Si pasojë e një sulmi terrorist në provincën Sur të rrethit Diyarbakir, ka humbur jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë, Tahir Elçi.
Një polic ka rënë dëshmorë, 2 policë dhe 1 gazetar u plagosën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Dhoma e Avokatisë së qytetit Diyarbakir, ku dhe si pasojë e kundërpërgjigjes së forcave të sigurisë në vend është përjetuar një konflikt me armë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar për ngjarjen duke u shprehur me fjalët: “Pak më parë kam mësuar se në një konflikt në qytetin Diyarbakır ka humbur jetën kryetari i Dhomës së Avokatisë i nderuari Tahir Elçi dhe një polic ka rënë dëshmor. Gjithashtu ka policët dhe gazetarët të plagosur. Për të nderuarit Elçi dhe policin dëshmor, mëshira e Allahut të jetë mbi ta dhe uroj për të plagosurit shërim të shpejtë. Kjo ngjarje tregon se sa e drejtë është vendosmëria e Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Këtë luftë do ta vazhdojmë deri në fund, pa u ndalur dhe pa u frikësuar. “.

