Treni Japonez me rekord të ri 603 kilometra në orë

treni-japonez

Operatori në selinë e Hekurudhave japoneze tha se treni gjatë testimit arriti shpejtësi prej 603 kilometra në orë, ku me këtë rast ka thyer rekordin e mëparshëm të tij prej 581 kilometra në orë në vitin 2003 raporton AA.

Treni Maglev ka marr emrin sipas fjalës të ngritjes magnetike dhe kjo është një lloj i veçantë i emërtimit të trenit të njohur për shkak se praktikisht lundron mbi binarët prandaj nuk ka forcë fërkimi midis hekurudhës dhe trenit.

Treni i shpejtë japonez, zakonisht është ndër më të avancuarit në botë dhe në ditë regjistron qindra udhëtime me vonesë minimale.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *