Drejt prodhimit seri të automjetit të parë elektrik turk

Fikri-Isik-tubitak

Prototipi i automobilit vendor, për të cilin Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik tha se “ka provuar personalisht” mbahet në kampusin e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) në Gebze.

 

Automobili elektrik vendor që cilësohet si faza e parë dhe që janë prodhuar 3 prototipa, do të jetë një nga temat e rendit të ditës në Këshillin e Ministrave që do të zhvillohet në datën 22 shtator 2015.

Këshillit të Ministrave do tu paraqitet pamjet tre dimencionale dhe veçoritë teknike. Nëse modelet miratohen nga Këshilli i Ministrave ato do ti ofrohen edhe opinionit publik.

Duke e bërë të ditur se aktualisht janë të përqendruar mbi makinat elektrike të cilave iu është zgjatur distanca që do të përshkojnë me një karrikim të baterive, Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik dha sihariqin se makina vendore do të dalë në rrugë para vitit 2020.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *