Erdogan kritika BE-së: E kanë kthyer detin Mesdhe në një varrezë emigrantësh

taip.erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është treguar shumë i ashpër me politikat që po ndjekin vendet e BE-së.

Ai ka kërkuar më shumë ndjeshmëri dhe bashkëpunim, pasi sipas tij deti Mesdhe është kthyer në një varrezë refugjatësh.

“Vendet e BE-së e kanë kthyer detin Mesdhe në një varrezë emigrantësh. Të tregohet ndjeshmëri dhe bashkëpunim”, ka thënë Erdogan.

Turqia është vendi i parë që pret emigrantët nga Siria dhe po përballet me një situatë aspak të zakontë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *