Avionët me drogë nuk ndalen/ Italia zbulon të tjera linja

avion

Një tjetër avion me drogë mbërrin nga Shqipëria drejt Italisë. Në bordin e tij qenë fshehur 80 kg lëndë narkotike.

Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar sot 4 persona anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria dretj Italisë.

Policia e repartit të fluurimit të qytetit të Milanos në bashkëpunim me sektorin anti drogë të qytetit të Torinos kanë mundur të zbulojnë importimin e një ngarkese droge nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të një avioni të vogël.

Ky mjet fluturimim i sekuestruar tashmë nga policia italiane lejonte t’i shmangej kotrollit doganor.

Në brendësi të këtij avioni, fshehur pas sediljes së pasagjerit u gjetën 80 kg lëndë narkotike.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *