Çfarë thonë qytetarët për ndërtimin e urës nga Lëvizja BESA?

uraa_455724790Qytetarët e Kumanovës kanë dhënë mendimin rreth nismës së aktivistëve të Lëvizjes BESA në Kumanovë për ndërtimin e një ure që është rrënuar para 7-8 muajve, nga niveli i lartë i ujit.

Ata shprehin simpatinë për nisma të tilla që u shërbejnë qytetarëve, ndërsa kritikojnë ngathtësinë e organeve shtetërore për të kryer obligimet e tyre ndaj qytetarëve, raporton Tv Festa.

Aktivistët e Lëvizjes BESA kanë vendosur vullnetarisht të ndërtojnë këtë urë, sepse kanë qenë të kota apelet drejtuar pushetit lokal dhe qendror që të ndërtohet kjo urë e cila lidhë një pjesë të lagjes “Bahçet” ku jetojnë 500 banorë, me pjesën tjetër të qytetit. /SHENJA/

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *