vendos embargon për importin e produkteve ushqimore nga Mali i Zi dhe Shqipëria

 Dmytry-Medvedev

Në listën janë shtuar edhe Lihtenshtajni dhe Islanda, ka konfirmuar kryeministri rus, Dmytry Medvedev.

 

Rusia ka zgjeruar sot listën e vendeve që iu ka vendosur embargo importimit të produkteve ushqimore në mesin e të cilëve ndodhen Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në listën janë shtuar edhe Lihtenshtajni dhe Islanda, ka konfirmuar kryeministri rus, Dmytry Medvedev.

Medvedev ka nënshkruar rezolutën për zgjerimin e embargos për importimin e produkteve ushqimore nga Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Lihtenshajni, ndërsa janë vendosur edhe kushte të reja për Ukrainën.

Ndalimi i importimit të produkteve ushqimore është zgjeruar edhe ndaj vendeve jashtë Bashkimit Evropian, të cilat kanë mbështetur sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi deri më sot nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse Rusia do të vendosë sanksione ndaj Malit të Zi.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *