Edhe një i arrestuar në aksionin “Qelia”

-policia-maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar edhe një të dyshuar në aksionin “Qelia”, në të cilin janë arrestuar disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë në luftë në Siri, njofton SHENJA. I dyshuari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në aksionin e zhvilluar ditë më parë janë arrestuar nëntë persona, ndërsa policia është duke kërkuar edhe 27 të tjerë, prej tyre 20 besohet se janë ende duke luftuar në Siri.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *