Refugjatët në Belgjikë në radhë të gjata për të aplikuar për azil

refugjat-belgjik

Refugjatët që në orët e para të mëngjesit mblidhen para Komisariatit të përgjithshëm për refugjatë në kryeqytet duke formuar radhë të gjata.

 

Refugjatët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe vendet afrikane të cilët kanë mundur të mbërrijnë në mënyrë ilegale në kryeqytetin e Belgjikës në Bruksel, po përpiqen të aplikojnë zyrtarisht duke kërkuar azil në këtë vend.

Refugjatët që në orët e para të mëngjesit mblidhen para Komisariatit të përgjithshëm për refugjatë në kryeqytet duke formuar radhë të gjata. Çdo mëngjes ata presin në radhët e gjata për të kryer aplikimin për azil. Ndërsa qendra e aplikimeve të refugjatëve në Belgjikë pranon aplikimet vetëm mes orës 08.00-09-00 të mëngjesit dhe më pas mbyll dyert e saj.

Refugjatët të cilët nuk mundin të hyjnë brenda në orët e para të mëngjesit detyrohen të presin ditën e nesërme të punës.

Shumë persona dhe organizata civile që mësojnë për këtë situatë ndihmojnë me ushqime dhe veshje refugjatët të cilët mbesin në situata të vështira në rrugë.

Pjesa më e madhe e refugjatëve që mbërrijnë në Belgjikë janë sirianë. Gjithashtu edhe një numër i madh i refugjatëve nga Iraku, Somalia dhe Afganistani kërkojnë azil në Belgjikë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *