PKK rrëmben Kryetarin e Partisë AK për provincën e Mazgirt

sh-pkk

Në Provincën Mazgirt të rrethit Tunceli të Turqisë, përkrahësit e organizatës terroriste PKK rrëmbyen Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK të këtij rrethi, Suleyman Canpolat.

 

Terroristët ndaluan automobilin e Canpolat dhe e rrëmbyen atë.

Ata zbritën nga makina, personat që shoqëronin kryetarin dhe i vunë zjarrin automobilit.

Bëhet e ditur se terroristët e PKK-së morën me vete në drejtim të paditur Kryetarin Suleyman Canpolat.

Nga ana tjetër, terroristët e PKK-së sulmuan me armë të rënda një bazë ushtarake në rrethin Sirnak.

Si pasojë e sulmit u plagos roja e fshatit, ndërkohë që njoftohet asgjësimi i dy terroristëve.

Kurse Federata e Shoqatave Turke në Amerië TADF, në një protestë të zhvilluar në sheshin Union Square të Nju Jorkut, protestuan aktet terroriste në rritje në periudhën e fundit në Turqi.

Kryetari i Federatës, Atilla Pak, në fjalimin që mbajti në miting i bëri thirrje vendeve të perëndimit që të tregojnë ndjeshmëri në lidhje me terrorin në Turqi.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *