Përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Ukrainë, dhjetëra policë të plagosur

copyright_aabadoluajansi_2015_20150831150554

Theksohet se ka patur përleshje mes forcave të sigurisë dhe një grupi të cilët kanë pretenduar se ndryshimet e miratuara në Parlamentin e Ukrainës  nënkuptojnë autonomi në rajonin Donbas i cili ndodhet nën kontrollin e separatistëve rusë.

Në axhendën e Parlamentit, është vendosur ndryshimi i kushtetutës në lidhje me transferimin e disa kompetencave nga qeveria qendrore në atë të administratës lokale.

Ky ndryshim i cili përbën edhe një prej neneve të marrëveshjes së Minskut e cila u nënshkrua për zgjidhjen e krizës në Lindje të Ukrainës u pranua me 265 vota pro kundër 87 votave kundër.

Një grupim duke pretenduar se do të jepet “autonomi” ndaj rajonit Donbas që është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë rrethoi Parlamentin.

Në përleshjen mes protestuesve dhe forcave të sigurisë të cilët kërkonin të pengonin protestuesit të hynin në ndërtesën e Parlamentit sipas të dhënave paraprake janë plagosur më shumë se 50 policë, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë ende përreth ndërtesës së Parlamentit.

Rajonet Donetsk dhe Lugansk në lindje të Ukrainës ndodhen nën kontrollin e separatistëve rusë, të cilët kërkojnë nga qeveria e Kievit autonomi.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *