8 ushtarë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe në Siirt të Turqisë

sh-ushtar-turq

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se gjatë kalimit të elementëve të ngarkuar me detyrë për sigurimin e rrugës Siirt-Pervari, 8 ushtarë kanë rënë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur më parë nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste.

Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë ka konfirmuar se afërsisht në orën 14.10 një bombë e vendosur më parë në anë të rrugës nga terroristët ka shpërthyer gjatë kalimit të elementëve të cilët ishin me detyrë për sigurinë e rrugës Siirt-Pervari, ku si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 8 ushtarë.

Në deklaratë janë shprehur ngushëllimet për familjet e dëshmoreve: “Me një dhimbje të thellë shprehim ngushëllimet dhe Allahu i mëshiroftë. Ndaj familjarëve, të afërmeve të dëshmorëve tanë urojmë durim dhe iu shprehim ngushëllimet tona të Forcave të Armatosura”.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *