Policia Turke arreston 16 persona në përpjekje për t’iu bashkuar DAESH-it

polisia-turke

Autoritetet lokale të Kilis-it raportojnë se 14 nga 16 të arrestuarit janë shtetas të huaj.

 

Policia e Turqisë në zonën kufitare arrestoi 16 persona, duke përfshirë 14 të huaj, në përpjekje që të kalonin ilegalisht kufirin turko-sirian.

Të ndaluarit dyshohet se kanë tentuar që të bashkohen me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency.

Departamenti i Anti-terrorizmit i Policisë në Kirkkale të Elbeylit ka ndaluar një grup prej 16 personash që u përpoqën në mënyrë ilegale të kalojnë në territorin sirian të kontrolluar nga militantët e DAESH.

Autoritetet lokale të Kilis-it raportojnë se 14 nga 16 të arrestuarit janë shtetas të huaj.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *