Turqi, terroristët e PKK sulmojnë një stacion policorë me raketa, një ushtarë i vrarë

sh-polic-turqi

Të paktën një ushtarë turk është vrarë dhe katër të tjerë u plagosën në sulmin terrorist mbi stacionin policorë në Meytussebap të qytetit Sirnak në juglindje të Turqisë.

 

Të paktën një ushtar turk ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm terrorist ndaj një stacionit të policie në Meytussebap, në qytetin juglindor turk, Sirnak.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA, terroristët e PKK me raketa-hedhës sulmuan një stacion policie në Meytussebap.

Ali Alkan, me gradën e kapitenit, u plagos rëndë në sulm dhe me shpejtësi u dërgua në spital, ku edhe humbi jetën. Nga sulmi u plagosën katër ushtarë të tjerë, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Ushtria turke pas sulmit filloi një operacion të gjerë me mbështetje dhe nga ajri.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *