Bogoevski: Ahmeti e Xhaferi morën 5 milionë euro nga “Magjar Telekom”

buskovskiahmet

Në pjesën e dëshmimit të ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish këshilltarit të Qeverisë -Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së sajë motër – “Telekomi i Maqedonisë”, Bogoevski në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontravers grek Dimitris Kondominas, transmeton Lajmpress.

Gjatë seancës para gjykatën e Nju-Jorkut, Bogoevski ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit qeveritar amerikan, që kanë të bëjnë me miton e marru nga partnerë të caktuar politikë pjesë e qeverisë së atëhershme, të ciliën atëherë e kryesonte kryeministri Vllado Buckovski.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 25 faqe, Bogoevski i përmend Buckovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

111

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *