Pas protestës së qetë në Prishtinë, eskalon situata para selisë së VETËVENDOSJES!

protesta-kosove-45666Protestat në Prishtinë filluan me intonimin e himnit kombëtar, ndërkohë një numër shumë i madh i qytetarëve janë bashkuar në protestë.

Në mesin e marshuesve është edhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka një fletë arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pas përfundimit të fjalimeve, liderët e opozitës kanë filluar të marshojnë nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu”. Nuk dihet agjenda e tyre por turma ka filluar të ecë nëpër sheshin “Nëna Tereze”

Më pas filloi koncerti i paralajmëruar nga opozita. Manifestimi është zhvilluar në mënyre paqësore.

Pas protestës, shumë aktivistë ët Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë mbledhur para selisë së partisë, ndërsa atje kanë arritur edhe forca të shumta të policisë të cilat do të tentojnë të arrestojnë deputetin Albin Kurti.

Shekulli Agency