Sulm i ushtrisë siriane në një treg në Duma, 100 të vdekur dhe 500 të plagosur

sh-siri

Rritet në 100 numri i të vrarëve dhe në 500 numri të plagosurve si pasojë e sulmit ajror të ndërmarrë në një treg në rajonin Duma të Damaskut në Siri, rajon ky i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve

Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e spitalit Sahra në Duma mësohet se si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë të ushtrisë me “bomba vakum” në tregun në rajonin Duma nga 67 të vrarë që ishte raportuar, rritet numri i të vrarëve në 100 dhe gjithashtu 500 të plagosur.

Autoritetet të cilët kanë vënë në dukje se spitalet Sahra në rajon janë të mbushur plot dhe shumica e tyre janë në gjendje serioze, kanë theksuar se ka nevojë urgjentisht për materiale mjekësore.

Autoritetet e spitalit duke shprehur shqetësimet për rritjen e numrit të të vrarëve kanë vënë në dukje se ambulancat në transport dhe spitalet në mjekim janë të pamjaftueshme.

– “Është përjetuar një kasaphane”

Edhe aktivistët e medias lokale në Duma kanë theksuar se regjimi krahas sulmeve ajrore ka kryer edhe sulme tokësore.

Aktivistët kanë theksuar se avionët luftarakë kanë sulmuar vendin e tregut më të madh dhe në një kohë që është shumë i populluar dhe se për këtë arsye është përjetuar “një kasaphane” e vërtetë, ku dhjetëra viktima është e vështirë të identifikohen. Banorët e frikësuar për shkak të sulmeve po tentojnë të largohen në rajone më të sigurta, kanë shtuar ndër të tjera aktivistët.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *