
Aspirina mund të jetë në gjendje të rrisë efektivitetin ilaçeve ndaj kancerit duke forcuar sistemin imunitar, thonë shkencëtarët.
Imunoterapia lejon mbrojtësit e vetë trupit që të luftojnë kancerin dhe ka qenë një burim pozitiv në këtë fushë.
Dhe tani shkencëtarët në Institutin e Francis Crick kanë botuar një studim që sugjeron se aspirina mund të parandalojë tumoret duke i fshehur nga sistemi imunitar.
Studiuesit shprehen se mund të jetë një mënyrë e thjeshtë e përmirësimit të trajtimit.
Ekipi tregoi se qelizat kancerogjene të lëkurës, gjirit dhe zorrëve prodhonin nivele të larta të një kimikati, i quajtur prostaglandin E2, që mund të ndihmonte në fshehjen e tumorit.
