Egjipt, 5 të vrarë dhe 7 të plagosur nga përplasjet mes policisë dhe demonstruesëve

Egjipte

Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë në luftën kundër demonstruesve në vendet Nahiye, El-Heram dhe El-Umraniyye, në veri të Gizës, përdorën plumba të vërtetë

 

Në qytetin Giza, të Egjiptit veriorë, në përplasjen mes policisë dhe demonstruesëve, të cilët kishin ardhur për të protestuar pas namazit të Fiter Bajramit kundër regjimit, pesë persona u vranë dhe shtatë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë në luftën kundër demonstruesve në vendet Nahiye, El-Heram dhe El-Umraniyye, në veri të Gizës, përdorën plumba të vërtetë. Në mesin e të vrarëve ndodhet dhe një grua.

“Ndodhi shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët në veri të Gizës, gjatë së cilës u vranë pesë persona. Me këtë rast janë arrestuar dhe 12 demonstrues,” tha një nga oficerët e policisë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *